Qershori si një “status” dhe për qeverinë e re

1 Janar 2014, 18:10Blog TEMA
Qershori si një “status” dhe për qeverinë e re

 

A ishim vërtet pranë marrjes se statusit kandidat? A ishim ne gati për ta merituar plotësisht atë? Gjasat mesa duket ishin për jo! Ne nuk mund të ishim plotësisht gati përderisa shtete evropiane, të fuqishme politikisht, na kundërshtuan duke na dhënë përgjigje negative. Mendimi fillestar që të shkon ndërmend në lidhje me këtë çështje janë pikërisht arsyet “pse” këto shtete na dolën kundër, çfarë shikonin ato kundër nesh që i bëri kaq skeptike dhe për rrjedhoje çojë drejt mohimit të një dëshire mbarëshqiptare, një dëshire që mesa duket sa herë i afrohet objektivit, aq më shumë largohet prej tij. Një paradoks i çuditshëm, por që patjetër e ka një shpjegim, një shpjegim i cili i bashkëngjitet fenomenit të Qershorit, pra shtyrjes së statusit edhe për 6 muaj të tjerë. Evropianët po na lënë qartazi të kuptojmë se nëse duam të anëtarësohemi duhet të shpejtojmë hapat tanë drejt forcimit të shtetit ligjor, drejt fuqizimit të rendit si dhe sistemit të drejtësisë, pasi kanë qenë edhe mbeten faktorët kryesorë ku shteti ynë ka marrë “shuplakat” më të forta për mosfunksionimin e tyre për vite e vite me radhë.

100 ditët e para të Qeverise së Re rezultuan efikase dhe me arritje në fusha të ndryshme gjë që u parashtrua dhe në progres raportin e Komisionit, ndaj me një logjikë të thjeshtë arrijmë në konkluzionin që vendet e BE-së duan t’i japin një mundësi të mirë Shqipërisë që të tregojë veten këto 6 muaj të mbetur. Në vazhdim të punës së nisur, hapa të tjerë duhen hedhur për t’i bërë gjërat të ndryshojnë nga vitet e shkuara, të gjykuara shpesh për korrupsion të thellë në të gjithë sektorët e jetës publike.

Nëse statusi i vendit kandidat do të ishte miratuar me 19 Dhjetor e nuk do të ishte shtyrë, do të ishte një tregues kyç që qeveria e mëparshme paskësh punuar seriozisht për ta bërë të denjë Shqipërinë për të qenë në “Portën e hyrjes” së Bashkimit Evropian. Të gjithë ne megjithëse e dëshironim një gjë të tillë, në njëfarë mënyre e dinim brenda vetes që kjo nuk do të ndodhte, pasi kemi qenë vetë dëshmitarët e parë se si shumë gjëra nuk kanë funksionuar, madje kanë dështuar në vazhdimësi, duke na i sjellë sot pasojat në tryezë, e duke na bërë të ndihemi inferiorë karshi familjes së madhe Evropiane. Ndërkohë deklarata e kryetarit të opozitës ishte lë të themi absurde në drejtim të Kryeministrit, duke i bërë atij me dije që shkaku i mosmarrjes së statusit paska qenë vetë Ai dhe Qeveria e Re. Një deklaratë përpos absurde edhe cinike, pasi ç’ka Qeveria aktuale bëri për 100 ditë, ajo e Bashës dhe ish-kryeministrit të tij nuk mundi t’i përmbushë në 8 vite dhe, është pikërisht kjo vonesë tetëvjeçare që vazhdon t’i kushtojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pasi këto mospranime e shtyrje afatesh janë derivat i keqqeverisjes se mëparshme dhe le të themi ky verdikt i fundit i BE-së ishte dhe “shuplaka” finale post humbjes.

Në të njëjtën kohë në raport dhe në deklaratat e funksionarëve të BE-së dallojmë edhe një lloj aprovimi dhe motivimi pozitiv nga ana e tyre, duke i dhënë kështu një shans të rinovuar Ekipit të Ri qeverisës të tregojë veten që janë të aftë t’i rrisin standardet e vendit në mënyrë të atillë që në qershor të jemi më pranë ëndrrës evropiane, pasi ne e meritojmë atë.

 

24 komente në “Qershori si një “status” dhe për qeverinë e re”

  1. Tajson says:

    Nji pamje qart e asaj qe shqiptaret duan te shikojn …
    Nji veshtrim kurjoz ngjyrosur bukur ,fokusuar mbi ate deshire .
    Nji pasqyr e qarte-reale ne ate vend .
    BUKUR…

    1. Hajdar Hajdari says:

      Mua me shume me pelqen foto e Jones se sa shkrimi i saj.

      http://goo.gl/fdzECz

      1. Tajson says:

        Hm..thone se sinqeriteti i ben njerzit simpatik .
        Perfekt Hajdaro ,rrespekt .
        Secili nga ne e shikon kte Bote me syt e tij e shef ate qe,
        “syri mendon “

        1. fl says:

          Imagjino sikur t’jet kjo komentusja ‘Elona’ … hehe

      2. fl says:

        Vajza eshte edhe e bukur edhe intelektuale. Ta puc!

      3. Pelasgian says:

        hahahahahahha te njejten gje mendoj edhe une ,,qenke tamam vajze me bukuri tipike shqiptare . Bravo Mames .

      4. JULIANO says:

        sa do e thosha dhe une o HAJDAR hahaaha shume e bukur jona,lum ata koleg qe e kane prane ?

  2. Bosi says:

    Bukur e ke kapur thelbin Jona, le te jete ky fillimi i nje te venit gishtin kokes.

  3. Genc says:

    Ca na the moj goce! Na ndricove ?

    Sigurisht qe ne mund te gjejme 1 milion arsye perse nuk e morem statsin, po per mendimin tim asnjera nga ato nuk vlen persa kohe vendimi i atyre 5 vendeve ishte politik. Ishte edhe cinik pasi situata ne parlamentin europian pritet te ndryshoje dhe me shume gjasa nuk e marrim as ne qershor. Dhe ne parape atehere do themi jo Rama beri kete e Berisha ate.

    E verteta eshte qe keto vendet “skeptike” nuk duan te na e shohin bojen cfaredo qe te bejme ne pasi do kete perhere probleme.

  4. pali says:

    Edhe nje budalla e dine se po te jepej statusi ne dhjetore do ti identifikohej Berishes, bota eshte e zgjuar.

    1. JULIANO says:

      jam shume Dakort o PALI sapo do e shkruaja vet kete gje ,p[askemi te njejtin mendim

  5. Xmax says:

    Çudi.
    Kush ja boton shkrimet ksaj!
    Perse vall?
    Aha…!

    1. pf.. says:

      Dukesh me qen nga ato tipa ti shtiren se dijn te vleresojn ,
      ate cdo te thote shkrim !
      na trego njiher se ne cilet shkrime qendron varur ti ,
      te tregojm cfar permasash ke !

  6. Mbece more mbece says:

    Nuk e dija qe paska shqiptare kaq te bukura dhe seksi. Te pakten nga fytyra se trupin nuk ja shoh.

    Hmmm zakonisht femrat e bukura duhet te gjejne nje menyre me te pershtatshme per te dale ne publik. Dmth te gjejne nje menyre per te shfaqur hiret e tyre sesa te merren me analize politike apo shkencore.
    Me kujton he……… Ah po Grida Dumen qe na beri dhe liber pale.
    Nje keshille nga une o femra te bukura: Na lejoni tju shohim hiret se prandaj jua ka dhene Zoti sa per mendjen ju siguroj se nuk ju hyn shume ne pune ngaqe dyert ju hapen pa shume pune e lodhje.

  7. raimondi Vlonjati says:

    Jona gezuar vitin e Ri dhe kete vit martohu zemra .

    Mos u mer me keto gjera, sic eshte kjo puna e statusit, o Jona .

    Se keto jane gjera njecike te koklavitura saqe edhe idhujt e tu s’e kane haberin fare , por flasin si budallenj….e jo me ti….

    Por meqense i paske per zemer keto gjera te jap une ca keshilla

    Shko lexo njecike historine e Shqiperise ne pikat kyce si ne Konferencen e Paqes ne 1919, Ne konferencen tjeter te Paqes ne 1946,
    Ne pregatitjet e luftes per ne Kosove ne 1998-1999 ….dhe aty shikoje si e ka mendimin Anglia kundrejt Shqiptareve,
    sepse per Europen ligjin e bente Anglia …dhe pastaj hajde ketu e na fol pse Anglezet nuk na dhane statusin

    Se e gjithe kjo pune e mos-dhenies se statusit eshte e Anglise , e askujt tjeter…
    dhe nuk ka lidhje fare me qeverite tona , apo me korupsionin e pordhi kali te tjera bajate qe i gjen si justifikime kryeminsitri anglez

    Ne kemi probleme plot por jemi absolutisht me mire se fqinjet dhe me mire se Rumania e Bullgaria

    Ja te jap vetem nje fakt , nisur nga nje e dhene e nje zyrtari amerikan te FMN-se ne Zernin e Amerikes

    Ai tha :..Shqiperise per 10 vjet i kane dale jashte Shqiperise 1 miliard dollare , por tha zoteria kjo shifer eshte shume here me e vogel, se vendet e rajonit …
    ku psh Serbise i kane dale jashte vendit 20 miliard dollare

    Tani keto dollare qe dalin jashte jane pa asnje dyshim para korupsioni–Jane para te pista qe ju jane vjedhur taksapaguesve te vendeve perkatese dhe jane nxjerre jashte

    Kjo shifer eshte shifra simbol -tregues i korupsionit , dhe ne kete rast nuk abuzon dot sepse shifrat flasin vete

    Atehre urdhero te lutem shume moj Jona qe ma syrin tip “syckat si ato te tuat ” ….lol

    Sikur vetem kete fakt te marresh, pa u marre me ato cic micet qe perdor EU per te na hedhur hi syve
    e kupton se:
    , te gjitha ato qe thone EU ne lidhje me korupsionin ne Shqiperi nuk qendrojne fare,po ti krahasojme me shifrat zyrtare te dala nga Institucionet tamam serioze ne fushen e financave

    Sepse sipas te dhenave te ketyre institucioneve kopetente te Financave nderkomebtare
    Serbia del qe eshte te pakten 20 here me e koruptuar se Shqiperia

    Atehere kur keta thone se Serbia i ka plotesuar kushtet per te marre statusin
    njeriu me dy fije mend ne koke ( natyrisht jo ti zemra, se ti je femer)
    e kupton
    se te gjitha ca thote EU me Angline ne krye kunder nesh jane perralla bajate
    …that insult the intellect of your…beautiful (i guess) Ass..lol

    Mos te shtojme pastaj qe ne fushen e te drejtave te njeriut per te cilat EU hiqet sikur jane ceshtje fondamnetale per parimet e tyre te drjetesise humane,
    Sebria eshte ne nivel me te ulet se Mobutu ne Afrike ( nga te drejtat e njeriut i ka kthyer ne te drejta te ariut )
    ,nderkaq qe Shqiperia ne kete fushe ja kalon edhe vete Anglise se ka shkolla per minoritetet ne raport 1 mesues me 2 nxenes ,
    saqe edhe Janullatosi vete i tha para ca vitesh perfaqsuesit te te drejtave te minoriteteve ne EU, Van der Shtul
    se ketu ne Shqiperi nuk eshte problemi se nuk ka mesues per keto shkolla , por nuk ka nxenes….

    Ndaj edhe Janullati tani po punon me vrull te papare revolucionar dhe me goditje te perqendruar , si Haxhireja qemoti ne kohe te Meros , per te krijuar nxenes per keto shkolla fantazme

    Nje gje eshte qe ne, edhe sikur ne te ishim si Austria ( sa e pelqej kete dreq vend )
    nuk do e mernim statusin ……..

    Nuk ka ndryshuar azgje nga e kaluara ne mentalitetin e Anglezeve per ne, por me mire qe te ndodhi keshtu ,
    qe njerezit shqiptar te kuptojne historine e tyre , se kur Enver Hoxha u hodh ne lindjen komuniste, nuk vajti andej se e kishte shume per zemer, por nuk kishte ku te vente
    sepse Anglezet nuk e pranonin te vente ne perendim

    Biles ata ne 1946 ne Konferencen e paqes i thane : Hajde te japesh llogari se ke qene bashkepuntor me nazistet…..kur,nderkaq qe Kryekomandanti i Forcave Aleate ne Bari te Italise ,amerikani Gjen Eisenhower deklaronte se :
    …Forcat partizane shqiptare, gozhduan 4 divizione gjermane ne vendin e tyre …..

    Nejse mos varja, por nje gje eshte qe ne nuk kemi per tu bere ndonjehere pjese e EU-se dhe ne fakt eshte me mire, qe
    Qeveria jone ti harxhoje energjite per te hap vende pune …te mos ja vari fare punes per statusin

  8. jojo says:

    bravo jona keshtu vazhdo te lumte

  9. aleksandri i madh says:

    As ne qershor e as ne dhjetor. Harrojeni. Pa shkuar ne burg Sali qeni nuk kane per te na e dhe as statusin kandidat e as statusin e te qenit njerez normal.

  10. POLITIKANI says:

    BRAVO ME PELQEN SE KE PARAQITUR NJE SITUATE VERTETE AKTUALE E LE TE THEMI NJE PROVE TE VERTETE SE KU NDODHET SHQIPERIA SOT.
    ME HABIT SHUME FAKTI QE MERREN KETA IDJOTET LART ME SYTE E ME PAMJEN TENDE! ERDHI 2014 DHE AKOMA KETA MANJAKET LART MASTURBOHEN ME FOTO GAZETASH. SHIFNI SHKRIMIN E MOS U TUNDONI TUNDONI O SHOQERI PATRIARKALE .

    1. pf.. says:

      Uau politikani . Un nuk e di se ku e shef ky poltikan ate masturbim te gojes se tij ,qe akuzon ktu komentusit !
      E para ktu ne nuk shofim asnji shprehje vulgare o kok poltikani .
      E dyta si poltikan qe ndoshta mundet te jesh nuk te lejohet nji fjalor i tille vulgar e perj nji ordineri rrugesh .
      Asnji mendoj ktu nuk e ka aspak te nevojeshme te masturbohet as ne foton e ksaj gazetare te rrespektuar(sepse nuk na cudit aspak ne ate fytyre eshte thjeshte nji fytyre ve asgje me shume) e as ne foton nudo te gruas tende .
      Por sepse ai vend ka te tille kultur e poltikane ka perfunduar ne humnere.
      kush te ka zhgjedh ty per poltikan mor bole tredhur i gomarit te sanco pancos .juve jeni fatkeqsia e atij populli o injorant i pashpres.

  11. POLITIKANI says:

    ORE TI “PFFFF” KAQ I IRRITUAR QENKE NGA VETJA ORE?
    PO IK E LEXO NDONJE ROMAN, NE MENYRE TE TILLE QE TE FORMOHESH PAK SE QENKE LEVOZHGE FARE!
    MOS U MERR ME GAZETAREN E ME HIJESHINE E SAJ, PO SHKO KONTRIBUO PER ATDHEUN TEND SE PERSHTYPJA ME JEP QE DO JESH NDONJE EMIGRANT NGA ATA TE VONUARIT. QE SHQIPERISE I NXIN FAQEN EDHE NGA JASHTE !

    1. pf.. says:

      Cfar derdellit o koke boshe .
      Mjer ai popull se ke cfar tipash ka varur shpresat .
      Ik mer aman se sdua te injoroj .
      Sa per dijeni jam nga ata emigrant qe me personalitetin tim ne kte bote ku un jam i pranishem ,jame nji krenari shqiptare,jam nji i shkolluar e me nji profesion qe nji si ty as smundet ta imagjinoj (e kushedi mbase fitoj edhe dyfishin tend)pra ,qe fitoj paren time me aftesite e mia ,me djers ndryshe nga ju ,
      pa mashtruar podjumeve,si njerez ordiner e duke u tallur me jeten
      e atij populli .
      Meso njiher te komunikosh me njerzit pak me edukat e nji far kulture ,
      shoku poltikan . Qeke poltikan zotrote e i jepke vetes te drejten te ofendosh ktu te tjeret . Ti mundet te duket vetja dicka me kte titull ,para katnarve aty ku merr edhe votat por jo me ne ,qe sduam me dit se cfar je ti poltikan apo kryetar shteti .Mesou njiher me para se te jesh politikan te behesh njeri .

  12. Tajson says:

    Si nuk ju ndan njiher kta idiotet internetit shqiptar buuooooooooooooh
    njerez kot .
    Ne vend qe dikush te japi nji mendim nji koment rreth temes ,
    merret me komentet e te tjerve ,copa mishi .Edhe sja keni iden ksaj bote te te shkruajturit edhe hyni e beni gam gam ktu .
    Si nuk u bet njiher njerez mer majmuner .

  13. valter says:

    Jona, te uroj nje vit te mbare! Sa per statusin nuk eshte as çeshtje korrupsioni dhe as çeshtje performance te qeverive keto 23 vjet, por vendim gjeostrategjik i atyre qe vendosin dhe heqin kryetar shtetesh te vendeve perndimore. Bota eshte ndare ne 3 pjese perndimi ku ben pjese blloku i natos (ku lobi çifut drejton ose eshte vendimarres pasi kontrollon financat e ketyre vendeve), rusia dhe kina. Ne jemi aq te vegjel si gjeografikisht edhe demografikisht sa nuk e ka problem UE te na gelltisi (jo per gje por vetem rome ka nja 15 milion neper europe dhe nja 30 milion jane arabe, kurte, irakian, iranian, indian e raca te tjera jo europiane). Pra, mos u lodh te justifikosh qeverin aktuale apo ate te meparshme pasi jane vetem zbatues te urdhrave qe u vijne nga me lart. Ketyre u kane len dore te lire per te perfituar ndonje gje, per tu pasuruar per nje periudhe kohe dhe per tu fryre si shushunja te peshtira nga gjaku i popullit te tyre. Ai qe ti e lavderon e ka treguar qeverisjen per 12 vjet te Tiranes dhe nuk ka çte qeverisi me mire per me teper qe ka ne krah kryehajdutin me bllok. Pra mos shpresoni se kjo kalse politike do te permirsoj gjerat derisa ata qe jane ne krye te piramides se pushtetit nuk marrin vedim ndryshe.

    Mendimi im personal eshte se qellimi i TYRE eshte konsolidimi i nje baze te mire luftarake ne ballkan dhe ku ata jane 100 % te sigurt. Shqiperia dhe Kosova jane territore te banuara nga nje race e veçant qe quhen shqiptar dhe qe nuk kane ngjashmeri as me sllavet dhe as me asnje fqinje tjeter, si per nga raca por edhe nga feja (rrezik qe mund te ket prirje per tju afruar rusit). Pra pa u bashkuar keto dy territore nuk ka futje ne UE edhe sikur te jemi si zvicra. Keto gjera duan edhe nja ca vjet kohe, keshtu qe ne do vuajme edhe nja disa vite te mira (gjerat mund te ndryushojne per mire vetem nese populli behet inteligjent, kjo eshte utopi). Te pershendes!

  14. beso says:

    Jona, hyrja ne BE eshte nje oferte.Oferten e ben ai qe posedon mjetin sesi hyhet, gjithe llafet e tjera jane fukaerallek,por kryesisht fukarain s’e do kush.Mos u lodhni me hamendje se keto jane ceshtje interesash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje