Formati i fundit i regjistruar në zgjedhjet e qershorit të së djathtës, tregoi më së miri se e djathta nuk funksionon jo vetëm përsa i përket diversitetit të thellë që ka të bëjë me thelbin e problematikës, por se realisht ka dy të djathta.
E djathta reale, që deri më tani është përjashtuar dhe lënë në hije, dhe e djathta e Ramizit, që përfaqësohet nga një numër i madh i spiunëve të Sigurimit të Shtetit.
Fakti se nga 24 parti politike, shumica e kryetarëve janë spiunë të Sigurimit të Shtetit, njerëz që vetë apo të familjes së tyre kanë shënuar krime, tregon më së miri se kauza e tyre nuk ka të bëjë me të djathtën, por me të shkuarën e diktaturës.
E pabesueshme, por 19 kryetarë të partive të djathta janë spiunë dhe i kanë shërbyer diktaturës me forma të ndryshme, si dhe neodiktaturës, duke pasur të vetmin qëllim, uzurpimin dhe eliminimin e të djathtës reale.
Tradhtimi i së djathtës është pikërisht në thelbin e saj, pronat, iniciativa e lirë, meritokracia, vlerat dhe ruajtja e tyre dhe turpërisht këto vlera i kanë përccmuar dhe janë mjaftuar vetëm t’i citojnë në pragje elektorale, ashtu sicc edhe rëndom bëjnë dhe me nacionalizmin.
Për gjithë këto vite të postdiktaturës janë rekrutuar në politikë ish- spiunë të Sigurimit dhe gradualisht janë rritur në poste qendrore për të garantuar pashmangshmërinë e dominimit të së djathtës reale dhe deri më sot ia kanë arritur.
Platforma e tyre ka qenë e qartë, nëpërmjet kodit elektoral ata kanë mundur që partitë e vogla që vijnë nga shtresa sociale të djathtë, t’i lënë jashtë aktivitetit aktiv politik duke i detyruar që ata të përshtaten, duke u shërbyer partive të mëdha.
Përjashtimi i pjesëmarrjes në politikë i eksponentëve që vijnë nga e djathta, lënia pa punë dhe për vërtetësi varfërimi i atyre deri në kushtet e mbijetesës. Mosdhënia e pronave është shkaku kryesor i mospasurimit të këtyre shtresave, falë porosisë së Ramiz Alisë dhe postulatit të Katovicës.
Për gjithë këto vite të postdiktaturës ende nuk kemi ndarjen e shtresave, por një përqindje të vogël të kapitalistëve të rinj, që pasuritë e tyre vijnë nga korrupsioni, krimi dhe pastrimi i parave, pjesa tjetër është e varfër dhe në kushte mbijetese.
PD është shndërruar në një parti të pastër spiunësh, që kokën e ka pikërisht nga ato shtresa sociale që i kanë shërbyer diktaturës, duke mbajtur larg të përndjekurit, pronarët, ballistët dhe legalistët.
Edhe pas ardhjes në krye të PD-së të liderit të ri, nuk ka as një shenjë ndryshimi apo rinovimi, pasi lideri vjen në PD në një kohë kur gjithccka ishte moderuar dhe ai zu të edukohet në këto vlera të venitura.
Lideri i ri nuk ka kurrfarë mëshire për kategorinë e persekutuar nga diktatura, dhe jo vetëm nuk e ndjen, por nuk e kupton dot, sepse nga një djalë i lindur i llastuar në kryeqytet vjen milioner në vitin 2005 dhe futet në PD dhe pa farë merite bëhet disa herë ministër dhe kryetar i Bashkisë.
Vetëm në Bashkinë e Tiranës ai ka qindra mercenarë nga e shkuara, drejtorë që më herët kanë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit, madje dhe nga ata familje që kanë shënuar krime e një ndër to është i biri i kryekriminelit të veriut R. Gjoka, që mban postin e drejtorit.
Nuk ka realisht një të përndjekur të punësuar, madje dhe kërkesës së PDM i është “përgjigjur” me indiferencë.
Për riorganizimin e PD ka vënë në lëvizje ish- deputetë ish-spiunët e Sigurimit dhe vetëm në qarkun e Dibrës janë tre spiunë të Sigurimit të Shtetit me ta edhe deputet “zhabjaku”, i cili vrau Bilal Xhetanin, mbrojtësin e votës së lirë më 1945.
Pra, e djathta fantazmë e shtirur nuk ka reformim, por një subjekt i lyer me blu e që në drejtim ka vetëm të kuq dhe kjo shkaktisje është vetëm një ngjyrë menevajsh- në veri, menevish në jug.
Edhe partia e maxhorancës e ndërroi ngjyrën, diktatori të kuqe, Nano rozë dhe lideri aktual menevish, por me një ndryshim të madh, PS është rinovuar dhe po merr një kuptim tjetër, kurse PD po konservohet në të shkuarën.
E djathta reale është gjetkë jashtë PD-së, pikërisht te partitë e vogla të traditës e që së shpejti ato do të jenë faktor si nevojë politike për demokratizimin e vendit.
Thjesht,
sic e ka qendisur i madhi Mero,
Të shpartalluar!
http://goo.gl/uEr2qs
Po me habisni Ilir,ti paske hapur dosjet dhe te gjithe na qenkan nga e djathta sigurimsa dhe Partia Socialiste na qenka rinovuar.Kam menduar se je antikomunist por na qenke nje mercenar.
faleminterit mik, qe me quan mercenar pas asaj qe me paske njohur antikomunist. Serishte te jam mirenjohes per opinioni dhe faleminderit qe me ndjek. Une prap jam antikomunist pervec se dhem te verteten asgje nuk ka ndryshuar tek une. Spiunet e sigurimit kane marre ne qafe te djathten dhe jane aktive ne PD DHE KJO NUK MUND TE FALET, GJITHSESI MIRENJOHJE
Mund te thoni c’te doni, por shkrimi eshte real dhe mese i vertete.
Dhe kjo nuk eshte fatkeqesi vetem e se djathtes, por e mbare Shqiperise.
Zgjidhja, ne zgjedhjet e ardhshme sic e thote dhe autori, votoni per partite e djathta tradicionale jo te krijuara ne kohen e Ramizit.