Nga Alfred Peza*
Diskutimi për projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2014, bëri që të kuptohet më qartë, se në 8 vitet e kaluara ka patur jo një, por dy Shqipëri. Se ne kemi jetuar JO në një, POR në dy realitete. Qytetarët e këtij vendi, kanë jetuar në një Shqipëri reale. Ndërsa qeveria e Sali Berishës dhe propaganda e saj, na tregonin se jetonim në një Shqipëri virtuale.
Kjo ishte Shqipëria reale e shqiptarëve. Dhe Shqipëria virtuale e oborrtarëve. Republika ku oborri vishej në mënyrë “alla frënga”, sa më shumë qeveriste “alla turka”. Në Republikën e qytetarëve në 8 vitet e fundit, u prokuruan 2 237 kilometra rrugë. Ndërsa në Republikën virtuale të propagandës, u ndërtuan mbi 10 mijë kilometra autostrada.
Në këtë vend, biznesi i vogël duhet të paguante taksat si biznes i madh. Ndërsa biznesi i oborrit, përveç shmangies së taksave, duhet të grabiste miliona euro me skema mashtruese tatimore e doganore. Kjo republika jonë virtuale, po bëhej Las Vegasi me kazinotë e dritave verbuese banale që i krijonin buxhetit të shqiptarëve një gropë prej 110 milionë dollarësh. Para këto, që përfundonin në xhepat e oborrtarëve. Duke i thithur çdo qindarkë dhe çdo iluzion, njerëzve të kësaj republikës sonë reale.
Në atë Shqipërinë virtuale, biznesi duhej të ndërtonte projektet e shiritave, me paratë e veta. Ndërsa në këtë Shqipërinë tonë reale, shteti i kishte 350 milionë USD borxhe, që do shlyhen vetëm tani. Qeveria e Sali Berishës shpiku Shqipërinë virtuale, që të sundonte më kollaj Shqipërinë reale. Aq shumë iu afrua këtij iluzioni, sa edhe njerëzit e oborrit, nuk kishin më arsye që të mendonin. Ata vetëm jetonin dhe shijonin Shqipërinë e tyre virtuale. Ndaj edhe vinin në Parlament, dilnin nëpër banaqe televizive dhe në takime me njerëzit, duke ritransmetuar besnikërisht vetëm shiritat me fjalimet e udhëheqësit të madh.
Kjo e çoi drejt lëndinave frojdiste, ku kultivohej jo vetëm hashashi i Lazaratit por edhe opiumi i delirancave. Nga ku u gatuan më pas halucinacionet e superfuqive energjetike, e rritjes ekonomike më të madhe pas Gjermanisë dhe eliksiri i jetës politike me rekorde noti dhe me plantacione arrash e shegësh.
Këto dhe shumë e shumë bëma abuzimesh me pushtetin dhe me financat publike, që janë zbuluar e po zbulohen çdo ditë, bëri që qeveria e Sali Berishës të humbte legjitimitetin. Atë legjitimitet, që njihet si eliksiri i vetëm dhe i vërtetë i pushtetit politik. Prova kyçe e legjitimitetit të një qeverie është mbledhja e taksave. Niveli i ulët mbledhjes së taksave, ishte një tjetër tregues për mungesën e legjitimitetit të saj.
Sepse ajo ishte një qeveri që kërkonte taksa tek Shqipëria reale, për të shijuar për vete Shqipërinë virtuale. E bashkë me legjitimitetin, mazhoranca e Sali Berishës, humbi edhe zgjedhjet e 23 qershorit. Mbretërinë e tij e mori lumi, duke kaluar në opozitë.
Një poet turk i shekullit të XIII nga Azia Qendrore, Jusufi, e shpreh në këtë mënyrë, atë që i ndodhi Sali Berishës shtatë shekuj më vonë, në fillim të shekullit të XXI:
“Të mbash mbretërinë nevojiten shumë ushtarë, kuaj dhe ushqime;
T’i mbash këta ushtarë duhen shumë para.
T’i gjesh këto para, njerëzit duhet të jenë të pasur;
Por, që ata të jenë të pasur, duhen ligje të drejta.
Po njëra nga këto s’bëhet, të katra nuk bëhen dot;
Po qe se s’bëhen këto katër gjëra, Mbretërinë e merr lumi”.
Mbretërinë e Sali Berishës e mori lumi i NJE milion votave të shqiptarëve, sepse njerëzit e Shqipërisë reale nuk kishin as të pasur sa ç’u thuhej nga propaganda virtuale dhe ata nuk qeveriseshin nga ligje të drejta.
Nëpërmjet mënyrës së saj të qeverisjes, mazhoranca e djeshme ndërtoi Shqipërinë virtuale, duke shkatërruar konkurrencën reale. Konkurrencën në biznes. Në tregti. Në ndërtim. Në shërbime. Në media. Në arsim. Në administratë. Në transport. Në art. Në kulturë. Në sport. Dhe në çdo qelizë të jetës së këtij vendi.
Duke shkatërruar konkurrencën, qeveria e Berishës, shkatërroi forcën më të madhe lëvizëse të kapitalizmit. Duke e çuar ekonominë tonë reale, në prag të humnerës. Ndaj ky buxhet është buxheti i frenimit përfundimtar të rrënimit. Buxheti i kthesës ekonomiko- financiare të vendit. Buxheti i ristartimit. Buxheti që nuk ul asnjë rrogë. Por që i rrit pagat dhe pensionet. Pra, buxheti i rritjes ekonomike.
I rritjes historike të pagave për policët, i rritjes së pensioneve dhe i lehtësimit të 97% të të punësuarve, nëpërmjet uljes së taksave. Ky është buxheti i solidaritetit. I solidaritetit me shtresat në nevojë. I marrjes përdore të shtresës së mesme dhe i hapjes së rrugës për shtresën e pasur. Ky është buxheti i solidaritetit human. I këtij dimensioni themelor të së majtës europiane, që nga koha e Revolucionit Francez e deri në ditët tona.
Me këtë buxhet çdo shqiptar në nevojë, do përfitojë subvencionin 10% për energjinë elektrike të paguar. Për të varfrit, TVSH-ja e energjisë elektrike dhe e produkteve bazë të shportës, bëhet ZERO. Ky subvencion do të mbulohet plotësisht nga buxheti i ri në vlerën e 110 milion dollarëve.
Buxheti i ri heq TVSH-në për ilaçet dhe nga muaji prill, 73 mijë të vetëpunësuar në Shqipëri, do paguajnë më pak kontribute shëndetësore.
Rritja me 25% e pagave të policëve; rritja e pensioneve; rritja me 23.5 % e buxhetit për mirëqenien sociale dhe rininë; trefishimi i fondit për nxitjen e punësimit; rritja me 220% e fondit për zyrat e punës dhe formimit profesional e bëjnë këtë buxhet jo vetëm buxhetin e solidaritetit human. Por edhe buxhetin e rikthimit të shqiptarëve në punë.
Bashkë me heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe uljen e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël; hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës në fushën e transportit e infrastrukturës; shtimin me 1.9 miliardë lekë të fondit për bujqësinë; rritjen me 22% të fondeve për strehimin; rritjen me 43% të fondeve për turizmin; rritja me 1.4 miliardë lekë e fondeve për arsimin dhe 1.6 miliardë lekë shtim fondesh për shëndetësinë. ME injektimin e 1.1 miliardë USD, drejtpërdrejti në ekonomi, shifër kjo e barabartë me shumën që iu grabit shqiptarëve nga piramidat e 1997…
KY BUXHET bëhet buxheti i daljes së Shqipërisë nga spiralja e krizës ekonomike ku po e çonte Shqipërinë reale, qeverisja e djeshme virtuale. Ka shumë retorikë dhe përpjekje nga kolegët tanë të opozitës, për ta paraqitur ndryshe nga sa ç’është këtë buxhet të qeverisë së Edi Ramës. Madje ka shumë përpjekje për ti dhënë asaj një përkufizim me ngjyra sa më të errëta. Ashtu siç ka përpjekje për ta paraqitur atë si një buxhet që po e çon Shqipërinë drejt skenarëve greke apo drejt krizës ekonomike.
Meqë Sali Berisha e ka shumë për zemër dhe i referohet herë pas here ish presidentit amerikan Ronald Regan, edhe unë po ju perifrazoj një debat të tij me Xhimi Karterin:
“Në se ju duhet një përcaktim për atë që na pret, po jua jap unë: Rënie ekonomike, është kur komshiu yt humbet punën. Depresion, është kur ti humbet punën. Dhe rigjallërim ekonomik është kur Sali Berisha humbet punën”.
Sali Berisha e humbi punën më 23 qershor, si Kryeministër i një Shqipërie virtuale. Dhe populli na e besoi ne ndërtimin e një Shqipërie të re, reale.
E një Shqipërie që do të fillojë të ringrihet, duke filluar nga 1 janari 2014. Nëpërmjet këtij buxheti të ri që po diskutojmë sot dhe që ju ftoj ta miratojmë të gjithë së bashku.
*Fjala e përgatitur për diskutimin rreth buxhetit të shtetit për 2014 në Parlament
Fjalimi me i bukur ne parlament
i ndoqa te gjithe me vemendje dhe vetem ky ma mbushi syun. eshte i rrall dhe jo tgjith jane tqart si puan ketij se tjeret bejn demagjogji
Edhe ky fjalim eshte pjese e demagogjise…mos u nxitoni…eshte vetem fillimi…
Cfare do behet me spiunet e sigurimit te shtetit zoti Peza?
Nje liste e vogel e tyre:
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
http://goo.gl/jHUYUv
Ju ndoqa me vemendje dhe gjithe mend flisni . Jeni i papare
Po keto te pd na myten genjeahtrat. Po shqipria e ketyre na la n varferi. Aman na fusni brenda ne be dhe te moS luj njeri nga veni punes dhe te mos vjedhin.
Alfred Peza eshte njeriu me i mire dhe i zgjuar qe ka Partia Socialiste dhe politika shqiptare
Tamam e keni thene: doli nga puna berisha dhe tani nis rilindja.
Ke qejf ta degjosh kete. E lexoje vemendje dhe kuptoj qe partia socialiste do e ringreje vendin. Po ju ndjekim me vemendje
une ekam idhull kte politikan. vijoj shkencat politike e dua te behem si ky.
Sikur t jene tgjith si ju do behesh veni lule. Po ste len hajnat me ec perpara
Mos beni kurre debat me hajvan si berisha, se te terheq tek niveli i tij dhe te mund me ekaperiencen e vet.
Shkrim shume i goditur Fredi. Politika shqiptare eshte me fat qe ekzistojne njerez si ty, zemermire , te drejte, me pasion per punen dhe mbi te gjitha njeri me kulture e nivel profesional. Kjo me jep shprese se nje dite edhe Shqiperia do ndryshoje per mire.
eh more alfred mire e ke ti po keto derrat ste degjojne se dun me ardh npushtet e srrin dot pa icik karrige. mos i leni shume tbejn ze po ecni perpara se me u mar me ato ju lan nvend
ne kosove ju kemi perzemer se jeni politikan i sardhmes
pershendetje zoti Peza. Nuk ju ndoqa gjate nates se ishte ora vone dhe spatem kenaqesi tju ndiqnim live. por tani qe e lexova ketu e lava merakun dhe mund te them se jeni nje ekspert i ekonomise dhe po na habisni perdite
ALFRED PEZA, KRENARIA E PEQINIT!
Bravo njemije here.
je njish or pez
ku flet naj her kot ti. po si ka munci qe asnji ste del kuner ty se i thu tamom gjonat e jo si ca najer fare
per ceshtjet social – ekonomike je me i miri. jam nje komshi i juaj dhe jam krenar per kete. kur erdhet ne pallatin tone mbaj mend qe nje kamion ishte i ngarkuar vetem me libra. ska si te dndohe ndryshe sepse ju jeni goxha i lexuar dhe keni dijeni mbi shume fenomene dhe analizoni sic duhet cdo situate te krijuar.
Shkrim i goditur ,komplimente peza .