Shqipja e vogël e Maqedonisë

26 Dhjetor 2013, 19:49Blog TEMA

Nga Blerina Rogova- Gaxha

 

Maqedoninë e kam njohur vetëm për tërmetin e Shkupit dhe koncerteve të mëdha të rokut, e kam njohur në ditët e bukura me diell në liqenin e Ohrit dhe për ditët e dimrit në malet e Mavrovës. Tetovën, Strugën e Gostivarin i kam njohur vetëm kalimthi e krejt sipërfaqësisht. Në Manastirin e gjuhës shqipe kam qenë një herë, por asgjë shqiptare s’kishte aty, sepse realisht, në vizitat e mia jo të shpeshta në Maqedoni, pak, vetëm pak shqiptari kam parë.

Profesori i letërsisë më kishte thënë se s’mund të bëhesha poete pa e vizituar Shën Naumin. Legjendat për të janë të moçme, ndërkaq historia flet se mbreti Zog ia paskësh bërë “dhuratë” mbretërisë jugosllave. Kushedi sa krijues kanë dështuar nga kjo “darovitje” e Zogut. Zogj plot ka sot mbi Bllacë. Historia e re e shqiptarëve nisi edhe aty. Ra një mort e u pamë, për së gjalli a për mort!

Në dy dekadat e fundit, një numër i paprecedentë monumentesh të reja është ndërtuar në gjithë ish-Jugosllavinë – qindra, ndoshta mijëra. Më shumë se njëmijë prej tyre kanë rënë si bombë ndërkohë, që papritur “gdhinë” edhe në Shkupin dikur, qyteti më i madh shqiptar.

Një dasmë shqiptare midis Shkupit maqedonas sot, dhe një familje e madhe shqiptare e përzier e bërë çervish në podiumin e një hoteli ku s’mund të kuptosh asnjë fjalë të kamerierit, dhe të bëhen të pafundme ato “tata-t” në fund të fjalëve.

Një familje e madhe shqiptare, e njëjtë me gjithë shqiptarët gjithkah. Mysafirët do të thonë: të shkretë janë, të shtypur shumë, gjynah! Njëmijë engjëj jashtë sallës kanë. Të gjithë maqedonas, me legjenda a me tapi. Njëmijë engjëj që promovojnë pikëpamje selektive dhe ndarëse të historisë. Asnjë engjëll shqiptar.

Ushtria e luftëtarëve, dijetarëve, heronjve e aleatëve. Asnjë engjëll shqiptar. Të vdekurit kanë ikur, ”engjëjt e gjallë” ndërkaq sikur të mos ekzistonin. Diku në periferi thanë se dergjej përmendorja “xhuxhe” e Skënderbeut, sepse ia kishin ndërtuar përballë hijen e zezë për të mos u parë.

Edhe popujt e vegjël gjithmonë kanë pasur disa emra të mëdhenj në të cilët janë mbështetur. Kë e kanë shqiptarët e Maqedonisë? Shteti ku jetojnë e ka shpërfaqur historinë, i ka shpërfaqur emrat, i ka shpërfaqur heronjtë, ka shpërfaqur kulturën, ka shpërfaqur rrugët dhe ka shpërfaqur gjuhën e tyre.

Ka krijuar një piramidë me fenë dhe një tjetër të përmbysur me politikën. Asgjë shqiptare përtej podiumit të një dasme të familjes shqiptare. Engjëjt flasin maqedonishten. Një pikëpamje gjithëpërfshirëse për pajtime a paqe nga ana e tyre? Përkundrazi! Ato ta thonë direkt se promovojnë pikëpamje selektive dhe ndarëse të historisë. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë në asnjërin nga qindra memorialët e projektit qeveritar Shkupi 2014, përpos Skënderbeut në kalin e tij, që dergjet diku në “hamam të hyrës” në Shkup. Turp e faqja e zezë!!

Në sistemet totalitare dhe në sistemet me demokraci të brishtë, emrat e mëdhenj të dijes e të shkencës së një populli, jo rrallë kanë ditur të shndërrohen në autoritete morale të popujve dhe përtej kësaj në engjëj mbrojtës të tyre. Cilët janë emrat e mëdhenj të shqiptarëve të Maqedonisë? S’kam dëgjuar ndonjë zë të tij.

Jo për aq, sa të dijë se cili është zëri i vet popullit që e ka krijuar. Personalitetet e mëdha dhe personalitetet disidente, edhe po të ketë pasur, janë zhveshur nga disidentizmi, e ndoshta edhe nga pavarësia e tyre intelektuale, ose edhe më keq janë shpërngulur në Kosovë. Më shumë se kaq janë shndërruar në “figurantë” të pushtetit që në anën e atyre që nuk flasin me “tatata…” sheh vetëm një “fundamentalizëm islam”.

Thuhet se qenë të paktë shqiptarët që e kanë njohur Shqipërinë gjatë 50 vjetëve të regjimit, të paktë qenë shqiptarët që e kanë njohur Kosovën në 20 vjetët e “kapjes” së saj, por sa i kanë njohur këto të dyja shqiptarët e Maqedonisë? Ka “rënë një mort” dhe janë parë, dikur, sot secili interesin e vet në shtëpi të vet.

10 komente në “Shqipja e vogël e Maqedonisë”

  1. nina says:

    Shqiptaret e Maqedonise nuk i ndihmon kush, as bota, perderisa nuk kujdeset kush te zbatohet deri ne fund Marreveshja e Ohrit. Shteti shqiptar jo e jo, madje rri urte edhe kur kerkojne qiqra ne hell per pakicat e tyre etnike. Ministri jone i jASHTEM SHKON DERI ATY SA E QUAN MANASTIRIN BITOLA, KUR SIPAS MARREVESHJES SE OHRIT SHQIPTaret duhet ta shqiptojne Manastir. Le pastaj te shkoje ministri yne dhe te ankohet neper bote qe po shkelet kjo marreveshje sic bejne shtetet e tjera. te mjeret ne per qeverite tona dhe plogeshtine tone.

    1. feniks says:

      Shqiptaret e Maqedonise i ka PERCARE ARMIKU ME I MADH I KOMBIT TONE Sali Berisha!!
      Eshte KRIM I MADH,qe ne zgjedhje partite shqiptare me shume luftojne per t’u futur ne qeveri se sa te zgjidhin hallet e popullit!!!

  2. HODO GOSTIVARI says:

    PO, BLERINA, shqipja e vocërrrr, e vocërr është atje se e dogjën BDI-stat gjithë atë energji entusiazmi clirimtar.
    Kryeinjoranti ALI QAMET QIMET ALIOSKI, i shtyrë nga injoranca, ose nga vocërrrrriaa politike e personale, pat deklaruar se shqiptarët, përkatësisht shqipja është gjuhë zyrtare, gjuhë e barabartë me shkinishten (së cilën ai e emërton “maqedonisht”) ngase në disa pasaporta shënimet personale na shkruheshkan edhe në gjuhën shqipe!!!
    ZBULIM e tru, e mend, i thonë kësaj pune.
    Shqiptarët u barazuan me qentë sepse edhe shënimet për qenin figurojnë në një pasaportë udhëtimi
    Politikanët pseudoshqiptarë të atjeshëm(pa përjashtim të gjithë) janë aq INFERIOR saqë kur intervistohen nga mediat sllave, atyre nuk ua mba të flasin e të reflektojnë në gjuhën shqipe…
    Të zinjtë shiptarella të atjeshëm….
    Unë personalisht përjetova një goditje kur gjykatësi shiptarell kërkoi që të flisja shqip në një seancë civile dhe unë e humba gjykimin ngaqë DËFTESAT e PAGESAVE i kisha bërë (shkruar) në gjuhën shqipe dhe ai i i refuzoi se nuk plotësonin anën formale gjuhësore (pra nuk ishin të shkruara shkinisht…)
    Sekretarja e AVOKATIT tim dhe HAJVANAVOKATI pseudoshqiptar edhe dëftesat e pagesave të honorarit i shkruante me shkronja cirilike dhe gjuhë shkinishte, o TEMPORA, O TURPE!!!

    E ZEZA JANË SHIPTARELLAT!

  3. Tajson says:

    Nji shkrim vertet per tu vleresuar .
    Shqiperia e shqiptaret nuk jane vetem partite poltike por ,
    gjithcka ku jetojn e banojn shqiptaret .
    Shteti shqiptare duhet te ndihet pergjegjes perball fakteve te tilla ,
    qe gazetarja i sjell aq te fresketa ktu .
    Nji stil i bukur gazetarie .Bravo Autores .
    Shume suxsese ne punen tuaj fisnike .

  4. AHA says:

    Pikerisht kete kerkoja te shihja te shkruar ,shqiptaria e Maqedonise eshte shshshsh ,ne heshtje te plote ,kane legjislacionin ne favor te tyre e nuk dine as te mblidhen ne nje krah politik e te kerkojne te drejtat kushtetuese ne menyre qe ,miqte nderkombetare te cilet insistuan per keto te drejta legjitime ,te kene mundesi te ndihmojne por pasi te ngrene zerin pa …
    Ka pika ku shqiptaria e Maqedonise ka perparuar megjithate e nje nga keto eshte perqafimi i islamizmit arabik me gjuhen e flamujt perkates ,pershendetjet e mbulimin e gjysmes se popullsise me perce ,femrave pra ,nenave e motrave shqipetare duke i bere keshtu qenie pa goje ,te fshehura brenda shtepive ,pas kafazeve ,inegzistente pra !
    Nje parti politike shqiptare i ben fresk pushtetit e hesht kur rrihen shqipetaret ,nje tjeter parti politike shqiptare i ben fresk opozites e hesht edhe ajo kur rrihen shqipetaret .
    Mund te thote ndonje qe islamizmi nuk ka te beje ,perkundrazi pergjigjem une, ka edhe shume bile ,brez pas brezi kjo fe e imponuar nga pushtuesi kishte per qellim humbjen e identitietit kombetar e me mire se kurre tani po gjen zbatim .Ate qe ka bere feja sllavo-ortodokse me ortodokset e Maqedonise ate po ben sot me insisitim islamizmi arab me shqiptaret e Maqedonise ,po i transformon ne arabe e shqiptaria shshshshsh hesht ne gjum te thelle e politikanet vazhdojne me zell te pa pershkrueshem te shajne njeri tjetrin, ne hijen perkatese sllavo-ortodokse politike e LEKEN megjithse lart ne shtatore si shqiptare vendas, duke pranuar identitetin e tij te njejte me ardhesit ,thjesht i keni berre shurren mbi koke!

  5. mali says:

    Me fundamentalizma islamik tmahalles eshet e pa mundun ti rezistosh fundamentalizmit zyrtar sllav te qeveris se Gurevskit, duke e pas parasysh kete fundementalizmin sllav se nuk eshte i cilsuar akoma Terrorist. Ketu ashte problemi, shqipetaret ven qe te shqiptarizohen ata i ka marr dreqi po islamizohen ne rrymat me ekstreme e me tgerrditshme ne Bote, si salafist e wehabist…ma keq nuk ka ku shkon ma…!

  6. Newborn says:

    Gjeja me e lehte eshte te gjykosh, por si bashkekomabas ne kemi edhe pergjegjesi dhe detyra. Shqiptaret ne Maqedoni kane qene ne situate inferiore qe nga pushtimi sllav me 1912. Fatekeqesisht shqiptaret ortodoks jane tretur nga valet e asimilimit, ndersa shqiptaret musliman, edhepse kane ruajtur deri diku identitetin kombtar, nuk kane arritur asnjehere te marrin veten nga katastrofa e shkeputjes nga trungu kombtar. Ata numerikisht nuk e kane pasur masen kritike si ne Kosove dhe nuk kane arritur te shkeputen nga sllavet. Nuk kane arritur poashtu te kene nje elite autokotone shqiptare qe te artikuloje drejt aspiratat e tyre. Dimenzioni fetar islam eshte stimuluar gjithemone nga pushtuesi sllav me qellim te dobesimit te identitetit shqiptar qe dihet qe eshte mbifetar. Tani sllaveve ju bashkuar edhe Turqia me ambiciet e saja neo-osmane si dhe sektet satanike wahabiste te pasura me para te naftes. Fatekeqesisht, Kosova dhe Shqiperia rrine duarkryq para ketyre dukurive. Kosova vete eshte e rrezikuar nga keto dukuri por jo ne masen sa jane shqiptaret e Maqedonise. Pas RILINDJES ne Shqiperi, shpresoj qe edhe pjeset tjere te trungut kombetar te nisen ne rrugen e Rilindjes. Marrja e mandatit politik Ali Ahmetit dhe Hashim Thaqit jane pike e mire fillestare.

  7. Arbeni says:

    Marre ne pergjithsi autorja ka te drejte kur flet per shqiptaret e Maqedonise, por keq i ka vene premisat e shkrimit te saj!. Komentin tim mbi kete shkrim mund ta lexoni ne http://arbenfetahi.blogspot.com/.

  8. HODO GOSTIVARI says:

    Të përgëzoj, moj mike!
    Ti je zëri i ndërgjegjes kombëtare.
    Shëndet pac!

  9. naimi says:

    Nje fjale popullore thote cka ta bene i joti s`ta bene i huaji.Ne Maqedoni u zhvilua nje lufte me sllavo maqedonet,ajo perfundoj ashtu si perfundoj ,pra me marreveshjen e Ohrit.Ne qeverin e Maq. eshte tash partia qe perfaqeson luftetaret e djeshem.Eshte e habitshme se si keto zyrtare te kesaj partie asnjehere se permendin diskriminimin qe u behet shqiptareve,asnjehere nuk e permendin marrv. e Ohrit, e quditshme.Per diskriminimin e shqiptareve ne Maqed.flitet ne PE,p.sh.deputeti kroat Vjek…Shpesh here pyes veten pse u be kjo lufte ,kur dihet se lufta behet per teritore e jo per te drejta ,por qe edhe ata nuk i fituam.A ishte kjo lufte nje ARANZHIM i qarqeve te caktuara ekstremiste maqedone me UDBashet shqiptare ,mafien dhe qarqe antishqiptare nga ana tjeter per larje hesapesh me strukurat perparimtare intelektuale shqiptare,per te krijuar nje gjendje qe kemi sot.Ne Maqedoni tash kemi nje gjendje alarmante ,islami bene kerdi,investimet ne pjeset shqiptare 0,punesimi 0,shperngulja masive e te rinjeve jashte vendit,perdorimi i shqipes i mjerueshem.Do permend nje shembull te shqipes.Ministri (shqiptar) i komunikacionit ,per dallim nga me pare ku shqipja ishte gjuhe e dyte ,i vene tabelat e rrugeve ku shqipen e bene gjuhe te trete edhe atje ku shqiptaret jane 100%.Dhe per funde shqiptaret e Maqedonis me fajin e vete nga njera ane, me injorimin totale nga shteti shqiptare per shkak nte iferioritetit te tije ndaj Maqedonis dhe me politiken raciste te shtetit maqedon po degradohen ,zhduken ,tjetersohen, asim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje