Mos u kthe kurrë prapa!!!

2 Shkurt 2014, 20:24Blog TEMA
Mos u kthe kurrë prapa!!!

Magdalena Ramohito

Kur njerëzit nuk e dinë se ç’ndodh në jetën tënde ata spekulojnë;

 kur mendojnë se e dinë ata shpifin;

 dhe kur e dinë se ç’ndodh ata kanë inat.

 

Cinik është ai që njeh çmimin  e gjithshkaje vlerën e hiçit. Asgjë s’ka të ngjarë të ketë vlerë, përveç asaj që nxirret nga thellësia e vetes. Zëri që vjen nga brenda nesh, është ndërgjegjja jonë. Ai zë na udhëheq në të gjitha veprimet e mosveprimet tona, ai na thotë: vazhdo, ec përpara e mos e kthe kurrë kokën mbrapa. Na thotë: mos, mos e bëj këtë gjë sepse nuk ja vlen…mos e mendo hakmarrjen sepse ajo nuk është fare zgjidhje…provo të ngrihesh!-kur na ndodh të rrëzohemi…

Ka raste kur dorëzohemi e themi tek dikush gjithshka kemi dhe ndiejmë brenda vetes dhe zëri i brendshëm na inkurajon: Mos u bëj kurrë pishman, pse ke thënë të vërtetën…edhe nëse dëgjuesi yt është një manipulator a provokator, sido që të shtrembërohet ajo që ti ke thënë ty nuk të dëmton, sepse ti je ai, që ke në brendësinë  tënde dhe atë nuk ta shtrembërojnë dot kurrë.

Pak rëndësi ka, ose asfare si përthyesh ti në kokën e tjetrit, sepse ti nuk mund të jesh tjetri ti je vetvetja.

Po sikur ti të bëheshe dikush tjetër, kush do të ishte TI?

Prandaj kurrë mos u trishto nga “kritikat” ato nuk janë dashamirëse dhe synojnë të të ndryshojnë ty.

Po ti e di se bota ndryshon ngadalë dhe ti je ai që duhet te ndryshosh, natyrisht jo për së brendshmi, por sjelljen tënde në raport me të tjerët, me ata që nuk dinë të ndryshojnë…

Rruga që ke përshkuar deri tani është e shkurtër, prandaj të duhet të ecësh përpara, dhe mos e mat arritjen tënde me gjatësinë e rrugës, as me dështimet e atyre që venë shkopinj nëpër rrota, aq më pak me vdekjen e armiqve të tu, sepse edhe ti një ditë do të vdesësh…

Rrugëtimi yt nuk ka asnjë lidhje me të tjerët, me ata që të pengojnë, apo të urojnë gjithë të këqijat ti kesh, kjo është logjika. Rruga jote është mes teje dhe Zotit, prandaj për disa ajo është e padukshme….

 

 

 

9 komente në “Mos u kthe kurrë prapa!!!”

  1. Hysni Dajaku says:

    Me drejtperdrejt

    “Prapa Diellit” ?

    http://goo.gl/ZAXHV3

  2. ATDHEU says:

    Pak rendesi ka , ose asfare si perthyesh ti ne koken e tjetrit,

    sepse TI nuk mund te jesh tjetri TI je vetvetja

    Brilante Bravo

  3. genti says:

    E lexova dhe mu duke sikur ishin keshilla per
    momentin e veshtire qe po kaloj une.
    Njerzit jo kane ndryshuar por jane transformuar.
    Me deshperonte shprehja
    Sa me shume i njoh njerzit aq me shume i dua kafshet.

  4. Tani says:

    Gabimi yne i perhershem. Me dhjetra shprehje letrare, filozofike per te kuptuar titullin e artikullit dhe jo e kunderta, me dhjetra fjale per te kuptuar nje shprehje filozofike.

    1. ________________________________ says:

      E pranoj verejtjen, faleminderit

  5. strong says:

    Per njerzit qe spekullojne ,shpifin apo kane inat;do thoja;
    Fali o ZOT se nuk dine cfar bejne.
    Dhe njerezve pozitive te zote dhe te mire do tu uroja te mos;
    Terhiqen nga parimet dhe vlerat e fuqishme pozitive.

  6. palma says:

    MOS u kthe kurre prapa
    MOS u terhiq nga veshtiresite
    MOS u dorezo para intrigave
    MOS u ndiko nga inati
    MOS u tremb nga shpifjet
    Uroj dhe Lutem
    Paqe Harmoni Progres Mireqenie
    Parime Inisiative Fuqi
    Per te permiresuar marrdheniet Njerezore

  7. Askushi says:

    Me keto shkrimet e fundit,po me befasoni Doktoreshe,sinqerisht!
    Sikur te mos ishit nje militante…
    Sidoqofte,uroj qe ky shkrim te jete me shume se kurre,produkt i shpirtit tuaj!

  8. ANALIZA says:

    Z Magdalena respekte si perhere realiste dhe mbreselenese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje