Duke nisur nga data 18 prill dhe deri në 8 nëntor të vitit 2013, pra gjatë vitit në vazhdim, ushtrova profesionin e gazetarit në një televizion lokal, në të cilën “mësova” shumë gjëra, nga njeriu i cili drejtonte këtë televizion lokal.
Por edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se kam qenë gazetari kryesor i këtij televizioni, duke përballuar lajmet kryesore (rreth 3 apo 4 kronika për çdo edicion lajmesh), duke i shtuar kësaj edhe një emision një herë në javë (emisioni Sllogan), më rezulton se paskam punuar në të zezë dhe sot e kësaj dite nuk di se ku t’i gjej sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Tani çdo gjë është e qartë, më është shkelur e drejta themelore e çdo njeriu në botën e civilizuar demokratike, e drejta për të punuar si një qenie humane dhe përfaqësues i pushtetit të katërt. Më poshtë po tregoj disa nga ndodhitë gjatë punës sime në këtë televizion, i cili nisi punën gjatë kohës kur personi në fjalë ishte ende drejtori i njërit prej institucioneve të shtetit shqiptar.
Ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Medias
Edhe sot më kujtohet kronika e përgatitur prej meje në datën 3 maj, Ditën Ndërkombëtare të Medias, ku me anën e vox-pop-ve, solla zërin e qytetarëve të Durrësit, të cilët ndërmjet të tjerash u shprehën pozitivisht për rolin e gazetarëve të terrenit, por nga ana tjetër deklaruan se jo të gjitha këto që ata thonë, jepen në ekranin e TV, pasi nuk na lejon pronari. Dhe kështu ndodhi, unë në sinkronin e tyre, pra të njerëzve të thjeshtë, unë vendosa vetëm thëniet e tyre për rolin pozitiv të gazetarëve të terrenit dhe nuk vendosa thëniet që “bosit” tim nuk i pëlqenin, ato fjali që kishin të bënin me thënien “jo të gjitha fjalët që flasim ju i transmetoni në TV, pasi nuk ju lejon pronari”.
Ndodhi në ditën e shembjes së ndërtimeve pa leje tek ura e Dajlanit
Gjatë kronikës që përgatita gjatë shembjes së ndërtimeve pa leje, ashtu si edhe të gjithë kolegët e mi të televizioneve të ndryshme private, përgatita lajmin me dy sinkrone. Krahas drejtorit të INUK për qarkun e Durrësit, Artur Çela, m’u duk e udhës të transmetojë edhe një sinkron të njërit prej biznesmenëve, i cili po e prishte vetë ndërtimin e vet pa leje. Ndër të tjera ai u shpreh “po e prish vetë ndërtimin tim pa leje, pasi e di që e kam ndërtuar në truall publik dhe më së fundi unë për shtetin ligjor kam votuar”. Pas transmetimit të kësaj kronike në RTV.net, “bosi” u xhindos dhe m’u hakërrye se me këtë kronikë ‘ti po bën fushatë për kryeministrin aktual’.
Të kujtojmë Deklaratën e të Drejtave të Njeriut
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (Universal Declaration of Human Rights- UDHR), e cila është deklarata e pranuar më gjerësisht për të drejtat e njeriut. Mesazhi themelor i saj është vlera e trashëguar e qenieve njerëzore. Deklarata u miratua njëzëri më 10 dhjetor 1948 nga Kombet e Bashkuara (megjithëse 8 vende abstenuan). Ajo shpall listën e të drejtave themelore për çdo njeri në botë, pavarësisht nga raca, nga ngjyra, nga seksi, nga gjuha, nga feja, nga bindja politike ose ndonjë bindje tjetër, nga origjina kombëtare apo shoqërore, nga prona, nga statusi i lindjes etj. Ajo thekson me të madhe se qeveritë premtojnë të mbrojnë të drejta të caktuara, jo vetëm të shtetasve të tyre, por edhe të shtetasve në vende të tjera. Me fjalë të tjera, kufijtë kombëtarë nuk janë pengesë për të ndihmuar të tjerët që të gëzojnë këto të drejta. Që nga viti 1948, Deklarata Universale ka shërbyer si modeli ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Më 1993, konferenca botërore me pjesëmarrjen e 171 shteteve, që përfaqësonin 99 % të popullsisë botërore, riafirmoi angazhimin e saj ndaj të drejtave të njeriut.
Çfarë del pas leximit të kësaj deklarate?
Që këta njerëz, të cilët “dje” kanë drejtuar institucione të shtetit shqiptar, i shkelin me dashje, por edhe me fodullëk të drejtat e njeriut, dhe më shumë të një përfaqësuesi të pushtetit të katërt. Ata jetojnë ende me ëndrrën e të qenit “mbret despotik” i gjithçkaje dhe i të gjithëve, por koha e këtyre lloj mbretërish duhet të përfundojë dhe institucionet duhet që të veprojnë me efektivitet.
Ky qe derdhte leke te 55, permes “Postierit”…ca pret.
Arqile Gorja,duhet ti dorzohet prokurorise per te gjitha paudhesite–kriminale dhe korruptive qe ka bere.Shikoni shperndarjen e parave dhe te gjithe mysybeteve ne poste dhe do te gjeni njeriun qe mer vendin e pare per korrupsion dhe kriminalitet.Perfundimisht keta njerez duhet te pergjigjen per zullumet qe kane bere ne kurriz te popullit.Arqileja e kishte kthyer Posten Shqiptare ne Kuplara dhe shtepi publike.Pyesni personelin se ju tregojne poshtersirat qe ka bere Ar–qi-le Gorja.
Eh more Arqile ku u katandise! Po si nuk more pak shembull tek inxhinjer Bashkimi.
Kilja,njriu me qesharak ne PD e Durresit.I korruptuar dhe pa moral.Ne kohen kur humbi bashkin e durresit dhe pas tij ne mos gaboj erdhi Mir Hoti,i eshte gjetur nje dokument dhe fature qe kishte paguar $10 mije per ushqim per pullumbat e bashkise,por Miri beri gabim qe nuk e denoncoi.Ky vprim tregon se babezia e tij nuk kishte cipe fare,per mos te fol per shtrimine e trotuareve dhe bulevardit qe kabllot i fuste 2cm nen pllaka jashte cdo standari pasi firma qe ishte e mikut te tij te ngushte vidhte maksimalisht.Bashke me Seit Kertushen jan vrasesit apo asgjesuesit e intelektualeve dhe njerezve me moral ne PD e Durresit ts cilen e kthyen ne bande meksikanesh (kater rrugsash).Pasuria e ketij personi duhet te hetohet.