Vizites ne varreza nuk i shmangemi dot, edhe pse do te donim. Dikush me rralle e dikush me shpesh ndjen nevojen te shkoje, te percjelle nje mik ne banesen e mbrame, apo “te flase” me dike qe i mungon.
Dhe nese ka nje vend ku njeriu ndjen nevojen te jete ne paqe me veten dhe me boten, eshte pikerisht atje. Qeparisi nuk eshte zgjedhur me kot si pema e varrezave. Ai eshte mjaftueshem i kthjellet, i gjelber, i konturuar dhe hijerende per te vigjiluar paqen mbi ata qe prehen atje, por dhe mbi ata qe kane nevojen te jene vizitore te te afermve.
Thuhet shpesh qe nivelin e nje vendi e percepton menjehere nga sjellja dhe imazhi i policeve dhe doganiereve ne pikat kufitare. Eshte e vertete.
Por eshte po aq e vertete, qe gjendjen e nje vendi e percepton fare mire edhe nese shikon (qofte edhe me Google – Image) varrezat e atij vendi. Sepse, askund me shume se ne varreza nuk reflektohet ana me e mire e te gjalleve. Askund, me mire se ne varreza nuk reflektohet pjesa me e shendetshme e kultures, rregullit, zakoneve dhe ndjeshmerise shpirterore te nje populli. E, nese ato jane nje kaos? E, nese ato jane nje rremuje e perbaltur kangjellash, çatish llamarine, betoni e ferrash? Pjesa tjeter merret me mend.
Made in Albania!
Po a mundet qe varrezat shqiptare te shpetonin nga tiparet e vrazhda te nje tranzicioni alla frankeshtajn, permes te cilit e hoqen zvarre Shqiperine tone? Sigurisht qe jo!
As dhembshuria per te dashurit e humbur, qe e ka dalluar perhere kulturen e familjes shqiptare, as shenjteria me te cilen zakonet tona i kane veshur ne heshtje ata qe ikin pa kthim, nuk munden tí mbanin varrezat larg ketij shfytyrimi kaq te panjohur per ritet e te pareve tane. Aty sot nuk mund te gjesh me kulturen, por antikulturen shqiptare !
Aty nuk ka me ndjeshmeri te holle qe vajton ne heshtje! Aty ka nje bertitje dhune, zhgarravitje kujtimesh.
Aty nuk ka qyteterim! Eshte xhungel!
Aty nuk ka me paqe qeparisash qe lotojne fisnikeri e respekt mbi te ikurit nga kjo bote, por ka (edhe aty) “tallavaizem”.
E, mbi te gjitha, ka indiferentizem pa fund…
Aty eshte fytyra e Shqiperise !
Dhe, duke qene e tille, nuk ka rruge ku mund te kalosh per te shkuar te varri i te dashurit tend: duhet te shkelesh mbi varret e te tjereve. Nuk ka bar jeshil: ka balte te murrme. Nuk ka qeparise hijerende: ka çati llamarine e kangjella hekuri me maja heshtash. Nuk degjon cicerimat melankolike te zogjve neper peme: trembesh nga lehjet e qenve bastarde, qe vetem me vetmine tende nuk flasin. Nuk shikon kodra te gjelberta rreth e rrotull: ka vetem toke gri me ndertime pa leje aty-ketu.
Eshte Shqiperia… Jemi ne!
Ndalohen invalidet!
Nuk ka nevoje te shkruhet diku: eshte realiteti i detyruar.
Me ndodh qe, kur shkoj ne varreza, ta shoh shpesh edhe ate, si gjithmone, ulur ne karrocen e tij te invalidit. Eshte rreth 60 vjec. Vjen per “te folur” me djalin, qe e humbi para disa vjetesh ne nje aksident automobilistik ne Greqi. Deri aty vjen me autobusin urban. Ndonjehere i flas. “E ç’te te them mor bir,” me thote. “Deri te stacioni i autobusit shkoj vete, duke u dhene rrotave me duar. Stacioni nuk eshte larg, e bej per 15-20 min nga shtepia. Por nuk hipi dot gjithmone se duhen te pakten dy veta te me ngjisin lart. Ndonjehere qellojne te moshuar aty e nuk me ndihmojne dot, ndonjehere ka shume njerez qe nxitojne te ngjiten vete e nuk kane kohe per mua. Se njerezit kane pune, nxitojne, kane halle… Edhe ndodh te kthehem prape ne shtepi pa arritur te vij ketu…”
Por une e di qe edhe kur vjen deri te varrezat, nuk e ka te lehte. Sepse per te shkuar deri te varri i te birit, nuk ka rruge. Varret jane shume prane njeri-tjetrit dhe hapesira ndermjet tyre eshte shume e ngushte per karrocen. Ka nevoje per dike qe ta ndihmoje. Ndodh ta bej edhe une. Ai pret ne ane te rrugices, duke veshtruar nga varri i te birit dhe duke u lutur qe te kaloje dikush per ta ndihmuar te arrije deri atje. Te vendose lulet qe mban ne dore, “t’i flase dy fjale” e te rikthehet prape ne shtepi.
Por as ne varreza nuk ka vend per invalidet… ne nje Shqiperi invalide.
Te pakten ne dhimbje duhet te kishin akses te gjithe.
Postcriptum:
“Varrezat jane si muzete. Nje dokument i rralle, qe tregon historine e komunitetit, apo te familjeve tona, te heronjve apo njerezve te thjeshte si ty dhe mua. Varrezat jane kultura e nje kombi. Pasqyrimi i kujtimeve te se kaluares dhe paqes se te tashmes”.
Edgar Allan Poe
Shkrim shume i ndjere i trishte po edhe i bukur e fisnik. Mbi te gjitha shume real.
Kjo eshte shume e drejte Ilir, duhet qe shoqeria jone te behet e ndjeshme dhe e vemendeshme ndaj ketij argumenti.
Por mendoj se jemi ne rruge te mbare dhe do t’i vije rradha shpejt.
Mbase autori eshte ndikuar nga dhimbja dhe ndjenja personale dhe me vjen keq. Pershkrimi eshte shume filozofik dhe interesant nga ky kendveshtrim. Po njekohesisht eshte e vertete qe varrezat dhe respekti qe ne ju bejme te ikurve tane eshte turpi yne me i madh. Jane varrezat si keneta. As vdekjen dhe “takimin” me te vdekurit nuk jemi ne gjendje te respektojem. Na ngeli luksi i makinave. Dhe pordhet e te gjalleve. Mortja ne thuaj.
Jam dakord me ty , keto jane te vertetat e shemtuara qe na diskrtetitojne.
E me keto te merremi ,
Kam Len mendjen mbreme me çfare diskutonin ne top show
Per te drejtat e qenve rrugac .
:'( jemi me shume se te mjere.
Kafshet mbeten po te tilla edhe pas vdekjes
Me dhimbje por esht e vertet.
Popull kafsh.
Shkelin mbi te vdekurin
Dhe thojn “s esht i imi”
Popull i pabes i pafe i pander
Ja marrin shpirtin njeri tjetrit si ne te gjall edhe ne boten pertej
Edi Rama degjoje kete kambane. Nuk ke me justifikime. As Shqiperia nuk ka me kohe.
Si dhe rradha e gjate e problematikave shqiptare
kjo mund te listohet nder te parat ashtu si spitalet edhe shkollat.
Eshte vertet e turpshme dhe perben nje argument qe na revolton
Bukur dhe ashper Ilir. Kishe ca kohe pa shkruajtur dhe me vjen mire qe te rilexoi.
Problemi i varrezave qendron dhe esht e ver8 q kemi kulturen m t shemtut n Europe sidomos n ket drejtim. Esht respekti x t paret por edhe ajo cfar u tregojm pasardhesve. Esht shemtia jon mentale. Dhuna e antikultures. Katunarizmi modern. Komplimentoj autorin e shkrimit per ndjeshmerin dhe penen e mpreht dhe problemin q prek ndryshe nga shum anal-iste q flasin per kodra pas bregut.
Me pelqeu shum shkrimi. Reflekton zgjuarsi dhe fisnikri.
Shkrim i veçantë, për një temë të veçantë… Shumë bukur! Bravo Ilir!
ky nuk eshte opinion, por ULERIME per te gjithe te shohin se ku eshte katandisur Shqiperia. Te gjithe e shohim per dite e ngaqe na jane mesuar syte e veshet ma politike, na ka humbur ndjesia dhe qendrojme jasht te vertetes, sna takon ne, por dikujt tjeter. Ky shkrim duhet te jete ne balle te cdo gazete dhe cdo dite qe njerezit te zgjohen, se ne te gjithe jemi pjese e ketij vendi.
Nje denoncim ekzemplar,homo sapiens u be koshient kur filloi te varroste e nderonte kujtimin e te vdekurve.Varrezat duhet te kene planimetrine e tyre,si maketi i nje qyteti qe do ndertohet.