Danezi Rexhep Qosja

24 Dhjetor 2013, 19:43Blog TEMA

Nga Lavdim Hamidi

 

Rexhep Qosja si danez që është shpeshherë jep vlerësime për media nga perspektiva e banorit të shtetit më të pakorruptuar në botë.

Ai kurrë nuk e ka dëgjuar fjalën korrupsion në shtetin e tij, pasi që ky fenomen nuk është i pranishëm në shoqërinë daneze.

Dhe si pjesë e një shoqërie të tillë, ai është shumë i shqetësuar që qytetarët e një vendi ballkanik paskan pasur fatin e keq që kishin një ish-kryeministër aq të korruptuar. Por, një fat të tillë e paskan vetëm qytetarët e Shqipërisë, e jo edhe vëllezërit e tyre kosovarë.

Duke e ditur se shtetet ballkanike kanë perspektivë të qartë evropiane, akademiku i njohur nga Danimarka, Rexhep Qosja, s’ka si mos ta akuzojë rëndë një ish-kryeministër të Shqipërisë, siç është rasti me Sali Berishën, pasi që me liderë të korruptuar nuk mund të shkohet në Evropë.

Si ndëshkim kjo e fundit nuk i dha datën për fillimin e negociatave për anëtarësim Shqipërisë, ashtu siç veproi me Serbinë.

Për mediet shqiptare, siç bën zakonisht, ai bëri një deklaratë “bombë” duke thënë se lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e suksesshme, po qe se nuk dalin para drejtësisë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”.

Ndaj, siç thotë ai, Sali Berisha, si më i madhi, madje peshkaqen, duhet të nxirret në gjyq.

Qosja në këtë intervistë kritikon pushtetet e para 23 qershorit 2013 në Shqipëri, kur në krye të Qeverisë ishte Sali Berisha, se janë karakterizuar me korrupsion, krim, gënjeshtra, mashtrime, nepotizma, klientelizma, ndaj të cilave qeveria e re është e detyruar të veprojë duke marrë masa ligjore.

Ai e bën të ditur edhe një fakt të panjohur në vendin prej nga vjen, se gjyqësori në Shqipëri i amnistonte kriminelët pa brejtje të ndërgjegjes, ndërsa Policia me kreun e çorganizuar dhe të korruptuar, përskaj krimeve e kriminelëve kalonte symbyllur.

Të gjitha këto akuza do të ishin me vend sikur Rexhep Qosja të deklarohej nga perspektiva e një akademiku vërtet danez, siç po na shitet, e jo të një akademiku nga Kosova, shtet ky i 111-ti në listën e shteteve më të korruptuara në botë, në shoqëri me Tanzaninë, Etiopinë e Vietnamin.

Në fakt të gjitha këto akuza me një “copy-paste” do të mund t’ia bënte edhe kryeministrit aktual e të gjithë ish-kryeministrave të Kosovës, mirëpo ja që nuk i bën. E as që i ka bërë ndonjëherë.

Është për t’u habitur fakti, se si “Babai i Kombit”, siç preferon ta quajë veten, kurrë nuk e akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi për korrupsion.

Qosja kurrë nuk i bëri pyetje publike Thaçit se si arriti që me një pagë prej 1500 euro në muaj, të ndërtojë pallat prej qindra metra katrorë dhe me vlerë prej qindra mijëra euro, derisa njëkohësisht djalin e shkollon në kolegje private, të cilat janë të kushtueshme.

Akademiku Qosja kurrë nuk i bëri kërkesë publike kryeministrit që ta shkarkojë ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, kur zyrtarë të dikasterit që ai e drejton i morën 1.4 milionë euro korrupsion prej një kompanie evropiane.

Ai po ashtu i futi veshët në lesh, kur në të gjitha mediat jepet lajmi se djemtë e shefit të deputetëve të partisë më të madhe në vend sulmonin policët në detyrë. Kurrë nuk u deklarua as kur nga dhoma e sigurisë më të lartë në Policinë e Kosovë u vodhën shumë kilogramë drogë, dhjetëra kilogramë ar e qindra mijëra euro para të gatshme, përderisa vjedhësit në institucionin e sigurisë më të lartë ende sillen të lirë.

Ndonëse ka kaluar në normalitet korrupsioni dhe pasurimi i atyre që kanë në dorë agjendat politike, Qosja nuk besoj se është verbuar për të mos e parë këtë denigrim.

Nëse është arsye botimi i veprave nga Ministria e Kulturës për ta mbyllur gojën karshi të gjitha të këqijave që ndodhin në Kosovë, atëherë besoj shumë fort se më me shumë qejf një favor edhe më të madh do t’ia bënte edhe Sali Berisha.

Do të ishin shumë me vend këto kritika për Shqipërinë po qe se nuk do të vinin nga një akademik kosovar, siç është rasti me Qosen, i cili jeton në një shtet aq të korruptuar, e shitet, siç thuhej, francez, ndërsa moralizon si të ishte akademik danez.

42 komente në “Danezi Rexhep Qosja”

  1. No Partiak - No Party. says:

    Ky artikull eshte nje idiotesi. Po e kritikon Qosen per aresyen pse kritikon shqiptaret ? Kjo eshte njesoj ku r kapin ndonje hajdut me presh ne dore dhe ai i pergjigjet policise ” Kapni njehere ata qe kane vjedhur perpara meje”

    Lavdim, here tjeter shkruaj kur te kete dale pija, dhe leri krahasimet me danezet sepse per nga mendesia, forca e shkrimit, dhe kontributi ne sherbim te kombit shqiptar, Qosja qendron aq lart sa edhe danezet ( per habine tende ) mund te perkulen perpara tij.

    1. Gerricesi says:

      Une kam respekt per Qosen, por ky zotnia lart ka te drejte kur thote se para se te kritikosh Saluqin kritiko adashin e tij Thaqushin qe e ke tek dera e shtepise, se kjo anshmeri nuk i ben kosovaret te ndjehen mire.

    2. andi says:

      Lavdimi eshte budigard e i duhet te shkruaje ashtu sic ka shkru! Nuk u vihet faj kesaj rrace, e kane shpellaret kete zakon te gjejne rruge kalime nga ma te veshtirat, ndjekin metoden e gjarperit per gjuajtjen e mijve neper pyje. Zaten nga vijne kane marre edhe mesimet konkrete te jetes, por pa kurrfare cilivizimit ne shkollimin e tyre. Te ben pershtypje si edhe njerezit qe lexojne, bejne komente shume kritike e keto lloj Gazetaresh nuk marrin asgja nga ato, por gjithnje ne te tyren per te mbrojte krye Shpellarin Sali, turperojne edhe veten. Per mue eshte shume interesant qe kjo lloj rrace vetem ne te sajen gjithmone don te diktoje te tjereve se cfare duhet te beje njeri e cfare tjetri nga ato qe u cenojne Kapon e tyre. Deri kur o Lavdima do vazhdoni ne kete rruge? A se shikoni se kapo juaj ka lujt nga fiqiri? A se kuptoni se ai ka vdek e nuk ngjallet ma kurren e kurres?!!! Dhe ta dini se sa ma shume te flasi ai e sa me shume ta mbroni ju, vecse alergji krijoni ne popull kunder krejt rraces suaj e jo ndonje nga ato qe mendoni se do arrini, te turperoni dikend apo ti jepni mend atyre qe kane sa krejt banda juaj se bashku.

    3. Epiriiiii says:

      Zt Hamiti, po nuk Kuptuat Pse????? Prof Qosja Shkruan per Politiken Shqiptare dhe Jo ate Kosovare atehere Mos u merrni me Gazetari. Zt Hamiti edhe Bufi e kupton perse Profi Shkruan dhe jep mendim per Shqiperine, sepse Politika Shqiptare eshte Shume me Shume Influente ke ajo Kosovare se anasjelltas. Prof Qosja Deshiron Shpreson Enderron fundja eshte dicka Normale, Emancipimi i Politikes Shqiptare Patjeter do te Ndikoj Influencoj ke ajo Kosovare. Ai e di e kupton eshte i qarte qe heret a von Kosova do ti bashkohet Shtetit Ame

      1. kushtrimi says:

        te lumte epiriii mi lexove fjalet. pa nje shqiperi stabile demokratike e te forte ,kosova nuk mund te zhvillohet.

    4. feniks says:

      Anonimi cetnik,Hamiti,paska marre mundimin te MATET me KOLLOSIN Rexhep Qosja!!!HAAAAAAAAA!!!!
      Vetem nje i MARRE i sapo dale nga CMENDINA,mund te guxoje te matet me Qosen!!!
      Qosja akuzon Sali Berishen,por kete gje e ka bere gjithe kohen,ndersa ty,te vjen keq pse nuk akuzon edhe Thacin!!!
      Po ty,more LESH-ko,kush te ka ndaluar te shkruash per Thacin??Plehre e Serbise???
      Mos eshte i detyruar profesori i nderuar te te jape ty dhe zagareve te tjere si ty,per gjithcka ndodh ne boten shqiptare???
      Po mund,gjykoje per ato qe thote!!!
      Te tjerat i di vete ai!!!
      Te gjithe ju qe akuzoni Qosen,jeni kelyshet e Serbise,prandaj e mbani Berishen per hero,ndonese ju vrau djemte e UCK-se kur furnizonte tanket e Milloshevicit me nafte!!!

  2. Mollosi says:

    Shkrim shume i mire i z.Hamidi. Qosa se pari te merret me hajdutet e vendit te tije e pastaj me te tjeret. Por per cudi z.Qose nuk i “sheh” vendoret. Ai kurre nuk kritikoi udheheqesit kosovare te cilet prej opingave u bene milionere.

    1. Ilir Hoti says:

      O MOLLOC”Bota eshte e nerrthurur pa le bota shqiptare…….Po a thua se Vendi i shqiptareve etnik(nqs e kupton termin) eshte sa Katuni yt ose e shumta sa te sheh syni rreth e rrotull!!!Ne pranojme te na kritikojne Italjan,amerikan a gjerman,dhe bejne mire…e nuk lejohet shqiptari qofte edhe akademik..Kjo me acaron sado naivitet qe eshte.

      1. Mollosi says:

        O Ilir Hoti. Duket qe qenke me prejardhje nga Hoti. Hoti eshte nder fiset me te vjetra shqiptare. Ai fis ka tradite dhe bujari. Nuk e di se prej kah dole ti qe ne pamundesi te kundershtimit me fakte, del dhe fyen pa pike turpi. Une nuk jam kunder qe ky komunist te kritikoje komunistin tjeter. Dhe nese e kritikon Saliun, ka te drejte. Por ai fatkeqesisht perdore standarde te dyfishta. Kritikon Saliun, kurse “harron” te kritikoje Hashimin qe nuk eshte aspak me i mire se Sala. E Hashimin e ka shume me afer, e ka te hunda. Por duket qe Hashimi ia mbylli gojen Qoses me ato qindera mijera euro qe i dha per ribotimin e veprave te tije.
        Kurse ti, z. Hoti, mos nxito ne fyerje. Duhesh te jesh i qete dhe konstruktiv edhe atehere kur dikush eshte kunder adhuruesit tend.

        1. Ilir Hoti says:

          Kerkoj falje per kedo qe fyhet persa ma siper,por thirrjet per qerim hesapesh per hesape te armiqve tane shekullor…jane te papranueshme e anti shqiptare..Kjo nuk mund te thuhet vetem me 2-3 fjali, por kushdo e kupton………………

      2. petrit says:

        Kur ke dy djem te cilet jane te pa disiplinuar,prinderit jane te detyruar ti therrasin,dhe ti kerkojne hesap; Sipas traditave te vendit tone,prindi do ti drejtohet djalit te madh,duke I terhequr dhe veshin..Pikrisht Z Qosja ju ka kundervene ashper qeverise se kaluar shqiptare,sepse shqipnija ka 100-vjet qe udhehiqet nga vetvetja,dhe kurre nuk mundesh dot te ja falesh gabimet e saja skandaloze.Qeveritaret e shqiperise,duhet tejene shum te perqendruar,ne realizimin e detyrave te pushtetit,dhe shtetit me baza te thella ligjore.Qe shteti I ri I Kosoves,te ndikohet pozitivisht nga nje shqiperi,me potenciale te medha me pluse,ne sherbim te popujve te shqiptarizmit…

  3. Redneks says:

    Lavdim, laje gojen mire para se te shkruash mbroçkulla te tilla per Prof. Rexhep Qosen. Po si ka mundesi qe nuk u gdhendet, po si ka mundesi qe villni vrer per njeriun me te ditur te Kosoves.Po si ka mundesi qe nuk e respektoni, nuk e nderoni dhe adhuroni, per ate qe eshte dhe per ate qe ai ka bere.Ne fakt, pergjigjen ma ka dhene vete Profesor Qosja,ne perifrazimin se: “Bajraktar ne vendin tend nuk mund te behesh kurre”.Zgjohuni o te marre, dilni nga tuneli i erresires që iu ka pllakosur.
    Ne nga jugu e kemi shpallur qytetar nderi,sepse i tille eshte e do te jete.
    Respekte per Prof. Rexhep Qosen

  4. VLTR says:

    Epo ky vetem lavdim nuk mund te jete, shume shume nje teveqel e ka hak.

  5. pelivan says:

    Lavdim! Shume po tu dhimska sala bre?! (Gjuha shkon ku dhemb dhembi…) dhe pse ne dukje s’po i ngjane atij, qe dik e don me gjithe mend… Detyre e cdo shqiptari te ndershem eshte, te fshikulloj deri ne dhembje kete moster virusi cfaroses,kete zjarrvenes der’ me dere … Kam menduar se jane ordiner vetem ca rrugecer qe kritikojne Qosen e madh te Shqiperise,qe vjen pas Frashallijve,por, se do ishe dhe ti me ta, vec tash mund ta besoj! Hajd,dhe ti,Prapa saliut vafsh…

    1. Ana says:

      Sikur te kishte Shqiperia dhe ca intelektuale te tjere si akademiku Rexhep Qosja pale sa me perpara do ishim,por fatkeqesisht akademiket shqiptare rrine strukur dhe i servilosen pushtetit te cdo lloji.Edhe kritikat e Lavdimit nuk e zbehin zerin e fuqishem te Rexhep Qoses,qe eshte aq i dashur per shqiptaret.

  6. VL.HAS says:

    Lavdim ! Ne qofte se je mesues carrokesh ,me vjen shume keq ,pasi do i keqinformosh vocrraket per kete figure te ndritur te shqiptarise . Sdudioj veprat e tija njehere , pastaj do shofish se mendimet do te vijne ndryshe per kete personalitet te madh .

    1. Ilir Hoti says:

      Lavdimi nuk di te lexoje….vec gjuan shqelma…

  7. rilindja says:

    Te dhjefsha shkrimin.
    Z. Rexhep eshte gjigand ne fushen e tij. Shkruaj ti per Thaçin me shoke dhe kjo mjafton. Perse deshiron te shkruaje edhe Profesori?
    Ka ndonje te pavertete ne ato qe thote per Saliun? Jo! Atehere çfare ke?

  8. Arjani says:

    Eh mor Lavderim i gjore.Po ti me kulturen tende baritore do mesosh Pr. Rexhepin per ke te flase e per ke te mos flase.Ruana zot.

  9. tironsirefugjat says:

    O Lavderim rempalla me kte shkrim qe i vjen era “mykut” qe te rrethon qe andej nga ato shpellat ku dhjesin kecat e don te na besh moral kakerdhiash a thua se ne qorrat nuk pam cna beri SRB ja ! Ca po te duhet ty e te “dhimbka” per ato cfar shkrun per saliqenin e nuk dua te vazhdoj se ta kan dhan pergjigjen mjaft me lart ! Mos u kacavjer te arish ate njeri te madh e flori per ne ! Tu dogj b…ty qe spo flet per Kosoven a ? Ai din dicka me shum nga ty e ne, e un i heq kapelen kur me flet per plaget tona ! Edhe ne kemi te madh por kurr nuk e hapi gojen e shkoi te shoh rehatin e vet e mos vall kjo ty te vjen me per qef ??Nje Shqiperi e paster,e fort dhe e pasur, pa kto “infeksione” qe e shkateruan ka shum me teper vlera se te jet e kunderta dhe ky plak i mencur e i madh din cfar ben …….

  10. Tironsi says:

    Te lumte z.Hamidi.Nje koment mjafte i qelluar per nje pro enverist te cmendur dhe te pa vlere.

  11. lindi says:

    S’po di ku t’ja nisi , po ne nje gje jame i bindur qe sikur ky “akademiku” Qosja e shume si ky na kane shkatrruar jeten jo shtetin.Sepse nese nje akademik sot kosovare nuk e shehe te arsyeshme te vetmen nje here te flas per kta kriminela qe e udheheqin kosoven ,dhe ka kohe per te shqiperise me u marre me ta ,ateher nuke e di qka na duhet titulli i tij akademik (perveqse personal) ose ma mire me thane mendimi i tije.Mua te pakten nuk me duhen kesi lloj akademikesh e shume te tjere si ky.
    Po ky eshte problemi te ne shqiptaret se vlersojm gjana qe nuk kane vlera te mdhaja,gjithnje eshte fjala per politike dhe mendime politike e jo per letersi.

    1. andi says:

      Nje keshill dashamirese per lindi. Akademiku Rexhep Qosja eshte ba i tille ne nje rrugetim 60 e kusur vjecare ne studime e krijime, ne drejtim te puneve te mirefillta shkencore ne mjedise shume te afta e te mire pregadituna, ka nje dije e nje mendje shume te kthjellet per Historine e politiken e Popullit Shqiptare ne te gjitha shtetet e Ballkanit e te atyre qe jetojne ne Bote. Eksperienca e tije si Akademik nuk munde te vleresohet nga ne qe komentojme ne tre rreshta e ku dy nga keto rreshta shkruhen me gabime ortografike e pa dite ku vihet pike e ku presje. Pa le ate qe kur na kritikon idhullin tone ne pa kuptu e dite ku eshte fjala ja mveshim me te shame e me fymje sikur akademiku te ishte vete Karaxhiqi apo Millosheviqi. E harrojme qe bash dhandrri e sheptori i ketyne te fundit po kritikohet me fakte e te verteta qe si lun Topi, si i thine fjales. Po deshira jote do ishte te kritikoje Thacin! Po ai sot po flet per tjeter gje qe nuk i takon thacit ose nuk mendon si ti per Thacin se Thaci ka nje tregus tjeter ne rrugen e tije ne politik. Me dashamires per dijen e me rrespekt per njerez kaq te medhej si Qosja ku shqiptarizma i numeron me gishta te dores.

    2. rezart says:

      Po cfare te duhet ty mendimi i Rexhep Qoses,o Lindi kur ke “HERO”tradhetaret e KOMBIT Sali Berisha e Ibrahim Rugova???
      Edhe une po ja fus kot,si kau peles!!!
      Po ky “Lindi” coban dhish,qe nuk di nga lidhet gomari,kerkon te matet me KOLLOSIN SHQIPTAR,ME TE MADHIN E ME TRIMIN AKTUALISHT!!

  12. HODO GOSTIVARI says:

    JU QË PO CJERRENI KUNDËR AUTORIT, LAVDIM HAMIDI

    Nga cilësia e shkrimit dhe epitetet primitive provincialite “kolos” e dokërra të tjera, atribuar EGOCENTRIKUR R. Qosja, provoni primitivizmin tuaj.
    Autori ka objektiv parimin moral, etikën – jo qejfet tuaja pse kështu e pse ashtu.
    Nëse një person me vetëdije të lartë shoqërore nis e gërmon e shkruan rreth një teme, ahere ai duhet të jetë parimor, jo tërkuzë në thes.
    Persona si ju që sulmoni autorin kanë merrita për gjalljen dhe përpirjen e përrallave (miteve).
    Një shkrim mjaft i qëlluar me një gjuhë shqipe për të marrë lakmi.
    Urime, Lavdim!

    1. rezart says:

      Kollosit TITIST, Hodo Gostivari!!!
      Eshte nje nder i madh per ne qe kemi ne gjirin tone nje “KOLL-os” kaq te madh,qe merr guximin,me fort se Don Kishoti i Mances,te perdhose MENDIMTARIN ME TE MADH SHQIPTAR TE LETRAVE DHE E FILOZOFIN E NDERUAR REXHEP QOSJA!!!
      Eshte nje cilesi e VYER,qe QENTE E FSHATIT,sidomos kur jane shume,t’i SULEN CDO UDHETARI,qe kalon ne rrugicen e tyre dhe kjo doemos,qe tregon besnikeri ndaj te zotit,qe u jep nje kocke me shume!!!
      Kete radhe QENVE TE FSHATIT ,NUK U ERDHI NE RRUGICE NJE UDHETAR DOSIDO,POR PATRIARKU I KOMBIT SHQIPTAR REXHEP QOSJA,prandaj edhe organizimi i ceremonialit kunder tij ishte me CILESOR:
      U THIRREN QENTE E TE GJITHE FSHATRAVE PERRETH( njelloj sic erdhen kosovaret per te votuar ilegalisht per Berishen kunder Rames) dhe po ju SULEN KETIJ TE “SHKRETI”,vetem qe t’i shqyejne pantallonat me gjithe xhakete,mbase edhe mbathjet!!!
      KRYEQENI,Lavdua Ham…i,ftoi ne bashkebisedim edhe kollosin prej letre HODO GOSTIVARI,qe ashtu si MIC SOKOLI t’i sulen zotit QOSE per ta ulur nga FRONI I DERITANISHEM per te vene atje,te pakten Rugoven!!!
      KAKOFONIA E ULURITESVE kunder Qoses u be aq e madhe,sa Kosova mund te ZYRTARIZOJE PA FRIKE EDHE KRIJIMIN E OPERES SE PARE KOSOVARE VETEM ME ULURIMA DHE SHARJE ME LIBER SHTEPIJE!!!!
      Doemos pervoja kolosale(sa vdesim ne shqiptaret per fjale maksimale)shqiptare e QEVERISJES BERISHIANE ne kete LEME ka qene vendimtare,qe si ne cdo fushe tjeter edhe ne kete te ULURIMAVE,po e ben Kosoven KANDIDAT PER NE BE,para Shqiperise(me ndihmen e Serbise dhe ndermjetesit Berisha)!!!
      Autori Gostivari e mburr lart gjuhen letrare te kolegut,por vleresimi i del i PAVLEFSHEM,kur vete shkruan si ANALFABET!!!

      1. Ilir Hoti says:

        E Lexova me nje fryme……Nuk besoj se kemi shume agere ..por jane te zhurmshem e te rrezikshem…Vec e vec hane mut cdo dite,por kunder Vlerave ..bashkohen, Keta zagare te fshatit e qyt duhet demaskohen,megjithse fetyren e kane si sholle kepuce

      2. Mollosi says:

        Kollos titist eshte ky qe e adhuron ti. Kollos titist eshte shoku Qose, i cili i perlotur shkruan elozhene per shokun Tito.

  13. vir albanicus impera(p)tor est says:

    Lavderime, Lavdim! “Akademiku” asht si me pase dale prej hundeve te Leninit e Stalinit e me duket se asht dinozauri i fundit qi idhujtarizon ideologjine shkaterruese e nihiliste hoxhjane nder shqyptare.

    “An intellectual is someone whose mind watches itself.” – Albert Camus

    “Intelektuali asht dikush, mendja e te cilit, si ne pasqyre, shef veç mendjen e vet” -Albert Camus

    1. Ilir Hoti says:

      Ti ose ‘ju’ tregoni vec mangesi intelektuale..por kjo nuk perben problem, sepse shikoj se mburreni per kete.

  14. Lex says:

    DEKLARATE E QOSJES ME RASTIN E VDEKJES SE TITOS, MAJ 1980;

    NJË JO E MADHE DHE ME SHUMË MERITA
    Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar Luften Nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë-ja nje meritë mjaftë historike për të gjithë koherat.Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugen ngadhnjimit të socializmit-ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë.
    Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombesive-ja një meritë tjeter e jashtezakonshme historike.Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdha e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit- ja edhe një meritë tjeter, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme

  15. redisheheri says:

    Deklarata per meritat e Titos nuk ja ul vlerat akademikut Qosja.Tito ishte mbrojtes i shqiptareve,u dha autonomifederative,universitet,punesim ne gjermani,zvizer,i beri Europiane dhe te pasur,krejt e kunderta ndodhi me kosovaret qe u arratisen ne token ` ame`,U doli njerke,.Regjimi Enver Hoxhes i kalbi neper burgje si agjenta te UDB-se.Akademiku Rexhep Qosja ka te drejte per meritat e Titos.

    1. rezart says:

      @redisheheri!!
      Enverit i lumte dopra,qe ju kalbi ne burg e u vari ne litar ju kelysheve te bashkepuntoreve naziste!!!
      Ju me mbiemer Sheheri,keni qene te gjithe per t’ju VARUR!!!
      Te gjithe ANTISHQIPTARE TE NDYRE!!!

    2. Mollosi says:

      Dallimi qendron ne ate se z.Qose mundet dhe ka te drejte qe i perlotur t’i thure elozhe shokut Tito. Te tjeret nuk guxojne qe ta kene kete “privilegj” sepse menjehere do te etiketohen si tradhetare.

  16. Pres says:

    Sa kohe qe do te kemi njerez si Lavdim Hamidi rreth e rrotull,aq kohe do te mbetemi te shtypur e ne mjerim nga “vetvetja.”Te kerkosh e te “luftosh”Rexhep Qosen,eshte si”te ndersesh”gjijthe popullin,duke kthyer ne hajdute edhe njeriun e fundit me te ndershem,per te vjedhur thesarin e vendit tend.e shkaterruar vete gjithcka.Ne fakt kete e ka bere Berisha tre here dhe jo me fjale.Dogji e shkaterroi Shqiperine me terapine e shokut ne 91-92,dogji e shkaterroi Shqiperine akoma,ne 97-98-en,duke stimuluar kapitalizmin e rreme me firmat piramidale,qe hodhen ne ere djersen e kursimet e familjeve shqiptare,duke shkaktuar edhe mbi tre mije te vrare,vetem nga kolapsi dhe anarshia e krijuar,provokuar prej tij e pushtetit te tij.Ashtu ne 21 janar 2011,arriti kulmin me urrejtjen e percarjen qe krijoi ne vend,duke vrare ne mes te dites njerez te pafajshem,vetem e vetem per te mbrojtur pushtetin e tij super te korruptuar.Cfar ka ketu te pavertete!?Pse duhet te jesh danez per te patur te drejte te kritikosh ,te besh analize e te thuash mendimin tend per cka sheh e cfar ndodh!?Mos jane me te mire ata,apo te tjere si ata ,se ne,se Rexhepi Qosja!?Vlerat njerzore nuk ,maten me kufij shtetesh,sado te zhvilluar qe mund te jene ato. Rexhep Qosja eshte nder te vetmit zera te shquar te shqiptarizmes, qe mbart me vete dhe percon per te miren e kombit te vet , te verteten e hidhur,per ti hapur syte dhe ndergjegjesuar te gjithe ata njerez qe nuk kuptojne,per te dalluar “thelbin”e se keqes,nga e mira.Sigurisht ,te qenurit ne nje ambient ballkanik,ne shqiptaret jemi anatemuar si me te prapambeturit dhe konsideruar si me te varfrit,por mbi te gjitha si nje popull I paafte per tu vetqeverisur dhe per te patur nje shtet te tyren.Kete sindrome mundohen ta mbajne”te gjalle”njerez si Lavdim Hamidi,qe vihen ne sherbim te pushteteve te tilla,qe perfaqesojne klane apo grupe te caktuara interesi,te cilat me mjete te ndryshme,ne kete rast duke shfrytezuar median,propagandojne,duke sulmuar njerez si Rexhep Qosja,vetem e vetem per te sabotuar pikerisht ate pak cilesi intelektuale qe eshte akoma ne mes nesh e qe kemi nevoje aq shume,sepse per fat te keq jane kaq te pakte,sa “zhdukja”e tyre,do te na conte vet ne drejt asimilimit dhe zhdukjes si popull e si komb.

  17. Mustaqelli Efendi says:

    Argumenti i preferuar i shoqerise shqipetare: ad hominem.

    Qe ketu mos prisni te bejme hajer, se nuk do e kapim asnjehere elefantin sa kohe meremi me mizat.

    Fakte or taj fakte, fol per fakte! Flitet per korrupsion.. c’hyn ketu se qosja eshte danez apo marsian. Flisni per meritat e argumentit. Ai mund te ishte dhe nje zezak miliarder nga nigeria.. c’hyn kjo se nga eshte, ku jeton, ke ka inat, pse e ka inat etj etj. Gjejani dobesine ne ate qe thote: Jemi shoqeria me e paster ne evrope. kemi standartet me te larta se lichtenstein .. keto jane argumenta qe pijne uje hahaa… tufe karagjozesh.

  18. Indipedenti says:

    Lavderime per satiren
    Ata qe perbuzen ne vendin e tyre,vleresohen nga llumi i gjitonise,themi
    ne nga jugu.
    Ai qe nuk vleresohet ne Kosove si ky Qose ziu,e vlereson Vlora me Gjiken si hajdut.Ne ne shqiperi na moren gomaret ne qafe per 60 vjet
    rresht,nuk harin ky gomardhek…. por na vine dhe gomare nga Kosova ti
    shtohen gomardhekut te Shqiperise me Qosera me shoke.

  19. bukoshi says:

    Profesor, shum i nderuar, ke qene dhe je gurre frymzimi i ceshtjes kombetare. Por, njemende a nuk po e sheh a akoma nuk je bindur per tradhetine e madhe kombetare te kryeministrit te gjysmes se Shqiperise / KOSOVES/ Hashim Thaqit??? Ju lutem profesor na jep mendimin edhe per kete!!!

  20. lindi says:

    nje koment dashamiresie per andin.Se pari nuk jemi ne ketu per te komentuar per gabime drejtshkrimore. Se sa per informimin tendin personal nje ministre e gjermanise ne nje leter te shkruar vete, ka bere shume gabime drejtshkrimore po kjo nuk e ka zbehe thelbin e asaj qka ka thene gjithashtu edhe punen e saj.Po ne jemi mesuar me u marre me gjera te vogla e sa per gjera te mdhaja nuk kemi kohe.
    Por nuk po du me hy shume ne debate te kota ,por ju kisha preferu pake te delni prej lagjes ku jetoni,e te beni krahasime akademiket tone(po kuptohet jo te gjithe) me europian e te tjere per nga ana morale dhe perceptimeve per gjera shoqrore ,politike e sociale.
    Une as qe e kam vu ne pikepytje aftesite profesionale te qosjes ,po nese qosja ka simpati per thaqin siq thua ti ateher mjere ti me gjithe qosjen e te tjere qe mendojne ashtu.
    Dhe nje gje tjeter, ne zvicer 100 vitet e fundit keshilltaret federativ(bundesrate)me te suksesshmit ishin jo akademik ku edhe prej tyre ka pasur as me fakultet.Por sote zvicra per koke banori eshte me e pasura ne bote.
    E lereni keto gjera jo kush je ti me shajt qosjen jo rugoven etj.Po e perfundoj me mire keshtu ne shqiptaret sidomos ne kohet e fundit nuk kemi pasur dikend qe ja vlen me u krenu aq shume.

  21. ........ says:

    Rexhep Krosi ti bashke me Sali berishen, sa here ju terheq veshin serbia mundohi qe te hidhni zjarre ne mes shqipetareve…….Rexhep tani se bashku me Berishe mendoni me shume per vehte, se akademik si puna e juaj dhe dok profesor si Sali Berisha eshte mbushur plot bathorja……te dy hani dhe pini ne te njejtin kotec sebe.

  22. Bashkimi says:

    E drejta per te mos u pajtuar me mendimet e dikujte egziston dhe eshte dhe duhet te jete por duhet te kete mbeshtetje ne fakte dhe aftesi per te gjykuar.
    Nuk njoh kete emer Lavdim por qe do qe per te kritikuar nje persolanlitet duhet te jesh i ditur i urt dhe i drejte per te vlersuar dhe te kesh njw nje shklalle te larte mendore dhe praktike.
    Kjo cka thot ky far anonimuesi eshte tejet large realitetit dhe nuk fuksionon dhe kooperon as ne kohe dhe hapsire prandej i preferoj qe te mos merret me fantazi por te lexoj dhe gjykoj drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje