Shoku Tito dhe vrasësit e tij

10 Janar 2014, 14:05Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Falë presionit të madh të Gjermanisë Qeveria e Kroacisë u detyrua të arrestojë dy figura kyçe të shërbimit sekret jugosllav: Josip Perkoviqi dhe Zdravko Mustaqi dyshohen të jenë organizatorë të një atentati ndaj një aktivisti kroat të diasporës. Ata po ashtu mund të kenë informata mbi vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Perkoviqi dhe Mustaqi ende kanë ndikim në Kroaci, andaj ekstradimi i tyre në Gjermani është i pasigurt

 

Viti i Ri në Kroaci filloi me lajme spektakulare. Të mërkurën, më 1 janar 2014, policia arrestoi, mes të tjerëve, edhe Josip Perkoviqin dhe Zdravko Mustaqin, dy pleq që dikur mbanin funksione kyçe në UDB, në shërbimin sekret të regjimit jugosllav të prirë nga Josip Broz Tito. Një gjykatës vendosi që Perkoviqi dhe Mustaqi të mbahen në paraburgim deri në ekstradimin e tyre në Gjermani, ku kërkohen për organizimin e vrasjes së një disidenti kroat. Por, të premten një gjykatë në Zagreb vendosi që Perkoviqi të lirohet nga burgu dhe ndaj tij vendosi disa masa: iu konfiskua letërnjoftimi, autoritetet nuk mund t’i lëshojnë pasaportë të re, nuk guxon të braktis vendbanimin. Perkoviqi prej vitesh kërkohet nga drejtësia gjermane, ndërsa nga 1 korriku 2013 – me hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Europian – kundër tij ka hyrë në fuqi edhe fletarrestimi europian. Në kohën kur Kroacia ishte Republikë jugosllave Perkoviqi ka qenë funksionar i lartë i shërbimit sekret në Zagreb dhe në Beograd, kryeqytetin e atëhershëm të Jugosllavisë. Zdravko Mustaqi, ndërkaq, ka qenë shef i shërbimit sekret të Jugosllavisë.

Deri më tani Kroacia e ka bllokuar ekstradimin e Perkoviqit me arsyetime dhe mashtrime të ndryshme juridike. Tri ditë para se Kroacia të hynte në BE më 1 korrik 2013 parlamenti miratoi një ligj, i cili ndalonte dorëzimin e shtetasve kroatë në shtete të BE-së nëse ata ndiqen për krime të kryera para vitit 2002. Ky rregull i mundësoi Perkoviqit të jetojë i qetë në vilën e tij në lagjen prominente të Pantovçakut në Zagreb, ku gjendet edhe selia e presidentit të Kroacisë, e cila dikur ka qenë rezidencë e liderit jugosllav Josip Broz Tito.

 

Manovra juridike

Refuzimi i Kroacisë për t’ia dorëzuar Perkoviqin drejtësisë gjermane shkaktoi tensione disamujore mes Zagrebit në njërën anë dhe Brukselit e Berlinit në anën tjetër. Kroacia u fajësua se nuk respektonte parimet themelore të BE-së dhe fshihte kriminelë. Në shenjë proteste kundër sjelljes së Zagrebit kancelarja gjermane Angela Merkel bojkotoi ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Brukseli u kërcënua me sanksione dhe bllokoi miliona euro donacione. Presioni dha rezultat dhe Kroacia, një vend i vogël me 4,4 milionë banorë, lëshoi pe: Parlamenti i quajtur Sabor vendosi në shtator të ndryshojë ligjin për ekstradim dhe ta harmonizojë atë me ligjet e BE-së. Duke filluar nga 1 janari 2014 fletarrestimi europian vlen edhe në Kroaci pa asnjë kufizim.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse Perkoviqi (dhe Mustaqi) do të ekstradohen në Gjermani. Këta dy agjentë me licenca për të vrarë mund të shpresojnë se do të gjejnë shpëtim në legjislacionin kroat, sipas të cilit vrasja parashkruhet nëse ka ndodhur para 25 vitesh. Është e mundshme që Perkoviqi, 68-vjeçar, dhe shefi i tij i dikurshëm Mustaqi, 74-vjeçar, të nxirren para gjyqit në Kroaci dhe të shpallen të pafajshëm. Pastaj ata nuk do të mund të ndiqeshim më nga drejtësia gjermane për veprën e njëjtë. Avokati i Perkoviqit tha se klienti i tij do të përdorë të gjitha mjetet juridike për të shmangur ekstradimin në Gjermani.

 

Atentat në Wolfratshausen

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Gjermanisë Perkoviqi kishte angazhuar disa atentatorë për të vrarë Stjepan Gjurekoviqin. Menaxheri i ndërmarrjes jugosllave të naftës INA u arratis në prill të vitit 1982 përmes Austrisë në München të Gjermanisë, ku iu bashkua kritikëve kroatë të shtetit shumëkombësh jugosllav. Gjurekoviqi e përshkruante komunizmin si “mashtrim” dhe ishte kërcënuar se do të zbulonte disa afera korruptive të funksionarëve të lartë komunistë. 15 muaj pas ikjes në Gjermani Gjurekoviqi u gjend i vdekur në qytetin Wolfratshausen të landit të Bavarisë. Vrasësit ia zunë pritën Gjurekoviqit në një garazh, i cili ishte shndërruar në shtypshkronjë. Këtu Gjurekoviqi dëshironte të kopjonte tekste kritike ndaj regjimit jugosllav. Një kroat, i cili ua kishte siguruar vrasësve çelësin për të hyrë në garazh, është dënuar në München në vitin 2008 me burgim të përjetshëm. Një ish-bashkëpunëtor i shërbimit sekret jugosllav, i cili ishte infiltruar në diasporën kroate, ka deklaruar për autoritetet gjermane se Josip Perkoviqi kishte qenë urdhërdhënës i vrasjes së Stjepan Gjurekoviqit.

Vendimi i gjykatës në München përmban 118 faqe dhe ofron një pamje domethënëse mbi veprimtarinë kriminale të shërbimit sekret jugosllav në Gjermani. Aty nënvizohet se regjimi i Josip Broz Titos “nga viti 1945 deri më 1989 ka vrarë 67 kroatë në Republikën Federale të Gjermanisë”. Gjykatësit gjermanë janë të bindur se deri në vdekjen e tij në maj 1980 “vetë” Tito i urdhëronte vrasjet në botën e jashtme. Viktima të vrasësve të regjimit të Beogradit nuk qenë vetëm disidentët kroatë: më 17 janar 1982 në Untergruppenbach afër Heilbronnit (Gjermani) u vranë tre aktivistë të njohur kosovarë të të drejtave të njeriut. Vrasësit e shkrimtarit Jusuf Gërvalla, vëllait të tij Bardhoshit dhe gazetarit Kadi Zeka, i cili banonte në Zvicrën lindore, nuk janë zbuluar ende. Në hetimet e zhvilluara nga Enti Kriminalistik i Gjermanisë në fillim të viteve 80-të ka qenë e përfshirë edhe Policia Federale e Zvicrës. Pjesëtarë të familjes Gërvalla shpresojnë se ekstradimi i spiunëve të dikurshëm jugosllav Perkoviq dhe Mustaq do të hedh dritë mbi vrasjet politike.

 

“Shtet brenda shtetit”

Fakti që autoritetet kroate deri më tani vendosmërisht e kanë mbrojtur Perkoviqin mund të shpjegohet me ndikimin e tij ende të madh në vend: kur u shpërbë Jugosllavia në fillim të viteve 90-të gjenerali Perkoviq kaloi nga shërbimi sekret komunist në shërbimin sekret të kryetarit kroat Franjo Tugjman. Kështu Perkoviqi vazhdoi të jetë figurë kyçe në aparatin e sigurisë së Republikës së Kroacisë, e cila luftonte për pavarësi nga Jugosllavia. Gjatë luftës së viteve 90-të ai kontrolloi jo vetëm shërbimin e kundërspiunazhit të ushtrisë kroate, por edhe blerjet ilegale të armëve dhe municionit. Perkoviqi me gjasë ka shumë informata mbi qarkullimin e parave, mbi veprimtaritë kriminale, mbi politikanët e korruptuar kroatë dhe mbi privatizimet e dyshimta që nga pavarësimi i Kroacisë nga Jugosllavia para më shumë se dy dekadave. Informatat e tij mund të jenë të rrezikshme për shumë politikanë. Dhe jo vetëm informatat e tij: i biri i Perkoviqit, Sasha, po ashtu di shumë për kapitujt e errët të historisë më të re kroate: Sasha Perkoviqi i ka shërbyer si këshilltar për siguri si presidentit shumëvjeçar Stjepan Mesiqit ashtu dhe atij aktual Ivo Josipoviqit. Një ekspert i sigurisë në Zagreb thotë se “Perkoviqët janë shtet brenda shtetit”. Indikative ishte se pas arrestimit të Perkoviqit presidenti Josipoviq dhe ministri i drejtësisë Orsat Mileniq nuk përmendën ekstradimin në Gjermani, por vetëm thanë se kjo është punë e drejtësisë. Duket se në Kroaci vrasësit e Titos ende gëzojnë imunitet.

 

Vrasja e Selim B.

Duke qenë funksionarë të rëndësishëm të shërbimeve sekrete jugosllave Perkoviqi dhe Mustaqi mund të kenë informata edhe mbi atentatin kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe rrjetin e informatorëve shqiptarë që mund t’i kenë ndihmuar UDB-së në aspektin mbase jo vetëm logjistik në kryerjen e krimit. Në këtë kuadër në qarqet e sigurisë në Gjermani e Zvicër qarkullon edhe emri i Selim Broshës, një zyrtar i lartë i sigurimit shtetëror jugosllav dhe i ngarkuar për mbikëqyrjen e emigracionit shqiptar në Perëndim. Brosha nuk mund të merret më në pyetje nga autoritetet e drejtësisë, sepse ai është vrarë në Prishtinë shtator të vitit 2000. A u vra Brosha nga ata “politikanë” shqiptarë që frikësoheshin se ai do t’i diskreditonte me informatat e tij mbetet pyetje për historinë dhe për drejtësinë gjermane. Ajo ende nuk e ka mbyllur “dosjen Gërvalla dhe Zeka”. Autoritet e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë mbledhur deri më tani asnjë të dhënë mbi atentatin më të madh politik në historinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Derisa Brosha është vrarë informatorë të tjerë shqiptarë të UDB-së po përpiqen t’i “pastrojnë” biografitë e tyre, duke u hequr si patriotë, intelektualë, veprimtarë e atdhetarë./Koha Ditore/

12 komente në “Shoku Tito dhe vrasësit e tij”

  1. Claus says:

    Kane qene vite “interesante” dhe njekohesisht plot erresire. Miqte mund t`i kishe armiq, i njohuri mund te ishte spiun, tallavaja e mejhaneve shqiptare ne perendim mund te kthehej pa hapur dhe mbyllur syte ne nje kasaphane, ku krimineli dhe viktima deri ne ate minute rrufisnin kafete e “Bashkim-Vellazerimit”.
    Kjo do te ishte nje tablo e shkurter e atyre viteve ku ne Perendim, ku sidomos ne Austri dhe Gjermani gelonte UDB jugosllave e cila do te kishte rolin e saj ne emigracionin shqiptar dhe me tej ne ate kroat, boshnjak, maqedonas etj.
    Puna behej me pagese dhe pa pagese, kishte “sherr-budallenj” dhe intelektuale qe cdo jave vizitonin konsullatat e tyre ne Vjene, Salzburg, Stuttgart, Frankfurt, Bonn e kudo.

    Ne Janar eshte pervjetori i vrasjes se Jusuf Gervalles ne Untergruppenbach te Gjermanise, te vrare pikerisht ne 17 Janar te vitit 1982.
    E pra, kjo koincidon me nje kerkese te Gjermanise bere autoriteteve kroate per nje ekstradim te mundshem te nje zyrtari te larte te sherbimit te fshehte jugosllav i cili akuzohet per nje vrasje “politike” ne ato vite kunder nje disidenti kroat me emrin Stepan Gjurakovic ne Wolfratshausen ne Bavarise dhe pikerisht ne vitin 1983.
    Vrasjet politike te asaj kohe ishin zinxhir.
    Gjermania duket se nuk i ka harruar!

    Flitet per hapje dosjesh te arshivave beogradase. Natyrisht qe mund te ndodhe, kane kaluar 30 vjet nga jo kohe.
    Do te ishin dosje “interesante” dhe plot “cudira”. BE po ben presion ndaj Kroacise dhe Serbise per kete problem. Ne Europe duhet larguar njehere e mire erresira e atyre dosjeve. Faktet duhet te dalin.
    Po Tirana a do te dale paq me keto hapje dosjesh?
    Jam pak skeptik. Nje gazetar kroat me injorancen e tij vinte ne dukje se nuk gjendej shqiptar ne rolin e ekzekutorit. Po ne rolin e spiunit, a gjeje?
    Keta i gjeje me bollek ne Prishtine, ne Tirane, ne Gjakove, ne Prizren, ne Shkoder dhe ne Tropoje, kudo neper bote.
    UDB kishte degen e saj ne Tirane, Ministria e Brendshme gelonte nga agjentet dyfishte, ministra dhe zevendesministra kalonin nga Hotel “Dajti” per “tu qethur” dhe per te pire kafe, kishte dhe te tjere qe kalonin kufirin sa here ua donte qejfi dhe perfundonin ne Prizren dhe Prishtine dhe ktheheni serish. Kryetaret e degeve ne Veri-Lindje ishin rekrutuar me kohe, Kullat si ne Vicidol e kudo prane kufirit sherbenin si streha per hyrje daljet nga te dyja anet e kufirit. Cdo gje ishte ne sinkron. Kufiri mbrohej ne menyre formale. Agjentura levrinte.
    Pra Sigurimi Shtetit ishte vetem nje dege e UDB-se, asgje me shume.
    Hoxha kishte agjenture me vete, jashte organeve te Kadri Hazbiut dhe Fecor Shehut.
    Sigurimi shqiptar diku kapte ndonje kocke te qelbur, sa per te thene.
    Shumica ishin agjente te dyfishte dhe te trefishte te cilet per te shpetuar koken digjinin njeri-tjetrin.
    Kadriu digjte Mehmetin, Kadriun e digjte Ramizi dhe keshtu kjo loje vazhdonte dhe me poshte me ngrenie kokash.

    Keto mbeturina jane dhe ne ditet e sotme aktive, por dicka kane kuptuar se u ka ardhur fundi.
    Jo nga frika e kapjeve dhe damkosjeve si agjente, por nga ndryshimet ne sisteme dhe detyrimeve per tu futur ne EU.
    Por perfundimisht nuk jane shuar, kane lene bijte e tyre.

    Kryeministri Dacic i lindur ne Prizren (duket si perkthim i mbiemrit Thaci) e devijoi bukur kete debat. Shkoi deri te vrasja e Zoran Xhinxhicit, jo me tej.
    Ajo pjesa “me tej” behet edhe me interesante, por …

    17 Janari i vitit 1982 ishte dite e diel e ftohte dhe plot bore ne Untergruppenbach, keshtu shkruanin gazetat gjermane te asaj kohe.
    Sinjali erdhi nga Tirana, ekzekutimi u be nga serbo-kosovaret, ndersa ate nate ne spitalin e Heilbronn-it ishte kirurg roje nje serb!
    Cdo gje ne sinkron te plote, saktesi ore zvicerane.
    Kjo ishte nje kornize e asaj vrasjeje qe mbeti sot dhe kesaj dite ne erresire te plote.
    Uroj qe gjenerali kroat te jete vetem fillimi.
    Beogradi ka shume per te treguar me dosjet e asaj kohe.
    Ne Tirane ndoshta do te ngrihen veshet.
    Pershendetje

    1. Indipedenti says:

      Claus pershendetje nga une.
      Ti je nje komentus simpatik,qytetar me shpirt dhe mendje qe nuk ke nevoje per tu qeverisur,nga ata qe nuk qeverisin dot vehten e tyre e jo
      ti qe jo e jo.Gazetes i duhen shume si ti.
      Kjo histori legenesh te shitur e te stershitur shqiptar ka filluar qe
      ne malet e Labinotit me pederastin Enver ne kohen e orgjirave te fshehta me homoseksualet e Anglise,ky grup qe rrethonte pederastin doli
      me i forti se grupet e tjera Jugosllavo Ruse.Pune pederastesh kurvaresh
      stanaresh e opingaresh te shitur per 5 kacidhe.

      1. feniks says:

        @Indipendenti!
        Edhe ti je nje KELYSH SIMPATIK nga ata,qe sapo kane dale nga gropa e HALESE dhe lepijne veten per t’u pastruar!!!
        Dukesh,qe je edhe PEDERAST,se krahasimet ke qejf t’i besh me ata!!!
        Sa per homot e anglese dukesh se ke pervoje personale,se po te ishte per Enverin nuk e nxirrte ligjin,qe i denonte PEDET me 7 vjet burg!!!
        Jeni te varfer ne ide,se keni ngelur tek anet seksuale e jo tek mendte!!!
        Kjo tregon se KOKAT TUAJA NUK JANE ME TRU ,POR ME SPERME!!!
        Te ishte i shitur Enveri NUK U DHA GRUSHTIN TE GJITHA FUQIVE BOTERORE DHE PER 50 VJET NUK GUXOI NJERI TE PREKTE KUFIJTE!!!
        Jam krenar,qe kam qene nje nga TRIMAT BESNIKE TE ENVER HOXHES,qe te merrja GJAK NE VETULL per mbrojtjen e INTEGRITETIT TERITORIAL TE SHQIPERISE!!!
        Tani mund te llapni sa te doni,por atehere na LEPINIT …..BYTHEN!!!

  2. mali says:

    SHIK-u i treshes Thaqi-Kadri Veseli-Xhavit Haliti, mbajne pergjegjsi per vrasjet para gjat dhe mas lufes, perfshi edhe ate ne mes Tiranes te ministrit tpare te qeverise se Rugoves kolonel Ahmet KRASNIQIT ne bashkpunim me greko filin dhe fallangat e tyne, dyshja Nano-Berisha, keta te gjith duhet te japin pergjegjsi per argatiN vullnetar qe ja ben Serbis millosheviqiane. Krenaria; Ibrahim Rugova gjithmon thoshte Zoti e bekoft Kosoven; Zoti i bekoft shqipetaret, Zoti i bekoft SHBA-te!

    1. Bardhi RKS says:

      [email protected] o mali i shpellave SHIK nuk ka ekzistu kur eshte vra Ahmet Krasniqi,vrasesit e Krasniqit i din Berisha e Bukoshi pse nuk i zbuloin eshte pune e tyre dhe e drejtesise,kur kan ndodhe vrasjet per te cilea dyshohen zyrtaret e udbes Thaci e Veseli kan qen femije.”Krenaria” juaj Rugova ka qen i rrethuar me agjent te KOS dhe SDB udbes qe po i thon populli.
      Eshte interesante si udba ka kriju bindjen,perceptimin ne popull se udbashet ishin do barinje,murator e minator!Jo more udbasha ishin profesoret,mjeket,arsimtaret,gazetaret,shkrimtaret,akademiket njerzit me ndikim ne popull e jo do askusha siq po na “informoin” mediat e kontrolluara nga udbashet.Tregona si u be keshilltar per siguri i Rugoves Tahir Zema oficer i KOS (sherbit te kunderzbulimit te APJ)sI IKU NGA BURGU Tahir “kaskaderi” ku kishte hyre per tregti me lende narkotike dhe si u infiltru ne mergaten shqiptare ne Gjermani?????????????

  3. ILLYRICUM says:

    Sa I perket procedures juridike per deri tani gjykata ka vendosur qe Perkovic te ekdtradohet kurse per Mustac eshte vendosur te mos te estradohet . Ne pyetje eshte ceshtja e parashkrimit (Statue of Limitation) te veprave penele. Te dy palet deri tani kan mundesi te ankohen Gjykates Supreme te Kroacise e pastaj, ne fund edhe Gjykates Kushtetuese Kroate.Kroacia do mundohet te i ikin ekstradimit, aq sa te kene mundesi, meqenese Perkovic ka kontiribuar shume ne formimin e shtetit Kroat e sidomos ne importimin e mesenevojshem te armeve ne kohen kure Milloshevic kishte ne disponim e tere Armatimin Jugoslav dhe armet e armaten Jugosllave.Djurekovic ishte edhe autor I librit ” Shqiponjat flutorojne heret”.

  4. Cakalli7 says:

    insteresante eshte se UDB ketu del plot me kroate, ndryshe nga legjendat urbane qe na shesin gazetarucet e tiranes per jugosllavie e udb serbe.
    ndoshta sepse byrazeret kosovare vuajne nga ndjenja e inferioritetit ndaj kroateve

    1. Bardhi RKS says:

      [email protected] ish jugosllavia ka pase disa sherbime sekrete,ne fillim ishte OZNA staliniste,pas prishjes se titos me stalinin themelohet UDBA e cila i luftonte stalinistet qe ne te shumten e rasteve ishin oficer te OZNAs,pas renjes se rankoviqit themelohet SDB e cila i luftonte udbashet dhe armiqt tjer te titos,kjo SDB per dallim na OZNA dhe UDBA ishte shume me e decentralizuar,kontrollohej dhe komandohej nga republikat dhe krahinat kordinohej nga SDB federative dhe ministria e puneve te brendeshme,minister ishte slloveni stane dollanc.

      Tregimet se jugosllavia eshte “sundu” nga serbet jan perralla urbane,federaten e kan kontrollu kroatet,sllovenet,malazezet dhe serbet,serbin e kan kontrollu,qeverise serbet e likes,bosnes dhe malit te zi,ne vitin 1945 serbia eshte “okupu” nga serbet andejlumit Drina!
      Kosovaret deri von nuk kan bere dallim ndermjet serbve,kroatve,malazezve,serbve e maqedonve te gjithe ishin te njejt…udbashi ishte udbash..KRIMINEL…PAVARESISHT perkatesise nacionale.

      1. Mollosi says:

        Perse genjen! Jugosllavia eshte sunduar nga serbet, federaten e kane kontrolluar serbet. Sigurisht qe aty-ketu ka pasur edhe kroate, sllovene… por serbet kane qene dominues.

  5. apo jo says:

    Nuk kuptoj pse Gjermania ka pritur kaq kohe ta zbardhe kete ceshtje

  6. Drenicak says:

    Ne fund te viteve 79 dhe diku deri ne vitin 85 gazetari i Rilindjes i derguar ne Bon te Gjermanis ka qen puntir i UDB dhe ai njeri din shume per vrasjet ne Heilbron .
    E ky ka qen Jusuf Buxhovi por politika njeher nuk po lejon qe te thirret nga prokuroria sepse ky pas formimit te LDK ka qen sekretar i Rugoves dhe pa dyshim qe jane te perfshire edhe shum antar te LDK ne struktura te UDB.

  7. hodo gostivari says:

    SADULLAH ZENDELI, Daja,i katundit Sërmnovë – Gostivar, me banim në Suedi, i “akredituar” nga UDB-¨ja, në vitet 70 të shek.të kaluar, të likuidonte aktivistin “ustash”kroat (emri nuk më “kujtohet” për castin), autor i tekstit të parë mësimor në kroatisht “UCIMO SVEDSKI”.
    Misioni, fatmirësisht, dështoi, por “Daja” për veprimin e pasuksesshëm hëngri do grushta hundëve nga inspektorët e UDB-ës në Gostivar, Urosh…dhe Gafur Mehmeti (të dy ende jetojnë).
    Sadulla Zendeli ishte zotuar se do vazhdonte misionin në Suedi.
    Ai në cilësi tolku – bicëm përkthyesi në Suedi, infiltroheshte me sukses ndër shqiptarët, ndërsa konsulli jugosllav ishte mik shtëpie tek ai në qytezën Färjestaden, afër Kalmarit.
    UDB-ja e shpërbleu me nota pozitive nga ana e profesorëve të Beogradit, që ishin bashkëpunëtor të jashtëm në katedrën e sllavistikës në Universitetin e Uppsallës – Suedi.
    Ai, Sadulla Z. , Daja, përfitoi një letër diplomë nga sllavistika!!!,
    Ndërsa punim “diplome” kishte një broshurë në danishte, përkthyer në sllavisht (!) me titull – Rregullimi shtetëror dhe politik i RSFJ”!!!
    “Studime” filologjike me plagjiaturë temë rregullimi shtetëror – politik!!!
    Sadulla Daja gëzon edhe statusin e “PATRIOTIT” shqiptar ndër qarqe injorante shqiptare ose bashkëmendimtare…
    Ja një formë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje