E shkreta Vllazni!

29 Dhjetor 2013, 20:28Blog TEMA

Nga Redan Bushati

 

Shkodranët, ashtu sikundër është thënë e stërthënë, jetojnë me futbollin, i cili për ta është frymë, ndjenjë, emocion e çdo rrezatim i lartë shpirtëror.

Edhe në Shkodër, si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, numri i mbështetësve aktivë është ulur ndjeshëm. Kjo për shumë e shumë arsye, duke nisur nga niveli i futbollit shqiptar e deri te fiksimet e ndeshjeve.

I nxitur nga disa miq e shokë, që Vllazninë e kanë jetë dhe që ngjyrat “kuq e blu” – simbol të Vllaznisë, – i kanë mbështetur kudo e në çdo mënyrë, nuk kam se si të mos i them dy-tre fjalë, qoftë dhe në shenjë respekti ndaj tyre.

Atyre që prej vitesh ndjekin ecurinë e Vllaznisë dhe lexojnë rregullisht shtypin sportiv, duhet t’ju kujtohet që ca kohë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, në disa shkrime radhazi, e kam paralajmëruar gjendjen e nderë të Vllaznisë. Kjo, jo se duhet të jesh fallxhor për t’i parë gjërat, porse në çdo fushë të jetës po ta shikosh të vërtetën në sy, secili do të dalë në përfundime të sakta, hera-herës të ngjashme a në mos të njëjta.

Vllaznia s’ka gjë në vijë. Prej vitesh ajo është aty-aty, madje dy vitet e fundit duke pësuar rënie të lirë. Ata që çirren e qurraviten nëpër studio televizive a në median e shkruar, duke mbrojtur interesat e stafeve drejtuese në vite të Vllaznisë, janë njerëz që hanë bukë në sajë të servilizmit dhe mashtrimit publik. Vllaznia, siç e kam thënë kohë më parë, është një lavire në duart e politikës shqiptare. Kushdo që ka interes, fut duart tek Vllaznia, si të dojë e kur të dojë.

Për momentin, ngaqë nuk është kohë zgjedhjesh elektorale, nuk ka interes fort të madh ta marri kush Vllazninë. Kështu, Vllaznia – një emër i madh i sportit shqiptar – ka mbetur si jetime në duart e Bashkisë Shkodër. Kjo e fundit mezi ç’pret ta heqë qafe këtë barrë me emrin “Vllazni”. Po kush po na del vallë ta marrë Vllazninë tonë të zemrës e ta bëjë zonjë të rëndë ? Byli a Bylihaja, Çufí a Çuflíja, Bigorri a Bigorrja, Zgjebaraku a Zgjebarakja?

17 komente në “E shkreta Vllazni!”

  1. ortes says:

    O shkodrane te mjere!!!
    Keni 23 vjet,qe Klika serbe e Sali Berishes ka tallur menderen me ju!!!
    Ju permbyti sa here deshi dhe Jozefina per turpin tuaj thoshte “E KENA BA SHKODREN VENECIE”!!!
    Dhe ju prap me dy gishta perpjete ulurinit per Berishen!!!
    E mbani veten per QYTET DEMOKRATY,por jeni treguasr SYLESHE!!!
    FUTBOLL SHKODRA KA PATUR VETEM NE KOHEN E ENVERIT!!!
    Bile atehere kishit aq talente sa furnizonit tere Shqiperine!!!
    Jo vetem futboll kishit ne kohen e ENVERIT,por edhe volejboll,basket boll,not,ciklizem ,atletike etj,etj!!!
    Me kujtohet ndeshja VLLAZNIA-AUSTRIA E VIENES,per KUPEN E KAMPIONEVE,qe VLLAZNIA E FITOI 2-0!!!
    Nje superndeshje!
    Nje super spektakel edhe me tifozet e shumte!!!
    Ai ishte futboll,tamam sport e jo PISLLIK si sot!!!
    Atehere shkodranet gjithe javen diskutonin per sportin,per futbollin,per golat e bukur ,per driblimet spektakolare etj!!!
    Ndersa sot stadiumi eshte bosh,futboll ka pak!!!
    Lereni menjane politiken,se sporti eshte sport!!!
    JEPINI HAKUN ENVER HOXHES E MOS SHFRYNI DUFIN E HALLEVE TUAJA ME ENVERIN!!!
    Ndersa keni 23 vjet,qe keni ULUR KURRIZIN DHE SALI BERISHA JU KA RRAHUR ME SHKOP SA KA DASHUR!!!

    1. Ilir Hoti says:

      Jane problemet e sportit e jo …..problemet e diktatures….,Nuk ka lidhje .Salihi u largu edhenga shumica e shkodraneve me vota ,sado Xhelina e banda e saj manipuluan(megjith heshtjen ,gjith shkodre e di)

      1. ortes says:

        Ne se jane problemet e sportit ,atehere pse nuk i zgjidhni vete keto probleme???
        Ti mund ta urresh kohen e XHAXHIT ENVER,por HAKUN JEPJA!!!
        Si e spjegoni ju “ANTI DIKTATORIALET”,qe ne SOCIALIZEM te gjitha sportet ishin shume te zhvilluara,ndersa sot jemi ne MJERIM TOTAL???
        Kur luante dikur Vllaznia nuk GJEJE BILETE ne stadium,ndersa ne PALLATIN E SPORTIT duhet te kishe mik te forte qe te gjeje bilete!!!
        Ne te gjitha sportet Vllaznia konkuronte per titull KAMPION,ndersa sot per t’i shpetuar renies nga kategoria!!!
        Njelloj si Tirana,Partizani,Dinamo,VLora,Tomorri,Luftetari etj!!1
        Sot nuk ka sport,por BIZNES e kjo ndodh se ne SOCIALIZEM sportet konsideroheshin MJETE TE EDUKIMIT FIZIL E ARGETUES,ndersa sot drejtojne kompanite e basteve!!!
        Atehere sporti fillonte neper shkolla me klasat sportive,ku traineret gjenin talentet me shumice!!!
        Ndersa sot traineret tane GERMOJNE talentet kosovare!!!
        Turi i madh per nje FEDERATE ,QE KOMANDOHET NGAA NJE MAFIOZ BIZNESI E JO NJE FUTBOLLIST!!!

  2. viktor hoti says:

    Vllaznia paguan hakun e shkodraneve demokrate (alla jozce : demolesh ). Viktor Hoti

  3. Paravantis says:

    Duhet ta pranojme se koha ka ndryshuar e per pasoj dhe ekonomia.Klubet sportive nuk mbahen dot nga bashkit a komunat.Duhen sponsor por parat nuk rane ne doren e atyre qe dashurojne sportin (footbollin)te idealisteve por te pushtetareve qe nuk kane lidhje me masat qe duan sportin.Ky eshte realiteti ne te gjitha klubet sportive Tirana,Flamurtari,Partizani,Dinamo
    e te tjera.Largoheni politiken nga sporti,beheni rinin ta dashuroj ate
    dhe do te shohim si rritet cilesia e sportit.

  4. moni says:

    Kjo s’eshte nje kohe e veshtire vetem per Vllaznine. Partizani e Dinamo provuan kategorite inferiore, te pakten Vllaznia s’e kishte kete fat te keq.

  5. ” SI guxoni ju more, te shani e kritikoni sportin e viteve te demokracise,ku lojtaret jane te lire qe te largohen nga vendi e te shkojne per ndihmuar vendeve te tjera,pasi jane shume prapa me nvelin e futbollit tone? Si more komentues ,lavderoni sportin socialist,ku ne stadium luhej vetem futboll,apo basketboll e pse jo volejboll,e nuk kombinohej me boksin,karatene ? PO albitrat qe bridhnin vetem neper fushe,e nuk i lavderoheshin as nga nena e as nga motra? Madje ka nje zhvillim te mire ,pasi edhe albitri qe nuk ka moter eshte i kenaqur se e bejne me moter,dhe ja veshtreson punen drejtesise,pasi thote qe albitri eshte ne rregull se e ben edhe me moter? PSE ankoheni ju SHODRANET,per sportin,apo se linit punen e shkonit ne stadium,tani joo,nuk ka nevoj per stadium,pasi hap televizorin dhe o kenaqeni me ish-kryeministrin alpinist,ish-kryeministrin notar,madje ketu shkelqen … Pse te harxhohen leke per shume sportiste ,kur kete detyre e ben shume mire ish-kryeministri ,pa le ministrat e kultures rinise e sporteve. Njeri bente ushtrime gjimnastikore ,duke ulur e ngritur peshe ne kervatin me suata,tjetri nje atlet i madh sa kapi edhe hajdutin qe u largua me shpejtesi bashke me makinen qe i vodhen………etj.Pse nuk eshte zhvillim sporti ky ? Pastaj pse ankoheni ju SHKODRANET ,KUR CUPA JUAJ , U PRURI UJIN NE MES TE QYTETIT ,E JU NUK ISHIT TE ZOT TE ZHVILLONIT GARA ME KAJAK!Pse qaheni per sportin,ku kenaqeni se me nje bilete shikoni 3-4 lloj sportesh e pasuroni mbi te gjitha fjalorin qe u kishte mohuar ai socializmi faqezi? Ju tani kini edhe te zvilluar si asnjehere tjeter ,e kjo fale udheheqesit tone te madherishem,qe keto 23 vjet ka zhvilluar si humorin,po jo ne ate teatrin “Migjeni”,ku kane luajtur per turp te zotit te ashtuquajturit aktore qe ju me te drejte i keni hequr nga mendja ,dhe kenaqeni e gajaseni se qeshuri me humorin parlamentar,e me aktorin eurodit,si humorist,boksjer,alpinist,notar gjuhetar per pasurimin e fjalorit ,,,,,,, pra pse u ashkan te paguhen gjithe ata sportiste,kur kete rol e kryen vetem nje e te tjere qe e shoqerojne qajne nga gezimi per aktorin e tyre……..” NDAJ KINI KUJDES SE PO SHANI KETE DEMOKRACI SALINIANE e na mburrni ate ENVERNIANE. THONI QE QENKERKENI BERE KOMUNISTA JU SHKODRANET. Pa na leshoni dhe ate stadiumin ,pasi i ka dal pronari. PO e deshet stadiumin, hajt hidhuni e jepni parat pronarit ,i cili eshte munduar e ka zbritur nga malesite ,ose i ardhur ben vaki dhe nga jashte…….

  6. Marin Barleti says:

    Niveli i sportit, ndër të tjera, është dhe tregues i nivelit ekonomiko-kulturor, të një vëndi…(Do t’i sugjeroja zotit Bushati, që të therrasë Xhozin të marrë Vllazninë, pasi shkodranët, e kanë shpërblyer për kaq vite me vota…)

  7. I L L Y R U C U M says:

    Per fat te keq barazuat emrin apo formen me substance. Emrin e kishte partia Demokratike. Por asgje nuk kishte demokratike. E udheheqete mesjetari Sali Shpellari dhe kamarierja Josephina. Shkodra nuk ju interesoj per asgje perpos votave tuaaje.
    Suksese me udheheqesi te re.

  8. GOGOLI JURIST says:

    Bashkohem me komentet e ortes.

  9. ILIRET says:

    Me vjen keq per Vllaznine. Jam tifoz i saj qe me 1974, kur luanin Paulin Ndoja, portieri me i mire ne Shqiperi, Ramazan Rragami, Saba Bizi, Suat Rakiqi, Din Zhega, Dedja, Leke Kocobashi, Suat Duro, mbrojtes gjigand, me vone Astrit Hafizi, etj. Kujtoj ndeshjen per kupe ndaj Beses kur Rragami shenoi 7 gola me penallti. Ate vit Vllazia fitoi edhe kupen dhe kampionatin.
    Po sot Vllazni, pa shih ku je? Me kryet ulun, shtrimun perdhe…
    Dhe lenie politiken qe asht talle tash 23 vjet, se bashku me bashkine gjithmone e djathte. Dhe lenie mafiozet trafikante droge, te meren me ket pune, por jo me sportin ne Shkoder… Uroj qe viti qe po vjen ta qese Shkodren ne krye te gjithe sporteve, ashtu sic e ka pas tradite qysh nga viti 1913, ketu e 100 vjet.

  10. shkodrane shkodret says:

    e me githe keqedashsine tuaj ndaj shkoders ajo do ngrihet edhe ma e fuqishme,elita mbetet elite.

    1. Ilir Hoti says:

      Nuk shoh keqdashesi..ju populiste-shkodrane ‘shkodre’.Ka ike koha qe te mburremi gjithmone se cfare asht ba para 100 a 300 vitesh,si grekerit,por te ecim perpara..Ne kritika duhet shikohet pozitivja jo dashakeqsia…Une jam nje nga tifozet e Vllaznise qe e kam ndjeke deri ne Tirane-Durres Elbasan qe nga viti 1977..dhe jo vetem futbollin por edhe sportet tjera.Ka 23 vite qe ma shume manipulohet me sportin se sa investohet..Kete e di cdo shkodran e shkodrane ..nuk e di ata te ‘shkodre’

  11. sazani vl says:

    tre qytete kan futboll,shkoder,tirane edhe vlore.

  12. leko says:

    Jam nga Vlora dhe tifoz i Flamurtarit,skuadra e dyte qe jam tifoz eshte Vllaznia,kur luanin keto te dyja si ne Vlore ashtu edhe ne Shkoder,kishte vetem spektakel pavarsisht renditjes prodhonin futboll,jo me kote Vllaznia eshte skuadra me mirpritur ne Vlore.

  13. sazanivl says:

    Vllazni Partizan Flamurtar Labinoti Dinamo……ku jeniiiiiiiiii

  14. brisha says:

    SKENDERBEU CHAMPION sazanivl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje