Basha çon Tritanin në Lushnjë në festën e PD, 17 vite më parë atje e “rrahën” me “pras”

29 Janar 2014, 19:48Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Në vazhdim të ekskursionit të tij shabllon me temë historike për përkujtimin e 23- vjetorit të krijimit të degëve të PD në rrethe, dje kreu kukull i PD, Lulzim Basha, shkoi në Lushnje. Me vete, si “figurë kryesore të PD”, Luli kishte marrë dhe simbolin e paharruar e veçantë të Lushnjës së kohës së pushtetit të piramidave, deputetin Tritan Shehu. Për herë të parë pas 17 vitesh, qysh prej 25 janarit 1997, ditës së “tmerrit” të dhunimit popullor me pras, Tritan Shehu nuk kishte guxuar të shkelte në Lushnjë në takime publike. Dje, ai shkoi të përkujtonte 23 vjetorin e krijimit të degës së PD. Faktikisht, shkëndija e parë e demokracisë në Lushnjë u ndez në 13 janar 1992, por zyrtarisht si datë krijimi i degës së PD në këtë qytet, njihet 25 janari. Mirëpo Luli, të cilit iu bë e ditur se data 25 janar në Lushnjë koinçidonte me një datë “turpi” për PD, mbasi lushnjarët kishin “rrahur” Tritanin me pras, vendosi që për të mos krijuar skena të pakëndshme, përkujtimi të bëhej dje, pra pak ditë pas datës 25 janar. Si për të “pastruar” figurën e Tritani nga ajo histori, Luli e mori atë me vete Lushnjë. Sipas informacioneve tona, thuhet se Tritani edhe ato pak metra që përshkoi nga bulevardi deri në hyrjen e sallës, i bëri duke kthyer shpesh kokën mbrapa, siç duket i “emocionuar” dhe batutat e një grupi qytetarësh, të cilët sa panë Tritanin krah Lulit, filluan të pyesnin njeri-tjetrin me shpoti: A bleve nga ata prasët e mëdhenj? Jo, se isha tek stadiumi! Historia e prasit ka mbetur në “biografinë” e PD dhe në “CV” e Tritanit. Po çfarë dhe si ndodhi në Lushnjë, në 25 janar 1997?

 

Tmerri i Berishës në janar ’97, i ngujuar në presidencë me 600 roje

Kur firmat piramidale falimentuan, shqiptarët dolën në sheshe, duke “pushtuar” qendrat e qyteteve, në betejë të hapur me ish-pushtetin “Berisha”, i cili kishte ngritur ato firma, me të cilat u grabiti shqiptarëve dhe mullarët e barit. Pas plasjes së protestave, Berisha ishte bërë “lepur” e ishte strukur pas “shkurreve” në bodrumet e presidencës dhe prej andej, jepte urdhra për të shtypur protestat me dhunë policore e ushtarake. Ish-Presidenti i Republikës Sali Berisha i kishte cilësuar paratë e shqiptarëve “të pastra”. U kishte bërë thirrje shpesh, që t’i futnin ato pa frikë në depot e firmave piramidale. Por firmat e ngritura prej pushtetit të tij, dolën se ishin “terminale” të vjedhjes së lekëve të shqiptarëve. I gjendur përballë zemërimit popullor për mashtrimin dhe grabitjen e bërë, Sali Berisha jo vetëm nuk kishte “trimëri” të shkonte të ballafaqohej me popullin, por nisi të mos shkonte as në shtëpinë e tij tek rruga “Fortuzi”, duke u ngujuar me bashkëshorten në presidencë, i rrethuar nga 600 gardistë, shikas, policë e mercenarë privatë të rekrutuar e të paguar enkas për sigurinë e tij personale. Në atë janar të vitit 1997 (deri në korrik), sundimtari i plotfuqishëm Berisha, po përjetonte momente të vështira. Dy fëmijët i kishte nisur me avion të posaçëm, qysh në fillim të muajit dhjetor në Suedi, duke i strehuar pranë kushëririt të tij Hasan Berisha, i cili disa vite më vonë, do të bëhej edhe krushk i Berishës nga e bija, nëpërmjet martesës së saj me Shkëlzenin. Ndërsa Berisha qëndronte i strukur në “kullën” e presidencës nën mburojën e njerëzve të armatosur, populli i kërkonte atij lekët e humbura në firmat piramidale, duke i bërë thirrje të dilte nga “vrima” dhe t’i sqaronte në sheshe. Po a mund të dilte Berisha në ato momente kur kishte përballë zemërimin dhe urrejtjen popullore?! Natyrisht që jo, mbasi e dinte se çfarë e priste.

 

Data 25 janar 1997, Saliu dërgon Tritanin “bedel” në Lushnje

Përveç Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit e Tepelenës, një nga epiqendrat e revoltës popullore ishte edhe Lushnja. Shfajësimet e Sali Berishës nga ekranet e televizionit nuk po e qetësonin dot situatën, nuk po e largonin popullin nga sheshet, përkundrazi po e acaronin më tepër. As ndërhyrja ushtarake e policore nuk bëri efekt. Në janar 1997, epiqendra e revoltave u bë Lushnja, ku ishte dhe firma me e madhe piramidale “Xhaferri”. Sipas fakteve të kohës, Berisha kishte dhënë urdhër të prerë, që të shuhej revolta në Lushnjë, pa u ndezur në krejt Shqipërinë. I bindur që nuk mund të arrinte gjë me dhunë shtetërore, inskenoi takimet sqaruese me popullin, duke dërguar eksponentë të lartë të PD e të shtetit pranë tyre edhe pse e dinte mirë se nuk do mund ta mashtronte dot popullin. Një nga “viktimat” e Saliut, që u dërgua mes protestuesve në Lushnjë ishte dhe ish-zv/kryeministri dhe ish-kryetari i PD Tritan Shehu. Me urdhër të prerë të Berishës, me skemën demagogjike e mashtruese në xhep, të instruktuar prej Berishës, me mendjen se do të mashtronte lushnjarët e grabitur, në 25 janar 1997, Tritan Shehu “fluturoi” me helikopter e zbriti nga ajri në Lushnje.

 

Lushnjarët “masakruan” Tritanin me pras

Ishte data 25 janar 1997. Në orën 10 paradite, i përcillet një urdhër i prerë nga Sali Berisha, që të nisej urgjent në Lushnjë dhe të shuante protestën me premtime për kthimin e lekëve të piramidave. Me një helikopter të shërbimit qeveritar, Tritani u nis dhe zbriti në stadiumin e qytetit të Lushnjës. Sa hipi në tribunë dhe nisi t’i përcillte popullit mesazhet qetësuese të Saliut, drejt tij vërshuan sharjet, goditjet me gurë e dërrasa dhe duke bërë tentativa për të hipur në tribunën ku ndodhej Tritani, me objekt sulmin fizik ndaj tij. Ata që e shoqëronin, ish- policë, gardistë e truproja private, tentuan ta marrin në mbrojtje, madje edhe duke qëlluar me armë në ajër. Njerëzit bërtisnin, shanin Sali Berishën duke kërkuar lekët e humbura. Situata u rëndua. Protestuesit kishin rrethuar vendin dhe nuk lejonin Tritanin të largohej, i cili në ato moment nuk dukej gjëkundi, mbasi ishte bërë skrupull dhe ishte futur poshtë, mes

këmbëve të atyre që e shoqëronin. Drejt tij u vërsul një grup protestuesish të cilët e nxorën nga mburoja e nisën ta qëllojnë me ç’të mundeshin. Kur e kishin mes tyre, protestuesit nisën ta qëllojnë me hunj domateje e pras për disa minuta, aq sa ai u ul përtokë dhe pothuajse u mbulua me pras. Mbrojtësit e tij nuk mund të bënin dot më asgjë për ta shkëputur “viktimën” e Saliut, nga ajo skenë tmerri. Mjekë të njohur dhe intelektualë lushnjarë, për shkak të reputacionit të tyre pozitiv, ndërhynë dhe shkëputën Titanin nga ai shesh, duke e futur në dhomat e zhveshjes së stadiumit, ku i mjekuan dhe plagët që kishte marrë nga rrahja me prasë e hunj. Pas kësaj, forcat speciale dhe ato SHIK, ta maskuar si mjekë, e nxorën nga prapa stadiumit dhe e nisën drejt një zone periferike të Fierit të rrethuar nga policia, ushtria, SHIK e mercenarë të rekrutuar ato ditë, ku e priste një helikopter, që e mori dhe çoi drejt Tiranës. Të nesërmen, gazetat shqiptare hapeshin me tituj të tillë: “Tritan Shehu “ha” prasin në Lushnjë”, “Lushnja i “fut” prasin PD”, “Sali, lushnjarët të presin të provosh prasin edhe ti”, “Hajdutët e Saliut masakrohen me prasë”.

 

Versioni i deklaruar nga Tritan Shehu: “Një gjë e fortë më goditi nga prapa, më doli gjak”

“… Në momentet që njerëzit u mblodhën aty dhe unë po u flisja, dikush nga mbrapa më qëlloi me një mjet, me një gjë të fortë, nga ku filloi një gjakderdhje. Kur kthehem shoh dikë që po tentonte të më qëllonte përsëri…, por që Adriatiku me krahun e tij e devijoi goditjen…. Në këto kushte ai, oficeri im dhe një grup djemsh, më rrethuan dhe më futën brenda stadiumit në ambientet e zhveshjes. Në disa minuta numri i personave rreth meje, brenda ambienteve, arriti në rreth 35-40 veta. Në pak çaste e kuptova që ata ishin djem nga Lushnja, Karbunara etj, aktivistë të PD-së, apo ushtarakë të SHIK-ut. Këta, si dhe ndonjë polic që erdhi më tej, qëndruan me mua aty, për mbrojtjen time, deri në mbrëmje, kur unë u largova…”.

Shtator 1999, PD përzë Tritanin me parullën: “Tritan prasi, jashtë nga PD”

Historia dhe damka e prasit të Lushnjës vazhdon ta ndjekë Tritan Shehun edhe sot pas 17 vitesh. Madje këtë “damkë” ia ka përmendur shpesh edhe PD deri me shkrime ne gazetat “RD” e “55”, kur ai së bashku me Genc Pollon e Ferdinand Xhaferin, iu kundërvunë Saliut, me synimin për ta rrëzuar në posti i kryetarit të PD. Kulmi arriti në kongresin e PD, në shtator të vitit 1999, kur delegatët shpërthyen në britma histerike, duke hedhur parulla denigruese kundër Genc Pollos e Tritan Shehut, kur Genc Pollo kërkoi të shpallte kandidaturën për kryetar të PD. Madje nga ai kongres, ata u përzunë edhe me dhunë, duke mos e pranuar as në seancën e votimit për zgjedhjen e kryetarit. Në sallën e kongresit, filluan të hidhen postera ku shkruhej “Tritan prasi” të shoqëruar me një pras, ku përgjatë tij shkruhej: “Të bëftë mirë, made in Lushnja”. Të nesërmen, muret e selisë së PD ishin mbushur gjithashtu me të njëjtat parulla e postera, madje dhe me karikatura e bejte në lidhje me prasin e Lushnjës dhe me Kalin e Trojës, ku si kokë e kalit, ishte vendosur koka e Genc Pollos.

23 komente në “Basha çon Tritanin në Lushnjë në festën e PD, 17 vite më parë atje e “rrahën” me “pras””

  1. halldupi says:

    Hahaha. Humor PeDe-je.

    1. Pilo Lala says:

      Nje duhanxhi donte te linte duhanin, dhe nje shok i tha qe te fshinte cigaret mbrapa te merrnin eren e prapanices, dhe vetvetiu do i neveritej duhani.
      Kur u takua me shokun pas 3 muajsh, ai e pyeti nese e la duhanin apo jo.
      Ky ju pergjigj: Duhanin e lashe por me kerkon bytha nje paket cigare ne dite.
      Kjo ka ndodhur me Tritanin, qe tani nuk e kalon dot jeten pa preshin e Lushnjes.

    2. TROC says:

      THUAJE TROC O pERPARIM;
      JA FUTEN PRASIN TRITANIT NE BYTHE DHE FTUAN EDHE SALEN TA PROVONTE!

      http://goo.gl/67e6SK

  2. rebeli says:

    Mire i kuptoj te gjitha,po nuk kuptoj si nuk i eshte bere mesim pesimi ketij Tritanit.Eshte perdorur dhe turperuar.Po fundja ka fituar ekonomikisht ne familjen e tij politike.

  3. xhindi says:

    Allahile bash pederi, e ka cu mu q! perseri nBooth nga lushnjart .
    Ket rradh kudhedi cfar kan me i fut Tritan boothes.

  4. --------------------- says:

    Fiksim e kam ti gjuj 1 her Berishes me trangull te rritur me hormone.

  5. kodoshi says:

    nje analize e dobet historike, me plot pasaktesira. shko informohu me mire zoteri.

  6. populli says:

    Do te me pelqente nje koment nga Skypion, se si mund te komentohet “prasi” nga nje kendveshtrim komunist dhe anasjelltas..

  7. tomori i beratit says:

    Une nuk e kuptoj kete tritanin.Eshte KRYEKARAGJOZ.Eshte nje fytyr e ndyr nje fytyr qe nuk turperohet.Ja bene te 99tat ketij debili po ky prap ngeli debil.Jo debil po KOKRA E DEBILIT.Pty rac muti.

  8. kutioti says:

    NE GR. KAM QENE ME 1 PERSON QE ISHTE ATJE ATE DITE KUR I FUTEN PRESHIN NE B…. TRITANIT DHE QANTE SI CILIMI.SHPRESOJ TE VIJE DHE 1 HERE AJO DITE

    1. gimi says:

      Mos genjeni kaq trashe.Edhe ky qe shkruan keto budallalliqe ja fut kot.Une kam qene ne stadium dhe Tritani sa zbriti nga helikopterri dhe tentoj te fliste i qelluan ne koke dhe e moren disa cuna te lushnjes a ishin police a te popullit aty dhe e futan ne dhomat e stadiumit dhe aty ka ndenjur deri sa iku.Biles aty hynin e dilnin njerez nga Lushnja doktorre dhe te njohur te tij deri ne darke.Mund ta keni inat sa te doni por e kam pare me syte e mi

  9. Muza says:

    Shqiperia ndofta eshte i vetmi vend ne bote qe ka karagjoze te tille ne politike si Tan Shehu, Kaci Islami. Cfare mbiemrash kane????
    Fatkeqesisht kane mbaruar gjimnazin “Partizani”, ku ata qe kane qene ne kete gjimnaz ne te njejten periudhe kane shume per te treguar per ta.

    1. elda says:

      Neqoftese ke mbaruar gjimnazin Partizani duhet ta dish moj Moza qe Tritani ka qene i vetmi ne vitin e tij qe ka marre medalje ari dhe eshte dhe sot e kesaj dite ne tabelen qe eshte afishuar ne ate shkolle si Nderi i shkolles

    2. elda says:

      e kam thene po nuk e shoh te shfaqet .apo shfaqni ne ekran vetem komentet negative

  10. askushi says:

    te gjithe te p.d.ju vjen erra pras tani,i paska infektu..

  11. Alban Iliri says:

    Ja fusni kot; tritanit, saliu I punonte Aiden grun( ishte I ri Saliu I punonte ne ate vit 97)vete thoshte se shyqyr shpetova pa dek ne Lushnje , bytha, bythe per te bere mut eshte, mire ja bene qe me futn pras.Tani I eshte bere ves.

  12. mira says:

    mendoj se tritani e provoi nje here,dhe them se rradhen e ka LULUSHJA,PO ME GJETHATE ,KETO JANE TE PAFTYRE E KANE HENGER TURPIN ME BUKE.I ESHTE BERE FTYRA SHOLLE OPINGE SI E SALIUT ,ZHOZIT,ETJ.

  13. Aljor says:

    Mos e zbut,nuk i thone Pras po i thone PRESH ne Myzeqe.

  14. Skenda says:

    Turp për autorin e këti teksti. Nuk duhet shkruar për gjërat që i përçajnë njerëzit. A ka të drejtë ky gazetar ta quaj veten intelektual?

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      “…edhe,qe te ngas llafin,ja fusnin prasin nga prapa Tritanit,naaaaaaaaaaaaa kaq prasi,dhe mbasi ia nxirrnin e urdheronin:”Kafshoje shpejt!… Shpejt se e pesove!!!”…
      C`te bente i ziu Tritan…E kepuste nje cope me shprese qe te pakten kur t`ia fusnin prape mbrapa,prasi do ishte me i holle e me i shkurter…”
      – Nga biseda me nje protestues te asaj dite –

  15. cili says:

    ky qe ka bere kete shkrim mos te shkruaj cfare ti teket dhe mos shkruj genjeshtra.

    1. drita says:

      Ju komentuesit e Temes jeni kthyer ne nje tufe parazitesh qe sic duket dhe Saliu dhe Edi ju la pa pune dhe ja fusni kot lart e poshte.Shkoni punoni dhe nxirrni ndonje lek se kalamajte ju duan buke dhe jo llafe.Sa per gazetarin eshte nga me te paaftet,nje amator dhe kesaj gazete prestigjoze i ul shume pike

  16. Ledio says:

    Tan prasi, ka gjith lapraket ne pronesi private

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje