Femra përballë të vërtetës gri

4 Janar 2014, 20:20Blog TEMA

Nga Majlinda Bushja & Elona Lesaj

 

Sot një prej gjërave që ka ndryshuar më pak në shoqërinë shqiptare, e për të cilën diskutohet vazhdimisht në media, është arritja e barazisë gjinore në çdo nivel përfaqësimi.

Në fakt, thuhet shpesh se “gurët” kanë lëvizur nga vendi e femra është më e pavarur seç qe dje, pasi barazia gjinore është në fokus të strukturave vendimmarrëse dhe shoqërisë civile, madje qeveria e re sot mburret me pjesëmarrjen e grave në qeverinë e saj që konsiderohet një nga më të mëdhatë në historinë e demokracisë shqiptare, por në realitet femra vuan nga një mungesë e theksuar pavarësie.

Kur flasim për pavarësinë e femrës dhe barazinë gjinore, nuk e kam fjalën vetëm për femrën që është grua karriere, por për të gjitha femrat që përfaqësojnë çdo shtresë të shoqërisë sonë.

Shoqëria shqiptare, që ende ruan tiparet e një shoqërie patriarkale, për hir së vërtetës e sheh femrën si një “enë qelqi”, ndërkohë që, konservatorizmi i trashëguar prej qindra mijëra vjetësh, sot nuk pranohet nga femra shqiptare e kundërshtohet nga ajo me forcë duke e vendosur atë përballë dhunës dhe humbjes së jetës në shumë raste.

Praktikat e jetës së përditshme kanë treguar jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë, se për të shkuar deri tek pragu i lirisë, femrës i janë dashur sakrifica të mëdha, të cilat ngërthejnë brenda vetes një kompleksitet faktorësh diskriminues, të cilët me kohën kanë ndryshuar shumë pak. Vetë statistikat e viteve të fundit tregojnë për shtimin e rasteve të dhunës në familje e tronditjen që ka pësuar familja tradicionale shqiptare veçanërisht në demokraci, ku hyrja e kulturës perëndimore solli transformimin e pakthyeshëm pozitiv, por jo pa kosto për femrën shqiptare.

Nëse i referohemi dy viteve të fundit, vërejmë një tendencë në rritje të dhunës ndaj grave.

Ministria e Brendshme ka raportuar 2036 raste të dhunës në familje për vitin 2012, kurse për këtë vit vetëm për 9-mujorin e parë mbi 2600 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë, ndërkohë që në vitin 2005 rasti i denoncimeve ishte vetëm 94. Ndërkohë, pretendohet që numri i grave dhe vajzave të dhunuara të jetë më i lartë duke marrë në konsideratë numrin e grave, të cilat nuk e denoncojnë atë.

Veçanërisht në demokraci, ku shumë njerëz mbetën pa punë për shkak të ndërrimit të sistemit politik, tronditjen më të madhe e pësoi femra për shkak të izolimit të saj.

Ndërkohë që, vit pas viti vështirësia për t’u përfshirë në tregun e punës u bë akoma edhe më e madhe për shkak të diskriminimit moshor që iu bë e që vazhdon t’i bëhet në tregun privat të punësimit.

Duke e mënjanuar femrën shumë të re nga tregu i punës, rreth 35 vjeç (kjo referuar njoftimeve të punësimit vitet e fundit), e vë atë përballë një sërë vështirësish ekonomike, të cilat bëhen shkak për vështirësi të tjera, që së pari është e drejta për të jetuar me dinjitet.

Kriteri moshor është një plagë e rëndë mbi punësimin në ditët e sotme, për të cilat flitet pak ose aspak në media, megjithëse konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, ai kalon pa u vënë re apo në heshtje aprovuese.

Gjithë ky transformim në tregun e punës, që në pamje të parë dukej i parëndësishëm, me kohën u pasua me histori e ngjarje, të cilat nxorën në pah problemet reale të femrës, nëpërmjet të cilave, ajo po përballet çdo ditë.

Duke jetuar në kushte të tilla, dhe e varur nga pjesa mashkullore e familjes, e drejta e gruas brenda familjes vazhdoi të ishte e ndrydhur, sidomos në zonat rurale, madje ka raste në atë masë sikur vitet nuk kanë lëvizur nga vendi e ne kemi mbetur po të njëjtët në mentalitetin tonë karshi saj.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë pasi ndodh jo rrallë ky fenomen në familjet shqiptare, veçanërisht në veri të vendit, ku femra të kalojë nga dera e babait tek ajo e bashkëshortit të saj dhe pa u pyetur fare, ku një palë e tretë vendos për të ardhmen e saj.

Shekulli i 21-të në pamje të parë duket se nuk pajtohet me të tilla vendime dhe këto i përkasin një të shkuare të largët, por në fakt ato janë ende të gjalla në realitetin shqiptar.

Duket absurde, sepse pavarësisht se e tillë është si ide, por në realitet qëndron, pasi të thuash të vërtetën në lidhje me femrën është shumë e vështirë, pasi e vërteta ndonjëherë s’pranohet, e herë të tjera duket si diçka normale.

Në zonat e thella rurale, por jo vetëm, ku zhvillimi hyn më ngadalë, është pak e tepruar të diskutohet për pavarësinë apo barazinë gjinore, pavarësi e cila, jo vetëm që nuk ekziston, por mund të konsiderohet nga shoqëria e atjeshme si diçka e tepruar, apo siç thotë populli “dalje nga binarët”.

Shumëkush në shoqërinë shqiptare nuk mund ta kuptojë dot pavarësinë e femrës si diçka të domosdoshme, apo si një e drejtë që e garanton ligji, apo si një e mirë, nga e cila vetë familja do të rrisë cilësinë e jetës brenda saj, por si diçka të tepruar e ku pavarësia nuk i shkon përshtat.

Është diskutuar shumë për pavarësinë ekonomike, e cila është “a”-ja që garanton pavarësinë e saj në aspekte tjera të jetës, për angazhimin në jetën sociale, por në zonat rurale ku femra e ka të vështirë të krijoj pavarësinë e saj ekonomike për shkak të kushteve, në të cilët ndodhet çdo revoltë e saj për të fituar këtë të drejtë mund të konsiderohet e tepërt.

Kjo situatë diskriminuese në lidhje me femrën nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Vetë koha ka treguar se femra në gjithë historinë e ekzistencës së saj ka kaluar përmes një mungese të theksuar pavarësie në raport me burrin jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të tjera.

Madje dhe në shumë vende të zhvilluara të botës, ajo ka kaluar përmes një ambienti mbytës, ku shpirti i sakrificës ka qenë gjithmonë ai që e ka shoqëruar.

Beteja për barazi ka qenë e gjatë dhe ende nuk ka përfunduar. Vetëm në vitin 1920 femra ka fituar të drejtën e votës në SHBA, madje ka vende të Lindjes ku gruaja e ka fituar edhe më vonë këtë të drejtë. “Amendamenti i 19-të shkoi në Kongres në vitin 1918 dhe u ratifikua nga shtetet më 18 gusht të vitit 1920. Gratë amerikane fituan më në fund të drejtën e votës”(Ana Ward, Zëri i Amerikës).

Vetë shembujt tregojnë që edhe në vendin shembull të lirisë e barazisë gjinore në botë, siç është SHBA-ja, gruaja penetron me vështirësi për të ngjitur shkallët e karrierës dhe për të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Vlen për t’u veçuar se këtë vit, për herë të parë në historinë e Amerikës vihet një grua, (Janet Yellen) në krye të Bankës Qendrore të SHBA-së në gjithë historinë gati 100- vjeçare të FED-it, një nga funksionet më të rëndësishme në botë për tregjet financiare.

Kjo është e vërteta në lidhje me femrën, të cilën ne shpesh nuk duam ta shohim sepse nuk kemi aspak dëshirë për ta parë.

Vetëm para disa javësh u publikua në media hendeku i raportit gjinor nëpër botë nga “World Economic Forum”, që rankon shtetet në bazë të barazisë gjinore, ku Shqipëria renditet në vendin e 108-të midis 136 vendeve në botë.

Shqipëria ndodhet në vendet e fundit nëse i referohemi në renditje shteteve të tjera evropiane, ndërkohë shtete si: Islanda, Finlanda, Norvegjia, kryesojnë listën e këtij raporti. Vetë raporti që ka në qendër të tij nivelin e barazisë gjinore qartëson ndër të tjera për vendin që i kemi dhënë ne si shoqëri femrës shqiptare në ditët e sotme.

Nëse gjerat kanë ndryshuar në dukje, kjo do të thotë se ato nuk kanë ndryshuar e ne kemi mbetur po ata që ishim dje në mendësinë tonë.

Shoqëria jonë dukshëm maskiliste e tregon vetveten jo vetëm në zonat e thella rurale, por edhe në kryeqytet, ku edhe emancipimi është i një niveli tjetër e duke qenë i tillë ai duhet të jetë shembull për pjesën tjetër të shoqërisë, por realisht ndodh e kundërta.

P.sh, nëse i referohemi shtypit të shkruar në Shqipëri, do të vëmë re me lehtësi se kryeredaktorë të 20 gazetave të përditshme janë pothuajse të gjithë meshkuj, çka do të thotë që femra shqiptare e ka më të vështirë të përparojë në karrierën e saj në këtë fushë jo për shkak të aftësive, por për shkak të “murit mashkullor” që është i vështirë të kapërcehet pse mos të themi edhe për shkak të një mentaliteti të trashëguar në lidhje me femrën.

Një shembull i tillë flet qartë për mungesën e barazisë gjinore, e cila kur është në këto përmasa në shtresat të emancipuara të shoqërisë, në botën mediatike, në nivelet që ndodhen poshtë saj të diskutosh për barazi gjinore konsiderohet mision i pamundur.

Kështu, të gjithë shembujt e më sipërm na çojnë në një përfundim në lidhje me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqërinë shqiptare: Në parim të drejtat ekzistojnë, por ndryshe thuhet dhe ndryshe bëhet, sepse realiteti na qas me një të vërtetë që as këtij shekulli nuk mjafton për ta ndryshuar; Ajo e mendësisë patriarkale të çimentuar, që tregon vendin e femrës në shoqërinë tonë të zhubrosur.

11 komente në “Femra përballë të vërtetës gri”

  1. FLORA N. says:

    Ehhh moj te shkretat ne,

    Na ka rene per hise ky vend maskilistesh, pffff!

    http://bit.ly/1ho25Ac

  2. Billy says:

    Futja pordhes motra, futja. Ngelet duke shkruajtur shkrime per dhunen ndaj gruas. As ju behet vone fare. As ti qe je grua nuk e ke sinqerisht.
    Mer ato lek e ato euro se te jane bere rresk.
    Sepse ai burri qe po e rreh gruan tani qe ti po boton shkrimin, nuk di te lexoje dhe as e di se cfare shkruan ti. Bile as qe ka degjuar ndonjehere per dhunen ndaj gruas. Nuk e ka idene se cfare eshte.
    Sepse ai e di se te rrahesh gruan eshte detyre e burrit. Se kete ja thane Kanuni i Lekes. O mbaje gruan keshtu sic them une, o lere gruan se s’je per grua.
    Sepse, sic ka thane ajo grueja, Zhozefina pra, kanuni eshte vlere, eshte pasuri kombetare qe duhet ruajtur.
    Nje pyetje:- Ne sa fshatra ke vajtur? Sa mbledhje me burrat ke bere? Me burrat, jo me grate, sepse burrat rrahin grate. Ke shkuar? Ke shkuar lesht e Marikes. Marika eshte nje grua qe e rreh burri nje here para buke dhe dy here pas buke, tre here ne dite….

  3. Wendy-B says:

    Faik Konica

    Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zëmrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë rënë për miras gruas.
    Ka shume te drejte Konica ?

    1. ---------------------------- says:

      Kish te drejte, por nderkohe gruaja, qe kur u kthye ne shtaze elektorale ka degraduar dhe fytyra e saj eshte kjo “shoqeria” jone…

  4. DukGjonMazo says:

    Bashkohem me shqetësimin e dy artikullshkrueseve, por midis dy gjërave të ndryshme s’mund të ketë barazi por ndërplotësim…

    1. ---------------------------- says:

      Kur gruaja vjedh pasurine e popullit deri ndihmen sociale asaj shoqerie i ka dale themeli

  5. jan says:

    kot ste rref njeri…..

  6. 00101 says:

    Pergezime per kete artikull, jam koshient per faktin se shoqeria jona eshte e karakterizuar prej patriakalizmit, por edhe di ama se nuk eshte e vetmja.
    Barazia gjinore eshte nje e drejte themelore midis qytetareve te nje shteti.

    Me vjen keq per faktin tjeter se shumica e femrave jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte neper bote; te cilat merren me politike duhet ti pershtaten filozofise patriakale duke i bere ato te dalin jashte natyres se tyre. Kjo jo per faj te femrave, por per faj te menyres se organizimit te te berit te gjerave.

    Poltikberja qe ka vetem per synim venien e drejtesise duhet te inkuadroj brenda saj edhe frymen e perkujdesjes, dhe kete e ben me se miri angazhimi i femrave ne sferat e ndryshme te jetes shoqerore.

    1. ---------------------------- says:

      te kujdesemi per politikanet thua ti, apo per sistemin e rritjes e te shkollimit te vajzave te vogla

  7. santa maja, e cila vdes per burra te martuar shkruan per grate????? hahhahaha

    po ik o Majlinda Bushtra a Bushja, o katunare, ngele t’u bredh me burra te martum, kryesisht redaktore apo gazetare, qe nga metropoli deri tek shekulli. paske gjet knej tani? le nam i ofron ‘placken’ ne kembim te botimit te artikullit, kaq e ulet e pa moral, do shkruash ti per grate. mos guxo te shkruash me, se ti botova fotot qe te ka shkrep dashnori. njerez me moral si ti eshte turp te lexohen

    1. majlinda says:

      Kur njeriun nuk e sfidon dot me zgjuarsi, perpiqesh ta sfidosh me fyerje dhe shpifje. Sa here njeriu ndihet keq vjell vrere por une s’jam pjese e ketij vreri qe perpiqesh te hapesh gjithkund ne emrin tim. Jam e paster dhe e afte ne profesionin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje