Denis Mekshejn dhe rezonanca shqiptare

23 Dhjetor 2013, 22:25Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Denis Mekshejn, për ata që nuk e njohin, është ish- deputet britanik dhe ish- zëvendësministër i Jashtëm në Forin Ofis, në kohën e kryeministrit Bler, mik i shqiptarëve njëkohësisht, i cili të hënën është dënuar nga Gjykata e Lartë britanike me 6 muaj burg, pasi kishte pranuar se kishte paraqitur fatura të rreme në shifrën e 13 mijë sterlinave për përkthime dhe laptop.

Shumëkush, me shumë të drejtë, mund të ngrejë vetullat dhe të nënqeshë me shumën dhe dënimin, por edhe të vihet në mendime dhe të konkludojë njëherazi se në Shqipëri, këto shuma janë vogëlsira dhe fatin e Mekshejnit nuk e ka asnjë homolog i tij shqiptar.

Pas tranzicionit të verës së kaluar, në Shqipëri po tentohet që perzevoli i pushtetit të ri, të kapë peshq më të mëdhenj, nga të vetët dhe nga të matanë gardhit politik. Ka një pritshmëri dhe padurim jashtëzakonisht të madh për të parë edhe në Shqipëri, mamuthë të korrupsionit të përfundojnë tek “shtatë penxheret”.

Ka një indikacion edhe nga Evropa për të zhbërë praktikën e mosndëshkueshmërisë në Shqipëri, dhe duket sikur tashmë jo indirekt, kërkohet që të luftohet korrupsioni, sipas zhargonit, por ku nënteksti është i thjeshtë; ndëshkoni ata që kanë abuzuar me shtetin dhe pushtetin.

Falë Zotit, nuk jemi më në kohë pushtetesh klasike arbitrare, dhe shembujt e fundit nga Koreja e Veriut apo dhe lirimi i Kodorkovskit në Rusi, na dëshmojnë se në ditët tona, ky lloj  pushteti në mënyrë të pagabueshme ka nota komike dhe tragjike njëkohësisht.

Sot jetojmë në kohë procedurash ligjore, ku Perëndimi, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me sforco gjithsesi, kanë luftuar shumë për mosdhunimin e saj, si gurthemel i demokracisë.

Në Shqipëri, në mënyrë të qëllimtë, sa herë është folur për probabilitet arrestimesh të zyrtarëve të lartë, gjithmonë është krijuar një re artificiale reagimi in extremis, ku sipas këtyre skenarëve, çuarja përpara drejtësisë e X apo Y, do të shkaktonte automatikisht trazira e rrëmuja në vend.

Por shembujt, edhe pse të pakët, tregojnë se përpara fuqisë së shtetit, kur ai vërtet do të tregojë dorën e fortë të ligjit, është thuajse e pamundur ta ndalosh atë nga ekzekutimi i një urdhër-arresti.

Shembujt vijnë që nga koha kur President ka qenë Berisha dhe bëri që Fatos Nano “të bëjë burg për të gjithë politikanët shqiptarë” siç thuhet me ironi dhe vërtetësi në ambientet politike dhe mediatike të Tiranës, apo edhe kur Meta ishte Kryeministër e në një ditë të bukur e të largët feste kombëtare, prangosi Berishën.

Ndërsa këto ditë, nuk ka sesi të mos bjerë në sy një qëndrim shumë i veçantë dhe risi do thosha nga udhëheqësi i opozitës Basha, në rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Kamzës.

“Kemi besim tek drejtësia dhe po presim se si do zhvillohet procesi. Ai është i pafajshëm deri në vendimin e gjykatës”, ishte pak a shumë deklarimi i Bashës.

Kjo qasje ndaj prezumimit të pafajësisë, dhe lënia kohë drejtësisë të thotë fjalën e saj, edhe pse dikush mund të kërcejë në këmbë dhe ta ketë në majë të gjuhës kundër-argumentin e drejtësisë së kapur, gjithsesi në vetvete, është një gjest perëndimor në koncept dhe mentalitet.

Ka një vlerë të shtuar, pasi një deklaratë e tillë bëhet për një funksionar të partisë së tij. Por gjithsesi, edhe pse Basha mund të ketë besim tek procedura ligjore, apo anësia e saj nga njerëzit e emëruar dikur nga partia e tij në ingranazhet kryesore të sistemit të drejtësisë shqiptare, sërish një qasje e tillë, qoftë edhe formalisht, ose një lënie kohe procedurës ligjore dhe jo abraziviteti politik, është një dukuri që do duhet përshëndetur e që duhet të zërë rrënjë si mentalitet normal në një demokraci funksionuese, në rastin më të pakët.

Padia apo edhe fillimi i procedurës penale nuk është kurrsesi ndëshkim dhe penalitet automatik dhe si i tillë do duhet që Prokuroria dhe shteti, nëse vërtet ka fakte dhe prova, që e lidhin një individ me abuzim pushteti, korrupsion dhe krim, të kenë mundësinë të bëjnë dhe japin drejtësi, edhe pse tingëllon më shumë ideale në rrethanat shqiptare.

Madje në rastet kur dikush vërtet është i pafajshëm dhe është viktimë e pushtetit të ditës, ka rastin oportun të shndërrimit në hero përmes procedurës ligjore dhe drejtësisë së pandikuar.

Kjo vlen si për ata që janë pjesë e pushtetit të ditës, ashtu edhe për ata që janë pjesë e opozitës së momentit.

Po qe se në Shqipëri do ecet me idenë kompleksive se mund të ketë trazira, nëse një i fuqishëm politikisht dikur dhe potencialisht trazues aktualisht, do të arrestohej, dhe për sa kohë, nuk do ketë rezonancë e do dështohet në padi dhe bërje drejtësie, në po atë mënyrë spektakolare si në të shkuarën, ata që do gjejnë arsye për t’i mbyllur derën Shqipërisë në Evropë, ku ndëshkimet ligjore të politikanëve përtej çdo dyshimi, janë normale, siç është rasti i ish- parlamentarit dhe ish- numrit dy të diplomacisë britanike, Denis Mekshejnit, pra ata që do i përmendin impunitetin Tiranës, do jenë efektivë në mbajtjen e saj larg BE-së.

9 komente në “Denis Mekshejn dhe rezonanca shqiptare”

  1. Lul Tyta says:

    Qendrimi Lulit eshte korrekt ne rastin e Mziut.Te shohim cdo thote kur te arrestohet Berisha.

  2. ish koleg says:

    Dikur ke qene nje gazetar qe kam patur nje fare respekti por tani pas 23 qershorit ke kaluar dhe ti ne kopene e vuvuzelave.
    Te quash pozitive deklarata e Lulqim bashes se paska thene qe te ndegjojme gjykaten eshte miopi qe duket dhe nga fotografia qe syzet i keni XL.Nqs do ta quaja berishin nje ujk jargaman qe behet trim kur ha dele te vetmuara,kete tjetrin e lul unmikut do ta quaja nje gjarper qe te kafshon pa u ndjere dhe shume me i rrezikshem se i pari.
    Ju jeni nje frikacak funksional dhe hipokrit i nderuri filipinez.
    Ju e dini qe banda kriminale ka vrare popullin,ka tradhetuar kombin,ka shkaterruar shtetin dhe ju me e pakta duhet te shkruani duke i bere presin edirames dhe sensibilizur mediat dhe kancelarite perendimore se pa denimin spektakular te banditit berishe ai vend nuk rregullohet.
    Jo vetem qe nuk kam respekt me per ju si gazetar por jeni bere i neveritshem se i beni artikujt per biznes te piste.Dirty job…

    1. Mediokri says:

      Ore ish koleg ! Nga llogjika dukesh qe ske qene koleg I autorit! Por edhe Nga e shkruara ! Ti nuk kuptoke nje gje qe Manaj i thote Edit rase Brenda Berishen Dhe Lulit ai fut larg e larg sic thote komentues i pare qe e ka kuptuar kodoshllekun e autorit! Po sje per kete Pune ti Mesa kuptohesh ! Shko futi nje pazar per kaposh deti se erdhen festat e mos u merr me keto Pune te holla! Respekte Manaj

      1. ish koleg says:

        dy fjale per Medik.rin.

        Faleminderit per repliken por do te sugjeroja te me mirekuptosh.
        Nje nga pushtetet qe jane fajtore kryesore per kataklizmone ne Shqiperi dhe tolerimin extrem te nje perbindeshi si mender Berishi eshte dhe ai i mediave.Dhe ne kete hordhi mediatike do te kritikoja fort dhe disa eksponente qe shquhen per nivelin e tyre profesional ne media si puna e A.Manaj por bejne tregti me artikujt e tyre.Me konkretisht:
        Eshte koha qe ne rradhe te pare keto top gazetaret te ulerasin per poshtrimin publik qe po i behet atij vendi qofte nga brenda qofte nga jashte.
        Banda e berishes jo vetem qe i ka tejkaluar vijat e kuqe me popullin shqiptar por dhe ka mbajtur nje qendrim poshtrues per dy ambasadore amerikane qe tregon se ose amerika i ka bere naften shqiperise ose berisha mban “peng” dipllomacine amerikane nga punet e pista ne vitin 1992 ne lidhje me udb dhe asfaline.
        Revoltohem kur shikoj shkrime te tilla si per biznes mediatik qe i bie larg e larg nga Kina apo Filipinet per te dale ne nje fjalekryq qe do kohe ta deshifrosh.
        Berisha eshte nje drakul me shtate koka qe i duhen prere te gjitha dhe jo te merremi me sudokun e Aliut.

        1. Mediokri says:

          O ish-koleg! Nese ka ndonje nga keta top gazetaret qe thua ti Manaj eshte Nga me te ashprit me Berishen Dhe ka bere mut ambasadorët amerikan per mbeshtetjen dhene Berishes por duket qe as e ke ndjek as ke nivel te kuptosh elegancen e Manajt! Kjo eshte ceshtje e jotja dhe per kete ste ndihmojme dot ! Por qe ke nje kompleks inferioriteti profesional ja ben muu! Fatkeqesia jote Eshte se pretendon se je ish koleg Ose I medias Dhe kritikon median! Kur je ti qe do duhet ta besh kete qe po ja kerkoke autorit! Ose Sdi se je nje Hic online pse je deshtak! Mos u merzit se keshtu Eshte Kjo jete ose ke sukses Ose vdes duke e kerkuar dhe kurre se arrin si puna jote!

          1. ish koleg says:

            replika e fundit me mediok.rin
            I kam ndjekur ne pergjithesi shkrimet e Manajt dhe me kane pelqyer para 23 qershorit jo pse ahkruante kunder mender Berishes apo bente “mut” ambasadoret por shikoja dhe ate finesen dhe elegancen.
            Kishte dhe shkrime atehere mediokre por jo te gjitha shkrimet do jene te sukseshem.Te kete komentues shqipfoles si ty “medioker” qe te quash trim Manaj se i ka bere mut ambasdoret amerikane ti o duhet te cohesh ne psiqiatri ose shkruan nga ai institucjon.
            E vlersoj nje shkrim te Manaj qe titullohej “Me gjithe mend nuk te ndigjon Berisha zoti Arvizu” ku jepte idene brilante(afersisht) qe Amerika po te doje i rregullon punet ne Shqiperi per 24 ore duke e hedhur “ujin perpjete”
            Misioni i 23 qershorit qe rrezoi berishen nuk ka mbaruar akoma biles sa po kalon koha ai po rrezikon te triumfoje si Zogu ne 1924 dhe po ndihmohet nga te djathtet ne Europe dhe republikanet ne Amerike ne menyre te hapur dhe te fshehur.
            Shikoj qe dhe Manaj eshte bere nje kercu-venes ne rrotat e qeverise re e cila ka nje humnere te zeze per te mbushur
            Nuk eshte koha qe te thuhet se Lulqim Basha qenka”europjan”
            per nje deklarate ne lidhje me nje ordiner si Mziu.
            Per shqiptaret e ndershem Lulqim Basha eshte nje i pandehur qe duhet pergjigjet heret a vone si bashkriminel me berishin si vrases ne 21 janar,si tradhetar ne detin jon dhe si meg hajdut i 300 miljon dollareve ne rrugen drejt kosoves etj.
            Po te kete nje cike atdhetarizem Manaj me nivelin dhe pozicjonin qe ka duhet te kishte belbezuar per krimin qe beri drejtesia angleze duke toleruar dhe fshehur Shaqo Shatrin (I.K) qe ka qene
            xhelati i berishes
            Per superskandalin me ish fuksin e Lacit Mal Berishen i cili jo vetem qe poshtroi k/m e vendit te tij ne viziten ne Londer por nuk ka pranuar as te zevendesohet.Ne vend te merret me keto probleme si gazetar dhe si atdhetar ky syze kavanozi merret me pederin lul biles biles ka arritur deri te tallet dhe me Tony Blair qe nuk eshte koha ta shtjellojme.
            Eshte koha qe Manaj te largohet nga hordhia e vuvuzelave te medias shqiptare te cilet ose bejne rolin e zhurmuesit ose shesin artikujt e tyre ne tregun mediatik duke mos kaluar vijen e kuqe.Ai duhet ti bashkohet gazetareve atdhetare qe po behen nje rrace ne zhdukje e siper, atehere e meriton te quhet i sukseshem dhe jo ti bjeri larg e larg nga kina apo manila per te kuptuar me zor se saliu duhet denuar apo jo sipas kombinimeve ne sudokun e Aliut.

            1. Mediokri says:

              O ish koleg ! Nuk kam ndermend te replikoj me nje militant! Ti as e kuptuar Dhe ske Shans ta kuptosh Manajn! Kjo Eshte Fatkeqesia jote dhe dallimin mes Tij Dhe nivelit tend! Zoti qofte me ty o batkci online! Ti je tipik Njeri (nuk po them gazetar se dukesh qe ske kaliber) llogoreje! Shyqyr qe ka analist si Manaj qe shkruajne te verteten pavaresisht se ne pushtet Jane ata qe Kane bindje te majta si ai! Une jam I Djathte nese do ta dish koketrash! Dhe boll u mora me ty karabush!

  3. Katolikja says:

    Me Qirtje te Larget Manaj!

  4. Dashi says:

    Lexova artikullin e z.Manaj i cili ishte thjesht si nje pershkrim meterologjik ku thjesht u thote shqiptareve se eshte kohe me shi dhe merrni cadrat me vehte por nuk thote se kush e solli shiun.Nivelin e ketij shkrimi duket dhe nha numri dhe statura e komenteve qe jane shume shume pak. Me interesant kete artikull e bejne dy komentues “mediokri” me “ish kolegun” qe kane vlera me shume se artikulli i z.Manaj.Kam pershtypjen se nga menyra tejet agersive qe flet komentusi mediokri duhet te jete vete autori ose pjestar shume i afert familjar i artikullshkruesit.Ish kolegut i jap 100% te drejte ne flirtimin e Manajt me Mal Berishen qe ka nje lidhje te forte me Lul Bashen kur punonin ne Kosove para 2005.Do ishte mire qe zoti Manaj ti kushtonte dy rrjeshta pseudo ambasadorit shqiptar ne Londer Mal-ok Berishes i cili po ben nje nga skandalet me idiote ne dipllomacine boterore per te gjitha kohrat.Nuk e di pse zoti Manaj apo ogici i tij mediokrrici i djathit pasi jetojne ne Londer nuk po na thote ndonje rezonance apo interference per Mal-ok Berishen e Londres.Sidoqofte urojme autorin,lexuesit dhe komentuesit e Temes Gezuar festat e fundvitit !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje