Krijimi i Lidhjeve intelektuale me përkatësi fetare – një mundësi për të shmangur ekstremizmin fetar

26 Dhjetor 2013, 18:52Blog TEMA

Nga Pirro Prifti

 

Në kushtet kur Shqipëria, një vend demokratik që aspiron për t’u futur në BE, dhe mezi po pret të marrë statusin e kandidatit në rrugën e vështirë të integrimit-  përkundrejt pengesave të zakonshme gjatë gjithë këtyre viteve për t’u integruar me familjen e madhe europiane, ekziston dhe një pengesë e padukshme për ne shqiptarët, por shumë e dukshme për europianët perëndimorë– frika, ose më mirë fobia ndaj vendeve me shumicë popullate myslimane.

Po të vëresh me kujdes skemën e integrimit të vendeve që dëshirojnë të integrohen në BE, mund të shohësh fare qartë se përparësi u jepet vendeve të ish- bllokut sovjetik, që janë përkrahur me përparësi nga BE, SHBA dhe që po nxiten të futen edhe tani si Ukraina e varfër dhe Serbia ekstremiste plot nostalgji ndaj së kaluarës.

Mesa duket integrimi sipas gjeopolitikës së BE dhe SHBA, mbetet një përparësi edhe në vitet e ardhshme kur ata mendojnë të përfshijnë vende që nuk kanë qenë më mirë se ne, qoftë nga ana ekonomike-financiare, ashtu dhe nga ana sociale, si dy vendet e sipërpërmendura, por dhe Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Futja e vendeve të ish- bllokut komunist në BE është një domosdoshmëri jetike për BE, sepse futen jo vetëm burime njerëzore, jo vetëm kapacitete ekonomike dhe me leverdi tregtare por, edhe për të krijuar një linjë të re sanitare ndaj Rusisë, me ndryshime të vogla me atë që u krijua kur u formua Rusia e sovjetëve. Fobia ndaj Rusisë, është një fobi që ka zënë më tepër gjeopolitikën e SHBA në Europë, por ka ndikuar gjithashtu tek BE.

Ana tjetër e medaljes është se vende me popullatë të madhe myslimane si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe ish-tutori perandorak i tyre, Turqia, me gjithë dëshirën e madhe, me gjithë përpjekjet e mëdha, nuk mund të integrohen dot, pikërisht për shkak të këtij paragjykimi dhe fobie ndaj tyre për shkak të potencialeve të ekstremizmit.

Mendoj se kjo linjë e mbajtjes larg të këtyre vendeve, sidomos e asaj që na intereson- Shqipërisë, do të qëndrojë deri në momentin kur SHBA të lajmërojë fitoren kundër ekstremizmit dhe radikalizmit islamik; pas kësaj ndoshta Shqipëria mund të futet.

Përsa i përket kësaj hipoteze, mendoj gjithashtu se përveç ideve të përmendura në një shkrimin tim me titull `A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit` (botuar tek gazeta Sot 18-19/3/2011), faktori fetar mbetet një faktor që nuk është marrë shumë në konsideratë nga qeveritë shqiptare, faktor i cili ose është lënë pas dore për shkak të diletantizmit politik qeveritar në raport me integrimin, ose për shkak se gjatë periudhës pas viteve 2000 e në ditët e sotme, është ngritur një valë pseudo-patriotizmi dhe nacionalizmi abstrakt (me dëshirën e sëmurë për të gjetur armiq imagjinare përreth), i cili ka trembur vendet e BE, e për pasojë, shtyrja e statusit u bë domosdoshmëri për BE sidomos për të qartësuar gjërat.

Duke parë këtë faktor të nënvlerësuar, mendoj se do të ishte e domosdoshme të gjendej një zgjidhje përsa i përket shmangies dhe- më vonë- eliminimit të radikalizmit fetar, kryesisht radikalizmit islamik, i cili gjallon në Kosove e tek shqiptarët e Maqedonisë, por më pak në Bosnjë dhe në Turqi këto vitet e fundit sidomos me `luftëtarët myslimanë’ shqiptarë në Siri, Afganistan, e më pak në Irak, të cilët kalojnë transit nga Turqia.

Ky faktor nuk mund të lihet në heshtje nga qeveritë shqiptare, qeveritë kosovare e boshnjake- njëlloj si struci që fut kokën në rërë- por duhet gjetur zgjidhje ligjore dhe në përshtatje me demokracinë perëndimore.

Problemi qëndron se sa të afta janë këto qeveri për të përballuar këtë pengesë dhe pastaj për t’u integruar të sigurt në Europë. Sigurisht Europa i integron emigrantët si njerëz në nevojë nga ana humanitare. Realisht në Europën perëndimore kanë hyrë dhe jetojnë për këto 20 vite një popullatë emigrantësh prej 5 milion njerëzish, kryesisht me përkatësi fetare myslimane dhe vazhdohet të vijnë.

Shqipëria, Kosova dhe Bosnja së bashku bëjnë nja 5 milion banorë si shtete, por ato nuk mund të integrohen?! Përse? Sepse rreziku i radikalizmit në këto shtete, nëse nuk nxitet nga qeveritë, është i pranishëm ne komunitetet fetare ku gëlojnë ekstremistët prej vitesh.

Një nga mënyrat për të shmangur radikalizmin fetar, i cili në këto vende ka disa trigger-a, është krijimi i Lidhjeve të intelektualëve sipas përkatësisë fetare.

Ideja është se nëse deri tani trigger-at për të nxitur radikalizmin fetar islamik apo dhe kristian janë: nacionalizmi i sëmurë, varfëria ekonomike, mungesa e arsimimit të lartë (përfshi dhe atë të ulët dhe të mesëm), këto trigger-a mund të shmangen dhe të eliminohen më pas duke nxitur ekonominë, duke promovuar integrimin, dhe duke arsimuar popullatën me një arsimim laik.

Nisur nga këto edhe komuniteti ortodoks e ka marrë i pari iniciativën për të krijuar një forum intelektualësh, i cili do të zhvendosë gradualisht qendrën e vëmendjes dhe të problematikës tek elita intelektuale përkatëse, dhe jo tek radikalët.

Kjo është një zgjidhje sidomos për Kosovën dhe Bosnjën, por dhe për Shqipërinë, ku hipokrizia është në plan të parë, sepse në Shqipëri shohim njerëz, parti politike, ose edhe organizata jo- qeveritare, që ditën bërtasin e ulërasin për integrim, por natën e zhbëjnë- ashtu si Penelopa mbulesën- e … integrimit.

Kjo ide e imja nuk është tamam origjinale sepse shumë vite më parë kur Shqipëria, trevat dhe populli shqiptar nuk kishte fituar pavarësinë ende, kur Fan Noli përpiqej të realizonte krijimin e një kishe autoqefale në trevat ku banonin shqiptarët në të cilën të flitej gjuha shqip, Mihal Grameno (1871 – 5 shkurt 1931), një publicist, patriot i shquar dhe Hero i Popullit, anëtari i çetës së famshme të Çerçiz Topullit, krijoi në Korçë organizatën `Lidhja Ortodokse’ më 1909, e cila shërbeu si një shtëpi botuese për të dy gazetat e mëdha të asaj kohe: `Koha’ dhe `Lidhja Ortodokse`.

Sidoqoftë gjatë vitit 1910 kjo organizatë u përpoq për të krijuar një Kishë të pavarur, por organizata nuk u njoh nga Perandoria Otomane e asaj kohe.

Një muaj më parë, më 12 tetor 2013, u mbajt takimi i pare zyrtar i Lidhjes se Intelektualëve Ortodokse të Shqipërisë (LIOSH), një organizëm intelektual i domosdoshëm për të afruar vlerat intelektuale të komunitetit, por edhe për të afruar intelektualët dhe pjesën tjetër të njerëzve, të cilët enden nëpër shoqërinë shqiptare të ditëve të sotme si ateistë në vorbullën e rrezikshme të krimit, i cili rrjedh pikërisht nga varfëria intelektuale dhe varfëria ekonomike. Kjo Lidhje ([email protected] http://www.liosh.al) është e domosdoshme të bashkëpunojë me forume dhe lidhje të tjera intelektualësh të komuniteteve të tjera fetare dhe së bashku me forumet intelektuale zyrtare qeveritare dhe jo qeveritare do të mund të kenë mundësinë për të afruar pjesët e njerëzve rreth tyre duke i larguar nga ekstremizmi fetar i çdo lloji qoftë.

Kur këtë risi e vendosëm në Facebook dhe në link të veçantë, shumë njerëz e miratuan dhe po e përkrahin.

Një nga ata ishte dhe intelektuali i njohur mysliman Olsi Jazexhi, i cili më përgëzoi për idenë. Nuk munguan edhe konsiderata skeptike që vinin nga radikalizmi, të cilët thanë… e për çfarë duhet një lidhje e tillë, boll ka gjëra të tilla të ngjashme….

Në një takim për Krishtlindjet, edhe intelektualët kristianë katolikë kishin një forum të tillë të ngjashëm dhe shpresoj që të bashkëpunojmë seriozisht.

Kryesore është që komuniteti i madh mysliman në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, të krijojë lidhje intelektualësh të tilla të cilat do të shërbejnë jo vetëm në dobi të komuniteteve por edhe në dobi të integrimit dhe të afrimit sa më të shpejtë të trevave shqiptare më BE, por edhe nga ana tjetër, të largojnë fobinë që kanë vendet europiano-perëndimore ndaj Shqipërisë dhe popullatës myslimane.

[email protected]

11 komente në “Krijimi i Lidhjeve intelektuale me përkatësi fetare – një mundësi për të shmangur ekstremizmin fetar”

  1. Skypion says:

    Ne kete forum,kam folur shpesh per gjakprishurit dhe gjakdhjeret filogreke,te cilet gelojne si krimbat e plehut,jo vetem ne politike,por edhe ne shoqerine civile,ne kuptimin me te gjere te fjales.
    Kam shpjeguar gjithashtu edhe nenkategorite e kesaj kategorie qe ndot kombin tone,duke filluar nga ata qe jane me zemer dhe me shpirt filogreke,ne cdo rrethane,e deri tek ata qe u sherbejne direkt interesave greke kundrejt shperblimeve deri me para ne dore.Gjithashtu,kam shpjeguar se nga kjo skote e neveritshme,e gerbulshme,PERJASHTOJ kategorikisht minoritetin e nderuar grek,dmth,greket e Shqiperise.
    Pra,nuk eshte fjala per minoritaret e nderuar greke,per greket e vendit tone,POR, per shqiptaret qe duan te bejne grekun me cdo cmim e me cdo kusht – pra,per ata qe ne gjuhen e perditshme te shqiptareve quhen, tashme me plot te drejte, gjakdhjere apo gjakprishur.
    Nje nder keto kerma te gerbulura eshte edhe shkarrashkruesi i ketij shkarrashkrimi,i mbushur plot me mllef per shqiptaret ne pergjithesi,anipse le te kuptohet vetem per ata muslimane.Ky qenef eshte nje zuzar tipik janullatist;eshte nga ata ushtaret apo argatet e kryqenefit qe ka uzurpuar kishen e Fan Nolit dhe e ka ndotur ate ;kjo gerbule e neveritshme filogreke,eshte deshmia e qarte sesa aktiv jane zuzaret janullatiste filogreke ne mbjelljen e ndasive nderfetare.
    Shikoni se ke citon nga muslimanet…Olsi Jazexhi,te ngjashmin e tij nga ana muslimane,nje fanatik musliman,qe me shume se mbron te drejtat e muslimaneve sic thote,i’u nxjerr bojen atyre.
    Olsi Jazexhi,si askush tjeter, sulmon ashper te gjithe ato figura atdhetaresh shqiptare,sidomos,te botes ortodokso-shqiptare,eterve te gjuhes e kombit tone me epitetet me fyese – qenefi janullatist,zuzari filogrek, gjakprishuri Pirro Prifti,e di kete,dhe me kast e permend si gjoja perfaqesues te komunitetit musliman;e permend edhe se,per zuzaret janullatiste,per gjakdhjeret e gjakprishurit filogreke si ky pisi Prifti,figurat e shquara te ortodoksise shqiptare,vepra dhe kujtimi i tyre ,jane akuze e perditshme,konstante,ndaj kryedreqit,ndaj kryeqenefit grek qe ka uzurpuar kishen ortodokse shqiptare,ate kishe per te cilen u masakruan brutalisht nga kisha greke,nje pjese e mire e eterve te gjuhes e kombit shqiptar.
    Nuk ia vlen te komentohet per idiotesite e budallalleqet e ketij gjytrymi,por,meqe eshte gjakdhjeri tipik,gjakprishuri tipik,filogreku tipik,janullatisti tipik(dhe si ky ka shume,me besoni),i shkrova edhe keto rradhe.Flm.

    1. Vlora says:

      Mendoj se nje forum intelektuakesh eshte i domosdoshem per cdo fe por mendoj gjithashtu qe perpjekje po behen nga te gjitha fete perkatese. Sa per laicitetin, nese njerezit duan te jene myslimane dhe te praktikojne dhe ti shkollojne femijet ne ate menyre eshte e drejta e tyre dhe nuk i bejne dem askujt. Evropa eshte nje grup shtetesh i krishtere por ne nuk mund te lepihemi si kemi bere 100 vitet e fundit, ne duhet te jemi vetvetja, mysl, kris apo ortod.

      Evropa nese premion serbine qe jane kasapi i ballkanit dhe duhen hequr zvarre apo mban greqine popullin me antinjerezor ne bote me leke kur duhet te kishin falimentuar le ta marrin briskun edhe shkumen e rrojes edhe te vine te na rruajne …. Mjekren

    1. roland says:

      Skypion jame dakort per cka shkruan dhe mendoj se e ndyen gojen kot.I nderuari Pirro Prifti ne radhe te pare ka meriten me gazeten Sot ne vitet e para ,por qekur e ndyu lugen ne corben e politikes fashiste greke jo vetem qe nuk eshte serioz por ti vije turp kur flet per ortodoksizmin panshqiptare.I nderuar z.Pirro ne radhe te pare ata intelektuale qe ti permend jane Shqiptare dhe si te tille do te kontribojne ne emer te kombit dhe jo perkatesise fetare dhe do apo nuk do i nderueri Prifti shqiptaret jane patriote,nacionaliste sepse i luten Zotit shqip e Zoti trojet shqiptare i krijoje per shqiptaret.Populli thote:-Nje pike shellire prish nje kazan me qumesht,por kazani i trojeve shqiptare nuk pyet per kaqe shellira sa jane perqark.E drejta vonon por nje dite triumfon.

    2. katonak says:

      Vazhdo skypo vazhdo ,po ben gabimet e stergjyshit tend ,sepse edhe ai e quante gjyshin tim” grek” ne kohen e koherave ,dhe eshte per tu habitur kjo mungesa e evulimit ,dhe pikepamjeve qe keni perballe artikujve te tille ,tregoni dobesi dhe merrni revansh kur behet fjale per te hapur lakrat e se kaluares sepse ju duket sikur dikush po ju gjykon dhe po ju menjanon .Futeni shpejt ne mbrojtje dhe nxirrni dhembet, dhe thikat, sa po dikush cenon apo teorizon idene e shqiptarit puro apo thekur, qe shume ju pelqen ta vini ne dukje .Te dogji per olsi jazexhiun sepse ti e di mire se kush eshte ,musliman i ndezur ,antishqiptar ,ofendues dhe denigrues i figurave te kombit ,simpatizues i sharise ,dhe enderra e fundit e tij deri tani e parealizueshme ,nje republike islamike ne mes te europes

  2. PATRIOTI says:

    O Shqipo (qe kur nuk te kuptova nik name-in), vetem mendimi tende prej komleksiku anti-Grek, eshte Patriotik !!! Pirro Prifti eshte nje itelektual i ndritur qe me punen e tij kontribuon ne permiresimin dhe de-fanatizimin e shoqerise Shqipetare. Te gjithe duhet te perkrahin iniciativa te tilla, sidomos rinia Shqipetare.

  3. ciku says:

    cka shqipnia e kosoa e bosnja ne be vetem ne afganistan e kan vendin keta salcice preme

  4. Enver Hoxha says:

    Po pse mo,kot ua RRUAJTA MJEKRRAT ketyre dallkaukeve te fese,qe i kane sherbyer tere jeten ARMIQVE TE POPULLIT SHQIPTAR????
    Jo shoqata te krijoni ju,por edhe organizata:TE TERA JANE PORDHE ME RIGON!!!
    Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga keto MBROCKULLAT tuaja:FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!!!
    Po nuk kuptuat kete,SHKUAT PER LESH!!!
    Intelektuali,qe nuk merret me shkencen,por i futet FESE,ai ka PJERDHUR NGA TRUTE E KOKES!!!

  5. Skypion apo skupton says:

    @SKyfo-ioni. Nje idiot si ty kurre nuk e kupton se c’fare edhe integrimi dhe bashkepunimi midis rivaleve apo edhe atyre qe mendojne apo besojne ndryshe. Rrradakes tende i ka mbetur sahati ne 5 te mengjesit kur kendon e ben gjeli veze. (po beri). Biles ky i fundit mund te beje kete gje por truri yt nuk pjell hic sepse e ke te hekurosur.

  6. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkk……

  7. pirro says:

    O Skypion , qenke rr.k. fare mor burre.. cfare shkruaj une cfare gomarlleqesh shkruan ti. Po lexoje njehere se per cfare e kam shkruaj, pastaj shaj …pis grek… une nuk jam grek por po shkruaj se lidhjet intelektuale religjioze -shmangin dominimin e injorances extremiste fetare. Kursi ti flet si nje I fikduar pas idiotizmave pseudo-patriotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje