Ndershmëria s’mund të perëndojë!

18 Janar 2014, 18:05Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

S’gjen dhimbje më të madhe në ke parë

Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj,

Tek lutet i përulur, zemërvrarë

Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai.

Dritëro Agolli

 

Kështu e mbaj mend jetën e njerëzve të ndershëm që fëmijë. Dëgjoja pasazhe bisedash të të rriturve dhe në fund si refren:

-Ç’të bëjmë, bota është e maskarenjve…

Kështu është. Çdo komb ka thënien e vet të përafërt me tonën:

-Bota është e padrejtë… por kjo fjala ‘MASKARA’ nuk para lakohet…

Kjo ka qenë dilema më e madhe e njerëzimit, meqë bota është në duart e maskarenjve: A ja vlen në fakt për hir të ruajtjes së një ekuilibri të detyruar në jetën tënde të durosh sjellje të padenja?

E keni provuar jo rrallë të trokisni në dyer të ndryshme për të kërkuar një të drejtë elementare dhe ulur në tavolinë të shihni një fytyrë që në të shumtën e rasteve nuk shpreh asgjë, njerëz- makina i quante KONICA…

E keni parë veten tuaj në një hall të tillë: Të shkoni si një ping- pong sa në një zyrë në tjetrën dhe në fund fare të ktheheni shpresëthyer?

Keni provuar ndonjëherë të prisni pas derës dhe të mbani fort gjuhën mbrapa dhëmbit, me shpresën se do të zgjidhni problemin tuaj?

Po ndonjëherë i keni parë të flasin në telefon këmbë përmbi këmbë e pastaj të kalojnë përpara hundës tuaj pa ju pyetur përse jeni duke pritur, përkundrazi as që ua hedhin sytë, por enden sa në një zyrë në tjetrën… derisa durimi juaj fillon e thyhet dhe më në fund thoni ndonjë gjysmë fjale se… keni kohë që prisni… por nuk guxoni me zë të lartë prej frikës se ata do zemërohen dhe pastaj ngrysin vetullat dhe ju kthehen me të “drejtën që u jep ligji” se “po i fyeni dhe duhet të kafshoni gjuhën”??

Po mashtrimin e keni provuar? Me siguri…

Por nuk e vuani, sepse menjëherë të gjendet pranë një “dashamirës” duke të “ngushëlluar”: Eh, sot po zhgënjehesh edhe nga njerëz të afërm e ti po shqetësohesh se të mashtrojnë…

Po detyra e tyre funksionale është të mashtrojnë njerëz të ndershëm edhe të skërmiten madje nga gëzimi, një dreq e merr vesh si mund të gëzohen kur mashtrojnë një njeri… janë sadistë të lindur apo sociopatë, që shfrytëzojnë pozicionin që u jepet për të torturuar njerëz.

Nëpër shkolla ka lëndë të veçanta ku studentët mësojnë se në pozicionet ku trajtohen qytetarë duhen zgjedhur NJERËZ TË MIRË. Po si ndodh që në këtë shtetin tonë, pikërisht aty ku njeriu troket për të marrë ndihmën si i barabartë përpara ligjit, i duhet të “përulet”?

Mund të bëhen shqiptarët e ndershëm bashkë për t’i denoncuar këta njerëz-makina në vend që t’ju servilosen atyre?

Kemi pritur deri tani ndryshimin e sistemit dhe do të presim edhe ca, me shpresë se njerëzit, që do të punojnë pavarësisht  edukatës personale dhe karakterit të deformuar që kanë do t’i binden sistemit dhe më në fund, bota jonë do të anojë nga të ndershmit.

Do të presim e do të durojmë, por shoqëria jonë duhet të fillojë të reagojë për t’i nxjerrë këta njerëz jashtë shërbimit, përpara se ata ta bëjnë të përulet edhe njeriun e fundit të ndershëm që merr frymë mbi këtë tokën tonë…

10 komente në “Ndershmëria s’mund të perëndojë!”

  1. ATDHEU says:

    Bravo,Magda nje shkrim brilant realist

  2. Naim Plepi says:

    E nuk behet komunitet socjal me shqiptarë!

    Aqsa behet stan me lepuj
    Aqsa uji merr flak,zjarr
    Po aq behet shtet me hunj
    Po aq behet me shqiptar

    Siç ka thon dhe Nastradini
    E ka thon dhe Lalagjoni
    Hani pini edhe qini
    Edhe kurre mos punoni

    Se na jemi shum krenar
    E nuk njohim fjalen shtet
    Cdo njeri esht vec nji kar
    Dhe veç karin njofim mbret

    Porse mbreti don veç pidhin
    Me punu në harmoni
    Aristidh Aqif Mandridhin
    Ne e kemi Naltmadhni

    O shqiptar i bukri shpezve
    Ti rinija jon kurvnore
    Qe sa del prej cipes s vezve
    Krahperkrah ke nji dashnore

    Nji dashnore kolektive
    Ma te bukren e njerzimit
    Nga fitorja në fitorje
    Quhet Ligja e Mashtrimit

    O shqiptar o katunar
    O te qift Kina përposhtë
    Pse nuk gdhendesh o rrotkar
    Të jesh si bota me botë

    Mblidhe mendjen shtrëngo sumën
    Si dikur burrat e dheut
    Dhe te keqes zirja udhën
    Nderin bëja Skënderbeut

  3. kot says:

    Cudi me keta komentuesit e Tema-s! Sulen si te terbuar mbi cdo koment politik dhe nuk i shqeteson problemi qe i prek drejtperdrejt ne cdo zyre. Jemi popull asocial, frkacak apo megalloman ( Nuk na interesojne problemet e vogla!) . C’thote Evropi per ne, Ismail Bej?

  4. Tani says:

    Pjeses me te madhe te shqiptareve i mungojne Leket per te qene te ndershem.

  5. i miri says:

    Zonja Madalena

    Ju faleminderit qe nxoret ne pah ate qe perdite bluajme ne mendje.
    Une mendoj qe kte artikul nund ta permbledh vetem me nji emertese “njerez jo qytetare”
    Si gurisht me kete fjale nuk i vume ne seder aspak, ata vazhdojne sjelljen e tyre.

  6. i miri says:

    me falni duhej t’ju therrisja Zonja Magdalena

  7. Sakrileg says:

    Prandaj dhe tokes sone te bekuar i duhen sa me shume intelektuale perparimtare e te ndershem, zonje e nderuar. Qe shoqeria jone e trullosur te zgjohet nga letargjia shumevjecare, duhet qe ajo pikesepari te mireinformohet, te inkurajohet per t’u vene ne levizje, dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, te organizohet.

    Por kush me mire se njerezit e ndershem e perparimtare si ju do te mund t’a benin te mundshme kete?

    Ju vete, zoti Mero, si dhe disa mendimtare te rangut tuaj, jeni munduar te beni shume per inkurajimin e kesaj shoqerie kaq naive. Edhe pse numri i atyre, te cilet parimisht mbeshtesin pa skepticizem ideologjite tuaja parimore perfaqesojne shumicen, ku deshmia me qarte per kete ishin zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati qe pritet nuk eshte i niveli te duhur.

    Ju uroj te vazhdoni te shkruani sa me shume shkrime te tilla, zonja Ramohito.

  8. strong says:

    Po ndershmeria smund dhe sduhet te perendoje.
    Po ne besojme te vlerat ne funksion te misionit per drejtesi.
    Po ne shqetesohemi per ndikimet e fenomeneve negative ne shoqerine tone
    Po ne duhut ti behemi barikade siptomave te boshllekut me vendosmeri.
    Po ne besojme se aftesia fuqia forcapozitive i mposht zakonet negative.
    Po ne besojme se mund te disiplinohen keta individe ne detyre.
    Po ne besojme jo te fjalet por te vepra .
    Po ne shpresojme qe kjo qeveri te permbushe premtimet me pergjegjesi.

    Faleminderit me emocionon me kapacitetin dhe kembenguljen

  9. Ati says:

    Meriton respekt per kurajon dhe kembenguljen

    ne sfiden kunder se keqes,respekte Magda

  10. "AUTORI I BALASHIT" says:

    Nje shkrim i mrekullueshem, konçiz, aktual. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje