Kosovarët, më besnikët në rajon ndaj shtetit

21 Dhjetor 2013, 20:11Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

 

Ligjërata e profesorit të historisë Dominik Schaller nga universiteti gjerman “Karl Ruprecht” të Heidelbergut për kombin si traditë e shpikur dhe nacionalizmin si fenomen kulturor dhe patologji shoqërore, para studentëve të Universitetit Publik të Kosovës në shtator dhe publikimi i studimit empirik “Kombformimi simbolik në Europën Juglindore” (Botues: Qendra për Hulumtime dhe Politikë gjinore, Prishtinë, 2013), rikthejnë debatin për shtetin që i paraprin krijimit të kombit (Eric Hobsbawn). E në kontekstin kosovar kjo i bie se shteti i Kosovës detyrimisht do ta krijojë kombin kosovar si pronar të këtij shteti. Kombi nuk ka institucione, nuk ka një kryetar, por ka fuqi evokuese dhe emotive, kurse shteti e krijon një komb për t’i dhënë dashuri e besnikëri shtetit dhe për ta mbajtur në këmbë përballë kombeve tjera, jo gjithherë dashamirëse.

Nëse vlerësohet për nga besnikëria e shtetasve, Kosova del të jetë në rrafshin simbolik kombi më unik në Ballkan, ndonëse ende është në fazat e hershme të krijimit të një ideje dhe kulture të përbashkët kombëtare-kosovare.

Etnonacionalistët shqiptarë (madje edhe njerëz që pretendojnë ta drejtojnë shtetin) e që ende e kanë për zemër (ose nuk kanë dëgjuar për teori tjera moderniste) definimin e Stalinit për kombin si bashkësi e gjuhës së përbashkët, flisnin me përçmim se një gjerman paskësh thënë se shqiptarët e Kosovës po mundkan të ndërtojnë një komb unik me serbë, turq, goranë e romë etj.

Duke pretenduar se kombi etnik si bashkësi e gjakut, e truallit, e gjuhës e kulturës është i përjetshëm, kategori e ngurtë e jo dinamike, thuajse është bekuar nga Zoti.

Çfarë është një komb? – pyeste Stalini dhe përgjigjej:  “Një komb është kryesisht një bashkësi e caktuar njerëzish, por jo çdo komunitet i qëndrueshëm përbën një komb. Një komunitet kombëtar është e papërfytyrueshme pa një gjuhë të përbashkët”.

Porse edhe vetë Stalini bie në kundërthënie me veten, sepse, sipas tij, bashkësitë racore dhe fisnore nuk janë kombe, mirëpo “kombi i gjuhës” është thjesht bashkësi tribale (fisnore) dhe nuk shfaq karakteristikat e një kombi, si historinë, vlerat e përbashkëta, ekonominë dhe mbi të gjitha një Kushtetutë dhe të njëjtat ligje.

Pra për t’u formësuar një komb kushtetues duhet të ekzistojë pos prejardhjes etnike që pandehet e përbashkët, para së gjithash një shtet, i cili përbën një grumbull institucionesh që rregullojnë jetën e përbashkët të një bashkësie njerëzore, duke e shkruar një histori të përbashkët për ta legjitimuar shtetin.

Se gjuha nuk e përbën një komb, por as raca dhe as etnia, dëshmon fakti se kombi brazilian u përket dy racave (të bardhë e zezakë), por flet një gjuhë, atë portugalisht, ndërkaq ai meksikan flet spanjisht, mirëpo racave, fiseve dhe kulturave të ndryshme brenda këtyre dy kombeve nuk u shkon mendja ta identifikojnë veten si portugezë apo spanjollë.

Kur gjatë shtatorit 2013 një historian gjerman i Heilderbergut, Dominik Schaller ligjëroi në UP lidhur me kombkrijimin (për këtë “Koha Ditore” ka raportuar gjerësisht, shih: 17 shtator 2013) e në këtë kontekst për mundësinë që pas dy-tre brezave të formësohet kombi unik kosovar, as studentë dhe as profesorë nuk pipëtinin me gojë, vetëm dëgjonin krejtësisht të hutuar.

Konfuzë dhe të frikësuar, mos po humbasin diçka nga të qenët patriota!?

Schaller përmendi me këtë rast Zvicrën dhe kombkrijimin atje, në kontekst të futbollistëve të Kombëtares zvicerane që kanë origjinë kosovare dhe që nuk guxojnë të thonë se janë zviceranë madje as kosovarë, por edhe faktin se ai kishte parë në Prishtinë duke valuar vetëm flamuj të Shqipërisë dhe jo edhe të Republikës së re!?

Pastaj ai u kishte folur për Indonezinë, ku nga rreth 300 grupe etnike e gjuhësore është krijuar kombi unik indonezian, mirëpo kosovarët kryeneçë e të çorientuar nga pikëpamja marxiste-enveriste për kombin, gjithnjë dhe thuaja të gjithë, s’ka Zot që i bind ndryshe, sepse rëndom ata të thonë: “Ne shqiptarët jemi një komb i ndarë dhe duhet të bashkohemi në një shtet.”

Sipas kësaj logjike përjashtuese (e grupimit “ne” ndaj “tjerëve”) shteti kosovar është i pagjasë, sepse në kufijtë e saj kushtetues nuk ka një komb që e ka në pronësi shtetin, sepse ky shtet i ri perceptohet ose si shteti i dytë shqiptar, ose si fazë kalimtare drejt bashkimit në një komb unik shqiptar.

Ose s’marrin vesh ose janë nën trysninë e konfuzionit total identitar.

Schaler foli për kombin si traditë e shpikur e cila nga nacionalistët paraqitet se ka ekzistuar gjithmonë, së paku nga mesjeta, mirëpo, historia para së gjithash është debat brenda historianëve dhe brenda një shoqërie, pra është shkencë që i jep një shteti legjitimitet.

Prandaj nëse historiografia kosovare nuk i jep shtetit të ri legjitimitetin e nevojshëm, atëherë elitat politike nuk do t’ia dalin të vetme që ta konsolidojnë shtetndërtimin në një vend tashmë të njohur nga 105 kombe, anëtarë të OKB-së.

Traditat e shpikura, peizazhi dhe dhuna simbolike e shtetit mund të krijojnë ende një komb mbi themelet e solidarësisë qytetare.

Për këtë flet konteksti kosovar.

Pse Schaller në ligjëratën e tij e përmendi shembujt e Zvicrës dhe Indonezisë?

Sipas tij, ndonëse Zvicra si shtet-komb ekziston vetëm nga viti 1848, ai në shkollë e ka mësuar se “kombi zviceran ekzistuaka që nga viti 1291.

Madje, në Zvicër fliten katër gjuhë të ndryshme, pra si mundkan ata të jenë bashkë në një komb?

Nëse i referohemi Kosovës, ekziston bindja e një mase të madhe që kombi unik shqiptar ekziston së paku që nga Rilindja Kombëtare (e për shumë kë edhe më herët, që nga Mesjeta dhe Gjergj Kastrioti), mirëpo shteti komb kosovar ekziston vetëm nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe fatkeqësisht ende i përçarë dhe pa integrime shoqërore gjithëpërfshirëse. Kjo ndodh për shkak të botëkuptimeve për bashkësitë primordiale të shqiptarëve dhe serbëve, sepse pakicat tjera etnike dhe kulturore e gjuhësore nuk e kanë problem që ta identifikojnë veten si kosovarë.

Së fundi, sipas studimit në fjalë, edhe shumë shqiptarë etnikë po adaptohen me identitetin kosovar, mirëpo burimet e nacionalizmit vazhdojnë të jenë të mëdha dhe duke qenë se nacionalizmi i druhet modernitetit, madje duke e hamendësuar si tendencë për shkombëtarizim!?

Nga të dhënat empirike dalin numra befasues dhe shpesh paradoksalë, ta zëmë, 76.6 % e respondentëve e festojnë 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e festojnë vetëm 5 % e respondentëve, përderisa shumica syresh ende e identifikojnë veten si shqiptarë të Kosovës (75 %), si kosovarë e identifikojnë 25 %, kurse vetëm 5 % e tyre e cilësojnë veten si shqiptarë.

Edhe ky fakt dëshmon se në Kosovë ende ekziston një konfuzion identitar.

Mirëpo, po aq paradoksal është fakti se shumica e madhe e kosovarëve nuk e respektojnë flamurin e Republikës së tyre, e në anën tjetër besnikëria ndaj shtetit është më e larta po në Kosovë!?  Po ashtu befason fakti se në krahasimin e besnikërisë ndaj shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse kuota prej 4.50 merret si mesatare, Kosova është në kuotën prej 6.94, e dyta është Shqipëria me kuotën prej 6.25; pastaj Kroacia me 5. 57, duke u pasuar nga Maqedonia me 5.54, Serbia me 5.17, Mali i Zi me 4.27 dhe krejt në fund Bosnja dhe Hercegovina me vetëm 0.56.

Kosova në këtë mes për nga besnikëria (lojaliteti) ndaj shtetit prin në rajonin tonë me gati 3 pikë më lart se të tjerët, madje edhe në raport me shtetet shumë monolite në aspektin kombëtarist si Kroacia dhe Serbia.

Duke qenë se kosovarët e kanë krijuar shtetin e tyre vetëm pesë vjet më parë duke marrë një vetëvendosje zhdëmtuese, megjithatë nacionalistët që e shohin Kosovën vetëm si shtet të shqiptarëve arrijnë në kuotën vetëm prej 25 % të respondentëve kundrejt 73. 4 % që e shohin Kosovën si shtet multietnik dhe multikulturor.

Në anën tjetër, Indonezia ka rreth 300 grupe etnike, secili me identitetet kulturor e gjuhësor të veçantë, të krijuar gjatë shekujve dhe nën ndikimin e fuqishëm të indianëve, arabëve, kinezëve dhe evropianëve.

Nga aspekti administrativ, Indonezia përbëhet nga 34 provinca, pesë prej të cilave kanë status të veçantë. Provincat e Aceh , Jakarta, Yogyakarta , Papua dhe Papua Perëndimore kanë privilegje më të mëdha legjislative dhe një shkallë më të lartë të autonomisë nga qeveria qendrore, se krahinat e tjera .

Qeveria Acehase, për shembull, ka të drejtë për të krijuar elementë të caktuar të një sistemi të pavarur juridik.

Sipas teoricienit S. Budhisantoso, vendet në zhvillim si Indonezia për këtë arsye janë gjithnjë duke u përpjekur seriozisht për të zhvilluar identitetin e tyre kulturor, jo thjesht si një shenjë të veçantë, që ndryshon nga kombet e tjera, por edhe për të krijuar një identitet të fortë kombëtar për të gjithë qytetarët.

Në vendet, të cilat janë të përbëra nga bashkësi shumë të ndryshme shoqërore si Indonezia ndërtimi i një uniteti kombëtar është injoruar shpesh. Porse mungesa e vëmendjes ndaj karakterit diversiv të shoqërisë mund të rezultojë në një asimetri të zhvillimit, të cilat do të mund të pengojë realizimin e unitetit të kombit ( MG Smith 1960: 763-77).

Në një shoqëri pluraliste si Indonezia, zhvillimi i një kulture kombëtare si një kornizë të përbashkët të referencës për të gjithë kombin është e pashmangshme.

Është një fakt se që nga shpallja e pavarësisë (ishte koloni e Holandës deri më 1945) zhvillimi i kulturës kombëtare, si manifestimet e shumta të disponimit aktiv të indonezianëve është duke vazhduar shumë dendur dhe shpejt.

Një antropolog amerikan e ka përshkruar zhvillimin kulturor kombëtar në Indonezi si një revolucion integrues për shkak të natyrës së tij. Ky është një revolucion integrues, sepse ka arritur të thyejë lidhjet e moçme në bazë të familjes, fisit, origjinës lokale, besimit dhe të gjuhës, të cilat i nënshtrohen një procesi zgjerimi nga difuzioni në një grup më të madh të integruar – kombi indonezian. Kjo do të thotë se suksesi i ndërtimit të një kombi të integruar në një shoqëri plurale është në fakt një ripunim i lidhjeve lokale tradicionale e të moçme drejt formimit të një identiteti të ri kombëtar (Deutsch 1961: 449).

Për fat të mirë Etërit Themelues të Indonezisë ishin plotësisht të vetëdijshëm për nevojën e një kulture unike kombëtare si një levë për ta bashkuar një shoqëri pluraliste. Ndërgjegjësimi është reflektuar sidomos në paragrafin 32 të Kushtetutës Kombëtare, e cila urdhëron: ” Qeveria nxit Kulturën Kombëtare.”

Porse Qeveria e Kosovës (elitat politike dhe kulturore) nuk kanë ndonjë interesim për integrimin e shoqërisë kosovare, përmes shtetit kosovar, prandaj ka frikë se duke iniciuar një kulturë kombëtare kosovare, mund ta thyejnë unitetin simbolik kombëtar shqiptar, sepse këto elita vazhdojnë të jenë pengje të identiteteve “të vjetra” të fisit (etnisë) dhe gjuhës.

Ku është shteti i Kosovës në këtë kontekst?

Sipas këtij studimi kombformimi në Kosovë nuk na qenkësh edhe aq keq, siç pretendojnë disa etnonacionalistë – madje ndjenja e besimit për shtetin kombëtar në Kosovë del të jetë më e larta në rajon, kurse tashmë 25 % e popullsisë e pranojnë kosovarizmin si përkatësi dhe njësi kombëtare, pra e identifikojnë veten si kosovarë.

Problemi themeltar është ai i mungesës së një programi reformator nga Qeveria e vendit, për të krijuar kulturën kombëtare përmes manifestimeve të mëdha të kësaj kulture unike kosovare dhe për të bërë që të gjithë qytetarët të identifikohen në rrafshin simbolik (përmes simboleve të shtetit-komb) me kosovarizmin.

Natyrisht se shtetin-komb të Kosovës e kanë krijuar shqiptarët etnikë, mirëpo proceset e kombndërtimit i kanë ndihmuar edhe të tjerët, si turqit, goranë-boshnjakët dhe romët, ndërsa më këmbëngulës për të mos u integruar në shtetin-komb mbesin serbët, pikërisht për faktin se e pandehin veten si komb i gjuhës, kulturës dhe kishës. Pra shteti-komb i Kosovës është bërë tashmë, e preferueshme do të ishte sikur të gjithë (edhe serbët) të integroheshin në një kulturë unike kombëtare, sepse kjo do të ishte begati, por edhe nëse kjo nuk ndodh (e besohet se për dy-tre breza mund të ndodhë) shteti-komb kosovar vazhdon të jetojë!?

*KOHA DITORE

13 komente në “Kosovarët, më besnikët në rajon ndaj shtetit”

  1. Vladimir says:

    Problemi duket tejet i komplikuar dhe kerkon kohen e nevojshme per tu arrire, kristalizimi i identitetit kosovar. Por shume gjera do te mund te zgjidhen shume me shpejte ne klimen dhe hapsiren e re Ballkanike, ku ne shqiptaret duhet te jemi promotori, permes integrimit te tregjeve, infrastruktures, komunikacionit, duke arritur keshtu parasegjthash nje tjeter nivel ekonomik. Politika dhe politikat ne pergjithesi jane shprehje e koncentruar e ekonomise e cila ne fund te fundit percakton gjithçka. Kur Kosova do te afrohet ne parametrat ekonomik europian, shpresoj shpejt, atehere jam i sigurt qe edhe problemi i identitetit do te jete shume me i kollajte. E njejta mund te thuhet per gjithe Rajonin

    1. feniks says:

      @Halil Matoshi!
      Nje sharlatan si ty,qe i duket vetja KOKE e madhe nuk eshte i afte te jape DEFINICIONE per keto NOCIONE:KOMB DHE SHTET!!!
      Eshte injorance te flasesh per KOMBIN KOSOVAR,se ju jeni pjese e KOMBIT SHQIPTAR te ndare PERDHUNISHT nga FUQITE E MEDHA EUROPIANE,pas rrenimit te Perandorise Otomane!!!
      Kombet nuk i formon shteti,por e kunderta!!!
      Sipas rradakes tende ,cfare i takon shqiptareve te Malit te Zi,Presheves,Maqedonise,Camerise ,atyre 700-800 mije refugjateve ne Greqi,apo gati 1 milion shqiptare ne Shba,Gjermani,Angli etj ,qe t’a QUAJNE VETEN???
      Kujt i intereson kjo RRUMPALLA JOTE,o sharlatani Matoshi???
      Leri PERCARJET ANTI SHQIPTARE TE Sali Berishes,qe kerkonte te na ZHDUKTE SI KOMB,te PERDHOSTE HISTORINE,MONUMENTET E KULTURES,GJUHEN LETRARE,vetem e vetem te poltesonte interesat e SERBIT DHE GREKUT!!!
      Rasti i kombit shqiptar eshte UNIK ne bote:
      -TOKAT SHQITARE U RREMBYEN ME DHUNE dhe nuk ka shtet ne bote,qe te jete rrethuar nga toka te etnise se vet ne te gjitha anet!!!
      Matosh!
      A e ke marre shperblimin nga serbet,per kete qe po ben???

      1. mali says:

        Halili ka qen i arrestuar i maltretuar i burgosur i keqtrajtuar, me ni fjal ka vujt shume jo per idologji, por per demokraci e liri in di vi du ale. Halili nuk ju ka bind as shkaut e as sistemit tyne e nuk do tju bindet as ty e as atyre qe vjellni e shani Halilin, Halili ashte liria vet, kuptone!!!

        1. feniks says:

          @mali!!
          Qe te kesh qene ne burg,ne cdo kohe NUK ESHTE ARGUMENT JUSTIFIKUES!!!
          Matoshi ka dale sot,jo si ish i burgosur,por per te na mbushur mendjen se ESHTE KOKE E MADHE NE TE GJITHA FUSHAT!!!
          Citon plot te huaj,ky derdimen,por harron se cdo i huaj ka shkruar jo per Kosoven posacerisht!!!
          NUK NA DUHEN CITATET E MAO CE DUNIT per te na mbushur RRADAKEN!!!
          Matoshi jot,duket “MADHESHTOR” per njerez si ty,o “mali”,totalisht injorante,ndaj ti(ne mos je dora vete Matoshi) e mbron pa kuptuar se cfare po mbron!!!
          Ne se vete Matoshi ka per mbrojtes njerez te KALLEPIT TEND,atehere ….MJERE VETE MATOSHI!!!
          Ik ,o mali ruaj dhite,se edhe ne te shkruar dukesh,qe je ANALFABET FUNKSIONAL!!!

    2. Auron says:

      Na kenaqe,o Matosh me SOFIZMAT e tua pa buke!!!
      Per cfare kombi flisni ju kosovaret???
      Si mund te konkludosh per KOMB KOSOVAR,kur ju jeni prej shekujsh psese e KOMBIT SHQIPTAR???
      Ne se mendoni se doni te dilni me “SHTEPI ME VEHTE” si komb,A MUND TE NA E ARGUMENTOSH SE PSE JU DUHET TE FILLONI NJE TE PERPJETE TE KOTE E PA VLERE,kur te paret tane e kane percaktuar nder shekuj IDENTITETIN tone kombetar:JEMI SHQIPTARE SI KOMB!!!
      E gjithe kjo na lidh me GJUHEN,ZAKONET,TRADITAT,LUFTERAT,HERONJTE etj
      Te tentosh sot,qe te KRIJOSH KOMBIN KOSOVAR,do te thote,qe ju te hidhni poshte GJITHCKA JU KA LIDHUR ME SHQIPTARET NDER SHEKUJ!!!
      TE VETMUAR E TE VEGJEL,mbase do mbijetoni me “MIRE”!!!
      Nderroni edhe gjuhen:MERRNI ATE ARABE,se ju vdisni per ISLAMIZMIN!!!
      Merrni edhe MALOKERINE TONE me vehte se do na shpetoni nga nje e KEQE e MADHE!!!

  2. psikanaliza says:

    Pse shkrime te tilla sa te coroditura, aq edhe dhe coroditese, te shkeputura si nga konteksti gjeografik, ashtu edhe historik, me arnime artificiale idesh te koheve dhe interesave te ndryshme? Me lojera fjalesh e shifra te dyshimta?

  3. xhonson says:

    Zoti,Matoshi!!!
    I ke hyre nje pune pa krye e pa fund!!!
    Qe ne titullin e shkrimit ti TRADHETON veten!!!
    Kosovaret,ashtu si Verioret tane te Shqiperise,NUK I NENSHTROHEN SHTETIT,por SUNDIMTARIT,PUSHTUESIT,BAJRAKTARIT,pra CUBIT ne pergjithesi!!!
    Ju mburreni se jeni TE BESES,por ne fakt ,ate qe ju e quani “BESE” nuk ia jepni TE PAMBROJTURIT,FUKARAIT,TE VETMUARIT,TE PA AFTIT PER TE MBROJTUR APO USHQYER FEMIJET!!!
    Gjate Luftes se Dyte Boterore,kur popujt ORGANIZUAN LUFTETARET E REZISTENCES APO USHTRITE CLIRIMTARE,ju kosovaret,bete te kunderten:KRIJUAT DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!!!
    Pushtuesit NAZISTE kur hyne ne Shqiperi,u ndeshen me TRIMERITE LIRIDASHESE TE SHQIPTAREVE,ndersa kur erdhi puna per te KRIJUAR NJE QEVERI KUINSLINGE,per te ruajtur gkjoja imazhin paqesor te pushtimit,NUK GJETEN DOT NJE BANOT TE SHQIPERISE PER KRYEMINISTER DHE MINISTER TE BRENDESHEM,por zgjodhen KRIMINELET KOSOVARE REXHEP MITROVICA DHE XHAFERR DEVA!!!
    Dhe e fundit:
    -Ju mbajtet per HERO,tradhetarin e URRYER Sali Berisha,qe furnizoi tanket serbe me nafte,per te vrare luftetaret tuaj te UCK-se, dhe me vone dergonit FALANGAT BOSHIBOZUKE per te VOTUAR per SUNDIMIN E Sali Berishes ne zgjedhje!!!
    As tani,qe serbet ju grabiten mbi 15 komuna ne zgjedhjet lokale,ju nuk ishit te zotet te NGRINIT KRYE PER TE MBROJTUR SHTETIN TUAJ TE FITUAR ME GJAK,por keni HESHTUR!!!
    SERBIA po ju mashtron dhe ua merr me lezet trojet,ndersa Thaci i juaj,i gezohet LLASTIMEVE TE MEDIAVE PRO SERBE,se mund te fitoje CMIMIN NOBEL PER PAQE!!!
    Me kaq sa citova,nuk besoj se ka vend qe ju kosovaret jeni treguar si ATDHE DASHES,se per shtet nuk behet fjale,se edhe nen Jugosllavine i RRINIT SUS SHTETIT,prandaj 1/3 e SPIUNEVE TE UDB-se te asaj kohe ishin shqiptare!!!
    Kthjellou ,MATOSH!!!

  4. ali says:

    Z. Matoshi e ka bere corap kete punen e kombit . Merr shembuj nga Meksika,Brazili, Indonezia me papuaset,
    por zoteria nuk jep shembullin Gjerman , me klasiku ! Bashkimi i 2 Gjermanive ishte endrra e tyre dhe qe ia
    arriten duke sakrifikuar njeherazi 60 miliard marke qe ia dhane Gjermanise Lindore, duke rrezikuar keshtu
    ekonomine e tyre ne Perendim ! Por ia vlejti kjo sakrifice sepse sot Gjermania eshte ajo qe eshte nje super-
    fuqi ne Europe dhe me gjere !
    Prandaj z.Matosh gjermani analist ia kishte enda te kete nje Kosove ”turli,, te vogel ,te perzier dhe polietnike !
    Pse nuk e propagandon ai shembullin gjerman ?!
    Nejse, keta ”analiste ,, bejne propaganden ne favor te ”ustallareve,, qe i paguajne !
    Studjuesit gjermane Mahu , Mejeri ,etj.asnjehere nuk kane thene te verteten mbi gjuhen shqipe, kete zonje
    te madhe qe bota e konsideron gjuhe ”meme,, ndersa ”studjuesit gjermane qe permenda kane pohuar se
    gjuha shqipe eshte gjuhe indioeuropiane , ne vend qe qe te thonin se gjuha shqipe eshte nje gjuhe europia-
    ne, e shtrire drejt Indise . Per fat te keq edhe Cabej ra ne ”gracken ,, gjermane ,sic kemi rene gjithemone ne
    shqiptaret me ta, duke i konsideruar dashamires ndaj nesh . Fakt eshte se Gjermania deri para 2-3 ditesh
    e jo me heret nuk ka qene aq dashamirese ndaj popullit shqiptar ! Kete e tregoi edhe zonja Merkel keto dite !

  5. HODO GOSTIVARI says:

    KOMPILACIONE MENDIMESH!
    Matosh, nuk ma do truri të lodhet për të kuptuar këto parakalime tezash mbi kombin.
    Në shkencat politike dhe sociologjike ekziston një mish-mash nocionesh që ngatërrohen dhe janë kundërthënëse nga aspekti imediat (vetësubstancimi i brendshëm).
    Me këto defilimet tuaja teorike na rrotullohesh, më fal fjalën, si pordha në brekë. Po të ndjekim mësimet tuaja, ahere kot ia dhamë kazmën RS FEDERATIVE të JUGOSLLAVISË, se “jugosllavët” serbët e zockat e tyre sllavomaqedonasë (si më agresivët) na qerasnin me këso Indonezirash, që ne si komb të deklaroheshim e ndiheshim JUGOSLLAVË, e në shtëpitë tona t´i binim fortë ciftesilë e të këndonim këngë nga “lufta e lavdishme antifashiste nacional clirimtare(!)”, lexo “nacionalclirimtare”! Pse jo, asgjë e keqe -a do pajtohesh?
    Shqiptarët e Dardanisë (patjetër ta riafirmojmë këtë emërtim të shtrenjtë), shumica dërmuese e tyre, e kanë shumë të fortë dhe e spikasin në mënyrë emblematike ndjenjën dhe sedrën e tyre kombëtare SHQIPTARE.
    Unë nuk i takoj kufirit politik të Kosovës, por kjo veti e shqiptarëve të Dardanisë më pëlqen shumë dhe i cmoj shumë, po për këtë veti.
    E ndërlidh shkrimin me XHONSONIN e sipërsigluar.
    LITAUNIA, LETLANDI, ESTLANDI, SUEDIA, UKRAINA PERËNDIMORE vepruan posi “kosovarët” dhe askush nuk i gjykon për antikombëtarë…Ishin rrethanat e okupimit rus, përk. serb që na motivuan të reagonim sic reaguam, e ti që na ishe atdhetar (bashkëmendimtarët si ti) lejonin Miladinin që të rrjepte të gjallë të rinjtë shqiptarë, i primur nga parimet e “solidaritetit komunist” që ti i respektove dhe ministri yt i arsimit e bëri gjuhë shkollore serbishten në Tiranën tënde “atdhetare”, mendje, e mendje!

  6. mali says:

    Kombi Kosovar ka veshtirsi, por do te ja dal qe te jetoje. Shqiptaria ashte hije e ran, por mos tharrojm keto gjana i percaktojn te mdhenjet, ndryshe do te ngelim Palestin. Ne smujm ti u afrojm serbeve, turqeve e komoniteteve tjera intergrim e komoditet nese ne tan kohen thirrem si komb shqipetar, normal se edhe mua edhe shume te tjerve na dhimbset, por duhet te kapercej veten, jo jo te marrim ni “thik” e te prejm harten na per qefin ton e te tjeret per qefin e vet!

  7. John says:

    Zoteria nga Kosova ben disa gabime kardinale dhe trashanike. Per te mos ja filluar atij me pyetjen: po ti zoteri cilit komb i perket atij kosovar (qe po mundoheni ta prodhoni) apo atij shqiptar. Po ia fillojme me nje pyetje tjeter. Pse ju zoteri merreni me ate qe thone te tjeret, dhe me fal per shprehjen, nuk keni breke te merreni me ate cka mendoni vete… Po ja, ky zoteria gjerman paska thene, po ja ky amerikani paska thene…Ju jeni nje tufe njerezish te paafte te mendoni vete mor zoteri… A e dini ju zoteri se si e kane zgjidhur gjermanet ate problemin e kombit gjermanolindor… Me BOLE zoteri, po shprehhem keshtu se shpesh thjeshtimi i gjuhes ndihmon ta kuptosh mire mendimin e tjetrit. Qe ti kthehem temes: vune 70 milion B.O.L.E ne tavolinen e Gorbacovit dhe Thecerit dhe jua treguan mire vendin teorive mbi kombformimin. PAguan disa miliarda te ruset dhe i futen 13 milion gjermanolindore te vatha e tyre. A di ti mor zoteri se sa ruse etnike banojne ne Federaten Ruse? Sa ruse etnike banojne ne Kaukaz, Ceceni, Abkazi e Oseti? Banojne shume pak po ruset i kane futur brenda vathes dhe nuk i lene te dalin jashte. Me se? Me forcen e pushkes…
    Kjo eshte cka mungon tek shqipot kendej dhe andej kufirit. E kur je impotent perpiqesh te rregullosh pune duke shpikur kombe. Hiqe mendsh zoteri: nese do e zgjidhesh punen duke shpikur nje komb tjeter, paralelisht prano realitetin qe ta kane imponuar te tjeret, se ti vete nuk ke B.O.L.E. I late evropianet dhe amerikanet te bejne luften ne vendin tone dhe tani pranoni kompromiset qe ju diktojne ata. Teorite ju vyjne qe te justifikoni impotencen tuaj. Shkrimtari Kadare, ne romanin e tij “Ura me tre harqe”, citon nje proverb arab “Kur gjysma ha gjysmen, e tera s’eshte me”. Kjo eshte cka po na ofrohet neve si shqiptare…Genjeni veten dhe qorrat e tjere me teori gjermanesh. Po zoteri, teorite dhe fjalet jane bere per te fshehur mendimet! Te paret tane thonin: Te ndertosh nje shtepi, duhet te derdhesh gjakun e nje kafshe kurban! Une po ju them se te ndertosh nje komb duhet po ashtu shume sakrifice! Si shqiptare kosove keni arritur te perfitoni, vetem atehere kur i keni grahur pushkes! Per shqiptaret do behet mire kur te jene bashke! Te tredhurit politikisht dhe ata qe jane te pafuqishem nuk i ndihmojne dot idese tone per nje shtet! Ju jeni te tere tataloshe dhe te daleboje me teorite e leshit qe na ofroni! Dhe hiqeni nga mendja: perpara do na coje vetem FORCA! FORCA Ekonomike, FORCA si shtetndertim, FORCA ne aleate!

  8. lili says:

    Me cdo kusht ,edhe me cdo faire profesori duan me na bind te pranojme corbat qe na gatuajne!Sot nje profesor neser nje tjeter,vin e shkojne bashke me idiotite e tyre…
    Jemi shqiptaret edhe shtetin e duan si ndihemi..

  9. Heroni says:

    Kombi kosovar???? Cdomethene ??? Kombi kosovare eshte iluzion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje