"Kokë turku" për gagarelët e Europës

30 Dhjetor 2013, 21:56Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Duket se ka mosngopje në Shqipëri për arsyet reale të sakrifikimit të Shqipërisë në takimin e nivelit të lartë së fundmi në Bruksel, ku Tirana dhe shqiptaret nuk morrën tesrën e kandidatit për anëtar në BE.

Kjo u pa edhe në konferencën e shtypit të Ramës, ku ai tentoi të risqaroj një fakt që është i pamohueshëm; pikërisht ndikimin indirekt të partive kryesisht të djathta antievropiane në disa vënde të mëdha të BE-së, që e kanë shtuar retorikën ksenofobe në prag të zgjedhjeve të ardhshme evropiane, ku shanset e tyre duket se jane jo të pakta për përfitime politike dhe për më shumë vënde dhe përfaqësim në konfigurimin e ardhshëm politik në Parlamentin Evropian.

Përvec arsyeve të mundshme dhe hipotetike që i kam shprehur më herët për këtë temë, në një shkrim ditë më pare, kur vjen puna e ilustrimit të kësaj të vërtete të madhe që thotë Rama, po rrek të skicoj disa nga shkaqet e qëndrimit britanik, meqë e njoh më shumë dhe më drejtpërdrejtë.

Thënë gjithshka më pare, dhe pa i ndryshuar asaj që kam shkruar, pozicioni zyrtar i Londrës, edhe sipas analistëve politik britanik, kur vjen cështja tek Evropa, apo edhe pronocimet e fundit të kryeministrit Cameron, është i kondicionuar në një masë të konsiderueshme nga frika e avancimeve të mundshme elektorale të partisë së vogël antievropiane dhe ksenofobe, UKIP, (UK Independence Party)  me drejtues Najxhëll Fërazh (Nigel Farage).

Kjo parti e djathtë, shumë afër ekstremit të saj, e përbërë nga elementë që kanë pikëpamje mjaft të forta ksonofobe e anti-emigracion, realisht ka fituar shumë vënde në zgjedhjet lokale në mbarë Anglinë dhe pretendon se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

UKIP ka pasur këtë vit, një vit të jashtëzakonshëm politik, duke cimentuar pozicionin e saj në sondazhet e opinionit publik ndaj partisë Liberal-Demokrate në koalicion me konservatorët e Cameron, dhe kanë mundur të detyrojnë këta të fundit që të ashpërsojnë qëndrimet për cështjet evropiane dhe zgjerimin.

Frika e konservatorëve britanik është se kjo parti mund të bëjë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2015, partia e Kryeministrit të humbas vende, duke bërë që Laburistët e Miliband-it të fitojnë zgjedhjet.

Por sakaq, në retorikën e tij, Fërazh pretendon se ai po merr vota nga të gjitha partitë kryesore. UKIP mendohet se do të fitoj dhe shfrytëzoj sensibilitetet e britanikëve si në rastin e heqjes së kufizimeve për punësim të rumunëve dhe bullgarëve, nga 1 Janari.

Nëse do të mund të shkaktoj ose jo ndonjë “tërmet politik” sic parapëlqen të thotë Najxhëll Fërazh kjo mbetet të shihet për në zgjedhjet parlamentare evropiane te Majit të ardhshëm.

Por gjasat janë se do mund të kapitalizojnë për shkak sa të pakënaqësisë së britanikëve me problematikat e krijuara nga zgjerimi me vënde të Evropës Lindore, aq edhe për shkak të apatisë tipike elektorale, që karakterizon zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku një numër i vogël pjesëmarrësish marrin pjesë dhe kryesisht ata që kanë bindje të ngurtësuara politike dhe ata që derdhin frustrimin e tyre me të huajt dhe problemtikën do të thoja të pasqaruar reale të marrëdhënieve mes britanikëve dhe të huajve.

Në të tilla rrethana politike do të ishte naive politikisht dhe e pafalshme për nga vizioni dhe pragmatizimi politik i konservatorëve që të mos forconin qëndrimet e tyre për cështjet e Evropës, gjë që Kryeministri Cameron e kupton dhe po e adopton.

Në të tilla kushte do të ishte vulnerable politikisht për të, por edhe i ekspozuar madjw ndaj njw pjese tw medias britanike, nëse ai nga një anë do të tundte kartën e rrezikut dhe vendosmërisë së qeverisë së tij që rumunët e bullgarët të mos përfitojnë dhe abuzojnë nga gjeneroziteti i shoqërisë britanike, e nga ana tjetër dhe paralelisht të përkrahte zgjerime të tjera me vënde nga Ballkani perëndimor, me paragjykime dhe stigma  të njohuara në mëndjet e publikut vëndas.

Politikisht kjo do ishte non-sense. Në këtë sens, Shqipëria apo edhe Serbia deri diku apo edhe ndonjë vënd tjetër, janë në një mënyrë a në një tjetër, argumentueshëm, një lloj “koke turku” për ata  që me të drejtë Rama i quajti gagarelë të Evropës, që në rastin e Britanisë, nuk kanë shkuar realisht aq larg sa në Hollandë, ku kanë shfaqur ksenofobi të hapur ndaj një populli të tërë.

Kjo panoramë është rezultantja e përfitimeve apo edhe spekullimeve politike nga forca që luajnë me frikën dhe ndjeshmëri njerëzore e që ampifikohen në kohë krizash ekonomike.

Praktikisht në Britani, gogoli dhe paniku për të huajt që arrin deri në pretendime se marrin edhe vëndet e punës së britanikëve, arrin në përmasa deri fyese për inteligjencën normale njerëzore dhe spekullimi stërmadhohet, nisur edhe një lloj injorance për mënyrën sesi funksionon Evropa e Bashkuar, dhe cilat janë detyrimet institucionale të cdo vëndi, që po ta kombinosh me mentalitet ishullori, bëhet disi më e plotë.

E keqja është se këto detyrime nuk është se aplikohen në mënyrë të njëtrajtshme dhe të barabartë nga cdo vënd anëtarë i BE-së.

Në rastin e Britanisë së Madhe, sistemi i ndihmave  sociale dhe gjeneroziteti ndaj të huajve është në ekstremin tjetër dhe kjo është kultivuar në dekada dhe nuk është domosdoshmërisht nën-produkt i qeverisë aktuale, as edhe atyre paraardhëse, edhe pse Laburistët janë shumë më pro të huajve dhe emigrantëve në filozofinë e tyre politike.

Por po marr rastin e ndihmave sociale apo të drejtës për strehim dhe ndihma për papunësinë. Kjo e drejtë aplikohet thuajse automatikisht, dhe bullgarët e rumunët nuk kanë faj pse britanikët shpesh me naivitet, do argumentonte dikush, ua ofrojnë këtë të huajve sapo ata vijnë dhe aplikojnë për të, kur një gjë e tillë është e paimagjinueshme në Greqi apo Itali p.sh.

Ndaj nuk është faji i tyre kur me një lehtësi të frikshme cdo rumun apo bullgar me të mbritur paraqitet në zyrat e shërbimeve sociale dhe merr ndihma për strehim nga këshillat lokale dhe rumunët dhe bullgarët e tjerë, miq apo të afërm të tyre në vendin e origjinës nuk ka sesi të mos inkurajohen për t’u dyndur drejt Londrës.

Nuk është faji i tyre se përse ata e kanë shumë më të vështirë në Francë, apo në ndonjë vënd tjetër dhe shumë të lehtë në Britani. Nuk është faji i refugjateve dhe azil-këkuesve kur ata vijnë dhe kërkojnë azil në Britani, në disa raste edhe në mënyrë spekulative, dhe aty u shqyrtohet kërkesa dhe në shumë raste strehohen dhe kujdeset shteti për ta, derisa merret vendimi për kërkesën e tyre, ndërkohë që në Francë policët francez, dhe i kam parë me sytë e mi në Gare du Nord në Paris, ua bënin me shënje të huajve të hynin në Eurostar dikur, për të shkruar drejt Londrës apo sot i kapin shumë prej tyre në Calais në anën franceze dhe i lirojnë pas disa orësh, që ata të tentojnë sërish drejt Britanisë.

Është normale që këto dyndje të ndikojnë në buxhetet dhe shpenzimet qeveritare britanike për kujdesin ndaj tyre, në kuadër të angazhimeve që ka Britania ndaj BE-se dhe akteve ndërkombëtare që i bën shumë mirë, deri në naivitet, do thoja.

Mbi këto premisa, luajnë parti antievropiane, duke luajtur me sensibilitete dhe frustrime të vetëkuptushme njerëzish që punojnë dhe rropatën e paguajnë taksat deri më një.

Sakaq, ka edhe absurditete të tjera, ku njerëz që kanë një jetë të tërë dhe disa breza që jejtojnë me ndihma sociale si të papunë ankohen se përse vijnë polakët e u marrin vëndet e punës në Britani, ku faktikisht kjo nuk qëndron dhe personalisht mendoj si taksapagues britanik, se kjo është përzgjedhje e tyre personale dhe inkurajim skandaloz nga politika shtetërore, që kjo kategori të mbahet në një letargji të tillë, pasi dhe vetëm se janë votues potencial politik, që nuk duan të ndryshojnë status-quo-në.

Deri aty arriti qeveria laburiste e Gordën Braunit saqë të papunëve, mendoj t’u ofronte falas telefona celular që atyre të dërgoheshin mesazhe SMS për vëndet e reja të punës që ishin në dispozicion për ta nëpër qëndrat e punësimit e ata të mos lëviznin nga shtëpia për të shkuar tek këto qëndra punësimi. Kjo përvec fjalës skandaloze dhe naive nuk më kujton asgjë tjetër.

Janë këto lloj situatash mbi të cilat politikanë antievropianë luajnë dhe ndikojnë indirekt në politikat dhe qëndrimet zyrtare të paktën në Britani, duke krijuar terren për vete në kurriz të partive kryesore mainstream.

Besoj në këtë sfond, e mirëkuptoj dhe i jap të drejtë Ramës kur flet për gagarelët e Evropës.

Por ndërtimi i Evropës në Shqipëri dhe korrigjimi i shumë defekteve dhe manierave evropiane të sjelljeve në qeverisje nga gagarelët shqiptarë në politikë ose jashtë saj, mbesin një sfidë po aq e madhe për vënde si Shqipëria, që për fatin e tyre të keq historik, të vetëkrijuar, por edhe të imponuar, kërkojnë të hyjnë në një klub, ku dhe kur formalisht disa nuk është se kanë ndonjë dëshirë të spikatur për anëtarësime të reja, faktikisht.

40 komente në ““Kokë turku” për gagarelët e Europës”

  1. Niko says:

    Ekstremizmi, muslimanizmi, statusi kandidat dhe Edi Rama.

    Genc-pollo. Nuk doja të postoja çështje politike gjatë festave të Fundvitit, nga Krishtlindja tek Viti i Ri sepse më mjaftonte doza e fjalimeve për buxhetin e taksat në Kuvend. Por kryeministri Rama me ekzagjerimet provokative të tij nuk po lë njeri të qetë. Sot, në konferencën vitpërmbyllëse te qeverisë për te katërtën herë (në fjalimin menjëherë pas vendimit negativ për statusin, në konferencën e 100 ditëve te qeverisë, në Top Story me S. Ballën si edhe sot) kritikoi qeveritë europiane se janë ndikuar nga faktori ekstremist në vendet e tyre dhe nga faktori musliman në vendin tonë. Fjalë kaq driteshkurtëra e të papërgjegjëshme nga një ofiqar kaq i lartë nuk ishin dëgjuar prej kohësh në trojet tona.
    Në dhjetor 2009 BE hoqi vizat për Serbinë e Malin e Zi por jo për Shqipërine e Bosnjen. Edhe atëhere nuk mungoi ndonjë gazetar, jo shumë i spikatur, që e gjeti shpjegimin tek ekstremizmi atje e tek muslimanizmi këtu. Ambasadorja e Suedisë (presidente e radhës e BE-së atë gjashtëmujor) në Tiranë e kundërshtoi me njëfarë irritimi gazetarin në fjalë dhe ju referua deklaratës së shefit të saj Carl Bildt: “Është çështje teknike; thjesht përmbushni kushtet!” Ministria e Brendëshme punoi fort për pashaportat digjitale e për sistemin TIMS të kontrollit kufitar (Lul Basha, ministër e mbani mend besoj) dhe në 16 dhjetor 2010 shtetasit shqiptarë (dhe ata boshnjakë) mundën të udhëtonin lirshëm ne Evropë ashtu si serbët, malazezët, suedezët e gjithë të tjerët.
    Edhe sot teza e gazetarit të paspikatur e rishfaqur nga goja e Kryeministrit është jo e vështirë për tu rrëzuar. Qeveritë që kundërshtuan statusin kandidat të Shqipërisë nuk kanë zgjedhje para portës, në përgjithësi nuk kanë presion nga ekstremistët ksenofobo-racistë. Më pak nga të gjithë e ka këtë problem Gjermania me koalicionin e gjerë të porsaformuar.
    Nuk di çfarë e ka kapur z. Rama me faktorin musliman që po na del tani si shpjegim surprizë. Edhe në Sllovaki para vitit 2003 kishte politikanë e gazetarë të paspikatur që pretendonin se BE-ja latino-gjermanike nuk do të na pranojë pasi jemi sllavë; edhe në Rumani para vitit 2007 kishte politikanë e gazetarë të paspikatur që pretendonin se BE-ja katoliko-protestante nuk do të na pranojë pasi jemi ortodoksë. Por që një goxha llaf si ky të dalë nga goja kryeministrore kjo qenka taksur për Atdheun tonë. Dhe nuk është llaf pa dëm pasi politikanët kryesorë të Evropës nuk kanë pse të duan në tryezën e tyre apo afër saj njerëz që lëshojnë broçkulla ofenduese. Edhe pse tek ndonjë shqiptar e musliman i mirë që (ende) beson fjalën e kryeministrit të tij mund të krijohen sentimente negative për Europën.
    Për më tepër që mu duk se zoti Rama sot fajësoi edhe opozitën (PD) duke harruar se kjo opozitë, edhe pse Rama i dhunoi konsensusin, i “dhuroi” vendit e qeverisë nje rezolutë kuvendore unanime për eurointegrimin. Për më tepër që Komisioni Europian (Barroso e Fuele) në vjeshtë u shpreh pro statusit bazuar mbi bilancin e kohës së qeverisë së PD, përfshi edhe tre ligjet e zgjedhjet parlamentare.
    Mungesa e sensit të përunjësisë e atij të pëgjegjësisë individuale tek kryemininistri socialist nuk ka nevojë për kallauz për tu gjetur. Por publiku duhet të dijë se sa kohë qeveria dërgon në Bruksel “mesazhe konfuze”, shkel haptazi e krenarisht ligjet në fuqi dhe shprehet për orientime strategjike ekstraeuropiane zor se Europa do të mund të na japë lajme të mira. GP

    1. feniks says:

      @Niko!
      Cfare do te kete thene Edi Rama,shkaku i vetem,qe disa qeveri europiane nuk votuan pro dhenies se statusit per Shqiperine,eshte SUNDIMI FASHIST I KLIKES SE SALI BERISHES!!!
      Per aq kohe sa eshte ne qeveri e majta,ka bere vetem progres te fuqishem ne te gjithe drejtimet!!!
      Ju ulurini keshtu se po e ndjeni nga afer trokitjen e DERES SE BURGUT per KRIMINELET TUAJ,qe nga Berisha!!!
      Me vepra Berisha ka punuar gjithmone kunder Shqiperise dhe cdo gje pozitive,qe na ka ofruar Europa,ai e ka shfrytezuar per te rritur IMAZHIN e vet FASHIST!!!
      Nuk mund te ishte per ne Europe nje KLIKE,qe vrau 4 protestues ne mes te bulevardit dhe qe cilesoi fajtor Presidentin si HORR dhe Prokuroren e Pergjitheshme si Lavire!!!
      As klika qe vjedh votat hapur ne syte e botes duke shqyer kutite e votimit!!!
      As nje qeveri hajdute,qe pasi humb zgjedhje,GRABIT PASURITE E POPULLIT PER 5 LEKE jashte cdo llogjike juridike e ekonomike!!!
      Shikojini MILIARDAT E GRABITURA NGA MAFIOZE TE SHUMTE,qe po te ishte nje SISTEM DREJTESIE I PAVARUR,Sali Berishen do ta kishim sot pas HEKURAVE TE BURGUT!!!

    2. sAVO dUKATI says:

      Arben! Pse nuk ke nënshkruar posht artikullit Sali Berisha! Ti je kopje Berishiane dhe lere Edin se nuk i arrin te maja e thoit. Evropa e cila e la Shqipërin në dorë të tiranisë slAlVE PËRE GFJITHË PERIUDHËN D TRAZICIONIT ME QËLLIM NA LË JASHTË, aJO NA DON ME bERISHËN NË KRYE, bRAVO eDI MË MIRË PA EVROPËN KURVË ME DINJITET SE ME eVROPËN QË DON TË NA LËNË NDËN TIRANËT QË I SHËRBEJNË PLANIT TË LARGËT SLLAV I MBËSHTETUR KAHERA NGA REAKSJONI EVROPJAN.

      1. Skypion says:

        Tashme jemi mesuar me nje lloj sjelljeje te gerditshme te nje pjese te mediave dhe gazetareve,ne shumice mbeshtetese te pushtetit,qe te ndjekin, tepke si zuzare,”orientimet” nga lart te Edi Rames.
        “Orientimi” i radhes ka te beje me (mos)arsyen e dhenies se statusit.Edi Rama,per te shmangur debatin mbi arsyet reale,ne menyre hileqare,te ulet,te poshter,te neveritshme,po mundohet qe kete ta lidhe me religjionin dhe forcat ekstremiste.Media mbeshtetese e tij,gazetaret dhe analistet,keto dite,kane permbytur shtypin me shkarrashkrime,ku rreken te provojne kete.Dhe,ketu ka nje hipokrizi uleritese;nje hipokrizi kopukesh,zuzaresh e njerezish totalisht te papergjegjshem.
        Po ku qendron kjo hipokrizi?!-Si fllim,ajo shihet qe nga ,kinse,mbrojtja e gerditshme e muslimaneve shqiptare nga Rama,ndaj ekstremisteve europiane;eshte kulmi i cinizmit;eshte me keq sesa te shprehte hapur islamofobine e tij.
        Edi Rama,duket sikur thote:”Ja,une i krishteri,qe marr ne mbrojtje bashkekombasit e mi te besimit musliman,ndaj diskriminimit qe po i’u bejne bashkefetaret europiane!”;apo “Edhe muslimanet shqiptare jane po aq europiane,sa c’jemi ne te krishteret,vellezerit e tyre”.E kjo te kujton ate shprehjen, vecanerisht fyese dhe poshteruese:”edhe ata njerez jane”!
        Edi Rama,qe “skandalizohet” nga islamofobia ne Europe,eshte po ai,qe ka mik te kahershem dhe shume te afert zuzarin islamofob Maks Velo qe fyen hapur dhe rrugacerisht muslimanet e Shqiperise,Kosoves e Maqedonise madje edhe Camet,pra,gjithe muslimanet shqiptare en bloc;eshte po ai Rame qe ka mik te kahershem(dhe rival te vonshem,medemek)Ben Blushin,nje nder figurat kryesore ne PS,qe eshte i pari politikan dhe shkrimtar,qe thyen tabune ,te vetmen tabu ndoshta,qe nuk duhej thyer,kur nga pozitat dukshem religjioze,shkruan nje liber,ku islamofobia ben muu;ku vetem fyerjet,ofendimet,epitetet e cilesimet denigruese ndaj muslimaneve,mbushin plot nje faqe libri;eshte po ai Rame qe pati si deshmitar te perdellyer ne dasmen e tij Kryepeshkopin grek,i cili Kryepeshkop ,fajin per incidentin e “Permetit” e gjen tek muslimanet shqiptare,duke mos ngurruar madje qe te beje analogjira dhe aludime tejet fyese ndaj tyre.
        Por,eshte vete ky psikopat i papergjegjshem,i paparashikueshem,qe,kur ishte ne opozite,nuk e ka fshehur,le ta themi me fjalet me te buta,bezdine ndaj muslimaneve;ka shume raste,ku aludimet fyese,tallese,perqeshese ndaj muslimaneve te Edi Rames,jane te regjistruara me ze dhe figure.
        Prandaj,para se te sulmoje,medemek, islamofobet ne Europe,ky kryepsikopat kryeminister,duhet te shikoje islamofobet ne Shqiperi,duke filluar nga vetja.

        1. Terfoni says:

          O Feniks, o burre i sinqert dhe i mire. Te lutem analizoje me vehten edhe kete mendim timin. Persa I takon problemit qe ne nuk na pranojne per arsye fetare, une i perkas atij kontigjenti qe kete e besojne. Pse? Sepse me shume se kushdo ve re qe Greket dhe italianeve ju intereson t’na paraqesin si te tille. Ata mund te konsiderohen ne vijat ndarse me muslimanizmin dhe si te tille, kurresesi nuk duan qe Turqia te jete pjese e Europes. E hengren ate mut vet qe lidhen marveshje per te ardhmenine Europiane te Turqise dhe tani nuk dine se cfare te bejne. Po a eshte vertete e pergatitur Europa te perfshije ne gjirin e saj dhjetra miliona turq europian? Neve, Kosoven dhe Bosnjen ajo nuk na ka problem fare, por po t’na pranojne ne fyejne Turqine. Kete shtete serioze si Anglia, Franca dhe Gjermania nuk mund ta bejne kurre. Turqia per ta eshte nje aleat i pacmuar dhe besnik. Ne kete rast ata thjesht I thone Turqise se ti je mik, por ne shtepine tende, ne ne tonen. Ta pranojne ne gjirin e tyre kete ata nuk mund ta bejne kurre. Dhe jo se nuk duan, por perendimi kurre nuk mund te marre vendime jashte nje shumice te verifikuar. Ka edhe nje rruge tjeter, qe ne te mund te hynim ne BE. Kjo eshte rruga per t’u treguar europianeve qe ne nuk jemi vend me shumice muslimane dhe si te tille duhet t’na pranojne. Por e keqja e ketij mendimi qendron tek Greqia dhe Italia, te cilat duan t’na paraqesin si vend musliman ngaqe duan t’na perdorin si preteks per mospranimin e Turqise. Se fundi une mendoj se endrra jone Europiane ka vdekur. Ajo mund te realizohet vetem nese Turqia thote se nuk ndihet e fyer dhe pranon qe ne t’na fusin ne BE dhe ajo te mos e lidh fatin e saj me tonin. Ne kete rast kurre nuk mund te shpresohet se Anglia, Franca dhe Gjermania mund t’na pranonin pa miratimin e Turqise. Te fyejne Turqine ata nuk mund ta bejne kurre. Shtetet serioze jane te tille, thjesht per faktin se nuk mendojne si ne.

        2. jezuiti says:

          E mo Skypion si ben edhe ti o bur i dheut ,po edhe ju njerez jeni, gjynah,me pelqejne shume shkrimet e tua se ne fakt paska dhe nga sera juaj, ca qe i kuptojne gjerat drejt.

    3. Dr. Bilal Golemi says:

      Dr. Bilal Golemi

      Kjo ikonë e shkencës, ky patriot idealist

      Per ata qe nuk e njohin MADHESHTINE e Tij:

      http://goo.gl/ymvUSW

    4. raimondi Vlonjati says:

      Ky qe ka bere artikullin nuk e kuptoka qe politika britanike nuk ka konsiderate fare per ne si komb —

      Ato qe thone Cameron per ne jane justifikime bajate, dhe po aq bajate jane justifkimet se gjasme ekstremi i djathte mund te fitoje terren nqs ju jepet shqitpareve statusi

      Natyrisht nuk ka diskutim se qenia jone myslymane eshte faktori kreysor qe Cameron doli zbuluar fare kunder nesh
      saqe cuditi EU-ne me kundershtimin e tij, pavaresisht se ai perdori justifkime te tjera
      por kete mendim kunder nesh Cameron e ka ne politken e tij, nuk eshte se vepron ne ate menyre se gjasme nuk ka c’ti beje esktremisteve –Keto jane perralla

      Problemi ketu me Edin eshte qe nuk duhej te shprehej kunder tyre , sepse ata jane tekanjoze dhe e mbajne inatin,
      porse eshte e vertete ajo qe thote Edi, vecse gjysma e saj

      Dmth nuk jane vetem esktremistet qe e kane ate mendim kunder nesh ne Angli, por e ka vete main stream i politkes anlgeze —

      Te gjithe Politika angleze jane kunder futjes sone ne EU–Ata nuk e pranojne fatkin qe ne te jemi pjese e EU-se , pavaresisht se ata vete duan qe ta shkaterojne EU-ne
      Ara ecin mbi bazen e opinioneve te vjetra ,ndaj edhe nuk kane konsiderate fare per ne, jo se kane ndonje inat kunder nesh –Por nuk kane konsiderate fare per ne si komb–Na konsiderojne inferiore ne mentalitetin e tyre kolonialist

      …Njerezit jane produkte te historise se tyre, dhe anglezet e kane njecike me te theksuar kete pune se ata pretendojne se kane qene 500 vjet demokraci,…..dhe pretendojne se gjithmone politka e tyre ka qene e drejte ..kur ne fakt politika e tyre ka qene kolonialiste

      Dhe ja tu them une tani se si Anglia do veproje qe ne te mos futemi ne EU

      Ata do fusin Serbine para nesh, dhe me futjen e Serbise ne nuk futemi me, sepse pastaj Serbia do na vendosi gjithmone veton dhe ne do ngelemi jashte

      Keshtu qe mire eshte qe Kryeministri jone te mos merret me statusin me, por te merret me regullimin e ekonomise,
      dhe as mos ta ruaj fare per ata bajgat e EU-se
      dhe per statusin te lere ate ministren te lozi me ata te EU-se

      Pastaj ka edhe dicka ore, se keta te huajte jane edhe xheloze kur shikojne dike qe ju qendron persiper, dhe i ve ne renje katrore …

      …-Keta te medhenjte qe hiqen si te drejte e te pa anshem , kane ca vese qe jane te ngjashme me veset e njerezve shpirt-vegjel te Mejsetes …dhe eshte e natyrshme ti kene keto vese te pista se ata produksione te asaj Mesjete kriminale jane…
      por nuk ke c’u ben se je vend i vogel..dhe ke nevojen e tyre …

      Po ashtu , ambasadoret e huaj eshte mire qe te mbahen larg poltikes sone , se i keni afruar shume ne punet e politikes sone, sepse ata jane kot dhe nuk ndikojne aspak ne qeverite e tyre per favorin tone
      Ndaj as te mos i qasni fare …

      1. mirel says:

        Drejt Rajmondi.
        Jam dakort me ty..
        Kryeministri duhet ti shtrohet punes te rregulloje ekonomine dhe te shikoje se po ja rruan greku ato lumenjte nga harta, se po hesht shume dhe i bien legenit te BE-se duke lene gjera me te rendesishme ne erresire.

    5. Aron says:

      Zoteri, gjerat tashme i qartesoi “papjekuria politike e sinqerte” e Rames. Ceshtja vertete eshte thjesht fetare. Si ne, Bosnja dhe Kosova perbejme “precedent”. As qe i hapet barku evropes per tu shqetsuar qe te absorbojne ne gjirin e saj aq musliman sa kane te tre keto vende te marre se bashku. Vete Germania sot mund te kete muslimane Brenda saj pothuas sa keto tre shtete te marre se bashku. Kaq mysliman sa ka Shqiperia, Bosnja dhe Kosova atyre nuk ju dalin per te pastruar halite. Por problem mbetet Turqia. Nese keto vende do te hynin ne BE dhe Turqise do ti refuzohej kerkesa, kjo do te ishte nje fyerje e rende per Turqine. Kurre dhe per asnje rast te mos presim se vende te tilla qe drejtojne boten si Anglia, Gjermania dhe Franca do ta fyenin nje aleat te tyren historik per nje grumbull muslimanesh ne te ashtuquajturin “Ballkani perendimor” Ne jemi tashme thjesht nje oaz. Dhe do t’na mbajne te tille me njemij forma. Kjo sepse perendimi nuk mund dhe praktikisht nuk eshte i pergatitur per te absorbuar dhjetra million turq. Tani cdo gje mbetet ne dore te Turqise. A do te jete e gatshme ajo te beje kete leshim, ti lejoje vendet e “ballkanit perendimor” ti bashkohen Europes, apo do ta kete kurdohere kete nje shkak per te ardhmen e saj europiane? Ky eshte problem. Ato qe parashtron zoteria me siper jane te gjitha derivate te kesaj, nga ato qe per bejne punet e perditshme per tu zgjidhur.

      1. robert says:

        e drejte sa shkruan , por ka nje ndryshim thelbesor ne ceshtjen Turke, Turqia eshte nje vend gjigant dhe me nje ekonomi qe po njeh rekorde ne rritjen e saj ekonomike , ka pushtuar tregun e ish Bashkimit sovjetik dhe pervec kesaj Turqia e ka bere te qarte qe nese do hyje ne BE do hyje sipas rregullave qe do i vendos vete , jo sipas rregullave Europiane , biles me sa di e kam lexuar as nuk e ka ne axhente hyrjen ne BE, e kunderta ndodh me ne, ne vdiqem per tu bere antare , nuk e meritojme per shume arsye te tjera . feja nuk besoj se perben problem aq me teper qe ne jemi shembull i bashkjeteses fetare dhe aspak ekstrem ne te gjitha llojet e fese ne pergjithesi, Europa eshte ne krize identiteti per veten e saj , e gjitha eshte e perfshire ne shtetas te BE qe kane vetem disa vite aty , per europe te paster nacionalisht nuk mund te flitet me , me disa perjashtime te vogla, ne smund te hyme ne Europe se nuk e meritojme dhe besoj se smund te pretendojme edhe vete ne si popull duke pare mizerjen qe pushton kete vend ne te gjitha format dhe modelet e saj, shpresoj qe nje dite do behemi pjese e BE se ska si te ndodhe ndryshe ,por atehere kur ta kemi Europen ne syte tane , ne xhepin tone , ne ajrin tone ne drejtesine tone ne vendin tone , dhe te mos kemi me turp te themi identitetin tone si Shqiptar dhe si populli me i vjeter i ketij rajoni , GEZUAR VITIN E RI , Shprese , dashuri dhe me shume drejtesi sociale

    6. Be-X says:

      nje permbledhje datash e muajsh, ku spikon anti-socialistologia juaj z.Niko.Permgahuni heres tjeter, dhe do mjaftonin dy rreshta per ate hartimin tend.une jetoj vete jashte shtetit dhe di ta lexoje me sy te verteten qe ka Politika evrpiane mbi shqiperine.
      GAGARELE MUTI!( me fale per ofendimin por e meriton)

    7. Ilir Hoti says:

      OOOOOOO Nikooo!!Te lumte keshtu te do Partia e sh.Salih. Ja u ngrohe zemrem miqeve e plase bythen armiqeve te partise e sekretarit te byrose..Po ky eshte nje humor banal………………………….

  2. Ilir Gruda says:

    Shume e sakte,Une e kuptoj se ‘i kujte eshte faji’…Britaniket me gjenerata kane ndertuar nje sistem perfekt njerezor qe shfrytezohet prej dembeleve,narkotikeve tevendit dhe emigranteve

  3. Paskal Harito says:

    Britania aktualisht shtet i marre.Me gjoja politiken e vet sociale, po nxit dembelizmin.jane me qindra e e. shume te huajt qe jetojne parazit ne Londer etj. Jane me qindra e e shume ato qe marrin shtpine strehim falas, dhe jane shumica, ato, te cilet bejne divorce fitive dhe vetm per te perfituar shtepi komunale.akoma Britania nuk arrin ta kuptoj dhe nuk fute ne mendeine e dallaverve qe bejne te huajt,te cilet, me manovrt qe bejne, po dmtojne edhe ato qe duan te punojne. Jetojne me pune.Kehiltare e polici, duhet te ushtojne kntrolle dhe te mos lejojne qe te jepen as nihma e as shtepi kur nuk duete meritohet.Jo,

  4. Arqilea says:

    Bravo Beni!
    Kur do te shkruash, ben shkrime te bukura e analitike.

  5. N Shabani says:

    Britania e madhe nuk ka faj per Romunet e Bullgaret por per Shqiperine qendrimi i saj eshte rracist dhe nuk i heq asnje presje komentit tim. Shqiperia nuk do hynte direkt sot ne BE dhe do vinin me vrap shqiptaret ne Britanine e Madhe do ti merrnin ndihma Cameronit thjesht do te merrte statusin e kandidatit. Ne u dogjem nga rracizmi dhe Rama ka te drejte, megjithate Cameron nuk fiton me ne Britani ne vitin 2015.

  6. lili says:

    Ju nuk keni bere asnje nga detyrat qe duhet te kryen:pronaret IU vu nje ku eshte tjeter sot duhet te paguajne edhe shpenzimet per ato qe va zaptuan tash e 23 vejte shtepite!…per kete partite extrême n’evrope nuk Kane asnje faj,
    Ju nuk e dini se Jeni shtetas evropian,me origine shqiptaret qe Jane trashgimtare si pas ligjeve evropiane te disa pasurive ne shqiperi,te cilet en de sot nuk mundon me trasheguar pasurine e prindereve: as per kete partite extrême nuk Kane asnje faj, …mendoni ju se shtetet evropiane do shkellin si ju te drejtat e qytetareve te tyre ? Jo kur,edhe ato e dine se kjo eshte nje problème plot kokecarje per cdo kanceleri kur t’i drejtohen qytetaret me origjin shqiptaret neper bote. Pse shkellet mbi te drejtat e tyre e mbi familjet e tyre tash e 70 vjete nuk ju kane faj partite extrême t’evropes po shpirti hakmarres qe Jeni trashiguar nga sistemi diktatorial ku ju duhen ‘armiqe’ende per me jetuar se pa armiqe nuk dini me vepruar e me bashpunuar! Pse shpikeni armiqe kombin tuaj nuk ju Kane faj partite extrême t’evropes,te cilet ne krahasim Jane nje mije here ma pak extrême se ju,qe ende kerkoni feste me Enverin,qe ende kerkoni logari per historite parahistorike,qe Jeni gati me bashkpunuar me dreqin po jo me shqiptarin qe nuk mendonte si ju…nuk ju kane faj partite extrême t’evropes po extremismi i juaj ne luften e enverit qe po vazhdoni ende sot,edhe kot se koti..se me keso mènd e keso lutta te kota,kur jo n’evrope nuk do Jeni vend se nazistet e faschistet kishte plot italienne,plot germanine,kolaboracionista gati 99 per qind te Frances,nje de Gaulle me disa mbretnore shqiptaret ishte ne Londer,te tjeret gjithe kolaboracionista,ama sot Jane pajtuar si komb kurse ju ne shqiperi vazhdoni luften kunder nazifaschistet e Juaj,kunder kollaboracionistet,kunder fejes etj etj
    Nuk ju Kane faj per kete parti te extrême n’evrope,jo aspak’faji eshte tek ju…

  7. Agim Anastasi says:

    Perse ne si vend musliman u pranuam ne NATO ? Mos nuk qendron arsyetimi vend musliman. Europa e sidomos politika e ka te qarte se sa musliman jane Shqiptaret,te mos them se ,ne se nje europian do te pyeste nje Shqiptar se cilen religion i perket, Shqiptari do te qeshte duke e vene ne pozite qytetarin e nderuar Europian. Athere mos nuk i do ekonomia e vendit apo ekonomia e EU,pasi vertet zihen vendet e punes? Aspak ,te huajt bejne pune te rendomta qe vendasit nuk i bejne. Por dhe vete firmat kane interes per krahun e lire dhe shteti i interesuar te mbushe arken e boshatisur te pensioneve. Cili mundet te ndale ne globalizmin e sotem levizjen e produktit apo njeriut ? A nuk kerkuan qytetaret gjermane qe Nokia te mos largohej drejt ballkanit,por nuk e ariten ta ndalojne. Atehere cila arsye qendron? A eshte vertet Shqiperia e gatshme te pranohet? Perse ky nxhitim?! Ne se do te pyesnim nje qytetar ne EU do te pergjigjej,mos u nxhitoni, jeni me mire keshtu. Po perse. Ne sistemin ekonomik te ketyre vendeve ,ka nje tjeter matematik ,qe do te thote se2x2=5 ,e jo 4. A e pranojne kete matematike Shqiptaret, duke patur parasysh se ne vijme nga nje ekonomi teper e centralizuar. Mendoi se nuk qendroje hamendjet ,as per fene e as frika per zenie vendesh. Sepse Gjermania kursesi do te mbeshtetej ne keto aludime. Europa sheh shume me thelle, duke pare se vendi eshte ne krize qe ka filluar vite me pare,nuk do ta rendoi me shume popullin,pasi dihet se hapja e rruges per ne Europe ka me shume detyrime. Ndaj te mos behen hamendje,por same pare reformat qe kerkon qeveria e re.

  8. Shyqa says:

    Beni e ka shkruar duke ngrene kos.
    Me gabime elementare dretshkrimore.
    Jemi kthyer ne kohet e analfabetizmit, duke konsideruar edhe Temen qe e boton.

  9. Indipedenti says:

    Beni popullin gagarel e ben sikur e qeveris nje gagarel i madh,si ky
    qebapi i kafese.Populli tend dhe populli tim eshte gagareli me qesharak
    ne kete Europe dhe nuk jane ata qe ju thote ky gagareli idiot shqiptar
    ekstremiste europiane nuk na duan,gagarelet presin petulla nga qyelli
    terre jeten e tyre,jane qesharake,mos besimtar,jo qytetar,jane hajdute
    i kane te gjitha persiper.Ekstremistet europiane nuk presin per keto
    qe presin gagarelet shiptare,por kane perveshur menget nga mengjezi deri ne darke ne pune…. dhe nuk thone?????
    Hajde te hame ,o Muco Gllava
    shtate pula e tete tava

  10. cekici says:

    o arben kacurrelsi,
    shiko o ti zoteri
    nuk eshte as koha e dulles qe dinim vetem shqip edhe kishim vetem tvsh
    nuk je as ne kosove qe lexojne vetem ato qe u pelqen
    thuaje te verteten se po e paraqet si te sheqerosur sa nuk po thua qe nuk duan ortodokset angelezet
    po per polaket cthone anglezet? po thuaje a mavri qe jane arixhinjte e rumanise qe i prishin pune anglise edhe mos na genje. pse nuk thua cmendojne anglezet e cthote nixhelli per getot me pakistaneze.
    a preferojne ata nje rumun qe vjen te punoje ne ndertim apo nje pakistaneze qe u ka ngelur ketu e 40 vjet ne dere.
    edhe mos harro as ti as keta kalemxhinjte qe i thone vetes gazetare, ne nuk jetojme ne angli, nuk kemi kohe ti lexojme se cfare bejne anglezet ne vendin e tyre, po nuk na e hidhni dot se dime anglisht edhe me 30 minuta ne internet e kuptojme se si sa edhe perse po na genjeni.
    shko ne tvsh edhe merr nje kasete te robert papes te mesosh si nuk behet gazetari. si ka thene ai pepinoja dy gjysem te verteta nuk bejne dot nje te vertete.

  11. askushi says:

    Po sa jemi ne. Po te hapen kufijt asnjeri nuk iken me. Cfar kan ikur iken. Tani nuk ka ngelur njeri per te ikur. Njerzit u lodhen dhe me mire se ne shtepin tende nuk ka. Tek kasollja plakes, thurur me purteka.
    Anglia kujton se ne jemi 50 milion. Po ne nje lagje e Londres jemi.
    Nga ana tjeter, ta mbledhim radaken, dhe te bejme vendin tone ne regull, meqe jemi edhe patriote te medhenj, meqe rjedhim nga pellazget, iliret, meqe jemi populli me i vjeter dhe me vital ne bote, meqe ja kalojme edhe Gjermanis, pra nuk duhet ta braktisim vendin, dhe ta ngrejme zerin per cdo padrejtesi, edhe kur krijohen perendorit Berisha , Nano, etj
    Dhe pastaj kurre le te mos na duan. Por mos te behen ato pishman pastaj. Gezuar vitin e Ri te gjith shkruesve te TEMES dhe Meros, si njeri i vitit.

  12. un jetoj ne britani pak a shum di ca gjera. Kameron nuk donte qe shqiperia te merte statusin e vendit kandidat per nje arsye. shqiperia konsiderohet shteti me I varfer ne europ. dhe tjetra eshte harxhimi ditor per fryme ne shqiperi kapte vleren 1 pand e 25 cent. dhe kjo perbente nje fluks te madh refugjatesh shqiptar qe do vinin ne britani nqs u merte statusi dhe ai u friksua shum nga kjo. dhe jam I mendimit mund te rrim pa mar dhe 2 vjet te tjera. na konsiderojn njerez te dores se dyt jemi per te ardhur keq po keshtu eshte.

  13. Meri says:

    Franca nuk i perze emigrantet se i mungon sistemi i ndihmes sociale, e ka ate dhe me perfect se Anglia . Ajo i perze drejt ishullit se eshte e lodhur nga gjeneroziteti(qe anglezet nuk e kane pasur e do e kene sa e kane francezet) dhe ne te njejten kohe partia ekstremiste e djathte ne kete prag zgjedhjesh per parlamentin europian do e sulmoje partin ne pushtete ,duke tundur shifrat marramendese qe ben çdo vite Franca per pranimin e azil kerkuesve .
    Ne kete krize te gjate financiare partite e djathta mundohen tu shpelajne trurin elektoratit me lloj lloj broçkulla ku shkaktaret e krizes jane emigrantet dhe jo bankat dhe siç duket kjo perralle po merr çdo dite terren edhe deri tek elektorati me bin
    dje te majta qe si humbje te vendit te punes se tyre kane me lehte te pranojne kete perralle, qe partite e djathta kane bere mjaft kujdes ta kalojne si nje te vertete.Zgjerimi ka kohe qe i shqetson europianet ka kohe qe flitet per nje pause ,mbas fenomenit grek vendet e BEjane mjaft skeptike dhe kjo marrja e statusit mendoj se do marre dhe me shume kohe se qershori i premtuar .
    Uroj te gjithe komentuesve te gazetes Tema dhe stafit te saj Gezuar vitin e Ri !!!! Viti 2014 nje vit me i mire per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qofshin .

    LILOLABJA

  14. ILLYRICUM says:

    Shume here realiteti eshte i idhte. Po perse Bosnja, Kosova dhe Shqiperia? Perse po Serbia? Perse jo Turqia? Vetem I verbeti nuk e shef se dhqiptaret jemi largua shume vlerave Europiane. Por edhe shqiptare. Aktet terroriste, luftaret ne Al Kada, festimet mujore te perbashketa me Turq. Dhe 100 raste te tjera. I cili shtet islamik eshte antar i BE. Ne tokat shqiptare Erdogani duhet te respektonte zakonet tona. E jo e kunderta. Europa bashkohet ne parimet demokratike Europiane dhe jo turko-arabe.

  15. funerali says:

    mendoj se britania dhe jo vetem ajo por edhe gjermanet, hollandezet, dhe me radhe te bejne fshesen.
    deportim per te gjithe te huajt qe kane mbi dy vite pa pune. dhe syrgjynosje ne polin e veriut te gjithe englezeve qe nuk duan te punojne.
    ne kete rast do te kishte vend per albanine te hyne ne thesin e europes me gjithe minarete e islamit. por duhet bere dalje e detyruar nga lidhja islamike, lidhjet qe kane per baze doktrina fetare dhe jo ato ekonomike e politike jane teper te rezikeshme, sidomos per nje popull si ne me shume besime fetare ku ata qe nuk besojne askund perbejne mbi 60% te popullsise.

  16. Gava says:

    Genc Pollo po ja fut katundit ! Po prallis qe te bjeri ne sy te Abiut, sic e ka quajtur dikur saliefendine

  17. zqk says:

    Zoti Arben Manaj,

    Po ndalem vetem ne ceshtjet gjuhesore. Ben mire te perseritesh zgjedhimin e foljeve. P.sh.:
    Une do te fitoj
    Ti do te fitosh
    Ai do te fitojë

    Keshtu vazhdo edhe me foljet e tjera. Mos harro edhe menyren lidhore.

    Permbajtja e artikullit ishte e mire.

  18. Treviso says:

    Pershendes zotin Arben Manaj per shkrimin e tije real.
    Kam nje pyetje per zotin Genc Pollo: Si ka mundesi dhe kush e ben organizimin e rekryteve per te shkuar dhe luftuar ne Siri? A nuk e demton imazhin e vendit ky organizim prefekt qe eshte bere ne Shqiperi? Kush kryeminister u lidh me organizaten Islamike dhe pse u lidh?
    Sa i perket shtetit me social ne Bote si Anglia, viti qe hyn do te jete nje vit i shkurtimeve drastike ne sektorin socil.Do kete dhe nje ngritje taksash per te mbuluar shpenzimet buxhetore. Ne vitin 2014 Shteti Anglez do perballet me shume qytetare Rrumune dhe Bullgar por nuk eshte e pa pritur per qeverine e Zotit Kamerun. Si fillim, keto qytetare do te perkrahen me minimumin e ndihmes sociale.
    I uroj shqiptareve kudo qe ndodhen,
    Gezuar vitin e ri 2014!

  19. irma says:

    Me pelqyen fjalet e feniks-it. Jam shume dakort me te!

  20. tironsi says:

    Z.Mane,
    Analiza juaj intelektualisht duket interesante, por eshte e pambeshtetur ne fakte. Hipoteza juaj se refuzimi i statusit te vendit kandidat nga Anglia per Shqiperine, ishte pasoje e ekstremisteve te UKIP-it, te cilet jane anti-BE nuk qendron fare. Kjo per disa arsye te thjeshta:
    Se pari, pavaresisht se lideri i UKIP (Ferazh) eshte shpallur haptazi si antieuropian dhe euroskeptik, as dy lideret e partive kryesore ne Angli (Cameroon dhe Miliband), megjithese kane nje retorike politikisht me korrekte per BE-ne sesa Ferazh, nuk jane shume larg tij ne qendrimet e tyre lidhur me BE-ne. Disa fakte:
    -Qe nga themelimi i BE-se ne vitet 1950 (fillimisht KEQÇ-1951 dhe pastaj KEE-1957), Anglia ishte kunder ketij projekti.
    -Anglia u anetaresua ne KEE vetem ne vitin 1973, dhe vetem per arsye ekonomike (per te perfituar nga tregu u brendshem i KE-se).
    -Qe nga viti 1973 dhe ne vijim, ajo qe quhet sot europa me shume shpejtesi (multispeed europe) eshte krijuar per shkak te qendrimeve anti-europe te politikaneve britanike nga Thather, Major, Blair, Brown tek Cameroon dhe qe BE-ja i ka toleruar duke i akorduar Anglise te ashtuquajturat “opting out”: 1) Theçer mbahet mend ne kontekstin e “british rebate”, per shprehjen e saj lakonike: “I want my money back- Dua te me ktheni parate e mia”. 2)Blair ishte kunder euro-s dhe Shengenit edhe sot Anglia nuk eshte ne eurozone, dhe ne Shengen me shume perjashtime. 3) Para disa muajsh ne nje fjalim qe Cameroon mbajti per BE-ne e le te hapur mundesine e daljes se Anglise nga BE-ja. Mundet valle qofte edhe vete Ferazh te kete qendim me ekstremisht dhe anti-BE, sesa ky qendrim i Cameroon per te dale nga BE-ja?
    Se dyti, Aglia megjithese ka qene gjithmone kunder thellimit te integrimit te BE-se(zgjerimit te kompetencave te institucioneve te BE-se ne fushat te cilat u perkasin shteve anetare), ajo ka qene gjithmone pro-zgjerimit te BE-se drejt lindjes ish-komuniste, jo sepse i donte keto vende ne BE, por sepse, e dinte prapambetjen e tyre politike, ekonomike, sociale etj. dhe kjo prapambejte do te kthejej nje pengese per integrimin e metejshem te BE-se: dmth Anglia mbeshteti nje mjet pozitiv (zgjerimin) per te arritur nje qellim tjeter negativ (pengimin e thelimit te integrimit).
    Se treti, Anglia votoi pro, dhenies se statusit dhe hapjes se negociatave me Serbine, nderkohe qe Serbet nuk kane imazh me te mire tek anglezet sesa ne shqiptaret. Anglezet, pavaresisht te gjithave dine te bejne dallimin dhe te orientohen drejt mbeshtejes se ceshtjeve te cilat jane te drejta dhe te moralshme: Kjo eshte arsyeja per te cilen anglezet bombarduan Beogradin per shiptaret e Kosoves. Edhe sipas sondazheve te Eurobaromoter, anglezet dhe europianet nuk kane nje kundershtim me te madh per shqiptaret sesa per serbet per hyrjen e tyre ne BE.
    Te gjitha keto arsye te cojne tek nje konkluzion: te pakten ne rastin e Anglise, refuzimi i statusit te Shqiperise nuk ka fare lidhje me ektremizmin e UKIP, sepse as dy partite e tjera kryesore ne vend, partia konservatore dhe ajo laburiste nuk jane me pak ekstremiste dhe euroskeptike.
    Prandaj Shqiperia arsyet e refuzimit te statusit duhet t’i kerkojne se pari tek gagarelet e saj politik dhe tek pasojat e politakave te tyre: si mungesa e shtetit ligjor, niveli i larte i korrupsionit dhe i kriminalitetit te organizuar, kriza ekonomike, papunesia etj.
    Dhe mire eshte qe te rregullojme shtepine tone, se pari perpara se te merremi me shtepine e fqinjit dhe me ate se cfare mendon komshiu per regulin ne shtepine tone, nderkohe qe ne jemi te ndergjegjshem se shtepine kemi pis dhe mish-mash.

  21. Suzana (Kosove) says:

    Edi Rama tha nje gje qe e dijme neve te gjithe, por asnjeri nuk do ta nxjerr nga goja. Fakt i pamohueshem eshte se Europa nuk do vende me shumice myslimane ne gjirin e saj dhe une mendoj se ka te drejte. Nuk e kuptoj si ka mundesi qe Shqiperia si anetare e Organizates se vendeve arabe, ne te njejten kohe te beje kerkese per tiu bashkuar Europes, nje Bashkimi qe eshte ndertuan ne baza te Humanizmit e Krishterizmit!!!
    Perse Shqiperia nuk e terhoci anetaresine nga Organizata e shteteve arabe e myslimane para se te beje kerkesen per statusin?, e po nuk ua hedh dot europianeve, nuk mund te haje me dy luge.
    Nga ana tjeter, klima politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve, nuk ka ndryshuar aspak, Sali berisha kercenon cdo dite per kryengritje dhe rrezim Qeverie, Edi Rama vazhdon po me te njejtin fjalor (armiqesor, urrejtes) sikur kur ishte ne Opozite. Korrupsioni nuk zvogelohet vetem me hedhjen ne ere te ndertimeve pa leje.
    Para se Shqiperia te beje kerkese per anetaresim ne UE, eshte shume e nevojshme te duket se vertete eshte nje vend europian, nese thoni se eshte e vertete ajo se Otomanet na e ndryshuan Fene me dhune, perse shqiptaret edhe sot e kesaj dite e mbajne kete besim te imponuar nga Pushtuesit? nga kush kane frike te hecin dore nga ky Religjion, nga Zoti??? Nese thoni qe shqiptaret e Shqiperise nuk jane aspak fetar, perse gjate regjistrimit te popullsise del nje percindje e madhe myslimane, edhe pse keta “mysliman” nuk e ndjejne veten fare si te tille? Eshte shume per te ardhe keq qe serbet, nje popull qe beri masakra te papara ne historine e re te Europes, ti bashkohet kesaj Europe, Populli shqiptar, qe kurre si ka bere asgje te keqe askujt, pervec vetes se tij, te ngelet jasht, shkaku i besimit te imponuar nga armiqte tane te dikurshem, qe sot i quajme vellezer.
    Europa na thote, hicni dore nga nje Tradite e imponuar me dhune nga armiqt tuaj, kthejuni tradites se Gjergj Kastriotit, me te cilin aq shume krenoheni….ateher jeni te denje ti bashkoheni Familjes se madhe europiane…ju falemnderit e Gezuar Vitin e Ri te gjitheve,

  22. nyc says:

    Mesazh per Nikon alias Skypioni alias Kaqi Islami

    Artikulli i zotit Mane eshte i bindshem duke i pare problemet afer nga Londra ku ai jeton dhe fale eksperiences dhe talentit tij si analist ngelet ti marrim si aksioma cfare thote ai me perjashtime te vogla.

    Ajo qe bie ne sy eshte komentuesi Niko qe eshte i njejte me Skypionin ose nga i njejti grup gjakprishur antishqiptare i cili me nje gjuhe extreme,ofenduese,rrugacerore po tregohet shume i djallezuar.

    Per “kulture” shikoni sa fjale fyese dhe fjalor te papergjegjshem perdorin:

    zuzare,hileqare ,te poshter,te neveriteshme,extremist,uleritese,kopuk,zuzar,te papergjegjshem,shkarrashkrime,cinizem,islamofob,fyes ,poshtrues,rrugacerisht,te perdellyer,psikopat,i papergjegjshem,i paparishikueshem,aludim fyes,talles,perqeshes dhe duke e mbyllur me Kryepsikopat kyemister.Nqs dikujt i pelqen ky fjalor “horrorr” eshte gagarelli te gazeta kritika qe shkruan nga amerika nje fare Fran Shkreli qe beh pjese ne ato antikomuniste histerike qe duhet te marrin ndihme te kualifikuar ne spitalet e shendetit mendor.

    Nqs se do analizojme kete fjalor ekstremisht ekstrem do shikojme qe kjo gjuhe eshte e njejte me te Berishes i cili ka filluar nje ofensive
    ne shkalle te gjere ne media & parlament duke u mbeshteter me bllokimet nga presidenca,prokuroria,gjykatat,shiku,bashkia e tiranes, te cilet ai i ka si ushtaret e tij sic ka dhe kryetarin e menderosur Lul PD-erin.

    Ketu nuk behet me fjale per qefmbetje te shqiptareve nga gagarelat e Europes por nga vetasgjesimi i shtetit dhe kombit tone te cilat jane te rrezikura perderisa nuk i vihen prangat perbindeshit Berishe nga Lugu i zi i tropojes qe i nxorri uje te zi atij vendi.

    Le ti urojme shqiptareve nje vit te mbare dhe prangosjen e Berishes qe do jete nje clirim si ne 1912,1944,1991.
    I have a dream. !

    1. cekici says:

      mos u merr me hardhuca jeshile maqedonije qe kane mesuar shqip ne “koleqin” Turgut Ozal

  23. -homeri- says:

    —na rrofsh per kete dimer , se mbas qershorit deshiroj te bej qejf vete –me tej ….shqiperia deri ne maj do te paraqise doreheqjen nga organizata e vendeve islamike , kerkesa do bazohet se do hyjme ne bashkimin europian , thjesht nje formalitet qe do terboi me tej berishen , e familjen e tij…po deri ateher perendia apo ligji mund te kete bere detyren e vete—-

    1. mirel says:

      Hajt per mbare “ishalla”
      Doreheqja nga organizata islamike duhet te jete ne rend te dites te Qeverise.
      Eshte faqja e zeze e shqiptareve te jene antare te kesaj organizate.

  24. hamiti says:

    Tani Beno ja ke fut kot. Po mbron Edin Si dikur enveri babain tend.
    Rri atje ne Londer palos kacurelat ose hajde jeto ne tirane dhe vlore
    Dhe atehere do te pyesim per opinionn….

  25. Kadri Dushku says:

    Shqiperia, Bosnja dhe Kosova jane pjelle e Turqise. Po nuk u fut Turqia ne Evrope nuk futen as bijte e saj.

    Sa per dijeni, Turqia nuk futet kurre ne Evrope!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje