Çmenduria shvejkjane

24 Dhjetor 2013, 19:31Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Të gjithë e dimë historinë e “Ushtarit të mirë Shvejk”, i cili shfaqte një devocion të madh kudo që gjendej dhe për këtë përfundonte herë në spital e herë në çmendinë sipas rastit.

I shkreti Shvejk, në spital i nënshtrohej ‘klizmës’ dhe e pranonte atë me kënaqësi, edhe në rastin kur doktori i kërkonte të hapte gojën ai e bënte me devotshmëri derisa i dukeshin bajamet.

Shvejku e pësonte në çdo situatë sepse nuk dinte të orientohej në kohë edhe në hapësirë. Po dihet nga të gjithë që kur i bënin pyetje Shvejkut, ai përgjigjej me pyetje, kështu që nuk e dallonin dot shëndetin e tij mendor, dhe për fatin e tij që kishte lindur i tillë, atë një ditë e dërguan në çmendinë. Kur mbërriti aty, ushtari i mire Shvejk pyeti se ku ndodhej.

–Në çmendinë, i thanë…

Shvejkut iu deshën disa minuta të orientohej dhe aty për aty kuptoi se ky vend, që quhej çmendinë, pra një vend ku trajtoheshin vetëm njerëz anormalë, dhe ai me gëzim sikur shpiku fundin e botës bërtiti:

-Po këtu është çdo gjë normale, nuk e kuptoj përse quhet ky një spital për njerëz anormalë. Këtu lejohet të bësh çfarë të duash. Këtu mund të ulurish me sa zë të kesh në kokë, mund kryesh nevojat personale ku të mundësh e të duash në korridor, mbi krevat e gjithandej. Këtu nuk ka as rregulla mirësjelljeje, as leje për të folur, as orar për të ngrënë kurrgjë anormale. KËTU ËSHTË GJITHÇKA NORMALE!!!

Edhe në parlamentin tonë shqiptar ka ndonjë Shvejk që bën aty çfarë të dojë. Fyen kë të dojë, shpif për kë të dojë, qesh vetë me ato që thotë, flet sa herë të dojë, përdor fjalorin si do ai  vetë, ai nuk ka kontroll mbi gjithçka që thotë e bën aty dhe gjithë kjo i duket normalitet.

Çmendinën ai e mendon ndryshe, krejt ndryshe nga salla e parlamentit ku ai është krejt i lirë dhe i ngazëllyer dhe të gjithë të tjerët të ndryshëm nga ai vetë, i konsideron të çmendur, sepse ata sillen ndryshe nga ai, ata nuk i shkelin normat e edukatës, flasin me përgjegjshmëri në mënyrë që të bëjnë përshtypje të mirë tek teleshikuesit sepse kanë një përgjegjësi mbi veten për mënyrën si komunikojnë me qytetarët dhe kjo gjë Shvejkut politikan i duket absurditet.

Ai thërret se këta njerëz janë të çmendur, sepse janë anormalë në referencë me të.

Po njerëzit pyesin a është ky në rregull, a ka njeri t’i tregojë një pasqyrë e të shoh veten si shpërfytyrohet?

Problemi është se ne, njerëzit që nuk bëjmë politikë aktive, shohim disa minuta në ditë pamje nga parlamenti për gjërat që i kuptojmë dhe na interesojnë dhe këtu përfshihen mosha të ndryshme e nivele të ndryshme inteligjence.

Pavarësisht parlamentit, në rrugë e mjedise pune gjen të njëjtën situatë. Makinat lëvizin me shpejtësi e nuk njohin tabela, të cilat tregojnë sa duhet të jetë shpejtësia, kudo flasin me zë të lartë dhe sillen si të duan sepse në këtë vend çdo gjë është normale…

Nëse dikush është serioz në punë, në rrugë e në komunikim me të tjerët, nga shumica konsiderohet “anormal”.

Si kështu?

Është e thjeshtë. Njerëzia janë ambientuar me një situatë kaosi dhe shkojnë të gjithë drejt rrjedhës dhe është normale se kundra rrjedhës shkojnë të çmendurit.

Por kur rrjedha është alla- Shvejk, njeriu serioz reagon mbi këtë situatë sepse i duket çmenduri e vërtetë, atëherë opinioni shvejkjan e konsideron arrogant, pa dinjitet, madje i çmendur. Po njeriu serioz jo vetëm duhet të ngrejë zërin, por duhet të ulërasë: stooooooooooop!!! Stop me këtë çmenduri!

Atëherë të gjithë anormalët rreshtohen përpara tij dhe e tregojnë me gisht: “Ky është i çmendur”

Kur do të ndalë në këtë vend çmenduria shvejkjane???!!!

6 komente në “Çmenduria shvejkjane”

  1. Katunari Kavajas says:

    Pikes i ke rene e nderuar Ramohito!Rrofte Shvejku Shqiptar sali Berisha.

  2. pelivan says:

    shume,shume bukur! Por,une theme,do ishte edhe me i bukur, qe ky shkrim te mbyllej te fjalia me germa kapitale:KETU ESHTE GJYHECKA NORMALE,Pra,as nje rresht me prapa! Edhe pse shkurt do dukej prap gjat… Here tjeter, lere te bardh vendin se e plotesojme ne shkrimin, o e nderuar Magdalene. Okay, ok thuaj…

  3. Bushatlli Bushatqiri says:

    Kur majmuni shqiptarbte behet njeri,,

  4. Anonimi says:

    Zonja Ramohito lexova me vemendjen artikullin mbi ushtarin e mire Shvejk shqiptare Sali Ramovic Berisha dhe menjeher mu kujtua thenja e Napelon Banabartit qe thoshte se me mire nje spiune ne kampin e armikut se sa nje bataljon ne frontin e luftes dhe ne kete drjetim jame i mendimt se Sali Berisha eshte me shume se nje ushtare i mire shvejk . Te huajt qe nuk ja duan te mire, ne menyre te vecante shqiptareve, pas rrezimit te murit te Berlinit, nje rendesi te vecante i kushtuan zgjedhjes dhe mbeshtetjes te njerezve qe me aftesit dhe ndihmen e tyre jane ne gjendje te ndyshojne rrjedhjen e ngjarjeve , sic ka ndodhur ne Shqiperi pas viteve 90 . Une nuk jame analiste , krimatolog, politikan ,por nje qytetare qe mbeshtese fjalen e kryeministrit shqiptare zoti Edi Rama qe nga tribuna e parlamentit shqiptare deklaroi se … “Sali Berisha ti je bere synet perpara se te futesh ne politik… dhe me pas te thane te futes tek blloku … kesaj i thone ashtu sic thote populli , tjeterit mos i shiko gune por pune , ose ha nje luge sup sot dhe e vjelle mot . Mendoje se ka ardhur koha qe personat qe jane te zgjedhur apo te emeruar ne fuksione publike dhe qe paguhen me parate e taksave pagues shqiptare ti thone stop nje here e pergjithmon kesaj makine destruktive , ne te mire e opozites dhe te popullit shqiptare .

  5. Tani says:

    Ju zonje nga shumica e komentuesve dukeni normale dhe mqs ju nuk shkoni kundra rrjedhes nuk jeni e cmendur.

  6. ZEA says:

    ne kaq muaj sa keni shkruar jeni bere dhe ju si Zhvejku i Rames o Znj. Ramohito

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje