Çnjerëzimi

15 Janar 2014, 20:51Blog TEMA

Nga Flaka Surroi

1 prill 1999

Drekë. Supa ishte gati e njashtu edhe kryelana. I kapërdiva disa grimca, e supa s’më shkonte – gjithë kohën kisha ndjenjën se do të villja aty për aty.

Ora tre. Krejt jemi shtrirë a ulur. E ktheva RTS-në. Siç thoshte mami, “mirë është të dimë se çka po mendojnë armiqtë – sepse e dimë se çka mund të na presë”. Desh më ra damlla! Në ekran shiheshin Millosheviqi e Rugova së bashku në zyrën këtij të parit. Sipas asaj që shihnim e dëgjonim në televizor, “këta ishin takuar për të gjetur format për ta arritur paqen dhe për t’i ndaluar sulmet anticivilizuese të NATO-s kundër popullit të pafajshëm të Serbisë dhe Jugosllavisë”. Rugova po takohej me Hitlerin bashkëkohor mu në kohën kur pjesëtarët e popullit, kryetar i të cilëve thoshte se ishte, po përjashtoheshin në masë dhe po vriteshin gjithandej Kosovës si të ishin qen. S’mund ta besoja. Nuk mund ta gëlltisja edhe këtë zhgënjim.

Tre e tridhjetë. Sërish ra zilja. Gazi iu afrua interfonit dhe pyeti kush ishte. U kthye me fytyrën pa gjak: është policia, tha. Na u deshën veç pesë sekonda për t’u çuar në këmbë. Linda shkoi me e çelë derën dhe policia u fut brenda. Kishin të veshur uniforma kamuflazhi, bartnin helmeta, jelekë antiplumb dhe kishin shumë, shumë armë me vete. Të dy i kishin edhe bajonetat në brez. Ismeti doli me shpejtësi, dhe ia lëshoi në dorë policit të parë një grusht parash. Ndoshta nja 300-400 marka, kurrë nuk na tregoi sa kishin qenë.

“Izadjite napolje” (Dilni jashtë), na thanë. “Bežite” (Ikni). “Kuda?” (Kah?) pyeti tezja Hasibe. “U Albaniju” (në Shqipëri), u përgjigjën. Femrat na lanë që të dilnim pa na i kërkuar dokumentet. Burrat i ndalën. Gazit ia shqyen patentë shoferin, Ismetit ia shqyen faqen e parë të pasaportës, kurse Armendi ia la në dorë njërit polic lejen e qarkullimit dhe çelësat e “Pasatit”.

Kur dolëm në rrugë, shihnim se si i njëjti skenar po përsëritej në secilën shtëpi shqiptare të mëhallës nga ana e majtë. Mirëpo, ana tjetër, gjithashtu banuar me shqiptarë, nuk po kontrollohej fare – dhe kurrë nuk e kuptuam pse. Sa kishim mbërritur në gjysmë të rrugës, kur policët e thirrën Gazin të kthehej – tytat e kthyera nga fytyra e tij. Gazi, gjakftohtë si kurrë më parë, iu afrua. Nja katër hapa prapa ishte tezja Hasibe, e cila u thoshte policëve që të mos ia preknin djalin. Të tërbuar, nisën të bërtisnin duke i kërkuar çelësat e veturës së Emërllahut, të parkuar para shtëpisë së Nënës Gjylë. Gazi i nxori çelësat dhe iu tha se e kishte një torbë brenda dhe se do të donte ta merrte. Mezi e nxori nga gepeku, e policët e hapën – aty e panë gjithë pasurinë e familjes së Gazit: ca tesha, një palë çizme, dy xhemperë dhe pak ushqim. Ah, edhe një qese me kokrra kafeje që Linda e kishte marrë nga banesa e Artës.

Kur erdhëm te udhëkryqi, pamë se si rridhte një rrëke njerëzish nga drejtimi i “Taslixhes”. Vazhduam të ecnim. Pa asnjë dokument në trup, vendosa të ecja duke mbajtur kokën lart. Nuk kisha pse të turpërohesha. Po na dëbonin fashistët. Ndieja neveri – njerëzit që nuk kishin ama kurrfarë lidhje me Kosovën, njerëz që e kishin gjetur rastin për të plaçkitur krejt çka gjenin para vete me forcën e kërcënimit të armës, me sigurinë se nuk do të dënoheshin dhe duke u thirrur në emër të ligjit – po më thoshin se nuk kishte vend për mua në tokën ku jam lindur. Por nuk mund ta mbaja shikimin lart për shumë kohë. Me të kaluar pranë shkollës ku e kisha kryer filloren, pashë një kiamet pasaportash, letërnjoftimesh, patentë shoferësh, lejesh qarkullimi e qeska barnash të shpërndara mbi tokë. Me të kaluar Shkollën e Muzikës e duke iu afruar “Rilindjes” së vjetër, sasia e dokumenteve sa shkonte e shtohej. E pabesueshme! Por ishte e qartë se i gjithë operacioni i dëbimit nga Prishtina kishte qenë i planifikuar paraprakisht. Ishte e qartë që policisë i ishte dhënë instruksioni të na shqyheshin dokumentet, ashtu që njerëzit ta humbnin identitetin, e që edhe nëse do të ktheheshin dikur, nuk do të mund të dëshmonin se janë kosovarë.

Vazhduam të ecim. Erdhëm te fundi i rrugës, te semafori ngjit me Xhaminë e Çarshisë. U ndalëm, sepse një vargan veturash plot serbësh të tërbuar shkonte në drejtim të Gërmisë, përderisa nga ana tjetër po vinte një kolonë veturash të mira, të cilat i ngisnin policët, e që ashiqare ishin “huazuar” prej shtëpive të shqiptarëve. Kjo nënkuptonte se “Taslixhja”, “Velania” dhe “Blloku II” ishin zbrazur dhe se policia e ushtria serbe mund të vidhnin çfarë t’u donte zemra, pa dëshmitarë. Ia dolëm ta kalonim rrugën më në fund, dhe dolëm te “Vllaznim-Bashkimi”, te monumenti që ishte relikt e së kaluarës socialiste, kur besohej se njerëzit e kombeve të ndryshme mund ta bënin një shtet të vetëm. Të vetmin “vllaznim-bashkim” që shihja unë ishte se me mijëra shqiptarë, duke e përfshirë veten, ishim duke ecur të “bashkuar” drejt stacionit hekurudhor rrëzë “Dragodanit”. Po ai stacioni i leshit që kishte qenë i mbyllur për më shumë se dhjetë vjet…

Gazi na thoshte të ecnim më ngadalë, ashtu që ta prisnim kolonën që vinte nga drejtimi i tregut të gjelbër – një kolonë tepër e gjatë njerëzish që bartnin gjësende në qese najloni dhe që ecnin në heshtje. Nuk na lejuan të prisnim gjatë. Një grumbull i madh policësh të armatosur, e të vendosur te ndërtesa e Kuvendit, na i drejtuan tytat dhe nisën të na bërtisnin. Instinktivisht nisëm të ecnim nga e djathta. Ishte e pabesueshme që nuk kishte asnjë veturë – ishte ironike që për herë të parë shihje se s’kishte shans që ndonjë idiot të të shkelte teksa e kaloje rrugën. Kaluam pranë ndërtesës së Dinës. M’u kujtua dhe konkludova se kishte fat që ishte në Suedi. M’u kujtua vizita e saj e fundit në Prishtinë, diku më 1989 apo 1990, kur kishim orë policore dhe frikën që kishte për të lëvizur prej një ane në tjetrën të qytetit. Po të kishte qenë me neve, me siguri do ta kishte lëshuar zemra, sikurse edhe Abllën… fatmirësisht ato nuk ishin në Prishtinë – nuk e kishin “fatin” të kalonin nëpër diçka që nuk i shihej përfundimi.

Kur erdhëm te semafori te “Qafa”, përjetuam edhe një dush të ftohtë. Nuk kishte njeri në rrugë, pos policëve me fytyra të maskuara, të armatosur deri në dhëmbë me tytat e kthyera nga ne. Fundi i kolonës tashmë shihej andej nga Xhamia e Çarshisë. S’di, ndoshta një kilometër e gjatë? Më dukej thuajse ishin me mijëra kilometra. Teksa kaloja pranë “Qafës”, çova kokën për t’i shikuar ato ndërtesa të verdha e të shëmtuara që aq më shkonin në nerva, sepse ishin simboli i shkatërrimit të Prishtinës së vjetër, qytetit të fëmijërisë sime. Do të kenë qenë mbase një duzinë njerëzish që na shikonin nga dritaret. Nuk këlthisnin, nuk festonin, asgjë…, vetëm na shikonin nga penxheret. Ndoshta dikush do të ketë buzëqeshur, e ndoshta jo. Ndjenja megjithatë ishte se ndienin kënaqësi teksa na shihnin se si na dëbonin nga qyteti ynë, sikur të ishim një kope delesh që ishin nisur ose në qethje ose në kasaphane…”

 

7 janar 2014

“Demonstruesit në Gjakovë kanë mundur të jenë çfarëdo vetëm njerëz jo”, Aleksandar Vulin, ministri i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kemi parë sesi njerëzit tanë janë ndalur me dhunë dhe nuk u është lejuar të hyjnë në kishë ku kanë dashur t’i festojnë kërshëndellat ortodokse. Protestat në Gjakovë kanë qenë histerike”, Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministër i Serbisë.

 

10 janar 2014

Përshkrimi nga data 1 prill 1999 nuk është shakaja e një prillit, por sekuenca nga ditari që kisha shkruar për të mos e harruar asnjë detaj të vetëm të poshtërimit të cilin, së bashku me mijëra veta që fillimisht përfunduam në stacionin hekurudhor të Prishtinës e më pas në Bllacën e Maqedonisë, e kishim përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Shpalosja e një pjesëze të një përmbledhjeje gati 100 faqëshe të një 85-ditëshi të ankthshëm për mua, e të tmerrshëm për shumë familje në Suharekë, Vushtrri, Rahovec, Gjakovë, Pejë…, u nxit nga deklaratat neveritëse, poshtëruese dhe fashiste të krerëve politikë të një shteti që sado paqedashës dhe bashkëpunues do të paraqitet, vazhdon të jetë fajtor për shumë krime të padënuara dhe për shumë njerëz të cilëve ua ka humbur gjurmën, në emër të popullit të vet, atij serb.

Përjetimi im ka qenë, sado neveritës, shumë i vogël në krahasim me atë që shteti, eksponentë të të cilit janë dy zyrtarët serbë që hyjnë e dalin nga Kosova sa herë u teket qejfi, dhe mbajnë fjalime politike sa herë që u thuhet të mos i mbajnë – u ka shkaktuar shumë familjeve të fshatrave dhe qyteteve në Kosovë. E megjithatë, ky ka qenë një përjetim të cilin kurrë nuk do ta fal, e lërë më ta harroj, përderisa do të më punojë truri. Për shkak se, pos që ka pasur për qëllim ta denigrojë të gjithë një popull, ka pasur qëllimin që t’ia humbë identitetin krejt një populli dhe përfundimisht t’ia zhdukë rrënjët nga toka e vet.

Të dalësh publikisht, në emër të shtetit tënd, të deklarosh se njerëzit të cilët qe pesëmbëdhjetë vjet nuk e dinë se nga ua ka fshehur Serbia kufomat, “mund të kenë qenë shqiptarë, porse nuk janë njerëz” është jo vetëm fyese por edhe neveritëse. Po aq neveritëse sa edhe mosreagimi i zyrtarëve shtetërorë të Kosovës karshi një ofendimi kaq të thellë që u bëhet nënave që kanë ditur edhe të hanë dajak, vetëm pse kanë kërkuar të kuptojnë nga kriminelët se nga ua kanë çuar të dashurit që ua mbajnë të fshehur me vite.

Mbase kjo fjali tregon më së miri se çfarë domethënie kanë shqiptarët për serbët dhe Serbinë – shqiptarë por jo njerëz. Mbase për këtë shkak shefi i Daçiqit e i Vulinit, Milosheviqi, e edhe shefi i Vuçiqit, Shesheli, kishin vendosur që mënyra më e mirë për t’i hequr qafësh këta shqiptarë e që nuk janë njerëz, është ose t’i vrasësh, ose t’i dëbosh “preko Prokletija” (përtej Bjeshkëve të Nemuna). E ne, pa fije sensi, pa fije takti, pa fije vendosmërie, ua shtrojmë qilimin e kuq që Serbia të hyjë në Evropë, as pa na kërkuar falje.

Duhet me qenë shumë lëkurëtrashë për të përpirë një poshtërim të këtillë, pa e ndërmarrë as të vetmin hap për të ndaluar që këso fjalimesh të na thuhen në tokë tonën e të mbesin pa përgjigje.

Duhet me qenë vërtet i pashpirt për t’iu gëzuar pikëllimit të tjetrit. E për këtë duket mjafton ta veshësh një këmishë të zezë, të zgërdhihesh, e të dëshmosh se çnjerëzimi brina s’ka.

*KOHA DITORE

9 komente në “Çnjerëzimi”

  1. tomsojeri says:

    Eh moj Kosov dhe ju kosovar qe kaluat ato caste e dit rrenqethese qe me gjak paguat kto dit qe po gezoni ! Jo nuk haroen per ju qe e perjetuat ate tmerr por mos kujtoni qe edhe shkaktaret harojn !As viktima e as krimineli haron por sot kerkohet qe viktima te fal e te haroj !!!Po Flaka ,shum te dhimbshme jan kujtimet e tua dhe ben mir qe i shkruan se brezat duhet te din se historia perseritet e koha e ka treguar ! Politikanet jan gjithmon “ndermjetesit” e pasojave se ata “din” me shum nga ju qe akoma keni plaget te pa mbyllura !Se juve duhet te ndertoni te sheroni e te haroni dhimbjen !Ben mir qe na kujton se vitet kalojn e brezi yt do ja ler vendin atyre qe po ndertojn e po gezojn ditet qe enderuan ata bashkatdhetar qe nuk jan ma ……..

  2. Arber says:

    Na bere per te qar me lot moj xhan. Por tani ska me shkie dhe jeni vet zote e shkop kush e ka fain? Te pershendes edhe 1000 shkrime te tilla per te mos harruar!! Pershendetje Flaka veri zjarin gazetave me shkrime te tilla sa te jesh gjalle.

  3. feniks says:

    Te drejte,moj FLAKA,por e ke lene mendimin ne mes te rruges jetim!!!
    Ke permendur Rugoven tek bisedonte me Milloshevicin,kur ne ate kohe njerezit e serbit vrisnin e prisnin kosovaret si lepuj!!!
    Pra RUGOVA ISHTE TRADHETAR I POPULLIT TE KOSOVES,por ti nuk e thua TROC!!!
    Nga ana tjeter ben sikur e harron,qe TASNKET DHE AVIONET E MILLOSHEVICIT i furnizonte me KARBURANT,nje tjeter MALESOR i aneve tuaj,Sali Berisha,pra edhe ai eshte TRADHETAR I KOMBIT SHQIPTARR,por nuk e permend aspak!!!
    Dhe ne fund,nuk thua dy fjale per MIKPRITESIT,VELLEZERIT SOCIALISTE ATEHERE NE QEVERI,QE JU PRITEN,JU STREHUAN DHE JU MBAJTEN MBI 700 MIJE KOSOVARE deri sa u krijuan kushtet per te shkuar ne shtepite tuaja!!!
    Ka ardhur koha te thuhen te vertetat HAPUR e jo me nenkuptime apo folklorizma poetike!!!

  4. Kosovari says:

    Flaka, dhe ky soji i saje talebane me krvate dhe kerthize per jashta!?

    Vertet nuk ka asgje njerezore ne shkrimin e saje por eshte krejte djallezore.

    Dhe krejte ne emer te “dhimbjes” per te renet ne Kosove!

    Para roja e saje e ka perfundu talebanizimin e Kosmetistanit e kjo ende shikone se s gjoja po vajtone per vuajtjet e prillit 1999.

    Ibrahuim Rugova nuk eshte ne mesin e te gjalleve qe nga janari 2006.

    Pro amerikanizmidhe pro europianizmi i saje (dhe sojit te saje) eshte asgje me shume se sa prostitucion. Jane pro euro-amerikane per aq sa endrrojne te zhvatin euro dhe dollare.

    Flaka, e gezofshe Kosmetistanin (Republiken Islamike) per te cilen familjarno angazhoheni.

    1. lrmi says:

      po trutredhur qenke,si mund ti nje tradhtar ta quajsh kombtar.

  5. Eh says:

    Flakat e Surrojt si hijenat, pijne gjak kudo.
    Per pare, €, $
    Po qi shesin trup e shpirt
    e derdhin lot si Krokodilat…
    nësa zgerdhijne se ua hodhme!
    Por jo, me hartime e sharlatanizma nuk hiqet NJOLLA qe keni ne’balle; e shumta do mallengjime prej atyne qe s’po ju njohin ashtu si jini: Hijenat e Kosoves !
    Rugova me gabime shkoi, por jo me njollen sa tujen,
    oj Flak’ mjera!
    Te pakten kurseja n’ Tirane vehtes paciperine e Prostitutes!

    E sidomos kjo qe mbillni fanatizmen islame, tu e shit per nder, fe e atdhe
    eshte ndyresia qe nuk mund ta lani tu shku n’xhami e knu syre… e paret kan me u dal per hundesh dikur, o ju t’pa din e iman!
    Keshtu Flaka Surroi, ta dije ene Tirana.

    Uroj te ket met nji fije cipe e mos guxosh ma…

  6. feniks says:

    @melja!Perpara se te na derdellisesh per gjoja vlerat e Rugoves,po ta mbajti SUMATRICJA hidhi poshte mefakte AKUZAT,ME FAKTE ,QE I BEN I MADHI REXHEP QOSJA KETIJ TRADHETARI!!!
    Sic mbroni Rugoven TRADHETAR DHE I SHITUR TE SERBET,ju kosovaret,te njejten gje beni edhe per Sali Berishen,kete KRYE TRADHETAR TE KOMBUIT SHQIPTAR!!!
    JU E BETE HERO,NDERKOHE,QE KY BANDIT FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE DUKE JU TRADHETUAR JUVE DHE SHKELUR EMBARGON NDERKOMBETARE KUNDER SERBISE!!!
    Ne se nuk ju mjaftojne kaq,atehere na JEP FAKTE,QE KETA TRADHETARE NUK KANE QENE TE TILLE!!!
    Jeni mesuar ju SPIUNET E SERBIT,me spiunlliqe,se kot nuk thone serbet qe 1/3 e SPIUNEVE TE UDB-se ishin shqiptare!!!

    1. Visi says:

      Feniks,
      Nuk po te shkruaj qe te ilumonohesh e as te edukohesh (duket mision i pamundur) por po te shkruaj te heshtesh e te degjosh.
      Ne shkrimin e autores, paragrafi kur flet per Rugoven eshte pjese e nje ditari, ky ka qene perjetimi personal i saj ne ato momente (ndoshta dhe sot). Ky nuk eshte FAKT quhet perjetim. Si ato momente marrzie qe ke dhe ti ne kete shkrim. Fakt eshte qe Rugova dhe Qosja kane qene dhe jane figura te rendesishme te Kosoves dhe gjithe shqiptarise, fakt eshte qe ato kane debatuar gjithnje me njeri-tjetrin per menyrat si mund te arrihet autonomia e me pas pavaresia e Kosoves. Koha tregoi qe te dy kishin pjeserisht te drejte e te dy ishin pjeserisht gabim. Fakt eshte qe Kosova sot eshte SHTET, dhe koha kurre nuk ka qene me ne favor te shqipetareve se tani. Shqiptaret e Kosovaret nuk e kane bere Sali Berishen hero me shume se ce kane bere shqiptaret e Shqiperise, ajo nafte qe permendni ju eshte shitur nga shqiptare po aq te ndershem sa ju. Keto jane fakte zoteri jo perrallat serbe qe kerkojne shqiptare kokeboshe (si ju) per ti artikuluar. Gjuha jote e urrejtjes injorante eshte me antishqiptarja qe kam lexuar ndonjehere. Turp!

  7. lrmi says:

    a e dish more kush eshte shmiti po ti qenke cullak ne tru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje