Evropa e trazuar dhe Britania e Madhe

20 Dhjetor 2013, 20:46Blog TEMA
Evropa e trazuar dhe Britania e Madhe

Harillaq Kekezi*

Ne dhjetor te vitit 2012  kryeministri konservator i Britanisë së Madhe David Kamerun mbajti një fjalim të paralajmëruar, me të cilin njotoi se, në rast se partia e tij fiton në zgjedhjet e ardhëshme  parlamentare të vitit 2015, ai do të organizojë deri ne fund të vitit 2017  një referendum për të marrë përgjigjen e zgjedhësve të qëndrojë apo  të dalë vendi nga Bashkimi Evropian.

Ky paralajmërim i Kamerunit është reagim ndaj pakënaqësisë së konservatorëve anglezë si rezultat i  zhvillimeve brënda  Bashkimit Evropian, sidomos me krizën e zgjatur të eurozonës, për integrimin financiar dhe politik  të vëndeve anëtare. Euroskeptikët në Partinë Konservatore e shohin këtë premtim të Kamerunit si një mundësi që Britania e Madhe të lirohet nga lidhjet me BE, sepse mendojnë  se ky junion është më i shtrënjtë dhe i papërballueshëm për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Sipas tyre, një marrëdhënie kryesisht ekonomike do të ishte një zgjidhje me e mirë për të dy palët.

Në 40 vjetët e anëtarësimit të saj  në Evropën e  Bashkuar Britania e Madhe i ka qëndruar larg integrimit politik. Ajo ka qëndruar larg zonës së Shengenit, jashtë  eurozonës,  bashkimit interbankar dhe traktatit finskal. Aq më tepër tani, kur shumë politikanë evropianë, veçanërisht ata të eurozonës, mendojnë se forcimi i lidhjeve politike është i nevojshëm gjer në krijimin e një supershteti federal të ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo kërkon t’i largohet edhe më shumë  Bashkimit Evropian.

Edhe në fjalimin e mbajtur në Forumin Ekonomik të Davosit me 24 janar 2013 Kameruni shpjegoi se do të ishte një “gabim i madh” të detyrosh vendet e veçanta të bashkohen në një njësi të vetme.”Mendoj, shtoi ai, se vëndet e Evropës kanë historitë, traditat, institucionet e tyre, duan sovranitetin  e tyre. Të përpiqesh t’i futësh me zor këto vënde në një bashkim politik të   centralizuar do të ishte gabim i madh për Evropën dhe Britania nuk do të bëhej pjesë e kësaj. Por nëse e keni fjalën që në Evropë ne duhet të kemi vullnet më të madh politik për të punuar së bashku, atëherë unë jam plotësisht dakord” ( “Zëri i Amerikës”- 24.01.2013)

Kameruni kërkon që BE të dedikohet vetëm për tregëti të lirë dhe konkurrencë, e cila ndihmon biznesin e vëndit, prandaj synon që të zhvillojë bisedime për të reformuar marrëdhëniet  me të dhe pastaj, sipas rezultateve të bisedimeve, të organizojë referendumin për të qendruar apo jo Britania e Madhe në Bashkimin Evropian.

Sipas revistës angleze “Economist”, plani i Kamerunit për  të realizuar vizionin e tij është me pasoja  për tri arësye: Së pari, biznesi është tmerruar nga perspektiva se Britania mund të largohet nga BE. Kërcënimi për të dalë nga junioni më 2017 ka të ngjarë të shkurajojë kompanitë  shumëkombëshe të investojnë në Britani. Së dyti, pesë vjet tingëllojnë si një kohë e gjatë, por mund të mos mjaftojnë për të zgjidhur të ardhmen e eurozonës. Së treti, bisedimet për të rishikuar marrëdhëniet mund të shkojnë keq. Nëse  shumë nga liderët evropianë arrijnë në përfundimin se Britania është  më shumë e shqetësuar për rrugën e vet sesa për projektin evropian, ata mund të bëjnë   presion, duke shkaktuar pasoja për zotin Kamerun. (Radio ”Evropa e Lire”.- 25.01.2013)

Pikëpamja e Kamerunit ka kënaqur  eurofobët konservatorë, por ka vënë në pozitë të vështirë eurofilët laburistë. Lideri i këtyre  Ed Miliband është përgjigjur pas fjalimit të kryeministrit, duke theksuar se Kameruni “tregoi se u shërben interesave të  partisë së tij dhe jo interesave kombëtare”. Po ashtu ish-kryeministri laburist Toni Bleir në një emision politik televiziv tëditëve të fundit vuri ne dukje se “vendimi për të dalë ose jo nga BE do të ulë peshën e Britanisë së Madhe në botë dhe do të sjellë shumë pasiguri përpara zgjedhjeve.” ”Nëse ne ushtrojmë peshë, ndikim dhe pushtet në botë, përse duhet të shkëputemi nga junioni më i madh politik dhe  tregjet ekonomike, që janë  kaq afër nesh?” (“Top Chennall”.- 03.02.2013)

Një sondazh i organizuar  nga YouGov ka arritur në përfundimin se dy të tretat e britanikëve mbi 60 vjeç janë për daljen e vëndit nga  BE, ndërsa dy të tretat e atyre nga 18 në 34 vjeç duan që të qëndrojnë në BE.

Sfondi gjeopolitik i fjalimit të David Kamerunit.-

Gazeta  londineze  ‘Fajnenshëll Tajms”(“Financial Times”) e sheh sfondin gjeopolitik të fjalimit të David Kamerunit në tre plane:

-Në raportet  problematike të Britanisë së Madhe me Evropën e Bashkuar  si pasojë e çështjeve të kulturës, gjeogrfisë dhe historisë. Britania është fuqi pasperandorake me prirje ndaj vëndeve të tjera anglishtfolëse, e veçanerisht ndaj SHBA.

-Në moskuptimin reciprok midis Britanisë dhe Evropës, që në thelb ka të bëjë me dallimin në pikëpamje: ndërsa Mbretëria e Bashkuar e sheh anëtarësinë në klub në kuptimin ekonomik, Franca dhe Gjermania, bashkëthemelueset e tij, e shohin BE si projekt politik i farkëtuar nga hiri  Luftës së Dytë Botërore.

-Në ndarjen, që do të ketë BE për një të ardhme  jo vetëm ndërmjet atyre, që jane brënda dhe jashtë “bërthamës” së eurozonës, por edhe në fushën e kreditorëve të fuqishëm të Evropës veriore, të udhëhequr nga Gjermania, dhe të borxhlinjve të dobët të Evropës jugore, përfshirë Greqine, Qipron, Italinë, Portugalinë dhe  Spanjën.

Gazeta shprehet se edhe në këto rrethana Britania e Madhe duhet të mbetet në BE, sepse kjo u shërben interesave kombëtare: anëtarësimi i jep asaj ndikim në tregun e madh global, ndihmon që marrëdhëniet e saj me SHBA të mbeten  të posaçme, shton ndikimin në botë, kur forca ekonomike po lëviz nga Lindja. Në sajë të tregut të përbashkët britaniku mund të jetojë, punojë, udhëtojë dhe studiojë në të gjithë Evropën.( “Evropa e Lirë”.- 10.01.2013)

Si do të ndikojë në politikën e BE largimi i  mundshëm i Britanisë së Madhe.-

Analistët poliitikë shtrojnë pyetjen nëse largimi i mundshëm i Britanisë së Madhe do të ndikojë në politikën e Bashkimit Evropian. Për mendimin e studiuesit Stefan  Lahne nga Instituti Carnegie, me largimin e   Britanisë së Madhe BE do të  humbasë në shumë aspekte dhe do të bëhej më e dobët në çdo kuptim – ushtarak, diplomatik dhe ekonomik, mbasi ajo   përballon shpenzimet më të mëdha ushtarake në BE dhe ka trupën më të madhe diplomatike midis vendeve anëtare.

Vec kësaj, Britania zgjerimin e BE e sheh si një mënyrë për të stabilizuar fqinjët. Ajo nuk ka qënë gjithnjë një forcë shtytëse në Ballkanin Perëndimor, por, megjithatë, ka qënë një aleat i rëndësishëm. Prandaj, mendon Lehne,  ekziston rreziku që  me hyrjen e Kroacisë  në BE në muajin korrik dera e zgjerimit të BE të mbyllet për disa vjet. Ёshtë e vërtetë që Gjermania mbështet idenë    të gjitha vëndet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen klubit, por ajo ka qënë tejet e zënë me menaxhimin e krizës ekonomike    për të bërë presion mbi Greqinë që të zgjidhë kontestin  bllokues të emrit me Maqedoninë ose të miklojë pesë vendet e BE, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Analistët parashikojnë edhe ndonjë efekt pozitiv në politikën e jashtme të BE në rast largimi  të mundshëm të Britanisë. Ekziston mundësia e largët që BE të bëhet aktor i vetëm  në politikën e jashtme, duke u përfaqësuar në organet ndërkombëtare, siç është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Traktati i Lisbonës, që hyri në fuqi në fund të vitit 2009, parasheh që BE të  kërkojë  përfaqësim të vetëm në organizatat ndërkombëtare. Kjo nuk ka  ndodhur deri tani për shkak të qëndrimit britanik.  Gjëndja mund të ndryshojë, nëse Britania largohet nga BE. (“Evropa e Lirë.- 23.01.2013)

Liderët evropianë nuk e pritën mirë idenë  e Kamerunit dhe e akuzuan atë se po vë në rrezik të ardhmen e bllokut për shkak të nevojave të politikës së tij të brëndshme.  I pari, që e kritikoi ashpër kryeministrin britanik, ishte kryetari i Parlamentit Evropian  gjermani Martin Sshulc, i cili në një konferencë shtypi në Strasburg deklaroi se ideja  Kamerunit është e rrezikshme dhe se ajo do të hapte “Kutinë e  Pandorës.” Sipas tij, asnjë nga  vëndet e BE nuk  do të mund të  kapërcentevetëm sfidat e kohës, siç janë ndryshimet klimaterike, migrimet dhe kriza ekonomike. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon thellimin e  integrimeve evropiane deri në formimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës pa shkrirë identitetet nacionale.

Në përgjithësi liderët evropianë pranojnë se në gjirin e BE janë shfaqur të meta serioze, të cilat për Martin Sshulc janë deficiti demokratik, pabarazia sociale dhe jotransparenca e institucioneve. (“Shekulli”.- 25.01.2013)

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel  e shtjelloi  më hollësisht pikëpamjen e qeverisë së saj për të ardhmen e BE në fjalimin, që mbajti në  Forumin Ekonomik të Davos. Ajo vuri theksin në faktin se BE përbën 7% të popullsisë botërore, 25% të prodhimit ekonomik global dhe 50% të shpenzimeve globale për qëllime sociale.

Merkel e vlerëson  Britaninë si një aleate  liberale dhe prandaj shprehu gatishmërinë për kompromis dhe koncensione, sepse  e çmon vlerën e madhe të Britanisë në Evropë si kontinent konkurrues. Për Merkelin kryesore është aftësia konkurruese, prandaj ajo është për reforma strukturore, të cilat  duan kohë për të shpalosur efektin e tyre. Derisa reformat ta japin këtë efekt, mendon Merkeli, duhet  në rast nevoje të mirëpriten edhe masa kalimtare për të reduktuar papunësinë  në radhët e të rinjve të shteteve  evropiane në krizë, si Greqia, Porgugalia dhe Spanja. Sipas  saj, BE duhet të  përfitojë plotësisht nga kriza e tanishme e borxhit për të modernizuar dhe rritur fuqinë  konkurruese. (“Zëri i Amerikës”.- 24.01.2013)

Merkeli është për më shumë integrim të Evropës, për heqjen e barrierave. Në këtë drejtim eurozona është parimisht e hapur për anëtarë të tjerë, por  për të siguruar mirëqënie është e

nevojshme të rregullohen  tregjet financiare. Këtu një rol të madh,  mendon Merkeli, luan

kontrolli mbi  bankat globale. ( “Bota Sot”.-25.01.2013)

Edhe SHBA  nga ana e tyre   kanë paralajmëruar  tanimë për rreziqet gjeopolitike të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE. Përfaqesues të  administratës së Obamës janë shprehur se  për Britaninë e Madhe do të ishte e udhës të mbronte ndikimin e saj mbi Evropën e Bashkuar, përndryshe rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kjo për shkak se Anglia  gjithnjë  ka pasur  marrëdhënie të privilegjuara  me SHBA. Mirepo, në rast se Britania e Madhe do të dalë nga BE, roli i saj në arenën ndërkombëtare do të zvogëlohej. (“ Res Publica”.- 26.01.2013)

 A e ka kaluar me të vertetë krizën Britania e Madhe?

Në pragun e  këtij fundviti, agjencia  gjermane e lajmeve Dojçe Wele shtron pikërisht  këtë pyetje në një analizë, që i bën paraqitjes pozitive të kohëve të fundit të gjëndjes ekonomike  para Parlamentit të  Britanisë së Madhe  nga Ministri i Financave George Osborne. Ai tha se pas tre vitesh shkurtime në buxhet dhe një recensioni të thellë, rritja ekonomike e Britanisë së Madhe është tani më e shpejtë se ajo e vendeve të tjera evropiane.

Dojçe Wele u referohet  kritikëve, që thonë se rimëkëmbja është  arritur mbi borxhe, se shifrat e fundit ekonomike thonë se rimëkëmbja po bazohet më shumë në rritjen e shpenzimeve personale, kur Britania e Madhe duhet ta ndërtojë rimëkëmbjen e saj me eksportet, prodhimin  dhe aftësitë inxhinierike.

“Edhe pse industria prodhuese  është duke u rimëkëmbur,  ajo sërishështë 9% më e ulët se sa niveli para krizës”, thotë David Kern, ekonomist pranëDhomës sëTregtisë Britanike. ”Ne sërish kemi deficit tregtar të madh dhe nuk ështëbërë sa duhet për ta çuar ekonominë drejt eksporteve.” Eksportet britanike në BE ranë me 3,8% në muajin nëntor të këtij viti.

* Studiues, anëtar i Institutit të Sociologjisë,Tiranë

Harillaq Kekezi*

Ne dhjetor te vitit 2012  kryeministri konservator i Britanisë së Madhe David Kamerun mbajti një fjalim të paralajmëruar, me të cilin njotoi se, në rast se partia e tij fiton në zgjedhjet e ardhëshme  parlamentare të vitit 2015, ai do të organizojë deri ne fund të vitit 2017  një referendum për të marrë përgjigjen e zgjedhësve të qëndrojë apo  të dalë vendi nga Bashkimi Evropian.

 

Ky paralajmërim i Kamerunit është reagim ndaj pakënaqësisë së konservatorëve anglezë si rezultat i  zhvillimeve brënda  Bashkimit Evropian, sidomos me krizën e zgjatur të eurozonës, për integrimin financiar dhe politik  të vëndeve anëtare. Euroskeptikët në Partinë Konservatore e shohin këtë premtim të Kamerunit si një mundësi që Britania e Madhe të lirohet nga lidhjet me BE, sepse mendojnë  se ky junion është më i shtrënjtë dhe i papërballueshëm për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Sipas tyre, një marrëdhënie kryesisht ekonomike do të ishte një zgjidhje me e mirë për të dy palët.

 

Në 40 vjetët e anëtarësimit të saj  në Evropën e  Bashkuar Britania e Madhe i ka qëndruar larg integrimit politik. Ajo ka qëndruar larg zonës së Shengenit, jashtë  eurozonës,  bashkimit interbankar dhe traktatit finskal. Aq më tepër tani, kur shumë politikanë evropianë, veçanërisht ata të eurozonës, mendojnë se forcimi i lidhjeve politike është i nevojshëm gjer në krijimin e një supershteti federal të ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo kërkon t’i largohet edhe më shumë  Bashkimit Evropian.

 

Edhe në fjalimin e mbajtur në Forumin Ekonomik të Davosit me 24 janar 2013 Kameruni shpjegoi se do të ishte një “gabim i madh” të detyrosh vendet e veçanta të bashkohen në një njësi të vetme.”Mendoj, shtoi ai, se vëndet e Evropës kanë historitë, traditat, institucionet e tyre, duan sovranitetin  e tyre. Të përpiqesh t’i futësh me zor këto vënde në një bashkim politik të   centralizuar do të ishte gabim i madh për Evropën dhe Britania nuk do të bëhej pjesë e kësaj. Por nëse e keni fjalën që në Evropë ne duhet të kemi vullnet më të madh politik për të punuar së bashku, atëherë unë jam plotësisht dakord” ( “Zëri i Amerikës”- 24.01.2013)

 

Kameruni kërkon që BE të dedikohet vetëm për tregëti të lirë dhe konkurrencë, e cila ndihmon biznesin e vëndit, prandaj synon që të zhvillojë bisedime për të reformuar marrëdhëniet  me të dhe pastaj, sipas rezultateve të bisedimeve, të organizojë referendumin për të qendruar apo jo Britania e Madhe në Bashkimin Evropian.

 

Sipas revistës angleze “Economist”, plani i Kamerunit për  të realizuar vizionin e tij është me pasoja  për tri arësye: Së pari, biznesi është tmerruar nga perspektiva se Britania mund të largohet nga BE. Kërcënimi për të dalë nga junioni më 2017 ka të ngjarë të shkurajojë kompanitë  shumëkombëshe të investojnë në Britani. Së dyti, pesë vjet tingëllojnë si një kohë e gjatë, por mund të mos mjaftojnë për të zgjidhur të ardhmen e eurozonës. Së treti, bisedimet për të rishikuar marrëdhëniet mund të shkojnë keq. Nëse  shumë nga liderët evropianë arrijnë në përfundimin se Britania është  më shumë e shqetësuar për rrugën e vet sesa për projektin evropian, ata mund të bëjnë   presion, duke shkaktuar pasoja për zotin Kamerun. (Radio ”Evropa e Lire”.- 25.01.2013)

 

 

Pikëpamja e Kamerunit ka kënaqur  eurofobët konservatorë, por ka vënë në pozitë të vështirë eurofilët laburistë. Lideri i këtyre  Ed Miliband është përgjigjur pas fjalimit të kryeministrit, duke theksuar se Kameruni “tregoi se u shërben interesave të  partisë së tij dhe jo interesave kombëtare”. Po ashtu ish-kryeministri laburist Toni Bleir në një emision politik televiziv të ditëve të fundit vuri ne dukje se “vendimi për të dalë ose jo nga BE do të ulë peshën e Britanisë së Madhe në botë dhe do të sjellë shumë pasiguri përpara zgjedhjeve.” ”Nëse ne ushtrojmë peshë, ndikim dhe pushtet në botë, përse duhet të shkëputemi nga junioni më i madh politik dhe  tregjet ekonomike, që janë  kaq afër nesh?” (“Top Chennall”.- 03.02.2013)

 

Një sondazh i organizuar  nga YouGov ka arritur në përfundimin se dy të tretat e britanikëve mbi 60 vjeç janë për daljen e vëndit nga  BE, ndërsa dy të tretat e atyre nga 18 në 34 vjeç duan që të qëndrojnë në BE.

 

Sfondi gjeopolitik i fjalimit të David Kamerunit.-

Gazeta  londineze  ‘Fajnenshëll Tajms”(“Financial Times”) e sheh sfondin gjeopolitik të fjalimit të David Kamerunit në tre plane:

 

-Në raportet  problematike të Britanisë së Madhe me Evropën e Bashkuar  si pasojë e çështjeve të kulturës, gjeogrfisë dhe historisë. Britania është fuqi pasperandorake me prirje ndaj vëndeve të tjera anglishtfolëse, e veçanerisht ndaj SHBA.

 

-Në moskuptimin reciprok midis Britanisë dhe Evropës, që në thelb ka të bëjë me dallimin në pikëpamje: ndërsa Mbretëria e Bashkuar e sheh anëtarësinë në klub në kuptimin ekonomik, Franca dhe Gjermania, bashkëthemelueset e tij, e shohin BE si projekt politik i farkëtuar nga hiri  Luftës së Dytë Botërore.

 

-Në ndarjen, që do të ketë BE për një të ardhme  jo vetëm ndërmjet atyre, që jane brënda dhe jashtë “bërthamës” së eurozonës, por edhe në fushën e kreditorëve të fuqishëm të Evropës veriore, të udhëhequr nga Gjermania, dhe të borxhlinjve të dobët të Evropës jugore, përfshirë Greqine, Qipron, Italinë, Portugalinë dhe  Spanjën.

 

Gazeta shprehet se edhe në këto rrethana Britania e Madhe duhet të mbetet në BE, sepse kjo u shërben interesave kombëtare: anëtarësimi i jep asaj ndikim në tregun e madh global, ndihmon që marrëdhëniet e saj me SHBA të mbeten  të posaçme, shton ndikimin në botë, kur forca ekonomike po lëviz nga Lindja. Në sajë të tregut të përbashkët britaniku mund të jetojë, punojë, udhëtojë dhe studiojë në të gjithë Evropën.( “Evropa e Lirë”.- 10.01.2013)

 

Si do të ndikojë në politikën e BE largimi i  mundshëm i Britanisë së Madhe.-

Analistët poliitikë shtrojnë pyetjen nëse largimi i mundshëm i Britanisë së Madhe do të ndikojë në politikën e Bashkimit Evropian. Për mendimin e studiuesit Stefan  Lahne nga Instituti Carnegie, me largimin e   Britanisë së Madhe BE do të  humbasë në shumë aspekte dhe do të bëhej më e dobët në çdo kuptim – ushtarak, diplomatik dhe ekonomik, mbasi ajo   përballon shpenzimet më të mëdha ushtarake në BE dhe ka trupën më të madhe diplomatike midis vendeve anëtare.

 

 

Vec kësaj, Britania zgjerimin e BE e sheh si një mënyrë për të stabilizuar fqinjët. Ajo nuk ka qënë gjithnjë një forcë shtytëse në Ballkanin Perëndimor, por, megjithatë, ka qënë një aleat i rëndësishëm. Prandaj, mendon Lehne,  ekziston rreziku që  me hyrjen e Kroacisë  në BE në muajin korrik dera e zgjerimit të BE të mbyllet për disa vjet. Ёshtë e vërtetë që Gjermania mbështet idenë  që  të gjitha vëndet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen klubit, por ajo ka qënë tejet e zënë me menaxhimin e krizës ekonomike    për të bërë presion mbi Greqinë që të zgjidhë kontestin  bllokues të emrit me Maqedoninë ose të miklojë pesë vendet e BE, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

 

Analistët parashikojnë edhe ndonjë efekt pozitiv në politikën e jashtme të BE në rast largimi  të mundshëm të Britanisë. Ekziston mundësia e largët që BE të bëhet aktor i vetëm  në politikën e jashtme, duke u përfaqësuar në organet ndërkombëtare, siç është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Traktati i Lisbonës, që hyri në fuqi në fund të vitit 2009, parasheh që BE të  kërkojë  përfaqësim të vetëm në organizatat ndërkombëtare. Kjo nuk ka  ndodhur deri tani për shkak të qëndrimit britanik.  Gjëndja mund të ndryshojë, nëse Britania largohet nga BE. (“Evropa e Lirë.- 23.01.2013)

 

Liderët evropianë nuk e pritën mirë idenë  e Kamerunit dhe e akuzuan atë se po vë në rrezik të ardhmen e bllokut për shkak të nevojave të politikës së tij të brëndshme.  I pari, që e kritikoi ashpër kryeministrin britanik, ishte kryetari i Parlamentit Evropian  gjermani Martin Sshulc, i cili në një konferencë shtypi në Strasburg deklaroi se ideja  Kamerunit është e rrezikshme dhe se ajo do të hapte “Kutinë e  Pandorës.” Sipas tij, asnjë nga  vëndet e BE nuk  do të mund të  kapërcente vetëm sfidat e kohës, siç janë ndryshimet klimaterike, migrimet dhe kriza ekonomike. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon thellimin e  integrimeve evropiane deri në formimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës pa shkrirë identitetet nacionale.

 

Në përgjithësi liderët evropianë pranojnë se në gjirin e BE janë shfaqur të meta serioze, të cilat për Martin Sshulc janë deficiti demokratik, pabarazia sociale dhe jotransparenca e institucioneve. (“Shekulli”.- 25.01.2013)

 

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel  e shtjelloi  më hollësisht pikëpamjen e qeverisë së saj për të ardhmen e BE në fjalimin, që mbajti në  Forumin Ekonomik të Davos. Ajo vuri theksin në faktin se BE përbën 7% të popullsisë botërore, 25% të prodhimit ekonomik global dhe 50% të shpenzimeve globale për qëllime sociale.

 

Merkel e vlerëson  Britaninë si një aleate  liberale dhe prandaj shprehu gatishmërinë për kompromis dhe koncensione, sepse  e çmon vlerën e madhe të Britanisë në Evropë si kontinent konkurrues. Për Merkelin kryesore është aftësia konkurruese, prandaj ajo është për reforma strukturore, të cilat  duan kohë për të shpalosur efektin e tyre. Derisa reformat ta japin këtë efekt, mendon Merkeli, duhet  në rast nevoje të mirëpriten edhe masa kalimtare për të reduktuar papunësinë  në radhët e të rinjve të shteteve  evropiane në krizë, si Greqia, Porgugalia dhe Spanja. Sipas  saj, BE duhet të  përfitojë plotësisht nga kriza e tanishme e borxhit për të modernizuar dhe rritur fuqinë  konkurruese. (“Zëri i Amerikës”.- 24.01.2013)

 

Merkeli është për më shumë integrim të Evropës, për heqjen e barrierave. Në këtë drejtim eurozona është parimisht e hapur për anëtarë të tjerë, por  për të siguruar mirëqënie është e

 

nevojshme të rregullohen  tregjet financiare. Këtu një rol të madh,  mendon Merkeli, luan

kontrolli mbi  bankat globale. ( “Bota Sot”.-25.01.2013)

 

Edhe SHBA  nga ana e tyre   kanë paralajmëruar  tanimë për rreziqet gjeopolitike të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE. Përfaqesues të  administratës së Obamës janë shprehur se  për Britaninë e Madhe do të ishte e udhës të mbronte ndikimin e saj mbi Evropën e Bashkuar, përndryshe rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kjo për shkak se Anglia  gjithnjë  ka pasur  marrëdhënie të privilegjuara  me SHBA. Mirepo, në rast se Britania e Madhe do të dalë nga BE, roli i saj në arenën ndërkombëtare do të zvogëlohej. (“ Res Publica”.- 26.01.2013)

 

 A e ka kaluar me të vertetë krizën Britania e Madhe?

Në pragun e  këtij fundviti, agjencia  gjermane e lajmeve Dojçe Wele shtron pikërisht  këtë pyetje në një analizë, që i bën paraqitjes pozitive të kohëve të fundit të gjëndjes ekonomike  para Parlamentit të  Britanisë së Madhe  nga Ministri i Financave George Osborne. Ai tha se pas tre vitesh shkurtime në buxhet dhe një recensioni të thellë, rritja ekonomike e Britanisë së Madhe është tani më e shpejtë se ajo e vendeve të tjera evropiane.

 

Dojçe Wele u referohet  kritikëve, që thonë se rimëkëmbja është  arritur mbi borxhe, se shifrat e fundit ekonomike thonë se rimëkëmbja po bazohet më shumë në rritjen e shpenzimeve personale, kur Britania e Madhe duhet ta ndërtojë rimëkëmbjen e saj me eksportet, prodhimin  dhe aftësitë inxhinierike.

 

“Edhe pse industria prodhuese  është duke u rimëkëmbur,  ajo sërish është 9% më e ulët se sa niveli para krizës”, thotë David Kern, ekonomist pranë Dhomës së Tregtisë Britanike. ”Ne sërish kemi deficit tregtar të madh dhe nuk është bërë sa duhet për ta çuar ekonominë drejt eksporteve.” Eksportet britanike në BE ranë me 3,8% në muajin nëntor të këtij viti.

 

* Studiues, anëtar i Institutit të Sociologjisë,Tiranë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje