Në mesjavë ka bërë mjaft jehonë në media ankesa që ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur pranë Urdhërit të Mjekut, për dy mjekë të ish-spitalit Ushtarak. Ministri padiste dy mjekët Koçeku dhe Gega, për deklaratat publike që kishin bërë në 21 janar 2011, kur deklaronin se të vrarët dhe të plagosurit e asaj dite ishin qëlluar nga një distancë e afërt. Çka do të thoshte, asokohe, një mbështetje e tërthortë për forcat e armatosura, të cilat konsideroheshin kësisoj të pafajshme për viktimat e shumta të protestës.
Në një pamje të parë, nisma për gjetjen e përgjegjësive morale e profesionale të dy mjekëve, në një ngjarje ku të tjerë persona të veshur me pushtet dhe të tjera institucione, janë të përfshirë dukshëm më rëndë, ngjan një luks i tepërt dhe i ndoshta edhe i panevojshëm. Por ky është vetëm këndvështrimi sipërfaqësor i një çështjeje, e cila është shumë e thellë dhe komplekse, siç e kanë treguar edhe zhvillimet që kanë pasuar. Aktualisht për 21 janarin ka disa të pandehur, shumë të akuzuar, por ende asnjë të dënuar në shkallë definitive. Çështja zvarritet gjyqeve, ashtu siç po ndodh edhe me Gërdecin, ndërsa institucionet ndërkombëtare vijojnë të kërkojnë drejtësi për ngjarjen në fjalë. I fundit në listë ishte Komisioneri i të Drejtave të Njeriut i Këshillit të Europës Muiznieks, i cili pardje shprehej se “është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë”.
Për t’ju kthyer përgjegjësisë së mjekëve, ajo natyrshëm vendoset në sfondin e trazuar të asaj dite. Natyrisht që nuk lidhet me ndonjë akt direkt që ka lidhje me të vrarët e të plagosurit, por duke parë interesin dhe vëmendjen që kishte në ato momente fjala e mjekëve, shpejtësia me të cilën ata kanë vrapuar për t’i hequr nga shpina përgjegjësinë shtetit, i nxjerr në një dritë të shëmtuar dhe aspak dinjitoze. Duke i vënë deklarimet e tyre publike të asaj dite, përballë asaj çfarë ne dimë sot për 21 janarin, qëndrimi i mjekëve përbën njërin ndër episodet (jo të rralla, fatkeqësisht), të konformizmit dhe servilizmit profesional, ndaj pushtetit politik. Si të tilla, këto qëndrime janë pjesë e asaj kulture nënshtrimi ndaj së keqes, të inteligjencies, profesionistëve dhe përgjithësisht njerëzve të shkolluar, kur kjo e keqe ka pasur petk zyrtar.
Një ndër pikat e betimit të famshëm të Hipokratit, të cilin mjekët në fjalë me siguri e kanë bërë që në rininë e tyre, thotë: “Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit, tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore”. Kushedi si mund të ndjehen sot Koçeku dhe Gega, nëse i lexojnë edhe një herë këto rreshta./JAVA
Bravo! ky eshte tamam kendveshtrimi nga i cili duhet te vleresohen dhe gjykohen mejeket hipokr-I-te.
ore mire ky me doktoret po ca do te beje prokuroria ne gjykaten e larte
ja se cfare tha llalla sot dhe a thua se do te beje gje
http://dielli.al/lajme.php?id=34990&k=71
Se mos vetem betimin e Hipokratit o Neri!
Po Betimin ndaj Atdheut????!!!!
http://goo.gl/7MkZJD
Ne komentet e para qe kam bere per keta doktore bandite, kam theksuar pikerisht faktin qe ketyre duhej tu ndalohej perfudimisht ushtrimi i prfesionit si mjeke bazuar pikerisht ne betimin qe kane bere.
Ne radhe te dyte kam theksuar se keta duhet te hetoheshin dhe te coheshin per ndjekje penale. Keta persona, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane ndihmuar ne mbulimin e fakteve dhe provave. Duke dhene informacion te gabuar, kane ndihmuar ne mbulimin e se vertetes, kane demtuar hetimin e drejte te ceshtjes, kane corentuar hetimin e prokurorise.
Keta kane ndihmuar vrasesit duke dhene informacione te rreme mbi vrasjet.
Ajo qe kane bere keta eshte teper e rende dhe mendoj se duhen denuar per shperdorim detyre me dashje, mbulim te provave, mbeshehje te fakteve te vrasjes, perdhunim te profesionit.
Nese jane shtyre nga dikush per te bere nej gje te tille, le ta thone e me pas te denohen duke ju lehtesuar 1/3 e denimit. E tehm kete pasi asnje doktor qe shikon se cfare ka ndodhur nuk mund te thote ato qe thane keta barbare.
Ku kane bere mjeket tane betim te Hipokratit….ja fusni kot..as e kane ditur se c’fare eshte!Pyesni ndonje mjek qe ka mbaruar para vitit 1990.Me kete nuk dua te justifikoj keta dy mjeke kunguj qe u bene sherbetore te pushtetareve vrases,perkundrazi,duhet te paguajne papergjegjshmerine e tyre.Sa per Betim Hipokrati…mos j’u bini ne qafe.
doktore mjerana