Media shqiptare është ndër të rrallat mbi këtë rruzull, që më shumë nuk thotë, se thotë të vërtetat që dihen nga gjithë kallaballëku shqiptar.
Haptazi dhe qartazi ajo nuk heton, nuk ballafaqon, nuk gërmon të vërtetën, nuk rrno për me tregue, por rrno për të ngrënë një çapë bukë, bukë që në shumicën e herëve e ha nga duar të pështyra nga mafia ose shteti i kapur nga mafia.
Asnjëherë analistët shqiptarë, opinionistët, gazetarët shqiptarë, nuk i hynë të vërtetës së mafies në politikën shqiptare në palcë. Lidhjet e saj me krimin, kriminalizimin e ekonomisë, shoqërisë dhe degradimin e këtij vendi në këtë pikë që është sot. Përherë kanë heshtur si peshq për kapjen e shtetit nga politika e radhës, për shkatërrimin e strukturës së vlerave të një shoqërie të tërë dhe konvertimin e kësaj strukture në një llahtar kur më hajduti, grabitqari, servile dhe mediokri bën hajër.
Asnjëherë nuk verifikuan pasuritë e tyre, abuzimin me pushtetin dhe poshtërimin që i kanë bërë racës shqiptare në çdo segment jetik që duhet për të bërë një jetesë dinjitoze.
Kurrë këta pionierë të fjalës së lirë, që të tillë nuk arritën të jenë asnjëherë, nuk ulëritën për gjëmën e madhe që po bën kjo politikë vdektare me pazar të vogël Shqipërisë, kjo politikë që grabit këta shqiptarë bashkë me pasuritë e tyre kombëtare dhe pastaj po me lekët e tyre ju blen votën, ju blen dinjitetin dhe përtej kësaj sjell pasoja pasi i shndërron në qenie pa integritet, në kurrizulur, në qenie që durojnë çdo të keqe dhe nëpërkëmbje pasi ju duket se ju është bërë nder që shteti ku ata janë shtetas i ka dhënë punë dhe bukë, dhe ky model i të qënit i poshtëruar, por gjasme mbijetues, edhe pse veç fizikisht po trashëgohet, fatkeqësisht po.
Në një shtet si i yni, ku prokuroria nuk ekziston, ku gjykatat janë banka grabitqare të nivelit të parë, ku gjithçka është në mëshirë të kaosit, mafies së sofistikuar, por dhe halabake, gazetaria e ka për detyrë të ekzistojë me dinjitet, të flasë, të shkruajë, të ndërgjegjësoje e të emetojë kurajën e së vërtetës, të lërë gjurmë, jo të zbukurojë, mitizojë dhe shesë politikën regresive shqiptare siç nuk është, ato llaçkavitjet në tra të ekuilibrit mbajtur në çdo shkop pushteti janë turpi dhe njolla e saj, sidomos për të vërtetat që duhet t’i lërë shqiptarëve të brezave që vijnë.
Në një shtet si i yni, ku është imediat krijimi i së vërtetës së shkruar me kurajë, në një shtet si i yni ku është jetike krijimi i shtresës së shqiptarëve dhe intelektualëve objektivë dhe të pavarur në gjykimin e tyre nga frika e politikës të çdo kahu, ekzistenca e një gazetarie të kapur nga pushtetet e pamoralshme është tragjike.
2-3 gazetarë investigativë o kurajoze të vetmuar nuk mund të mbulojnë këtë humnerë profesionale që ulëret.
Mënjanoj nga ky kallëp reflektimi ata gazetarë që hanë pastër dhe me vetëdije bukën e shtrenjtë të lepurushit, i cili ka gjetur si rrugë të shkurtër pastrimi parash të pista pikërisht median, lepurusha të cilët fshihen nën emra të rremë, nën emra nipash dhe vipash biznesi, por që gjithsesi të gjithë i njohin, pavarësisht se i lëpijnë ose maksimumi heshtin.
Këta gazetarë shqiptarë, që i tundin erashkën çdo pushteti, që punësojnë familjarët e tyre në rrogat e pushtetit, jo të shtetit, ndaj heshtin dhe janë elegantë dhe përzgjedhës në penën e tyre, që hedhin këmbë mbi këmbë në panele ku të vërtetës i vihet rrotull ose maksimumi është pjesore sipas interesit, gënjeshtrën e kanë në përpjesëtim me rrogën, sa më e madhe rroga dhe kapja nga pushteti, aq më e madhe gënjeshtra dhe bashkëfajësia, gazetarët shqiptarë janë ndërgjegjja jonë e munguar, janë kurajo e vrarë shqiptare, janë ogiçat e pushteteve dhe interesave të tyre vdektare, gazetarët shqiptarë rrojnë veç për vete. Të jesh gazetar dhe të heshtësh, mos hetosh, mos kesh kurajë dhe dinjitet kombëtar është bashkëfajësi e pastër me krimin e butë dhe të heshtur që ka përfshirë këtë vend nga themelet deri në majë të tij.
Ju rrofshin gradat shkencore juve zysh Brizida!
http://goo.gl/uOebfv
E ndau qe e ndau gruan ky
Presidenti Hollande shpall zyrtarisht divorcin me Trierweiler – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=35934&k=71#sthash.BlD7nM5r.dpuf
Zonja Brizida,une vleroj shume guximin tuaj ne trajtimin e kesaj çeshtje ne lidhje me Pushtetin e Katert.Po edhe habitem si se keto gazeta te korruptuara te kane botuar shkrimin tuaj.E them kete sepse çdo dite shoh ne gazeta dhe ne lajme te televizioneve budallaledet qe shkruan Sali Berisha ne FB,bile e bajne lajm edhe kur ban thirrje per permbysje te Qeverise me revolta e demostrata,kur Qeveria nuk ka as 4 muaj ne detyre.E keni vene gishtin ne plage sepse sipas mendimit tim nese ka luajtur kush rol negativ (me perjashtime te rradha) ne keto vite ne demokratizimin e vendit ka qene shtypi dhe televizioni,servilet dhe te korruptuarit qe per nje tender apo per nje vend pune kane lejuar krimin alitetin dhe korrupsionin te kete rritje galopante ne Shqiperi.Shikoni sot disa gazeta dhe televizione qe mbrojne Qeverine e kaluar me gjithe ato skandale qe ka ba ne çdo drejtim , si ne Drejtesin,Rend e ekonomi,pa folur per diplomaci,arsim e shendetsi.Perse e bajne ?Sepse kane perfituar padrejtesisht duke ba nje jete luksi,me vila,toka e apartamente,me tendera e me vende pune per njerzit e tyre dhe sot jane te detyruar te mbrojne se ndryshe po te ishte Drejtesia ne puner ato do te ishin pa hekurave.Ndoshta edhe ky koment mund te mos botohet ,une po bej detyren time si lexues por edhe si njeri qe deshiroj qe vendi im te perparoje.
Keni vendosur “gishtin në plagë” Znj.Brizida.
Veçse nuk thote qe kjo gazetari e perhapjes se dizinformimeve dhe lajmeve te rrema e ka origjinen tek gazetaret rishtar te Bar West-it ku fabrkoheshin lajmet pa dal ne terren dhe tek sistemi I shpifjeve qe fabrikonte Shiku I Saliut dhe Gazidedes.
Nuk eshte guxim te arrish ne keto konkluzione qe i dijme te gjithe. Guxim eshte te flasesh me emra konkret, qe ty te mungon sepse nuk je Mero Baze.
–edhe kjo forme proteste eshte guxim ,kur te tjeret as guxojne te shkruajn ne kete menyre — kjo eshte nje gazetare e guximshme , dhe gradualisht ne se edhe gazetar te tjere do ta mbeshtesin do kete guximin te denoncoi edhe me emra –shkrimet e Brisides jane te qarta dhe godasin atje ku duhet ,
—–kete gazetare e kam kundershtar vetem per shkrimin qe beri kunder EDI RAMES per marveshjen e lendeve kimike , shkroi para kohe dhe u nxitua
Me se i vertete artikulli i Znj.Gjikondi. Po ska si te jete ndryshe : Me thuaj nga vjen te te them se cili je?. Une vij nga Shqiperia.Po ku jane shqiptaret qe spiunonin dhe fusnin ne burg njeri tjetrin ,qe krenoheshin dhe mburreshin se ishin kushurinj ose te afert me shokun filan,qe ngrinin doren per te denuar apo perjashtuar, po servilat ku jane ? Ketu na vjen ne ndihme ligji i ruajtjes se mases ne kimi: asgje nuk zhduket dhe as krijohet po transformohet.
Shume sakte -miri shkodra ! Boll me keto shkrimi sa per te mbushur faqet ….Duket se Gjikondi ka zgjedhur te bej gazetaren-analiste, nderkohe qe me pare duhet te bente ate qe kerkon prej te tjereve – gazetaren investigative !
Brizita te pergezoj per analizen brilante dhe pa interes personal por vetem per popullin tone te shkrete.
shkrimi eger, i vertete, si perhere. Bravo.
Shkrimi i eger dhe i vertete, por ne pozita komode te lyerjes me jod gjithe spektrit mediatik pa mundur ti krijoje asnje gervishje atij. E cili gazetar apo media do ndjehet ngushte se akuzohet me terma pergjithesuese ? Cili do te jete efekti i ketij artikulli tek ata qe me ndergjegje i sherbejne klaneve te caktuara? Por megjithate ka disa gazetare te cilet kane qene pre e nje lufte te pameshireshme te pushtetit, mbase per keta do tja vlente qe Briseida te thoshte disa gjera konkrete dhe inkurajuse, duke shprehur mirenjohjen per zbulimin e skadaleve te radhes. Ka te pakten nje gazetar qe eshte detyruar te kerkoje strehim politik jashte sepse sfidoi genjeshtrat monstroze te vrasesit te njohur Berisha te 21 Jenarit.
Ne fakt Briseida ka shkruar edhe artikuj me konkrete. Le te filloje edhe ajo te shkruaj si gazetare-investigate ashtu sic shkruan dhe Dioguard nga larg. Mbase do gjenden edhe te tjere qe jane prane realitetit ne shqiperi qe te kontribojne per nje gazetari te lire. Bashkoju edhe ti Briseida ketyre njerezve qe rrezikojne cdo dite tu pritet buka e gojes po te flasin lirisht.
Kjo ndodhe mbasi ata nuk jane gazetare, por jane antare partie, te njeres apo tjetres parti.Kjo ndodh mbasi nje pjese nuk kane aftesite per te investiguar,analizuar,kritikuar.Te besh gazetarin analist, gazetarin investigues, duhet te kesh nje formim te plote intelektual,profesional, per te bere kritikat ,analizat, investigimet qeveriatreve te korruptuar, duhet zgjuarsi ,guxim, si dhe aftesite per te mbajtur familjen pa ju servilosur dhe jargavitur pushtetit.Te tille ne Shqiperi me gjithemend ka shume pak.E keqa e ketij vendi qendron te kreret e politikes si dhe keta palo kalemxhinje (si PUSHTet i katert qe eshte media) duke i bere bejne jehone njeres, apo tjetres pale PUSHTetare.
Bravo, shkrim shume i mire!
E meqe po flitet per te verteta qe nuk thuhen, po shtoj edhe une nje tjeter. As gazetaret nuk kane faj. Krimi te vret. Krimi po e preke te hedh ne ere me C4.
E atehere ?
Atehere une them qe populli yne nuk eshte gati per demokraci. Ne mes te ketij pislleku ku jetojme nuk ia vlen as te lodhesh e as te vdesesh per ndonje ideal.
Sa per gazetaret ata si gjithe te tjeret vrapojne per capen e bukes. Bejne sikur duan te thone te verteten por shkruajne per gjera qe njerezit i dijne me kohe (sikurse ky artikull). Eshte njelloj sikur te ndezesh nje pishtar per te ndricuar bulevardin ne nje dite te nxehte korriku.
Gjeja me e lehte eshte te jesh gazetar!Dhe sa shume qe jane bere….
ZHGARRAVIT E PASUROHU!
Qe te ekzistoje gazetaria e vertete dhe hetimore moj zonja Brizida, duhet te ekzistoje shteti i pari, pra qe te ta thom me shqip qe ta kuptosh ti megjithese je me shkolle: qe te kete gazetari profesinale duhet te kete edhe shtet funksional ne rradhe te pare, qe keta gazetaret investigative te kene mundesi te ruajne koken e te kete kush ti mbroje nga mafia e sofistikuar apo dhe halabake, pasi mund te perfundojne ne ndonje kanal kur shkojne per gjah apo dhe dalin nga rruga e bien prane varrezave…
Po nuk i biet fyllit ne nje bire,pse nuk flet konkretisht se ne pergjithesi te gjithe kane tru e mendje te flasin,guxo dhe thuaj emrin e Rames zonje, pasi eshte ai kryeminister dhe mos nguro, as anej e as kenej….ku do me dale konkretisht.Mua me jane bere te merzitshme shkrimet e tua pasi thua gjithmone te njejtat qe te gjithe i kemi mesuar permendesh.
Po pse moj Aida, slan leveret me mire pse lexon e konenton Gjikondit, se qe te shkrush vete spo te them se o do shkrush o do gjykosh a e mbaruar
Mikesha time Brizida.
Ketu ku une roj per vite me radhe,te parin program televiziv qe nuk dua te me shpetoi pa pare eshte { Ne shoqerine e kritikes}.Ky program
ndiqet nga miliona qytetare.Kur ne shtepine e bardhe qe Klintoni,
shikoje…. dollape te mbushura me breke te grave dhe Klintonin qe
meriste lloj lloj brekesh,sidomos ato te Viktoria sekret.Kur ne
shtepine e bardhe qe karabushi W Bushi,shikonim W Bushin ,qe fliste per
lirine ne mes te arabeve i rrethuar me tanke e kepuce ne koke.
Tani qeshim me shume me shtepine e bardhe,se tek kjo shtepi e bardhe
kane vajtur dy te zinj tani,nje i zi nga Kenija si Robin Hud i zi qe
kerkon te mari parate e te pasureve tua japi te varferve dhe te zezen
gruan e tij qe eshte e para e futin ne thes duke kercyer me kanister te
evgjites ne dore,dhe shet sallat ne rruge ,per te fituar 4 5 dollar
Vend i mbush me shqiptarqiq
Esht kthy tash shqiptarënija
Qe kur Dulla iku ,vdiq
Pordhi edhe burrerija
Nuk sheh njerez por veç hiç
Hi i zjarrit te kaluar
Sal Berisha shçiptarçiç
Kalëron dhe i ngujuar
Djelli ra matane malit
Mali ci msyu qytetit
Katunart e malokarit
Pordht shijojn ke byth e mretit
Pordh me gjiz dhe me hashure
Meze djathi per raki
Bythperjasht por me kobure
Made in në Shqiperi…
Te gjithe e dine qe Frangaj i ka ato pasuri nga lidhje e perfitime kriminale me politiken, te gjithe e dine Agon eshte tv mafioz qe pastron para dhe ai, Baze, Bushati, Mema, Hoxha nuk e ndryshojne dot kete realitet, ke te drejte o Brisida po kujt i thua
Per cilat emra e keni fjalen o njerez? Pse nuk i dini emrat ju qe u dashkan permendur pafundesisht here?
Brizi, je shume reale moter. Ti del haptazi m
pa me te voglin ngurrim dhe medyshje.
Je e paanshme dhe e drejtperdrejte.
@UPT, sa per gradat e saj, ajo i merr vete, jo si militantet e LSI apo PS.
Respektin tim me te larte,per ju ZONJUSHA Brisida!
Kshtu jane te gjithe gazetaret tane, i keni pare qe rrine gjithmon ne Tiran nuk dalin dot jashte, sepse eshte me mire aty te pergatisin parfumet per qeveritaret e rradhes. Nuk e kane provuar si koleget e tyre te huaj me helmete ne koke dhe antiplumb ne trup qe raportojn nga fronti i luftes. Kush nga te tanet e ben ate pune ? Asnje, vetem marrin intervista ne bulevard nen eren e luleve qe nuk pasqyrojn realitetin ku jemi mbytyr te gjithe.
Bravo Brizida, nuk ka nevoje te godasesh emra sepse ata jane viktima te nje sistemi qe ti e godet. Urime dhe njehere pasi je nga te paktet njerez qe na jep shprese e drite per te ardhmen tone…
QE thua ti moj shoqe, qe nuk the asgje.
Konkretisht cili eshte problem jetik ne Shqiperi sot?
Cili eshte qendrimi yt per kete problem jetik, nese ti si verejtese e kesaj problematike, nese ke vene re dicka?
Te tjerat pastaj jane nje sh.rre me m.t
TI MIREL..DUHET TE KESH SY DHE TE LEXOSH SE “SHOQJA” QE THUA TI KA sy dhe mende shume por ti je nga ata qe sdi te kuptosh shko ne mal me mire me ujkun !!!!!!!!!!!!!!
Brisida jam nje dashamiresi juaj, shoqeria shqiptare eshte kalbezimi me I madh qe ka njohur njerezimi, nuk kundershtoj asgje nga ato qe thua , por realiteti eshte mizerje mizerje. Eshte e kote mendoj une te lodhesh ne kete drejtim