Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Në Amerikë ka vite e vite që shqiptarët bëjnë përpekje për një konferencë të përbashkët për bashkimin e diasporës shqiptare por në fund të këtij tuneli jo vetëm që nuk duket asnjë dritë por edhe tuneli nuk ka filluar të hapet.Në disa shkrime online ka patriotë të devotshëm që mundohen ta ngrejnë zërin por shpesh herë zëri i tyre nuk kalon as profilin e murit të facebookut të tyre.
Para disa kohësh po flisja me një mik timin në New York i cili punonte në një vend pune në këtë Bashki dhe e pyeta për ndihmën që shteti amerikan jep ndaj shoqatave për ruatjen e kulturës, muzikës, historisë, gjuhës së kombit të vet e përgjigjia e tij ishte pozitive për kombet e tjera por jo per shqiptarët.
-Përse?- i thashë si me mërzi- vallë ku ndryshojmë ne me kombet e tjera?
-Të gjitha kombet -më foli ai i qetë – janë të grumbulluar rreth një shoqate në shtete të ndryshme ku jetojnë ndërsa shqiptarët jo , vetëm në New York ka mbi njezet e ca shoqata pra nuk ka asnjë shoqatë serioze shqiptare që të besohet se arrin të bëjë bashkimin e Diasporës shqiptare të Amerikës në shtetet ku ato jetojnë dhe paratë e taksapaguesve amerikane te atyre shteteve (ku hyjnë edhe shqiptaro-amerikanët si taksa pagues të rregullt) që t’i përdorin për këtë qëllim pra të ruajtjes së kulturës, historisë, muzikës dhe gjuhës shqipe.
I përmenda emrin e disa shoqatave shqiptare që në të vërtetë kanë bërë një punë të madhe në shërbim të kombit shqiptar e më tha se një pjesë e tyre janë thjesht arkiva të historisë së Shqipërisë dhe të paafta për të vazhduar më tej në bashkimin e shqiptarëve pa një reformë të madhe të statusit dhe afrimit të brezit të ri shqiptar lindur dhe edukuar në SHBA.
E vërteta megjithëse e padëshiruar për mua është ashtu sikur ai më tha.
Me përmbysjen e diktaturës komuniste, me Pavarsinë e Kosovës, hyrjes së Shqipërise në Nato, kombi shqiptar nuk eshte me ne rrezikun e dikurshem te coptimit.Ka akoma probleme te pa zgjidhura sikur eshte ceshtja e pronave te Camerise , te drejtat e shqiptareve ne Presheve, Mal te zi dhe Maqedoni por kur i gjithe Ballkani te behet pjese e Bashkimit Evropian cdo gje do te sheshohet dhe Shqiperia Etnike do te bashkohet bashke rreth flamurit te BE-se.Ndaj a duhet te jete paresore per keto shoqata tani Patriotizmi, Nacionalizmi apo problemi i brezit te ri te emigrantave shqiptare qe neser do te asimilohet plotesisht sepse kur harron gjuhen e kulturen shqipe eshte e veshtire te jesh 100% shqiptar.
A punojne dhe sa punojne shoqatat shqiptare ne kete drejtim?
Ne disa qytete degjon lajme te mira per hapjen e ndonje shkolle shqipe por qe jane lokale dhe teper te paperfishme me numrin qindra mijera shqiptareve te lindur ne Amerike.Ka raste sikur ishte nje diku nga zonat e Bostonit qe nje shoqate arriti te hape nje shkolle shqipe por drejtuesi i asaj shkolle pas disa vitesh e ktheu shkollen nga shkolle e diaspores ne shkolle private duke marre licensat dhe duku u fshehur pas shoqates per te mos paguar asgje.Ajo shkolle shume shpejt u mbyll dhe endrra e tyre per shkollim shqip u shua.Edhe qeveria e Shqiperise, edhe e Kosoves as nuk duan tia dijne aspakt per shkollimin e brezit te ri te emigrantave duke mos afruar asnje lloj asisence , megjithese ka edhe akademi shkencash qe ka per detyre per ruajtjen e gjuhes, kultures shqiptare kudo ku ato jetojne ne numer te madh.
Por ne disa qytete te tjera amerikane shoqatat shqiptare te licensuera apo te palicensuera pandehin se duke organizuar koncerte me nje cmim te kripur po i bejne sherbim komunitetit shqiptar duke kenduar tallava qe thjeshte quhen Party, argetim i perkohshem qe eshte i domosmdoshem por gjithesi asnjehere nuk tregojne kulturen e vertete te nje koncerti shqiptar sado profesional te jene ato kengetare qe vijne e performojne !
Sigurisht ne shqiptaro-amerikanet krenohemi se ne gjirin tone ka mjaft artiste, shkrimtare, aktore, regjisore, kengetare.Krenohemi qe ne New York ka “Teatrin Shqiptar” te NY, krenohemi qe zhvillohet “Java e filmit shqiptar” , Krenohemi me mjaft aktore amerikano-shqiptare me emer ne Amerike qe me plot gojen thone se jane shqiptare por asnjeheri prej tyre nuk jane pjese e asnje shoqate.Madje aktoria Eliza Dushku ne nje interviste tek TV Klan nuk kishte degjur kurre deri vone kur u be e famshme per asnje shoqate shqiptare megjithese ishte lindur dhe rritur ne Boston ?!..
E thene shqip nje aktor, muzikant , kengetar nuk ka mundesi finaciare te tregoje kulturen e kombit shqiptar, nuk mund te beje koncerte recitale, te luaj drama, teater, humor te mirfillte sepse duke mos patur mundesi te punoje ne profesionit e tij nuk mund te rrezikoje financiarisht sepse ne disa raste me shtrejt blihet anti-arti se arti i vertete, me shtrenjte blihet nje tallava se nje kenge e mirfillte shqiptare qe varet nga rrethanat e mesiperme.Keshtu qe arti i vertete shqiptar fundoset dhe anti-arti organizon Party duke fitur edhe pare.
Duke e mbyllur kete opinion nuk kam si qellim te ve ne pah disa ane negative te shoqatave shqiptare te amerikes por qe shoqatat te reflektojne , te jetojne me realitetin, ti afrohen me afer komunitetit shqiptare me statuse aktuale, me afrimin e brezit te ri.Te kuptojne se duke bere Party nuk po i sherbejne Artit dhe Kultures shqiptare por thjeshte po bejne nje biznes te ligjshem per te fitur disa dollare por qe ne fund cdo gje fshihet pas nje jave,asgje nuk ka per te ngelur ne histori megjithese mund te pandehin se po bejne histori. Pra me njerez te tille diaspora shqiptare e amerikes e ka shume te veshtire te flase ne nje ze, te ruaje kulturen, historine dhe gjuhen shqipe tek shqiptaret qe kane lindur ose kane emigruar te vegjel ne SH.B.A.
Keto 23 vjet Shoqatat ne Amerike i kane sherbyer Sali Berishes, ose kane qene kundershtare te Sali Berishes.
Shoqatat Kosovare kane qene ne mbeshtetje te plote te Berishes, edhe pse ai ka bere nje politike Antishqiptare.
Aresyet e ketyre Shoqatave kane qene me te erreta se vete Berisha.
Keto shoqata ose kane pasur interesa personale me Berishen, ose e kane mbrojtur Berishen vetem pse eshte Tropojan.
Edhe pse e priten Edi Ramen kur erdhi ne Shtator si K/Minister, asnjeri prej tyre nuk e shikon dot me sy, sepse per Vatren apo gazeten Ilyrria eshte me e rendesishme prezenca Veriore ne Qeveri, sesa nje drejtues largpames si Edi Rama.
Shoqata ADA mendon qe bashkimin e Diaspores Shqiptare do e organizoje Qeveria Shqiptare, me programe te saj, Ambasadoret dhe Institucionet Shkencore Shqiptare ne Amerike.
Shqiptaret nuk kane mesuar ende te rrojne ne komunitet, se edhe sot ata e rrethijne shtepine me mure te larta, si dikur, kur jetohej brenda keshtjellave. Kjo mendesi eshte njera nga arsyet e mosbashkimit te shoqatave; shto pastaj mendesine qe secili te jete kapedan, bajraktar, komandant, aga… mbret.
Edhe politika I fut hundet me lloj-lloj menyrash.
Në Gjenevë (Zvicër) është krijuar Komuniteti Shqiptar me qëllim të bashkimit rreth një qendre të të gjitha shoqatave. Punë e Sizifit!
http://www.cageneve.ch
E drejte! Gjithashtu do te shtoja qe shumica e diaspores ne Amerike jane veriore, te cilet sigurisht nga periudha e gjate qe kane ne Amerike (edhe mbi 100 vjet) “mbysin” me dashje apo pa dashje emigrantet e rinj shqiptare. Jo vetem qe nuk i ndihmojne, por edhe persekutojne duke i quajtur pjelle e komunisteve.
Urrejtja ndaj “brezit” te rinj te shqiptareve eshte aq e dukshme saqe pakenaqsia i ndan njerzit dhe sa degjojne qe dikush eshte shqiptar distancohet. Shoqata “vatra” apo dhe te tjera jane terresisht te nje-aneshme dhe jane shnderuar ne vatra politike. Nuk luajne aspak rolin qe duhet te luajne.
Njerzve u ka ardhur ne maje te hundes dhe me te drejte nuk duan te kene asnje lidhje me keto shoqatat e TURPIT. Kur vatra apo ADA te fillojne dhe te japin prova se interesohen per te drejtat e shqiptareve te diaspores, duke hapur shkolla te gjuhes shqipe, duke ndihmuar shqipetaret pa dallim se nga vijne; Kosova, Mali i zi, Dibra, shqiperia e veriut apo e Jugut (sepse keshtu jane ndare shqiptaret pavarsisht se cirren dhe ulurijne qe jane patriote te medhenj dhe duan nje shqiperi te madhe etnike) atehere une do jem e para qe do antarsohem dhe pse jo nga pagesa ime modeste do kontriboj nje pjese te mire cdo muaj.
Para disa muajsh lexova ne nje gazete qe organizata vatra organizonte nje darke/party sepse kishte ardhur presidenti i shqiperise Nishani, por bileta vetem per te hyre per te pare Nishanin ishte $100. Pa llogaritur se personi pas hyrjes do haje apo do pije dicka qe do ishin extra. Pra me thoni ju mua: Kush eshte ai i cmendur qe do harxhoje $100 vetem per te pare Nishanin qe i eshte thare gjysma e trurit dhe flet percart? Pastaj Vatra ka plot milionere qe kontribojne dhe jane udhehqesit e saj, pse nuk e paguajne Nishanin dhe harxhet e tij nga xhepi i tyre po duhet te zhvasin shqiptaret e shkrete? Nejse kush ka perfunduar ne ate darke ka marre sigurisht ate qe meritonte.
Kaq kisha une dhe ky eshte realiteti ketu ne Amerike. Nuk e kuptoj pse ky autori i shkrimit nuk e ka kuptuar pse shqiptaret jane kaq te pa-organizuar ketu ne Amerike. S’do shume mend ta kuptosh!
E drejte.
Vatra vuan nga “krahinizmi”.
Shqiptaret qe kane ardhur keto 20 vjet kane nje nivel intelektual shume here me te zhvilluar.
Kete ata e kane trasheguar tek femijet e tyre qe jane bere Doktora, Juriste, Inxhinjere, Dentist.
Niveli intelektual qe kane trasheguar Shqiptaret e Diaspores ka qene per te qare hallin. Prinder dhe femije punojne doorman, apo super, dhe ata qe kane bere pasuri, dergjen 24 ore bashke me femijet ne Pizza.
E ardhmja e Diaspores i takon ketyre Intelektualeve qe neser do kandidojne per senator, Bashki, etj. Vatra duhet te kuptoje qe duhet te ngreje lart ata femije qe kane premisa per tu bere Leader, jo picaxhiun me te mire te Bronxit.
Ne gazeten Illyria ka ardhur koha per te folur per ata akademike te rinj qe jane Profesore tek Columbia University e NYU, jo per ata Avokate qe po zhvasin Shqiptaret me Emigracionin.
SEPSE,
Nuk është i mundur Bashkimi i Shqiptarëve të Ballkanit!
Faktori antishqiptar greko-serb ka minuar dhe do minojë çdo tentative të bashkimit të Shqiptarëve, në Ballkan, USA …
PJESËN tjetër e bëjmë vetë NE, shqipot;
PA DALLIM! Kush më pak e kush më shumë!!!
Si konkluzion, në fund të fundit;
Armiku i Shqiptarë janë … Shqiptarët, sipas Patriotit e Intelektualit Kombëtar, Faik Bej Konica.
Një shembull bashkëkohor:
http://goo.gl/m8qlxG
I nderuar Leke, shkrimi juaj te terheqe vemendjen, sepse ngre nje ceshtje te rendesishme. I nderuar Hysen edhe ju keni te drejte dhe ashtu eshte: Historia e ketij populli ka treguar se shqiptaret ja nje popull pa identitet.
Në Gjenevë (Zvicër) është krijuar Komuniteti Shqiptar me qëllim të bashkimit rreth një qendre të të gjitha shoqatave. Punë e Sizifit!
http://www.cageneve.ch
O,Lek Gjoka!
Bashkimi i Shqiptarvet t’Amerikes asht gjithashtû si bashkimi i gjithshqiptarit n’Balkan,si bashkimi i Shqiptarvet ën Kosov çi u dan n’tri pijesa,si Shqiptart e Malësis çi jân da me partija,si tân Shqiptart çi jân da me feja.Ti muç meu kûl n’maje t’kres e Shqiptarin kurr nuk keme mujt me bashkua se politika e intelekti nuk kan interese.
Historianë” të ndryshëm (autodidaktë) përsërisin vazhdimisht refrenin se Shqipëria është formuar kundër vullnetit të Europës… Mirëpo Shqipëria u krijua me bekimin e Perëndimit, pa marrë parasysh shumë kundërshtarë fanatikë brenda gjirit të vetë asaj. Sami Frashëri, para mëse një shekulli, tha: Sot, shumë Shqipëtarë, nëntëdhetë për qint, munt të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zemrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duan të këndojn’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip! (Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Rilindja, Prishtinë 1978, f. 103).
Shqiptaret, qe prej mese 100 vjetesh jane keshilluar nga autoritetet e vendeve me te fuqishme te botes, qe ne takimet nderkombetare per ceshtjen shqiptare te jene ne nje mendje. E njejta porosi jepet edhe pas nje shekulli. Ne Shqiperi mungon dukshem kultura e mirekuptimit, kjo do te pasqyrohet patjeter edhe ne diaspore, jo vetem ne SHBA, por edhe n e Europe. Shqiptaret me lehte merren vesh per te bere zullume se sa te mira.Kjo eshte nje trashegimi e jona, ngaqe vazhdimisht kemi qene nje vend i pushtuar, dhe cdo pushtuesi i ka leverdisur qe per te sunduar me lehte e pa telashe, shqiptaret te ishin te ndare e te mos merreshin vesh me njeri tjetrin. Kjo eshte nje trashegimi e hidhur.
Te krijohet shoqate per cfare? Per cfare kulture apo ku di une te krijohet shoqata? Ne qe ikem nga ai vend, ikem se na erdhi shprti ne maje te hundes, tani ky karafili thote qe te vazhdojme akoma me budalliqet atjeshme. Harrojme qe kemi jemi jevgjit e Europes, pasi kemi gjithe jeten qe zihemi me njeri tjetrin (tamam si jevgjit)As kam pike deshire te behem me ndonje e te diskutoj mbi kulturen apo ku di une. Plako hap syte mos gjesh ndonje pune dhe beji yzmetin familjes. Te tjerat skane rendesi fare.
Si Ty shkruan nje qe ska asnje klase shkolle dhe asnje lloje perspective . Pa permendur patriotizmin.
@Pennsylvania.I dashur mik, aty ne Philadelphia ju keni the nga shoqatat me aktive, “Bijte e Shqipes”, me nje berthame intelektualesh te vertete,me diploma e tituj shkencore te mare ne Shqiperi dhe te paduruar ne kolegjet Amerikane. Aty nuk behet politike, aty behet SHQIPERI. Bsahkoju asaj, njihu me ata njerez te mrekullueshem, dhe jep dhe ti kuntributin tend. Mos harro thenien e famshme te Presidentit Kenedi, “Mos shiko c’ka bere Atdheu per ty, shiko c’ke bere ti per Atdheun”.
Jemi popull tallava..Mblidhemi vetem per dasma dhe party..Aheng hesapi..Galery pikturash apo gjera kulturore mendojme si ti vjedhim se sa te shkojme ti shohim (ka nga ata qe “I ruajn” ne emer te kultures te nje populli dhe me vone I deklaron te tijat)…Historia jone na pelqen vetem me rrefime dhe thashetheme..Kullat, kalat, skulpturat (te hedhura ne shesh nga Delijorgja), freskot e demtuara s’kane shume rendesi..Rendesi ka politika dhe ahengu..
Nje nga aresyet eshte se Shqiptaret emigrante te para luftes dyte boterore ishin ne shumicen dermuese te pashkolluar, hallexhinj qe luftonin per mbijetese kurse te shkolluarit, ne shumicen e rasteve i sherbenin njeres apo tjetres fuqi te huaj qe kishte interesa ne Shqiperi. Mbas luftes ne SH.B.A u dynden pothuajse te gjithe kolaboracionistet apo qe kishin bere pjese ne formacionet kundershtare te komunistevet ne pushtet ne Shqiperi dhe keta dominuan hapesire Shqiptare ne SH.B.A. Dhe keshtu i vinin per shtat politikes perendimore. Emigrantet e rinj te mbas viteve 1990 duke qene te shkolluar jane shpresa e vetme per tu krijuar nje grupim i fuqishem me origjine nga gjithe trevat Shqipfolese. Mjafton qe politikanet nga shteti ame mos futin hundet ne punet e tyre.
Shume shqipo afrohen ne Amerike me shoqatat e grekerve,ku gjejne edhe pune.Çudi!!!
Artkulli eshte shume real. Jo vetem ne Amerike por dhe ketu ne Canada eshte e njejta situate. Thuhet se ne Toronto ka 20 mije apo me teper shqipetare dhe ka lloj-lloj organizatash qe nuk i njeh njeri. Zihen neper kafene per politike pa pike turpi. Kane provuar te marrin fonde nga City por kane deshtuar sepse si atje ne Amerike nuk jane te bashkuar. Edhe ketu bejne tallava cdo feste por me shume jane parada per ti treguar njeri-tjetrit kush eshte me mire nga tjetri. I vetmi program shqip prej gjysem ore ne jave qe city i ka akorduar shqiptareve eshte uzurpuar nga nje salist qe sa ishte sala ne fuqi na cau menderen per sukseset e vendit. Tashti qe sala ra, nuk jep asnje informacion per qeverine dhe Shqiperine cbehet sot, por vetem histori te vjetra te kohes se sulltaneve a thua se po na interesojne ato. Plus transmeton here here ndonje kenge pa pike vlere. Mbesa ime ne Amerike nuk di fare shqip pervec fjaleve Nana, Baba, dhe ben shume mire. Tek tuk hapet ndonje shkolle qe duan te fitojne pare per vete, por krejt spontane. I vetmi organizim qe duket i konsoliduar eshte shkolla shqipe e xhamise nga shqiptaret maqedonas dhe kosovaret, dhe ajo shkolle jo se te meson artin, kulturen dhe gjuhen zyrtare shqipe, por te meson si te falesh ne xhami ne gjuhen shqipe, pra kot hesapi, i vene vazave te vogla nga nje ferexhe dhe i prallisin gjera pa lidhje. Kjo eshte tablloja e shqipetareve ne Canada, e njellijte me ate ne Amerike.
Ti ,me fal se po te drejtohem me Ti dhe jo Ju me emrin ANA,shkruaj dicka te mire te pakten per komunitetin Shqiptare ketu ne Kanada dhe vecanerisht ne Torontosepse jane edhe ne Montreal,Kalgari britishcolombia etje.qe me sa kane pasur mundesi i kane dhene dinjitetin e duhur ketu ne Kanada komunitetit shqiptare.Saper shoqatat ke nje te drejte qe sdua te zgjatem si ketu por edhe ne amerike fain e ke ti me shoqet dhe shoket e tua qe nuk ndihmoni dhe ata qe drejtojne apo duan te drejtojne keto shoqata me pare duhet te dine se ku dhe si eshte komuniteti te kontribojne dhe pastaj le te provojne te udheheqin.Per interesa personale nuk mund te drejtosh nje shoqate por me ke te flasesh Ju nuk degjoni te drejtin por pelqeni gjithmon ate qe te mashtron.Artikullshkruesi ka shume te drejte por ktheje koken pas dhe shiko shtin shqiptare se ke emron konsujnderi ne Canada dhe do ta kuptosh me mire zonja Ana.Une qe po te shkruaj nuk flas ne ere.Te uroj qe nje dite te ndihmosh me modesti komunitetin tend ketu ne Canada ,kur them komunitetin nuk kam parasysh shoqata apo organizata.Sa per klasat shqip paguan shteti Canades por prindet vete si dergojne femijet ne keto klasa se sic thote populli yne -Pre inate te sime reje shkoj e fle me millonane.Ky eshte mentelitete dhe realiteti nuk po zgjatem.
Po ato e kane menden vetem per te vjdhur mor roland. Mbledhin leke per vete dhe gjithashtu na qeveria amerikane.
Po ti vesh ne fud ketij investigimi del qe mashtrojne shtetin amerikan per perfitime.
Artikulli debaton nje teme shume kritike dhe kyqe per Shqipetaret dhe Shqiptarine anembane botes. Jemi komb i shkelqyer me gjuhe te pasur, virtyte dhe morale te persosura . Sa familje shqipare i zbatojne keto tradita neper familjet e tyre. Po flas ketu dhe per familjet shqiptare me bnim ne Shqiperi. E keni vene re se kur ne si emigrante visitojme Shqiperine , shqipataret me banim ne Shqiperi flasing ne gjuhe te huaj kur ne te gjithe jemi shqipatere. E keqja eshte se Shqiptaret jane te percare per arsyje te ndryshme ne Shqiperi, Kosove, Amerike dhe kudo qe ndodhen ne bote. Fatkeqesi eshte edhe kjo se Shqiptaret ne Amerike iken me vrap nga njeri tjetri( dhe i shoqerojne familjet , femijet e tyre me rraca te tjera , ku duhesh te shoqerohen me familje te shendosha shqipetare) ne fund te fundit a nuk duam qe femijet tone te flasin gjuhen shqipe bukur, A nuk deshirojme qe te mbajme traditat tona te shendosha brenda nesh familjeve shqipatare qe jetojne kudo ne bote , konkretisht po flas per familjet shqiptare ne amerike. Ne New York, jeta shume e shpejte dhe te shtyn me force perpara pa e marr vesh se dita te iku, Shume shqipetare jane te detyruar te punojne pune te dyte me mbajt familjen, shume jane te shkolluar dhe shume vazhdojne te shkollohen nga te gjitha diasporat (generatat e viteve te ndryshme ) , pra shume shqipater kane ecur shume perpara, dhe shume i kane mbyllur femijet ne shtepi (mungesa kohe dhe finnciare me i shkollu) , dhe nje pakice shume e vockel rrine tere diten neper kafene , bixhose- Cfare pret familja prej ketyre? Me falni, nuk dua te ofendoje askend , por te gjithe shqipatret do te iken nga ky lloj). Kuptohet se shqipateret qe sakrifikojne veten duke punuar me ore te gjate per nje te ardhme me te ndritur per femijet e tyre, deshirojne shkollim per femijet, ruatjen e kultures, tradites, dhe mbi te gjitha shqiptarise. Pra te gjithe brezat ne fund te fundit duan dicka me te mire per brezat e ardhshem. Si do te behet kjo e mundur? te gjithe duhet te ngreme zering per bashkim dhe unitet kometar, pa dallim feje, krahine dhe politike. Kur nderxhexhja shqipetare te pastrohet nga paragjykimet , feja, regions, dhe politika atehere do te kemi me shum shanse per unitet fillimisht te vazhdoje ne shqiperi dhe pastaj anembane botes te populluar me shqipetare.
Ja pse eshte kaq i pamundur bashkimi i shqiptareve te Amerikes:
-Vete autori i shkrimit te mesiperm eshte nje nga ata,qe nuk e duan kete bashkim,pa folur,qe edhe ai eshte nje shqiptar LLAFAZAN si te gjithe te tjeret!!!
Ai shtron pyetjen drejt,por NUK JEP ASNJE PERGJIGJE!!!
Zoteri!
Pse nuk jep variantin tend te te gjykuarit se PSE ESHTE KAQ E PAMUNDUR BASHKIMI I SHQIPTAREVE TE AMERIKES???
Nuk bashkohen kurre shqiptaret,vetem me konstatime te thata e pa vlere!!
Qe jane kaq shume shoqata,kjo dihet,por ASNJE NGA KETO SHOQATA NUK KA BERE PUNE TE TILLE,QE T’I BEJE SHQIPTARET,QE TEK AJO TE NDJEJNE NGROHTESINE E ATDHEUT,SHQIPERISE!!!
Edhe qeverite shqiptare,sidomos KLIKA TRADHETARE E MALOKUT Sali Berisha,edhe “VATREN”,qe dikur ishte VATER E VERTETE e ktheu ne nje BANDE PRIVATE,qe nuk i sherben BASHKIMIT TE SHQIPTAREVE!!!
Ne nuk bashkohemi neper bote,per deri sa nuk jemi te BASHKUAR NE SHQIPERI!!!
100 parti politike jane krijuar dhe populli eshte i percare,sepse partite bejne LUFTE KLASASH KUNDER NJERA TJETRES,sodomos agjenti serb Sali Berisha!!!
Kemi 23 vjet qe luftojme FANTAZMEN E KOMUNIZMIT,kur FASHIZMI BERISGHIAN e coi Shqip[erine ne buze te humneres!!!
Ne keto 23 vjet Berisha punoi fort,qe te PERDHOSET historia,ngjarjet,heronjte,kultura,ekonomia etj dhe Shqiperia eshte bere nje vend si ne Afrike,kur pasurite jane kolosale!!!
50 vjetet e SOCIALIZMIT jane fshire sikur ne ato vite populli nuk ka jetuar!!
LUFTA E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE E UDHEHEQUR NGA KOMUNISTET DHE ENVER HOXHA U PERDHOS DERI NE ATE SHKALLE,QE TE CILESOHET LUFTE CIVILE,kur vete SHBA dhe BRITANIA E MADHE e perkrahen ate duke derguar perfaqesuesit e tyre prane SHTABIT TE PERGJITHSHEM!!!
KE INAT ENVER HOXHEN,por nuk mund te fshish 50 vjet te jetes se nje populli!!!
SIDOQOFTE AI KA UDHEHEQUR SHQIPERINE NE CLIRIM,RINDERTOI VENDIN NGA LUFTA,SHKOLLOI POPULLIN 90% ANALFABET,ndertoi industrine,bujqesine,ushtrine,hekurudhat,floten detare e ajrore,universitetet,minierat,uzinat,kombiunatet dhe fabrikat,elektrifikoi te gjithe vendin etj!!!
A nuk jane merita edhe te ENVER HOXHES KETO????
HISTORIA NUK BEHET ME MLLEFE,por me te verteta!!!
Per Feniksin,
Nuk bashkohen shqiptaret sepse shumica jane koqe si ti.
@Konica!!
Ne respekt te lexuesve te tjere,po te pergjigjem shkurt:
-Po ti,o konica cfare lloj koqeje je????
Me qe mburresh,duhet te jesh “KOQE GOMARI”!!!
Pra edhe vete qenke “KRRIC GOMARI”!!!
Te fala babait tend,serbit Sali Ram Berisha nga shpellat e Vicidolit!!!
Pyetje me vend kjo qe shtron zotnia.
Pergjigja eshte shume e thjeshte. C’do shqiptar eshte shtet me vete ne mendjen e tij. Keshtu na e kane lene te paret tendencen.
Asnje shqiptar nuk eshte i gatshem te ndjeke nje shqiptar tjeter.
Asjne shqiptari nuk ia mbush dot mendjen qe mund t’a kete gabim.
Sa per shembull shihni Sali Berishen. A ka burre t’i mbushi mendjen qe s’eshte Skenderbeu? Apo ti thote qe mendimi i tij mund te jete i gabuar? As si mundesi teorike nuk t’a pranon. Dhe ky eshte njeri nga lideret te pakten derime tani. Te shohim c’do qullosi Rama, kemi shprese…
Kjo fryme rrezatohet edhe ne emigrantet ne Amerike. Diaspora ketu eshte pasqyre e shoqerise atje. Te percare atje, te percare ketu.
Sa per ata qe kane lindur ne Amerike ka shume te ngjare qe te jene te paprekur nga kjo tendence. Dhe ata do bashkepunojne shume mire me njeri tjetrin kur te rriten te jeni te sigurte.
Tu lumt fenix, ti ke folur me shqip nga te gjithe.Dhe une s’po mar vesh kush eshte ky patriot I dhembshur qe shkruan e na fet per drite ne fund te nje tuneli po te nje tuneli nuk qenka hapur akoma!!!. Enver Hoxha beri shume se ishte shqipetar pavaresisht huazimit te doktrines Staliniste. Bile ke harruar pa thene edhe plot te tjera ku me pikantja ishte vellazerimi I shqipetareve perms zhdukjes se gjakmarrjes qe Saliu e ristimuloi me intensitet te madh, dhe kanunin e Lekut e riberi kushtetut te dykembeshve veriore. Shqipetaret e sotem te ndodhur ne udhekryqin rural te baltovines tranzicionale te pambarim nuk po dine te drejte orjentohen dhe te vendosin te bejne dicka te mire per veten e aq me pak per brezat…
Finik je I madh si puna jote ka plote ketu qe mburren qe hanin buke kallamoqii qe diten luten zotit jetojne ketu ne USA dhe naten si ty qajne Laverin Kur shkojme te marin pasaporten shajne komandantin tone .Ka shume nga keta ne krye te ketyre shoqatave qe vdesin per Shqiperine.
O Lek Gjoka ia ke fut kot or plako!Ku ishe deri dje ti, ku ne Jacksonville nuk kishte asnje bashkim shqiptaresh. U krijua dega e Vatres dhe shqiptaret po i presin gjithemon bashke festat. Ti vete shkrove fjalet me te mira per degen e Vatres, ndersa tani, je zemeruar si nej femije i keq dhe “qan” me shpifje. Keshtu ti or lum miku, jo vetem qe nuk hedh fare bashkimi, por gure percarje. I pafsh hajrin zanatin. me mire mos shkruaj. Boll i re ne qafe poezise, mos i bjer gazetarise se asnje fillorist nuk shkruan si ti…
O Dervish f mos i bjen në qafe kot Lek Gjokes se fjalet e tij janë me vend.Ju kenu kriju një dege të shoqates Vatra që në fakt ti si drejtues e di fare mire se jeni ilegale.Keni mbush vitin dhe nuk keni asnjë leter qe ekzistoni si shoqate.Bukur organizoni festa e fusni pare në gjep por a i keni paguar ndonjë taksë shtetit amerikan?Pale keni edhe llogaritare, avokate ,intektuale që shkollen e kanë mbaruar me veze pule ose nuk kanë shkolle fare e genjejnë komunitetin e Florides.Jeni njerez-shtet sikur ptetendoni por harroni se shumë shpejt tani që Berisha juaj iku për lesh edhe Vatra në të njejten rrugë po shkon.Në Jacksonville Florida ka mbi 20 mije shqiptare e ju jeni nja 50 antare ku gjysma kanë paguar nga 100$ vetem me ju mbyll gojën dhe nuk merren me ju.Jeni të deshtuar o njerez shtet, o inoranta maloke te veriut dhe jugut, ju që nuk keni pranuar asnjë shqiptar nga Kosova .Koha do flase.Shkoni për nate nëpër kafe e beni planë merimangash, njerez të mbaruar.
Ju 2 Dervishet shkoni ma mire te starboksi e bani muhabet me njani tjatrin .Asht turp per SHQIPETARET qe Vatra ne JAX ka per kryetar nje ish kapter ushtrie qe ka manje me vjedh paret e koncerteve e ……… e spagu sallen .Pranaj ska me u ba SHQIPNIA.
Te gjitha meritat e Enver Hoxhes u shkrine si kripa ne uje,u shkrine per skrap.Mbeti urrejtja klasore qe mbolli Enveri dhe qe i ndjek shqiptaret ne Amerike deri ne Alaske.
@redisheheri!!
Ta kam thene edhe nje here tjeter ty,o plehre e atyre KERMAVE,qe bashkepunuan me PUSHTUESIT gjermane dhe luftuat kunder PARTIZANEVE HEROIKE,QE CLIRUAN SHQIPERINE DHE TE GJITHA TROJET SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI!!!
Enver Hoxha ka qene dhe do mbetet KOLLOSI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR!!!
Ai ndertoi nje shtet DINJITOZ,qe FUQITE E MEDHA TE KOHES e respektonin ne kulm!!!
Enver Hoxha e mori shtetin shqiptar me 800 mije vete dhe e lartesoi ne 3 milion!!!
Arsimi,shendetesia dhe te gjitha sherbimet jetike te popullit ishin FALAS!!!
Populli e kishte te garantuar PUNEN,SHKOLLEN,DRITEN DHE UJIN prane shtepise!!!
Enver Hoxha e gjeti popullin 90% analfabet dhe e beri me UNIVERSITET,Institute te shumte,shkolla ne cdo fshat,etj!!!
Per here te pare u ndertuan HEKURUDHA,PORTE E AEROPORTE,FLOTE DETARE TREGTARE DHE ATE LUFTARAKE!!!
Aviacioni Luftarak te merrte gjak ne vetull dhe se bashku me USHTRINE POPULLORE garantuan per 50 vjet KUFIJTE E SHQIPERISE!!!
Enver Hoxha ne cdo 5 vjet ndertonte nga 20 UZINA,KOMBINATE E FABRIKA,te gjitha me DJERSEN E POPULLIT e jo si keto 23 vjet,qe tradhetari Sali Berisha ka bere ca rruge vetem me KREDI TREGETARE me interesa aq te larta sa as SHBA-te nuk mund t’i merrnin dot!!!
Qeveria SOCIALISTE e gjeti ARKEN E SHTETIT BOSH,me keq se sa e la SATRAPI Ahmet Zogolli,qe vodhi FLORIRIN e BANKES KOMBETARE DHE TRADHETOI SHQIPERINE DUKE IA MBATHUR KEMBEVE!!!
Ndersa tradhetari tjeter MALOK Berisha i ngriti ketij SATRAPI SHTATORE NE MES TE Tiranes!!1
KRIMINELET E DAMKE SI HAMIT MATJANI,ISA TOSKA,LLESH MARASHI,PREK CALI etj,qe Enver Hoxha u dha LITARIN DHE PLUMBIN BALLIT,Sali Berisha i beri HERONJ!!!
Nuk mbolli URREJTJE klasore Enver Hoxha,por une biri i PARTIZANIT nuk mund ta quaja vella apo shok seren tende vrasese,qe luftuan bashke me gjermanet!!!
Lufta Nacional -Clirimtare e rreshtoi Shqiperine ne koalicionin boteror fitimtar ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN qe nderohet nga e mbare bota demokratike!!!
Enver Hoxha bente nje politike te Jashteme DINJITOZE duke u matur si i barabarte me FUQITE ME TE MEDHA TE GLOBIT pa iu dridhur qerpiku!!!
Ai kishte mbeshtetjen e fuqishme ne popull dhe ne nje shtet modern,qe u derdhte PLUMBIN NE GOJE cdo armiku!!!
E provuan greket ne 1949-ten,por iken me breke neper kembe!!!
Me dhjetra agjente te sherbimeve te huaja u kapen si minjte ne cark,qe punonin per interesat e fqinjeve!!!
Tani qe Enveri VDIQ DHE SPIUNI I CIA-s Ramiz Alia mori pushtetin dhe e beri Shqiperine CORBE,ti mund te derdellitesh sa te duash!!!
SA QE GJALLE U TREGOI KUFIRIN TEK THANA TE GJITHEVE!!!
Le te bejne keta LAMASHET SOT gjera me te mira se Enveri per popullin dhe do t’u heqim kapelen!!!
KURRE NUK DO T’I A ARRIJNE!!!
Kane 23 vjet,qe po mbahen duke shitur PASURITE QE NDERTOI POPULLI YNE NE KOHEN E ENVERIT,ndersa sot prodhohet vetem DROGE,PROSTITUTA,VRASJE,ANALFABETIZEM,KORRUPSION,PAPUNESI E MJERIM!!!
Ne shqiperi ,si per cudi, ka shume pak pula dhe shume kendeze .FAIK KONICA
Me vjen keq qe ky ” Shkrimtaruci” ka mbrritur ne kete gjendje . Kam parë shkrimet e tija deri dje te gazeta “Dielli” te Vatres dhe ai fliste me optimizem per degen e Vatres ne xheksonville. Unë jetoj ne NY por pyeta se kush është ky gazetar. Qeshen dhe me treguan se është shofer qe shperndan buke. E kuptova se mund ta bejë ate punez por per te shkruar duhet pune e madhe.
O Elvin nga Jacksonville Florida o nga Nju Jorku se harrova.Lek Gjoka flet me respekt për Vatren dhe kryetarin e saj Gjon Bucaj ku edhe ka botuar mjaft reportazhe tek gazeta Dielli..Lexo opinionin e tij ai nuk ka fyer askend me emer.Perse Vatres dhe juve iu djeg kaq shume miza nën kapele?.Sa për punën që bën Leka në Jacksonville shko e pyet pronarin e Village Bread Vinin një shqiptar shumë i nderuar në Florida dhe do të çuditesh se sa me respekt flet per Lek Gjoken.Desh harrova ti the se Leka punon shofer dhe ti e quan ulje një punë të ndershme.Po bashkshortja e presidentit Obama që mbjell kopësht me perime ti do e quaje fshatare.Pika që s’ju bie ty dhe Vatres tende.Iu iku Berisha e keni ngel pa pare.Shkoni e lani pjata dhe kthehuni në njerez normale apo do bazjdoni univetsitete?.Sa do të hani ju Lek Gjokën e njeh dhe e nderon jo vetem gjithë Jacksonvilla dhe Florida por gjithë klasa intelektuale e shqiptareve te amerikes ndërsa ju jeni ca morra të thjamosur qe në kohën e sali satrapit dhe që jeni të dështuar.
Ju zoti Alvin duhet ta kuptosh qe te besh cdo lloje Pune nuk eshte turp, po vec per ata qe Kane mentalitetin tend dhe ata qe te Kane dhene ju information ( nqs nuk je ti vete Nga jacksonville) qe te dish te shkruash duhet te besh Pune te mire, kurioz te di cfare Pune beni ju apo ato qe te Kane dhene ju informacion. Shoqata e vetezgjellur Si ne kohen e Enverit sdo kete kurre mundesi te arrije sukses deri sa punon per interesa personale!! Nice try!
MENDIMI I DHËNË, NË EMËR TË SHOQATËS “ADA”, MENDOJ SE ËSHTË I SAKTË, PËR AQ SA SHKRUHET. SI “VATRA” E SOTME, E CILA ËSHTË PRIVATIZUAR DHE KOMPROMENTUAR, GAZETA “ILYRIA” DHE PO ASHTU EDHE I ASHTUQUAJTURI TELEVIZIONI SHQIPTAR JANË TËRËSISHT TË NJËANSHËM, PRA VERIU I SHQIPËRISË POLITIKE DHE KOSOVA. NË KËTO INSTITUCIONE, NË SE JANË TË TILLA, DUHET TË SHKRUASH DHE TË FLASËSH ASHTU SIÇ DUAN PRONARËT, SPONSORIZUESIT ETJ, NË TË KUNDËRT, SHPALLEJ I PADËSHIRUAR.
KULMI I NJË SJELLJE TË TILLË U MANIFESTUA, NË MËNYRËN MË TË SHËMTUAR TË MUNDSHME, ME RASTIN E VIZITËS SË PRESIDENTIT SHQIPTAR, Z. BUJAR NISHANI, DHE K/MINISTRIT SHQIPTAR, Z. EDI RAMA NË USA DHE NEW YORK, NË TË NJËJTËN KOHË. SJELLJET E KËTYRE, TË ASHTUQUAJTURA INSTITUCIONE, ISHIN DIAMETRALISHT TË KUNDËRTA. NË KËTË RAST NA LA PA MEND NË KOKË AMBASADORI SHQIPTAR, MAL BERISHA, I CILI S’DENJOI AS TË PLOTSONTE DETYRIMIN LIGJOR PËR TË SHOQËRUAR DHE SIGURUAR JETËN E K/MINISTRIT SHQIPTAR. A MUND TË QUHET KY PERSON, AMBASADOR DHE NJERI? LE TA GJYKOJNË LEXUESIT. NGA ANA TJETËR, ME PRESIDENTIN “NISHANI”, S’KISHIN TË SOSUR DARKAT, DREKAT, SHOQËRIMET, ARGËTIMET ETJ TOLLOVIRA. PSE NDODHI KËSHTU ME DY FIGURAT MË TË SHTETËRORE TË SHQIPËRISË !!!??? TË GJITHË E KEMI TË QARTË, PRESIDENTI DHE AMBASADORI JANË EMËRUAR NGA SALI BERISHA DHE NË GOJË MBAJNË FRERËT QË I TËRHEQ SALIU SITË DOJË DHE KUR TË DOJË. S’ËSHTË TURPI I PARË DHE I VETËM, VEÇ UROJMË TË JETË I FUNDIT. EDHE MIDIS DY ARMIQVE, SJALLJE TË TILLA SELEKTIVE DHE TË SHËMTUARA JANË TË PAPRANUESHME. LE TË MOS HAROJMË QË JEMI TË NJË GJAKU, GJUHE, PREJARDHJE, TRADITE ETJ ETJ.
Eh mor miq ata akoma jane me kanunin e Lek Dukagjinit .eshte e kot te merresh me njerez qe nuk kane idene se ne Shqiperi tani kane perenduar mendinet e tyre te mykura.mos harxhoni shume kohe me ta
Po pse or ti Nik nuk e kupto pse nuk bashkohemi eshte shume e thjeshte or ti Nik po te kishim ate virtyt qe kerkone ti ne emigracion ne do te ishim me paqe e dashuri ne vendin tone Ai virtyt i hubi shqiptarit tash 500 vjet dhe nuk kemi cte gjejme ne qe ikem kerkuam nje Shtet per te mbrojtur femjet se sa per shqiptari ska ma rendesi se shqiptaria eshte prone e te ligeve God bless America tung
Lexova shkrimin dhe te gjitha komentet. Jam dakort me ata qe thone qe te keqen e kemi ne gen, se nuk ka shqiptar qe ta pranoje qe e ka gabim, se tjetri eshte me i zoti etj etj. Po ashtu jemi te perçare se e perçare eshte shoqeria edhe ne Shqiperi dhe Kosove. Berisha dhe Rugova kane meriten me te madhe ne ndarjen Kosove – Shqiperi dhe Veri – Jug. Nga ana tjeter mendoj se nuk ka me nevoje per shoqata atdhetare apo patriotike. Kemi ikur nga ai vend, para 10 apo 20 vjetesh me deshiren te fillojme nje jete te re ne Perendim. Megjithate mendjen e kemi nga vendlindja. Ndjekim minute pas minute zhvillimet atje. Bejme tifozllik te çmendur per Ramen apo Berishen. Dritherohemi kur degjojme lajme te keqija. Megjithate e ardhmja jone tani eshte ketej. Brezi i ri qe ka ardhur ne moshe te vogel apo ata qe jane lindur ketej jane gjysem per gjysem shqiptare. Qenia shqiptar nuk u jep ndonje kenaqesi te veçante. As i ben krenare, se vendasit i shohin here me çudi dhe here me frike. Shqiptaret tani duhet te integrohen plotesisht ne shoqerite qe i kane pranuar ne gjirin e tyre.Qe te mos konsiderohen si “mish i huaj”, siç shihen psh nga vendasit myslimanet fanatike. Duke mos mohuar origjinen, por duke pranuar po ashtu se e ardhmja eshte asimilimi i tyre ne shoqerite qe kane zgjedhur. Prandaj hapja e shoqatave apo klubeve “patriotike” nuk eshte me e nevojshme. Pak nga pak nga pak shqiptari i dikurshem do te kthehet ne francez, amerikan, kanadez. Me origjine shqiptare vertet. Por vetem kaq. Ndersa Shqiperine dhe Kosoven do ta rregullojne ata qe jetojne aty.
Po u jap te drejte ,se shumica e atyre qe dirigjojne VATREN jane VERIORE jashte kufijve te cilet nuk i paragjykoj ,por atyre u ka ngelur ora tek POLITISKOM PROPOGANDIJ PROGRAM .
Po ,po ,rasti e solli qe te ishja ne ceremonialin e vdekjes se nje djali te nje eksponenti nje ish pinjoll i nje familje me emer ne JUG ,tani mbi 90 vjec ,por me nje MEMORIE dhe SHQIPE dhe LLOGJIKE BRILANTE,por nga MORT ,disa shqip-foles ((te me falni per etiketimin ) u munduan qe ta kthejne mortin ne parade politike dhe gjithe vrerin e derdhen mbi JUGORET KOMUNISTA .
Me vone kur u futa ne detaje dhe debate me ata e gjeta duke i germuar se kishin qene ANETARE te L.K.J per KOSOVE -METOHINE .
Nuk eshte problemi se jane verioret qe shajne jugoret apo anasjelltas ,por rendesi ka mendimi qe ne keshtu kemi qene te ndare qe ne shekullin e XIV-XV ,ndryshe ne nuk do te ishim MPAKUR duke u ZBYTHUR qe nga KAPO D’ISTRIA deri ne ARTE PREVEZE dhe do te ishim ata qe jemi tani te shperndare ne 4 shtete.
Po edhe gazeta “Yliria ” dhe televizioni qe jep programe shqip jane bere si pacavure qe nuk ndiqen dhe te ndjellin Krupe sa per injorancen aq edhe per njaneshmerine dhe DITIRAMBET qe u thurin tradhetareve dhe krimineleve ne te 2 anet e kufirit ,te cilet te jemi te sinqerte jane me bollek .
Problemi i bashkimit te shoqatave ne nje te vetme nuk eshte vetem ne Amerike, por kudo ku ndodhen shqiptare emigrante. Ky problem ka qene qysh ne çastet e para te emigrimit. Pergjigja eshte e thjeshte: secili kerkon te jete vete kapo – kryetar, dhe kjo ndodh vetem me ne shqiptaret. Ky problem ka qene edhe ne diasporen para luftes.
DURONI VETEM PAK, SE NUK KAM NDERMEND TE RROPATEM ME KOMENTET TUAJA, PASI NUK I LEXOVA TE GJITHA , POR ME AQ SA LEXOVA DUA TJU SHPREH PAK MENDIMIN TIM .Se pari ju lexues dhe komentues duhet te keni dhe shprehni pak me teper respekt per kete teme kaq delikate dhe aktuale qe autori Gjoka ka ngritur ne kete shkrim.Se dyti , duke qene se problem eshte vertete shqetesues per neve, shqipetaret e “INTEGRUAR” te mos kalojme ne primitivizem apo komente cinike apo primitive. Po te lexosh psh komentin e mjefare burri qe e quan veten Alvin, vlen te thuhet se ka vend per me teper njohuri gjuhesore dhe qytetare dhe me kryesoren qe per fat te keq ju veshtire se do ta kuptoni ate qe quhet “TIKETE NJEREZORE”.Idashur Alvin . Pa dashur te hyj ne debat mediatik me juve, duhet te dini se te punosh ne cfardo pune eshte merite, ndersa te tallesh dhe te ironizosh bashkekombasit e tu, eshte gabim ndoshta dhe me teper. Harrova . emri xhaksonville ne te gjitha gjuhet shkruhet =Jacksonville. Ju uroj nje vit te mbare te ghitheve.
Dhe un kam gati 20 vite ne emigrazion dhe shoqatat me duken si nje pjell e fantzis se hipokritve ,dhe shumica e ketyre shoqatave qe ne emigrazion jan pa fund ,se din as vet se perse jan krijuar .Nga qe sjemi te afte te bejm shtet provojm shancin me shoqata ,dhe kur shoqatat deshtojne fajn e kan te huajt dhe sidomos Serb ose Grek se Turqit i kemi vllezer