Shtet ligjor për vete dhe bonusi BE

28 Dhjetor 2013, 19:47Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

 

Shtyrja e vendimmarrjes rreth statusit kandidat prej BE nuk mund të mos pezmatojë. Nga 1990, 2023 hipotetik i pranimit, plus ca vite deri në integrim real (sikurse rumunët e bullgarët), i bie 35-40 vjet ‘mollë e ndaluar’ por që nuk mund t’i faturohen më monizmit si dikur. Edhe më pesimisti në 90 nuk do e imagjinonte një rrugëtim kaq të gjatë drejt BE dhe fakti që rilindja artikulohet sërish si fjalë pas 23 vitesh pluralizëm dëshmon se fitorja e 23 qershorit ishte fitore ‘pirroje’. E keqja ndodhi dhe për më tepër politika që e polli atë, ende bën karshillëk. Plot dy dekada shteti ligjor u nëpërkëmb dhe pjesë e ‘faturës’ është edhe integrimi europian.

 

Integrim me ‘limona’ nëpër këmbë

Mbrapshtia e 20 viteve nuk shpjegohet vetëm me mungesën e kulturës demokratike, tundimin për abuzim apo egon e syresh në politikë. E keqja ‘brenda’ nesh shpesh ‘gatuhet’ jashtë ndaj nëse përflitet se lëvizja e dhjetorit u mor peng nga ‘Katovica’ dhe interesat antishqiptare, shteti ligjor do të mbetet iluzion sa kohë nuk reagohet ndaj ‘gjakut të shprishur’ të ‘esadpashëve’ modern.

Kudo në rajon hiqen ‘vija të kuqe’ nacionaliste; tek ne asaj i ka dalë ‘boja’ dhe zbythet sipas oreksit të interesave antishqiptare në rajon (mungesa e reciprocitetit, klientelizmi në ekonomi, kufiri detar, helenizimi absurd etj). Përtej prekjes së xhepave, vjedhjes së votës apo vrasjes së shtetasit, interesi kombëtar merr prioritet dhe drejtësia duhet të zhbëjë idhujt e rremë duke vënë diçiturën e duhur në librin e historisë ndaj çdo ‘limoni’, i ‘shtrydhur’ apo në ‘pemë’ qoftë ai.

 

Me ‘mik’ në BE!

Integrimi do dy palë dhe përtej sjelljes së BE, fillohet nga vetja. Ne jemi europianë edhe pa qenë formalisht në BE dhe obsesioni i integrimit si qëllim në vetvete, provokon formalizëm dhe ngut në sendërtimin e shtetit ligjor që rezulton i brishtë pafund. Përtej kompromiseve në sovranitet, integrimi drejt BE, nuk i paraprin zgjidhjeve të problemeve; mirëqenia nuk ka përse të lidhet me ‘etiketën’ e BE (mjaft vende në perëndim nuk janë në BE sikurse të tjera mund ta lënë atë).

Integrimi, nëse ndodh (ndoshta BE shpërbëhet, ndoshta referendumi e refuzon), duhet të jetë finalizim i natyrshëm i zhvillimit ndryshe avancimi me ‘mik’ drejt BE jo vetëm nuk eviton statusin e ‘bishtit të kavallit’ brenda saj por rrezikon t’i japë alibi politikës abuzive në vend (kreditim politik sikurse me NATO-n) sikurse vetë paketat financiare nga BE mund të shpërdorohen në kushtet e shtetit të brishtë ligjor. Politika e tranzicionit ka luajtur pafund lotari me dinjitetin e shoqërisë me ‘lutjet’ ndaj BE dhe sot, përveçse të refuzuar, jemi dhe qesharak.

Obsesioni ynë duhet të jetë shteti ligjor dhe gjeopolitika e favorshme për të garantuar shansin, dashamirësinë dhe mirëkuptimin perëndimor në konsolidimin e tij, duke shmangur çdo interferencë ‘kali troje’ prej gjeopolitikës antishqiptare përmes bashkëpunimit me vendet historikisht dashamirëse, SHBA në radhë të parë.

 

Dy kutet e BE

Përtej ‘pengimit me këmbët tona’, reagimi i BE, nuk mund të mos shihet si qasje me dy kute prej saj teksa bie në sy se:

(a) ajo nuk flet me një zë rreth vlerësimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Apelit të PE, komisionerit për zgjerim, 8 ministrave të jashtëm të BE etj, iu kundërvu apeli i një vendi të vetëm, sikurse të tjera ndërruan mëndje në fund ndërkohë që ‘metri’ i vlerësimit duhet të jetë standard për mbarë BE. Këto divergjenca publike provokojnë konfuzion në publikun shqiptar e testojnë vokacionin e tij perëndimor ndaj shmangja e tyre përmes konsultimeve paraprake do ishte më racionale.

(b) për vende aplikante në të shkuarën e afërt, ‘steka’ e vlerësimit ka qenë më poshtë teksa Serbisë iu hap drita jeshile me gjithë trashëgiminë e luftërave, mosnjohjes dhe pendesës ndaj gjenocidit në Kosovë, marzhinalizimit të shqiptarëve në jug etj. Po kështu të tjera u futën në BE me gjithë problematikat të cilat sot përdoren si alibi ndaj aplikimit të Shqipërisë. Qasja ‘të mos përsëritim gabimin’ po rëndon artificialisht aspiratën pro-europiane të një shoqërie me vokacion unik perëndimor. Kjo, kur vërehet qasja ‘fshij këpucët pa të hysh pastaj bëj pis sa të duash brenda’ (korrupsion elitar, krim i organizuar deri skllavëri etj në disa vende të BE) ku të njëjtat kritere që aplikohen për pranim, as nuk mendohet të aplikohen për përjashtim(!)

(c) alibia e radhës për statusin ishte testimi i vullnetit për reforma deri në qershor(!) (qeveria e korruptuar abuzon dhe më pas, bile edhe kur të jemi në BE). Nuk ndodhi kështu me Serbinë të cilës iu përshpejtua integrimi ende pa u testuar në marrëdhëniet me Kosovën dhe respektimin e të drejtave të krahinave shqiptare në Serbi (edhe negociatat po fillojnë në kushtet e paqartësisë së qëndrimit të Serbisë ndaj të kaluarës ndërkohë që Shqipëria ka qenë përherë faktor stabiliteti).

(d) shpërfillja e BE ndaj një vendi që ka investuar veç paqe dhe kontribut prej lashtësisë në ngjizjen e qytetërimit europian nga adoptimi i Krishterimit si fe zyrtare në Romën e lashtë me efekt në identitetin europian, ‘termopilja’ e Skënderbeut në ruajtjen e këtij identiteti, Nënë Tereza (sot etiketohemi për besimet tona që realisht dëshmojnë civilizim), promovimi i stabilitetit në kushte krizash (Lufta e Ftohtë, luftërat ballkanike, mosmbështetja e invazionit fashist ndaj fqinjëve, refuzimi i ofertës nazi-fashiste për shtetin etnik, vuajtja e gjenocidit ndaj Çamërisë dhe Kosovës, denoncimi i Traktatit të Varshavës dhe zbuarja e flotës ruse etj), ndërkohë që vuan ende pasojat e copëtimit të 1913, nuk duhet të gëlltitet me servilizmin tradicional të klasës politike në tranzicion. Nëse BE dikur ka hapur dyert për arsye gjeopolitike (rasti i Greqisë), ajo nuk mund të shpërfillë borxhin e 1913 dhe shlyerjen sadopak të tij sot.

(e) e njëjta BE që më 1990 hapte dyert e ambasadave, sot vë kushte pas kushtesh për lëvizjen dhe punësimin e qytetarit shqiptar ndërkohë që Shqipëria nuk është Rumani dhe për një hapësirë të stërmadhe ekonomike si BE, futja e një vendi modest nuk përbën lajm dhe çdo merak për tregun e punës apo abuzime sociale, është alibi, për më tepër për diçka me gjasa një dekadë më pas. Retorika anti-zgjerim e provokuar nga nacionalizmi në BE, nuk duhet të ndikojë ritmin e zgjerimit kur vetë statusi nuk është hapje dyersh por paradhoma e një procesi të gjatë negocimi për të zhbërë çdo dyshim.

(f) alibia e korrupsionit elitar prej BE, nuk zhbën faktin se këto 20 vite ajo vetë ka certifikuar manipulimin e votës duke vijuar partnershipin me qeveritë e korruptuara me ato pasoja në sendërtimin e shtetit ligjor që sot serviren si alibi për shtyrjen e statusit në fjalë.

 

Reciprocitet me BE!

Ndoshta BE e merr të mirëqenë një shoqëri pothuaj 100% pro integrimit teksa favorizon nga paniku gjeopolitik apo patronazhi historik (që daton nga 1913) vende që dje mbillnin luftëra në rajon. E nëse ‘dera’ mbyllet në fytyrë, sa kohë jashtë, të rrimë me dinjitet. Dhe reciprociteti është pjesë e tij. Qytetari shqiptar nuk është më inferior se ai i BE dhe nëse viza apo rregulla punësimi aplikohen ndaj nesh, e njëjta gjë duhet bërë dhe prej nesh. Ekonomia jonë nuk ka nevojë për ‘investitor’ pare-xhepi por për biznese serioze që nëse tuten nga një vizë, ndoshta nuk janë të tillë dhe nëse vetë BE fton investime nga gjithë bota, të njëjtën gjë të bëjmë dhe ne.

Shtyrja e statusit provokon ndërkohë spekulime plot ku më i papranueshmi është artikulimi i ‘hakmarrjes’ amerikane për odisenë e armëve kimike në vend. Qeveria u kap vërtet ‘gafil’ në këtë çështje duke rënë në panik nga ‘Po’-ja në parim tek ‘Jo’-ja nën presionin e protestës ndërkohë që nëse ‘Po’ në parim, mund ta çonte çështjen në parlament. SHBA janë sponsor historik të Shqipërisë dhe interesi amerikan është të shohin vendin në BE sepse përtej qeverive, partnershipin e ka me kombin shqiptar. Aksioma e miqësisë me SHBA është aset për vetë integrimin në BE dhe çdo ‘shkop nën rrota’ këtij partnershipi unik, çon ‘ujë në mullirin’ e gjeopolitikës antishqiptare në rajon.

Shembujt nga rajoni dëshmojnë se vënia e interesit kombëtar në plan të parë, përveçse respekt ndaj vetes, krijon respekt dhe tek të tretë, duke katalizuar vetë integrimin drejt BE. Sesa ‘tuneli’ i gjatë i integrimit, ajo që zhgënjen qytetarin shqiptar sot është ngurrimi i BE për të ndezur ‘dritat’ përgjatë tij. Për të ditur ku të hedhim hapin sepse nëse na lënë të ‘çapitemi’ në ‘terr’ deri në daljen me ‘diell’ (demokraci dhe shtet ligjor për vete më në fund), nuk mbetet veçse ‘faleminderit, por jo’. Nëse bëhemi ‘zvicër’, BE mbetet thjesht një bonus.

15 komente në “Shtet ligjor për vete dhe bonusi BE”

  1. feniks says:

    Hyrja ne BE eshte nje DEMAGOGJI i shfrenuar dhe TALLJE me popullin shqiptar!!!
    Ne se do te ishin te interesuar,qe ne vitin 1990-te,per te FUTUR SHQIPERINE NE BE,ata nuk bene asgje ne kete drejtim!!!
    Per 23 vjet,ndonese ne zyrat e shtetit jane me mijra perfaqesues te PERENDIMIT,ata ASGJE NUK BENE QE SALI BERISHA TE SUNDONTE SI SATRAP!!!
    Ku ishin keta europianet e sotem kur Berisha VRISTE,VIDHTE PASURITE DHE VOTAT NE ZGJEDHJE,KUR POSHTERONTE OPOZITEN,KUR ZAPTONTE INSTITUCIONET KUSHTETUESE????
    Si nuk thane asnje fjale kur Berisha shkaterroi shtetin ne 97-ten dhe e lANE PERSERI NE 2005-sen te SUNDONTE ME KEQ SE ATEHERE????
    Pse na i cuan DEM 23 vjet jete dhe tani kerkojne STANDARTE???
    Pse nuk folen atehere kur Berisha ORGANIZONTE KRIMINELET,ndersa tani na i NUMEROJNE KETA TRAFIKANTE SIKUR T’I KETE LENE ENVER HOXHA para 90-tes???
    JO,ZOTERINJ!!!
    TRAFIKANTET,PROSTITUTAT,DROGAXHINJTE,KRIMINELET etj i PRODHUAT JU E JO POPULLI SHQIPTAR!!!

    1. qukapiku says:

      pse nga Europa i pret petullat ti???

    2. ilir says:

      Hartim i keq femijesh. Nga ata qe benim ne klase te 8-te ne kohen e dulles.

  2. polisi. says:

    bravo shum bukur por kur ti ha shpulla cdo dit nga fqinji jot lleti rri lle thu ja eshikon ata me sjellin mua lle un nuk ngrei doren te godas po vi lle uathem juve mas te fortit do shkoin ata qe jan mate fort sa ti lle ti thu un mbai stabilitet ne rajon merpo duke vazhduar nekte menyr vjen nje dit lle te thon poti kaq ingorllur je rri aty seje mir se po erlle ketu te njajten gja do bash do na qahesh prap oooi me sollen seti je vetem epo kurje vetem lle gjth kto vite hengre dajak lle nuk engrite grushtin qeta gjakosesh sado pak kundershtarin tend car pret lemosh epo me lemosh nuk baet gja…shqipria duet te tregoi pak se esht per veten esai pastai je lle per te tjeret.

  3. Islam says:

    Artikull perfekt. Shyqyr qe po i veme gishtin kokes e po mendojme si duhet. Urime autorit.

    1. edilux says:

      shkrim shume i sakte.hipokritet europiane e kane pare popullin shqiptar si nje popull te klasit te dyte.autori me te drejte thote;te bejme shtet ligjor per veten tone, te arijme standarte demokratike ,jo si kjo europe me dy standarte dhe vetem atehere do te mund ti imponojme respektin ndaj nesh kesaj europe .

    2. arlinda says:

      Shkrim medioker.Ku jeton ky fare burri. E shikon si eshte katandisur Shqiperia. Mendon se do te ishte mire qe Europa tu thoshte shqiptareve, jeni mire pa merak kjo eshte demokracia europiane si e juaja. Ketu nuk ka nje gjykates te ndershem, nuk behet asnje gjygj pa pare.

  4. Lorenc says:

    Urime per artikulin….ajo qe keni shkruar eshte nje e vertete e nje populli qe nuk ka pushtuar por ka mbrojtur vendin, traditat e saj…..BE duhet te jete krenare qe ne Europe jemi dhe ne ,qe po ajo Europe na ka katandisur keshtu……ne jemi po aq europiane sa dhe ato vende qe refuzojne te na pranojne…..faleminderit I themi eterve tane…..paraardhesve tane per ate qe jemi sot….me te mirat dhe te keqijat tona……sic cdo komb….

  5. ardi says:

    Shkrim feminor. Si mund te krahasosh Shqiperine me Sebine. Shqiperia eshte vend I botes se katert, Pa asgje si duhet. Ne Shqiperi po perhapet malaria ???? Sali berisha e ka mbytyr vendin ne borxhe dhe ka nje infrastrukture te vdekur. Sa serbe kane emigruar ne Europe e do te emigrojne pas statusit.Ne jemi me keq se Maroku (Arabi).Po te mos ishte Europa ne nuk do te kishim e ekzistuar si komb, do te ishim ca arnauter te shperndore neper shtete te tjera.

  6. latifi says:

    ik more delirant. Shqiperia po lengon nga plaget e Sali Berishes. Korrupsioni eshte galopant ekonomia tersisht e shkaterruar. Asgje demokratike nuk funksionon. Po ti je nje medioker klasik shqiptar, Pse Aglia, Franca e Gjermania na e paskan me hile. Ik ore boshevik i tredhur nga Sali Berisha.

  7. agon says:

    jemi mesuar te jetojme klubeve e te shesim mend sikur jemi qendra e botes.

  8. Marin Barleti says:

    @Lorenc, ke pirë ndonjë gotë…??? (Evropa, duhet të na falenderojë, që egzistojmë ne, pa egziston dhe ajo…ha.ha.ha…).Si gjithmonë fajin na e kanë të tjerët dhe aspak, neve… Realitet i hidhur!

  9. shqipetaret e vertete says:

    Shqiperia nuk ka lidhje me Islamizmin qysh prej shekullit te trete para eres se re.Kjo lidhje eshte bere nga sali berisha dhe Lulezim Basha per te marre dollare nga plehrat islamike.Shteti shqipetar te hetoje pse jane ndertuar kulte islamike ne shqiperi dhe te gjithe para ligjit.Asnje kembe islamiku ne shqiperine Europiane.BE beri shume mire qe nuk e pranoi dhe kurre nuk do ta pranoje ne qofte se nuk hetohet ardhja e islamizmit ne shqiperi.Islamizmi eshte injorance dhe pengese e zhvillimit.Injoranca shqipetare eshte e pa mateshme.

  10. shqipetaret e vertete says:

    Shqiperia edhe sot eshte nje vend fashist.fshizmi shqipetar qysh prej me shume se 100 vjet po shkaterron kombin tone.fashizmi feudal shqipetar,fashizmi i zogut, fashizmi i enver hoxhes,fashizmi i fatos nanos,Islamit,Mejdanit,fashizmi i grupit te sali berishes varrosen shqipetret.keta plehra fashiste duhet te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.nuk mund te kete ligj tjeter per denimin e ketyre plehrave fashiste.Shqipetret nuk dine cfare eshte civilizimi dhe liria, demokracia dhe shteti ligjor etj.injoranca shqipetare ka vetem nje emer INJORANCA SHQIPETARE.shqipetaret sot be bote jetojne me imazhin e hajdutit,te kriminelit,te trafikantit.Shqipetaret e vertete jane simbol i vecante i miresise dhe bujarise ne bote.Zeri i NENE TEREZES kumbon fuqishem ne veshin e cdo shqipetri te vertete:plehrat fashiste te digjen te gjalle.na ndyne kombin tone na diskriminuan kombin,na varrosen vlerat te pagjrndeshme shqipetare.Ku mesazh te lexohet ne parlamentin shqipetar.

  11. niku says:

    Ne fakt gjeja me e cuditshme ngelet se te gjitha qeverite kane marre te mireqene se populli shqipetar eshte 100% gati te shkoj ne BE.Duhet te behet nje referendum ku te sqarohet ne menyre transparente cfare perfitojme nga ky bashkim pasi deri tani me duket se vetem politikanet kane perfituar. Duhet bere qe te tregojme se ne jemi gjalle si komb panvarsisht qe personalisht besoj se PO ja donte fitonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje