Kush do ta bëjë Shqipërinë??

26 Janar 2014, 19:15Blog TEMA
Kush do ta bëjë Shqipërinë??

 Magdalena Ramohito

Nëna e Kalkutës, Terza, po që ne shqiptarët e kemi pjesë të krenarisë sonë kombëtare, ngaqë ajo ka pasur origjinë shqiptare, midis shumë thënieve të urta të saj, në fakt thënie që  kanë efekt kurues tek njerëz, që nuk dorëzohen në luftën e tyre të përditshme për të ndryshuar diçka për mirë në këtë botë, po edhe nëse nuk arrijnë ta shohin ndryshimin brenda periudhës së jetëgjatësisë së tyre, shpesh janë të sigurt se një punë e mirë e bërë me vetëdie e dashuri një ditë do të mbetet..

Thënia e saj se:“Jo secili prej nesh mund të bëjë gjera të mëdha

Por mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe…” është shumë motivuese për njerëz, të cilët dëshirojnë shumë të bëjnë për vendin e tyre, por mundësitë nuk i kanë. Atëherë ulja e objektivave të tyre në përputhje me mundësitë e pakta që ata kanë sjell lumturinë e vërtetë tek këta njerëz. Sespe shumica e popullsisë me të ardhura të pakta dhe me mbështetje të pakët ose pothuajse zero, ose edhe me pengesa artificiale të pakapërcyeshme dot nuk mund të shkurajohet e të mendojë për veten se ‘FATI I SAJ ‘ i ka shkartisur letrat në mënyrë të tillë, që nuk do të mund t’i luajë ato sipas mënyrës që di vetë, por do të detyrohet të përulet me destinon e varur në qafë duke u ngushëlluar se: çfarë nuk është e shkruar nuk mund të ndodhë.

Në fakt ne jemi të gjithë dëshmitarë të fakteve kokëforta të historisë së vendit tonë dhe kemi parë njerëz “të mëdhenj” të sakrifikojnë pjesën më produktive të jetës së tyre për të bërë ‘VEPRA TË MËDHA’?!

Gjithashtu jemi dëshmitarë të njerëzve TË MËDHENJ të këtij vendi të quajtur Shqipëri, të cilët në fakt e kanë predikuar duke e përhapur si model se: “Njerëzit mund të mos bëjnë dot punë të mëdha, për shumë arësye që nukvaren prej tyre, por ama mund të bëjnë punë të vogla , të cilat lehtësojnë jetën e një komuniteti, duke rritur cilësinë e jetë së tyre.

Ka disa ditë që diskutohet nga qytetarë se si Kryeministri i Shqipërisë është parë të merrej vetë me punimet për restaurimin e ndërtesës së kryeministrisë, madje duke bashkëpunuar me punëtorët.

Një punë e vogël në dukje, por estetikisht frymëzuese e lehtësuese për shpirtra njerëzish, të cilët e duan Shqipërië normale si gjithë kryeqytetet e europës dhe e vendeve të tjera të zhvilluara.

Një punë e vogël por që premton shumë për ne shqiptarët që kemi përjetuar telat me gjëmba të diktaturës më të çmendur komuniste, po edhe telat me gjemba që rrethonin Kryeministrinë, rezidencën, nga ku pretendohej të bëheshin punë të mëdha, në këtë diktaturën funksionale…

Ky është një model pune për gjithë ata bashkëqytetarë, të cilët nuk mund të bëjnë dot punë të mëdha, por shtëpitë e tyre, mund t’i ndërtojnë me rregulla dhe kështu të mos sjellin zymtësi me shëmtimin e tyre.

Sigurisht që ne që votuam këtë mazhorancë me 1000 000 vota pro zhvillimit dhe kundër telave me gjemba,mu në mes të bulevardit  presim punë të mëdha, madje shumë të mëdha…

Dhe në këtë rast më kujtohet një thënie:  “Njerëzit e klasit të parë pajtojnë në punë njerëz të klasit të parë; Njerëzit e klasit të dytë pajtojnë në punë të KLASIT TË TRETË”. Leo Rosten

18 komente në “Kush do ta bëjë Shqipërinë??”

    1. Epirioti II says:

      Nuk ka shanc ta bejej kurre nje i huaj. O do i veme briret si Princ Vidit po qe shume i qyteteruar, ose do ta bejme shqiptar si Wolfarth qoftexhiun e OSCE.

      Thelbi i asaj qe thote Znj. Ramohito (ndonese si gjithmone ajo mendimet e saj te shkelqyera i shpjegon rremuje dhe gjate) eshte e VETMJA RRUGE qe mund ta beje Shqiperine.

      Ne me te drejte kerkojme nga Qeveria te luftoje korrupsionin ,me efikasitet, por nderkohe 80% e njerezve qe une njoh, kur vjen puna per punet qe bejne me shtetin ose japin leke ose te kerkojne leke.
      Nga ky konstatim bejne perjashtim vetem rastet nepotike, por ato jane edhe me keq sesa korrupsioni, sepse nga te korruptuar individuale, krijojne cete/klan korrupsioni.

  1. Go west says:

    Faleminderit, Madalena per shkrimin e mençur.
    Une do sugjeroja nje pune shume te vogel: Bashkite te porositin kazanet e veçante dhe ne te fillojme e te ndajme plehrat e shtepive tona si vepron çdo familje ne Boten se te ciles i perkasim.

  2. Mus Maranej says:

    Shqiptari eshte zot shpie ne shqipni kjo eshte treguR gjate historis se shqipnis dhe shqiptarve nder shekuj te gjith per NJe e nje pere te gjithe kure therret nana shqipni dhe kombi shqiptar eshte krejte djeme e vajza shqiptare nje dhe veteme nje pa dadhime fetare dhe politike faleminderit rrofte shqipnia me trojet Etnike dhe tere populli me gjak kastrioti shqiptari ismail Qemali e isa Buletini

  3. Bato says:

    Shqiperia nuk esht ber tashe e 100 vite dhe nuk do behet edhe per 1000 vite derisa nuk bashkohet me kosove bashkimi i Kosoves me Shqiperin do te ule ndikimin Vllehe Arumune Rumune Greke dhe Sllave ne Shqiperi ndikim ky i cili ka qen kancer per shqiperin tashe e 100 vite dhe pengesa kryesore ne konsolidimin dhe perqarjen e Shqiptarve atje nga keta popuje jo shqiptare por te asimiluar ne shqiptare por qe tashe e 100 vite punojn per interesa, Greke dhe sllave dhe numri i te cive esht shum i madhe ne shqiperi munde te jet mbi 400.000 dhe qe kan kape pozitat me te rendesishme te shtetit shqiptare duke filluar nga Ekonomia Politika Arsimi Akademia Ushtria Policia etj. Dhe ky ndikim kaqe i madhe i tyre ka ndikuar shum negativishte tashe e 100 vite edhe te shqiptaret jashte shqiperis keta me qellim e penguan shqiperin te zhvillohet dhe te jet shtet stabile pasi nje shqiperi e tille siqe tregoje edhe koha eshte e pa zoja tju ndihmoje edhe shqiptarve jashte dikushe do thote jo berisha jo xhaxhi por une theme se keta te dy ishin vetem pinguina ne duarte e keti kalni qe dominon shqiperin tashe e 100 vite dhe me teper dhe po ky klane me njerzit e tija te infiltruar ne Rilindjen Kombetare e ndane Shqiperin pasi vetem te ndare pa Kosoven do ta kontrollonin ashtu si e kontrollojn

    Ky klan e dine se bashkimi i Kosoves me shqiperin do jet fundi i dominimit te tyre ne Shqiperi dhe prandaje shqiperia dhe kosova nuk kan shance te bashkohen asnjeher nga qarqet e udheheqjes politike shansi i vetem per bashkim esht te fillojn nga gjiri i popullit pasi klanet qe dominojn shqiperin nuk lejojn nje gje te tille ka dhe nje shanse tjeter dhe aje esht presioni nga jashte sidomos aje amerikan

    1. Fani says:

      I nderuar Bato dhe Znj.Ramohito, Shqiperia nuk behet sepse ne gjakun e shqiptarit qarkullon geni i urrejtjes ndaj sho-shoqit. Kosovaret edhe aq me keq.

    2. Toni KS says:

      O ku je kloni i Shefqenko Krasmutit bre. Mos fol ne emer tonin po veq per veti. Njerez si ti i japin emer te keq Kosoves. Hesht kur nuk ke dicka pozitive me thane.

  4. Mus Maranej says:

    Ik mor qa ceta plan a korrupIon shqipria eshte mezeja Ballkanike dhe mjajti me i shijushem i Europes po qa kujtom ti se mos kjo zonja cler per lkorrupsion se po ja nigjon firt asaj per korrupiduon te gjithe qeverit dhe te gjithe politkkant be shqipri apo gjehke ne tere bote i guten lojrave politkke pere qfar kiotohet sa kurrupsuonet lodin shtetet me fuqi po qa dshte shqiprua me trojet Etnkke nje ure ludhese pere udhtart e kalofsve fuqimfha po ti doje bytha Europes shqipria bdhet pagus i vogel dhe parsjza Ballkanike ok shqiptine e Bdhokoi tere jeten Athina dhe Brigradi pse seose kurr sna deshen po na jabe oasur e na jane hale ne sy po i faleminderit Turqis -gjermanis se na jsne dashur dhe ndimusr gjithemone po ne shqiprart hi kunddrshtar te vfhtevetes dhe gjithemon jemi serevklosur te huabve pa lifhje dhe skemi njohur miqt dhe armiiqt. Fqinje Malazes-serb -Maqedonas-Grek qe na percanen ne dhqipfarvet mes njegi tietrit duke perefituar nga fukarFheku 50 viecsr i diktatures ppsh fhe politkkes 24 viecare mbas ppsh ku shqiptar u percane edhe me shume dhe pspunsija vllsvrasjet u shguan nga tradhtite e fuhjeve se frhmes se fqinjesuse se jewe te teritordve dhqioris ku shwiptsrt u lsrgun nga probkemet ekonlmkje che pApunsimi ne emigrim dhe qdo gje ne dhqipri e ndryshoi emigrkmi che nfimst e Shtetdve te huaja qe ndimkne shqipgin dhe dhtetin shqiptar ok mos u trembeni se Eutopa fo ba lutet me hy ne sofren e saje se shqiptia eshte mezja e Ballkanit dhe Parisi i vogel Europian shqiprine me Trojet Etnike e mbane e fone e mrone gjithmone usa populli shqiptar dhe populli usa jane miq te perejetshem rrofte shqipria me tere trojet Etnike RROFTE usa me tere pupullin mik te saj faleminderit

  5. strong says:

    Shqiperine do ta bejne shqiptaret,
    por kur ,kush….
    SOT kemi nje Lider te mencur,me parime te fuqishme
    me fjale plot efekt dhe emocion ne ndjenjat tona.
    Por kjo nuk mjafton per te ndryshuar Shqiperia.
    Duhet kthyer buzeqeshja, besimi ,bindja se ne jemi
    Bekuar me kuraje,guxim,fuqi per te bere Shqiperine.

  6. ATDHEU says:

    Bravo si gjithmone e sakte dhe efikase ne opinionet e tua

  7. Zapbone says:

    Ca flet moj gru e pjekme!? Kryeministri merrret me restaurimin e kryeministrise dhe paska disa qe nuk i pelqeka! Flet per diktaturen e telat me gjemba dhe nuk flaet per simbolin e dhunes ne balle te kryeministrise. Per bazorelievin qe i kabere Tata i vet dhe qe rrezaton vetem dhune: Kazam e Pushke. Ka shembur e hudhur ne toke gjithcka dhe ka uleritur per vlerat qe do ta ktheje ne indititet kryeministrine dhe te gjithe bojnat e ojnat i ka fotografuar vetem Dregezen, shemtiren, qelbin komunist vulgar te ngritur ne “Art” nuk e shemb po po e restauron. Nga qe eshte komunist e bir komunisti. Dhe do te rilindim…!”?

  8. lrmi says:

    Hiqju mori miteve,se Tereza ska bere sen per shqiprin,le ta lavdrojn indijant,po nuk do gjejsh edhe indian,se kjo ka qene vetem mit,per ti rre truzbrastit.

  9. ilir says:

    nuk behet shqiperia me shqiptare .shqiptaret e kane mendjen te vjedhin e te vrasin njeri tjetrin

    1. Kjo eshte e vertet says:

      Ti nuk e ke emrin Ilir, po turkofagos.

  10. Tani says:

    Nene Tereza dhe Edvini !!!!!! Mos e ngaterro cokollaten me m…..

  11. Ati says:

    Shpresa se Shqiperia do behet eshte e forte.

    Meriton respekt per patriotizmin e paepur

    ne rilindjen e besimit Z Magda

  12. Likja says:

    Une them se shqiperine do ta beje nena e kultures mirela kumbaro. pavaresisht se nuk ka lidhje fare por e sigurte qe do ta beje

  13. LULI says:

    AMAN VETEM NENE TEREZEN MOS E NGATERO ME EDIN E CMENDUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje