Shqipëria dhe Kosova bashkohen në një pikë – Gjuha e patolerueshme mbi të kaluarën dhe pak shpresë që të ndërrohet ajo për faktin se mungon ideja e daljes nga moçali. Hashim Thaçi ka bërë historinë me dialogun me Serbinë. Dhe për këtë meriton të jetë personalitet i vitit. Por në politikën e brendshme ka lënë gjurmë të tolerancës së patolerueshme
Nga Baton Haxhiu
Nëse do kishte mundësi te kalonim ne vitin 2015, pa e prekur vitin që vjen, 2014, do te ishte lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët. Ku është gabuar që të kemi frikë në vitin 2014 dhe pse duhet ta kalojmë një vit që në parashikim qenka shumë i keq.
Shumë njerëz si unë ia bëjnë vetes këtë pyetje. Dhe, zanafilla e problemit ekziston tek ngjarjet e rënda që vijnë dhe shumë prej tyre janë në kundërshti me agjendën tonë. Por, edhe në varësi të ngjarjeve që i bëjnë popujt e rajonit të kuptojnë situatën dhe vështirësitë, prapë janë të tjerët që na thonë qartë se në shoqëritë tona ballkanike dhe në Kosovë e Shqipëri ne veçanti, ka diçka që nuk shkon.
Pa marrë parasysh nga përgjigjet që merr ka disa pyetje që shprehin shqetësim për vitin që po na pret. Punët dhe ngjarjet në vitin që vjen janë më të rënda se sa ne mendojmë dhe do jenë shumë të rënda kur e shohim agjendën evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.
Fakti është se ka jo pak arsye që të bëjnë të dyshosh të shqetësohemi apo të mllefosemi.
Në Shqipëri nuk i kushtohet vëmendje gjuhës që përdoret dhe fyerjet politike ende mbesin në vëmendje. Gjuha e pushtetit është sterile dhe gati dëshpëruese për secilin që pretendon të ndërtoi një të ardhme dhe një dëshirë jetese në Shqipëri.
Fjalët që përdoren në publik dhe për publikun janë të vrazhda. Pa shije. Dhe pa shpresë. Fjalitë dhe dështimet e mundshme i përkasin të kaluarës dhe mbi to përshkruhet e keqja.
Kishim përshtypje se do të kemi një përparim të parezistueshëm të gjuhës pozitës së tashme dhe po ashtu një disfatë të parezistueshme të një gjuhe të një pozite që tash është opozitë. E keqja është se gjuha është e pashpresë depresive dhe ajo përdoret çdo kund dhe në çdo moment.
Në Kosovë kemi një varfëri publike, luks privat, fuqitë tona sikur janë plakur, na mungon qëndresa dhe jemi të çakorduar dhe pak shpresë që mund të jetë ndryshe. S’ma zënë goja ta them se sa të papërgatitur jemi për vitin që vjen.
Vetëm në gjashtë muajt që vijnë do kemi tri probleme që lidhen direkt me pozitën tonë politike:
Zgjedhjet Evropiane. Zgjedhjet në Serbi dhe Vazhdimi i gjykimeve.
Kjo i bie që do të ketë ndërprerje të dialogut dhe paqartësitë që lidhen me të. Pra do ketë pasoja.
LDK dhe Vetëvendosja nuk do ti votojnë vendet e rezervuara dhe mund të ketë pasoja edhe të brendshme edhe ndërkombëtare për Kosovën.
Do të ketë zgjedhje në Kosovë që për një vit të gjitha çështjet do të mbesin pezull
Dialogu, qeverisja në paterica. Pamundësia e marrjes së vendimeve dhe bojkoti i mundshëm i serbëve në zgjedhjet e Kosovës për faktin se iu refuzohen vendet e rezervuara.
Gjendja mund të kthehet në pikën zero sepse zgjedhjet në Serbi mbahen në Mars dhe do kemi qeveri të re ku s’ka kush të bisedoi edhe për faktin se zonja Ashton i thotë fund mandatit të saj në Qershor.
Zgjedhjet tona janë me plot të panjohura. Janë me dilema dhe me probleme që trashëgohen nga ky vit.
Duke patur mendjen të këto që thash nuk më mbetet tjetër vetëm të them se viti që vjen wshtë gati i rëndë sa ai i vitit 2004.
Nëse jo edhe më i rëndë. Padyshim se nuk kam bërë asnjë ekzagjerim. Mund të jetë edhe më keq.
Megjithatë, në vitin 2014 ka lënë gjurmë Hashim Thaçi. Ka bërë historinë me dialogun me Serbinë. Dhe për këtë meriton të jetë personalitet i vitit. Por në politikën e brendshme ka lënë gjurmë të tolerancës së patolerueshme. Koha e tij në vitin 2014 ka lënë gjurmë evropiane për paqen, por në anën tjetër ka lënë gjurmë edhe lokale në politikën e brendshme.
—shkrimi permbledh nje konfuzion te tere , nuk di cfar ka dahur te shpreh , pervec pakenaqesis se tij- — zgjedhjet jane evenimente te rendesishme ne demokraci dhe populli i ndjen ata dhe vepron per nje ndryshim politk qe do te sjell edhe permiresim te drejtimit e puneve te vendit, keshtu qe autori nuk ka te drejte te shqetesohet —persa i takon shqiperise, nuk ka te drejt autori qe poziten e sotme , me vetem 100 dite pune dhe me nje ekonomi te shkaterruar , totalisht ne borxhe te lena nga qeveria e kaluar , ta barazoi ate me qeverin BERISHA ,vrasese e shkaterruse te ekonomise — te pakten autori ti referohej konferences se sotme te shtypit te km.
Ani … Baton
Disa pyetje për Batonin dhe ndoshta sqarim për @Homerin:
E di që je i dëshpëruar se nuk u bëre këshilltar i Edi Ramës, por u bë Shkelzen Maliqi. Prandaj nuk je në gjendje ta diferencosh gjuhën e Sali Berishës nga të gjitha gjuhët tjera. Shqipëria më në fund u shkurorëzua nga binomi Nano-Berisha dhe asnjëherë nuk ka qenë në pozicion më të mirë, pavarësisht shkretëtirës financiare që la Berisha.
Të shqetëson fakti se do të ketë ndërprerje të dialogut me Serbinë! Po çfarë fitoi Kosova gjer me tani nga ky dialog. Apo po të ngutet që ta shohësh Serbinë në BE.
Të shqetëson fakti që VV dhe LDK duan ta respektojnë planin e Ahtisarit për vendet e rezervuara, sikur pak lëshime përmban ai plan, por kërkon(i) edhe më shumë !?
Të gjitha lëshimet gjer me tani u bënë për të marrë shkijet pjesë në zgjedhjet lokale?! Sipas teje, tani duhet bërë lëshime tjera që ata të marrin pjesë në zgjedhje në nivel qendror?!
Ke frikë nga zgjedhjet në nivel qendror !
KE ARSYE TË PLOTË, SEPSE DO TË PËRSËRITET PRISHTINA.
ky batoni nuk meriton te lexohet te pakten nga shqipetaret e republikes se Shqiperise… me keto brockulla qe shkruan po mundohet ti uli pike edhe Rames…si duket ka pritur ndonje shperblim prej tij, pasi ky tipi here pas here na shfaqet dhe si keshilltari te dy kryeministrave aktuale
Pse bre Baton, Hashim Thaçi personalitet i vitit?! E po, edhe ti e din mirë, qysh e dinë nji Kosovë që Serbia me Thaçin nuk negocion kurrgjo. Krejt negociatat i bojn stafet e Serbisë me stafin e BE-së, dhe kur dakordohen për diçka ia lypin bekimin përfaqësuesve amerikan që kujdestarojnë aty. Dhe kur amerikanët pajtohen për diçka, automatikisht pajtohet edhe Thaçi. Prandej i kemi këto zgjidhje shpeshherë të këqija nga pikëpamja e Kosovës shqyptare. Po n’anën tjetër po t’mos ishin amerikanët po veç këta debillat tanë zgjidhjet do të ishin edhe ma t’kqija edhe ate edhe për Kosovën multietnike siç e pranuen këta të shiturit tanë me n’krye Rugovën në bashkëpunim me debillat e zbritur nga mali qysh n’vitin 2001 në atë kornizën famëkeqe të këtij farë cinikut danez Hakerupit që i kish shkue shpirti n’qenef para nji jave
Po Baton, shume probleme do te kemi, duke filluar prej teje, qe nuk di te shkruash.
Ore, homeri dhe une jetoj ne perendim por prap e kam emrin Gezim.
Eshte per tu vlersuar Thaqi per qmimin Nobel , por politika e brendshme e kosoves eshte per tu shqetsuar sepse po bejne si ne the shqiprise ndersa politika e rames eshte me vare veten shume e padrejte dhe komuniste,beju me I drejte se je ne perendim …..
Ky shkrim eshte nje lemsh ! Corbe te papare!
O Baton mos e vrit shume kaplloqen se ben dem per shendetin mendor…dhe mos e fut gjuhen e Rames dhe te Berishes ne nje thes.
Vetem qorrat nuk e `sheqojne` se ne Shqiperi eshte krijuar nje klime e ngrohte per njerezit e ndershem dhe acar per sojsezet BATON
Ne bisedimet me Serbine,figura e Thacit dhe e jona bashke,eshte qesharake.Ne keto bisedime Thaci eshte vetem nje marionete….
Sikur u njohem si shume,bre Baton!
NGA HOMERI TEK GEZIMI (i pari gozhdes tjetri patkoit)
Homeri duket qe eshte shqipetar edhe pse pa ’emer’te tille qe ska fare rendesi,ndersa Gezimi (qe ska per tu gezuar kurre) edhe pse ka nje emer shqipetar ne ato pese rreshta qe shkruan nuk ka te beje as me gjuhen shqipe e nje qe sflet shqip nuk mund te quhet i tille por aqe me teper nuk ka mendim ose trurin e ka asfalt.Vete fakti qe nje emigrant nuk thote asgje e aqe me teper thenja qe jam ne perendim verteton plotesisht tezen.
Sa i perket shkrimit mendoj se ‘komentuesit’ si ata qe e shkruajne shkronjen shqipe ‘ç’ dhe e shqipetojne po ‘ç’ edhe ata qe e ‘q’dhe e shkerdhejne ‘q’nuk duhet te meren me autorin e nje shkrimi se edhe ketu tregon nivel medioker e shkalle te ulet civilizimi e aqe me teper kur autori shahet.Kush eshte ne gjendje te jape ndonje mendim qofte edhe gabim mun ta jape por te ruash delet ne perendim e ti besh elozhe SALI çobanit qe çoi ne hell tere ‘QINGJAT’ shqipetare kjo nuk eshte thjesh injorance por patologji psiqike.Per emra te perveçem flitet vetem ne diktatura ose nga njerez qe jane inferjore e nuk jetojne dot pa to.
Sot shqiperine e as kosoven nuk i ‘udheheq’ as Rama e as Taçi por nje parlament i ‘zgjedhur’ nga populli po qe se dhe nje qeverri te dala nga keto parlamente.Ne demokraci ,po qe se pretendojme qe i kemi emrat e kryeministrave vene e vine ndersa parlamentet ngelen ne perjetesi se jane prone e popullit.
Politikanet ne Shqiperi dhe Kosove nuk kane agjende kombetare por thjeshte agjenda personale,qellimi i tyre eshte te bejne qejf dhe te vjedhin sa te munden,me njohje politike jane injorante fare kur fillojne e demonstrojne programin te vjen te vjellesh tek sa i degjon,me kredo morale jane thjeshte cuba,hajna ordinere i shihet pasuria qe e kane bere duke vjedhur dhe jo qe nuk mundohen ta fshehin por krenohen me te,ne rrafshin e formimit kulturore jane fodull qe te shkaktojne toruren tek sa i degjon.Deri sa ne Shqiperi dhe Kosove te imponohen ne udheheqje keso profile banditesh ne injorontesh do te trajtohemi nga europa si fise kaotike me te drejte.
Nga Gezimi tek hunderri(homeri) po behem pak sarkastik jo qe te ofendoj por po I referohem personazhit komik vizatimor qe ti ke zgjedhur.persa I perket te folures shqip une mbroj nje diplome shkencash ne shqiperi dhe kualifikime te tjeta ne perendim.Perdorimin e q se gjeja dot ne tastier ,tani gjeta nje ¢ te perafert.ne ndryshim me ty ne jeten time shoqerore dhe politik nuk karakterizohem nga gjuha e urrejtjes dhe mllefit. ne ndryshim me ty une jam shkolluar duke shkuar me bageti ne male dhe jam bere njerzor duke pasur dhembshuri per kafshet dhe di te respektoj qenjen me te evoluar njeriun.Eterit tuaj nuk te edukuar me dashurine per kafshet ,natyren por te mesuan oratorine te shfrysh mllef dhe urrejtje.une me gjithe mundesite e veshtira ne jete jam shume I lumtur dhe krenar per ato qe kam arritur.idhulli im nuk eshte Berisha por eshte per tu admiruar per punen qe ka bere,idhulli jot qe erdhi ne pushtet duke shfryre mllef dhe urrejtje e bllokime nuk eshte pet tu admiruar.vendi yne nuk ka nevoje per njerze komik e ofendues por te sinqert dhe puntor.
–shume shndrit po pak ngroh o Ymer Aga
Redaktoret e gazetes ma paskan fshije komentin. Cka kane gjetur qe s’ben te publikohet ne komentin tim, nuk e marre vesh!? Per cdo rast ishte komenti i pare ne kete artikull. Kujt i dhembin te vertetat per Batonin dhe kompanine diverzive rreth tij.
O Baton mundesh lirisht mos me fol per asgje sepse ke histori te keqe ma mire rri urt mos shkruj pa lidhje.se te gjith e dime se ku jemi cka jemi, as ti maj mire nuk do ishe Po ndoshta Edhe me i keq se keta qe Jan.
Ka nje tendence te politikaneve dhe disa opinion beresve qe ne cdo rast ta keshillojne popullin apo lexuesit e tyre qe te harrojne te shkuaren.
Eshte pra e qarte qe e shkuara e shqeteson Baton(emer sllav)dhe Haxhiu(emer mysliman) por qe vjen nga e shkuara.Thaci na e beri Kosoven me Fusnote e se fundi organizmat paramilitare ilegale serbe,porsa na i legalizoi.E duke i legalizuar natyrisht qe automatikisht edhe i amnistoi krimet e tyre.Ftesa per te harruar te shkuaren eshte ti thuash te afermeve te viktimave te genocit serb qe ti harrojne shkaktaret e ketyreve viktimave sepse keshtu Batonit nuk i nderpritet pagesa,apo Thacit etj i zgjatet pushteti dhe rritet rroga pikerisht nga taksat e te afermeve te viktimave.