Ja pse Dhori Kule ka shkelur gjithë ligjet për Universitetin

31 Janar 2014, 18:00Blog TEMA

Nga Omer Stringa

 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka shkelur legjislacionin mbi detyrat që ka Senati akademik lidhur me organizimin e strukturave mësimore në Universitet.

Senati akademik, sipas ligjit të arsimit të larte nr.9741, datë 21.05.2007, neni 14, pika 2, germa e), vlerëson dhe miraton programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre si dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore;

Sipas nenit 14, pika 1, Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Në të dyja këto nene ku ai është mbështetur, është shkelur ligji, janë prekur vetëm një pjesë e pedagogëve të Departamentit, ndërkohë që Departamenti Matematikë, Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar funksionon si njësi e vetme e pandarë në grupe mësimore kërkimore dhe për këtë nuk ka asnjë dokument te shkruar zyrtar në Fakultetin e Ekonomisë.

Në vijim sa më lart, të drejtën për t’u shprehur mbi ndryshimet pjesore brenda Departamentit e ka, po sipas ligjit të mësipërm neni 18, pika 1.: Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit. Ai propozon për programe të reja studimi a të kërkimit shkencor, për hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera.

Këshilli i Fakultetit të Ekonomisë nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me këtë ndryshim ne strukturë. Meqenëse një vendim i tille ka implikime administrative e financiare, duhej të shprehej dhe të miratohej nga Këshilli i Administrimit, gjë e cila nuk është bërë deri tani.

Ky vendim është në kundërshtim dhe me nenin 14, pika 2, germa c), i cili thotë që Senati vendos me shumicën e votave të anëtarëve të tij projektbuxhetin e institucionit, pasi merr miratimin nga Këshilli i Administrimit; dhe në kundërshtim me nenin 16, pika ç), i cili thotë se Këshilli i Administrimit miraton strukturën dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;

Dhe për më tepër sikur çdo gjë të ishte bërë në përputhje me ligjin, në grupet mësimore dhe kërkimore që ka krijuar me vendimin e Senatit nr. 38, datë 22.01.2014 të paligjshëm, në Departamentin e Matematikës së Aplikuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pikërisht: Probabilitet – Statistikë dhe Analize Numerike dhe Optimizim, nuk janë drejtimet kryesore për pedagogët e larguar nga fakulteti,.

30 komente në “Ja pse Dhori Kule ka shkelur gjithë ligjet për Universitetin”

  1. Asjola says:

    Ky z.Omer Stringa mos te hiqet si i rene nga qelli sepse e dime shume mire qe per provime kerkon nje shume te mire lekesh studentve….turp te kete!

  2. jerolina says:

    Ky z. Omer Stringa tregohet ne kete shkrim si nje njeri i drejte….por ne qe jemi studente e dime mire se sa leke kerkon ai per te marre nje provim ne fakultetin ekonomik …..korigjo njher veten , pastaj fol per te tjeret profesor.

    1. arsen says:

      Ju ka ardh koha te denonconi
      Act Now i shkoi goja mrapaambasadorit te USA me ju.
      Natyrisht, kur dhe kush nuk meson dihet…. e mban babi dhe mami.
      MESONI PER 10 DHE RIFRESKOINI KUJTESEN PROFESORVE,
      OSE?!!!!!! SHUT UP!

    2. ron says:

      Ti Jerolina dhe me leke se merr dot provimin, pasi dhe Shqipen se flet si duhet. Meso Shqip si fillim dhe pastaj komento. Ne Shqip thuhet: “njehere” dhe jo “njher”. Do kesh marre me leke dhe provimet e gjuhes ne klase te peste fillore.

  3. Bamke Qyllollari says:

    Omeri eshte prish me Dhorin per pazare. Po Dhori nen ze thote qe Omeri ka qene bashkepunetor i sigurimit.

  4. Gabriel says:

    se di pse keto komentet me siper me duken si nga e njejta dore shpifese. uroj qe dhori te mos ta ket kapur kaq shume frika sa te perdore teknika te tilla.

    1. Gabriel says:

      Pse te ka vene Profesori ti mbash pishtarin per komenete Gabriel? Sa ta ka lene provimin apo kthen ndonje gote pas dreke me profin?

    2. Niko says:

      Gjynah O Gabriel, i kane rene meqaf kot profesorave se kushedi c kerkojne dhe ata?!!! Ata thjesht 500 euro per provim duan kushediu cfare, ci kane studnetet e FE aq………………………………………………………….

  5. Artan says:

    Si ish student te ekonomiku pretendoj qe i njof pak pedagoget e atij fakulteti. Nese ka nje turp per ate fakultet jane pedagoget e matematikes dhe kontabilitetit. Te cilet ne menyre te padrejte stresojn dhe perfitojn ne shume raste dhe financiarisht nga studentet. Kjo eshte problemi real jo artificat juridik….ate pedagoge duhen pushuar nga puna….a ka pyetyr njeri sa paguajn studentet ne kurse jasht fakultetit per te mar provimet qe ne menyre artificiale veshtirsohen nga vampirat. Keto jane gjera qe duhet te diskutojn ata veterenat qe po i bien breket rruges…. Para se dikush te njof fakultetitn ekonomik ne fillim degjon per emra si maqo, rraqi dhe shok te tjere si ky omeri. Nese dikush ka pergjgigje pse njofim vetem keto emra besoj qe zberthehet dhe skema….flakeni nga fakultetit ata pedagoge qe e shikojn studentit si kartmonedha…dhe ne krye te listet vin keta te matematikes….

  6. Gabriel says:

    me e bukura eshte qe ky tipi qe shkruan duhet te jete ngeles ne statistike se nuk e kupton qe 30 veta rresht te thone te njejten gje pa nderhyrje 24 ore pas publikimit te artikullit dhe qe perdorin si budallenj “….” nuk eshte e mundur. bravo dhori qe perdor idiota. per ta vertetuar shikoni dhe artikullin tjeter te Prof. Stringes.

    1. Nikita says:

      U merziten profesorat se ishin mesuar te mbushnin xhepat. Kur ke shkruar keto Profesor mos ke qene pak tap apo …..

    2. Nidja says:

      Po te gjithe e dime qe Omeri me Maqon s japin provim po s moren aq s ju do qefi. Pazar e kane kthyer shkollen. Turp, si e shpjegoni qe vetem lendet e Maqos dhe te Omerit s meren ne FE?

  7. Artan says:

    Te flasesh per matematiken , maqon , rraqin dhe omerin qe jane tmerri i shumices te studenteve te ekonomikut qenka idiotizem bravo gabriel….ti vetem studente te ekonomiku nuk mund te kesh qen. Po meqe i ndjek me kaq kujdes shkrimet e ketyre te mbaruarve i bie te jesh ndonje partnere ose fanse shpirterore….meqe ra fjale po un jam nje nga te shumtet qe kam ngelur ne matematik dhe jo per fajin tim, e njejta gje i ka ndodhur dhe 90% te studenteve ne te njejtin grup…dhe ju garantoj qe nuk ishim idiota….idiota jane ata qe mbrojne vampiret…por ke te drejte rruga eshte e gabuar ata duhen pushuar nga puna se jane turp….ndersa per ket dhorin thoni ca te doni se spo me rruhet po vetem maqon me shoke mos mbroni….

  8. K. F says:

    Ky Omer Stringa duket si i shkare nga mende. Nuk e kuptoj ketu ky ka gabuar rektori, sepse thjesht eshte zbatuar ligji per arsimin e larte. Po meqe Omeri dhe Aerti (burre e grua) jane profesore te pagabueshem dhe te pazvendesueshem ne kete fakultet duket sikur njerit prej tyre i paska ikur bicikleta nga dora… Dhe po te doja te kisha fuqine e te vija ne nje prove audicioni Prof. Dhorin dhe Profesor Omerin, per kete te fundit publiku sapo ta shihte do mbathte kepucet i llahtarisur. Nuk ke ndritur gje me keto akuzat pas pilafit shoku Omer…

  9. Olivia says:

    e cuditshme ne te gjitha komentet ku mbrohet Dhori ka “….’Bravo Gabriel qe e kostatove, duket qe i shkruan nje dore qe e ka vendosur dhori. Dhori ka frik se ka shkelur ligjin, ne shkrimin me siper nuk ka komente po ka vetem citime ku eshte shkelur ligji, keni ndonje gje kunder ligjit ? fatkeqesi . Ky vend nuk vuan nga ligjet por nga zbatimi i tyre, ky vend ska per tu bere , derisa te kete njerez si puna e Dhorit qe e shkelin ligjin me te dyja kembet dhe kundrejt tyre megjithese ka denoncime si me lart, qeveria , ministria dhe organe te tjera nuk reagojne.

    1. Stela says:

      Dhori merr te ardhura nga shume institucione njekohesisht se eshte profesor i madh, s’ka te dyte si ky, eshte i kudondodhur dhe i kurdondodhur, i meriton te gjitha me shkathtesine e tij! E shkaterroi arsimin publik ne Shqiperi…Nje servil i padurueshem dhe nje person i paafte per te qene Rektor

  10. mirela topi says:

    Omer Stringra eshte nje nga profesoret e nderuar, por pse flitet vetem per matematiken ne ate fakultet? Aty te tmerruar jane studentet kane vite qe me zor marrin lendet e kontabilitetit ( gjithe departamenti i kontabilitetit) MO ne departamentin Manaxhimit apo dhe lende te tjera te katendres ku ka dhene mesim Dh.Kule. Ju qe shkruani merr leke shkoni denoncojeni por llafe ne ere. Teoria shpik, shpik se dicka ngelet . Prof Stringa i degjonte studentet .Por Dhorit nuk zgjidhet Rektor se aq jane dy mandate dhe tani do te kthehet Dekan ( Tere jeten pas 1990 ky vetem karrige kerkon )

    Tani dhe te bijen pedagoge thua sikur e ka trashegimi.

    1. Toni says:

      Nuk mbin me Dhori si dekan, bejeni gjumin rehat, mos them qe as si pedagog nuk mbin me, prisni prisni se gallate do shihni!

  11. Vjola says:

    Dhori eshte aq i lodhur sa as komentuesit nuk merren me ate! Ka vene ndonje sharlatan/e ta mbroje se i ka hyre frika tani, helbete…

  12. Aristidhi says:

    Te qelburit shajne te qelburit. Keshtu i thone kesaj maskarade. Dhori pusht, Omeri koqe. Te dy keta trapa kane udhehequr fakultetin shkerdhate te ekonomose.

  13. Aristoteli says:

    Dhori eshte ai qe i ka dale tymi prej kohesh. Nje rektor servil i partive, nje pervetesues ordiner bordesh, dhe tashme edhe sulltan me ferman. Omerin do ta besoja po te kishte folur para shume kohesh per Dhor alabakun. Tani o Strige do te thote te lehesh pas pilafit. Te dy njelloj jeni sepse ken “udhehequr” si ju ka dashte b…e fakutetin e ekonomise. Prandaj O Stringe llafi pas kuvendit e trimeria pas betejes jane nulitete.

  14. suela says:

    fakultetiu i ekonomise pas ardhjes se te babezitures Dhora (sic e therrisnin ne Berat) ka humbur dinjitetin e nje universiteti publik<Pavarsisht c'shkruhet ne artikull te dy jane ne nje lukuni vjedhjesh te papara.Dhori qe nga auditimi i KLSH duhej te ishe ne burg per afera korruptive me tendera dhe Ish dekani qe pretendonte per fronin e rektorit nje njeri i degraduar qe te vjen turp ti flasesh.Keto te paret qe kane shkruajtur jane Robert Skenderi -kancelari i rektoratit nje hajdut fshatar qe duhet te ishte ne nje qeli me dhorken.Sa per artikullin e mesiperm qe eshte vetem nje leter e luftes se klaneve midis ketyre bishave te paskrupullt qe se bashku me Sulo Haderin dhe Shyqyri Llacin per bejne berthamen e zeze te atij fakulteti qe tashme vetem emri i ka ngelur.Edi Rama dhe Ministrja e arsimit te mos flene mbi dafina por te cojne urgjent grupe auditimi tek rektorati ku realizohen vjedhjet e tarifvae te shkollimi te studfnteve dhe asnje prej nesh qe komentojme te mos merremi me kete fare artikulli "e lagu se lagu".Dhorkes ti hiqen te gjitha bordet drejtuese dhe te arrestohet se bashku me fshatarin nga Tepelena dhe Kancelarin e Fakulettit ekonomik pjese e vjedhjeve marremendese ne vazhden e kontrollit te KLSH-se.Mos u merrni me artikullin e mesiperm se kjo eshte vetem nje lufte Hajdutesh per shtrirjen e zonave te influences brenda atij fakulteti nga provincialja Dhorka.Nese Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk i shkon deri ne fund masakres se tarifave tona te shkollimit atehre ministrja e arsimit te jape doreheqjen,sepse dhorka pret te hap nje universitet privat se shpejti me ato para te vjedhura nga tenbderat e rektoratit,doktoraturat,masterat,

  15. usharaku says:

    sa keq,qe shfryn, moj suela pseudonimse.
    pse kaq vone, prite te komentosh.si e bija e zeqos ne maje te thanes
    problemi matematikes,ka qene histori ne kete fakultet,edhe ne kohen para demokrazise, kur jepej vetem njehere ne vjesht, dhe nuk perseritej viti por si mbetes,perjashtoheshe pergjithmone,
    problemi i programit te matematikes duhet te jete sa i sherben ekonomistit.financjerit,jo mbush libra.
    matematika eshte pjese e shkencave te natyres.
    leri specialistet te bejne me te miren.
    Sa per dekanin,pyet studentet qe e votuan prof,HADERIN,sa i thjeshte qe eshte kur te pret ne zyre,
    Studentet i respektojne profesoret qe punojne per perpaane rimin e modernizimin e fakultetit si SULO HADERIN,SHYQYRI LLACIN, se jane edhe rigoroze me ndonje servil qe kerkon privilegje te pa merituera.
    edhe njehere pyet studentet,e mos u ngatero me vehten,SUELA

  16. Bio says:

    ty SUELA rrezik nuk ta ka var ndonje nga keta. po boll moj shpifet per njerezit pa te keq. dolet ju te ndershmit e ekonomikut se rrezik ndonje pedagog i pakenaqur je ti se nuk ka mundesi. studentet pyesni se ata ju nxjerrin te palarat juve.

  17. usharaku says:

    sa keq,qe shfryn, moj suela pseudonimse.
    pse kaq vone, prite te komentosh.si e bija e zeqos ne maje te thanes
    problemi matematikes,ka qene histori ne kete fakultet,edhe ne kohen para demokrazise, kur jepej vetem njehere ne vjesht, dhe nuk perseritej viti por si mbetes,perjashtoheshe pergjithmone,
    problemi i programit te matematikes duhet te jete sa i sherben ekonomistit.financjerit,jo mbush libra.
    matematika eshte pjese e shkencave te natyres.
    leri specialistet te bejne me te miren.
    Sa per dekanin,pyet studentet qe e votuan prof,HADERIN,sa i thjeshte qe eshte kur te pret ne zyre,
    Studentet i respektojne profesoret qe punojne per perparimin e modernizimin e fakultetit si SULO HADERIN,SHYQYRI LLACIN, se jane edhe rigoroze me ndonje servil qe kerkon privilegje te pa merituera.
    edhe njehere pyet studentet,e mos u ngatero me vehten,SUELA

  18. Ishstudent says:

    Me vjen keq shume keq, qe Fakulteti i Ekonomise ka perfunduar me nje Dekan si puna juaj.

  19. Floriana says:

    Sa me mllef flet moj Suela!!! E di qe shpifja denohet me ligj. Me keto lloj shpifesira qe thoni late nam. Po shkoni hapni mdonje liber aty.

  20. suada says:

    Keta qe shpifin per Rektorin i paska porosit pedagogu , se nuk ka arsye tjeter qe te shpifesh per nje njeri ne kete lloj menyre…e paskan si siguruar nje provim ne shkembim te komenteve!(ne vend qe te jepnin eurot pedagogut)

  21. olsi says:

    Si nuk ju vjen turp ketyre pedagogve si puna e Omerit dhe Maqosqe presin nga duart e studentve.Kur besoj qe kane plot burime te tjera te ardhurash. TURP!

  22. Jola says:

    UT ka mbaruar me kohe. Klani Tepelene-Berat ben ligjin jo vetem ne FEUT por edhe ne UT. Te mos flasim per Shyqken dhe Sulon qe kane mbushur FEUT me katunare laberie qe i kane marre pedagog dhe po iu japin dhe gradat DR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje