10 SHKAQE PSE QOSJA S'DUHEJ TË KISH TAKUAR IMAM SHEFQETIN

8 Janar 2014, 21:18Blog TEMA
10 SHKAQE PSE QOSJA S'DUHEJ TË KISH TAKUAR IMAM SHEFQETIN

1. Pse imam Krasniqi është demagog. Ai e lavdëron demokracinë me raste, kur i vyen ashtu për ta promovuar agjendën islamiste. Por ai njëherit kërkon që të zbatohen rregulla të sheriatit, të cilat s’bazohen mbi legjitimitet demokratik, pra nga shoqëria njerëzore, por pretendohet se kanë mandat qiellor. Në shumë raste – si ta zëmë në dispozitat për trajtim diskriminues për jomuslimanë, rol të nënshtruar hierarkik të gruas, trajtim të njerëzve që e braktisin fenë etj – rregullat e sheriatit janë thellësisht antidemokratike dhe të papërputhshme me një shoqëri bashkëkohore.

2. Pse imam Shefqeti s’është shprehur kurrë kundër imamëve që predikojnë hapur kundër demokracisë. Imamët salafistë predikojnë se demokracia qenka sistem ku gjoja “budallenjtë fitojnë me dy gishta”. Ky predikimi e transmeton ekstrezmin salafist “demokracia është apostazi”, dmth lëshim i fesë, pasi legjitimiteti i demokracisë buron nga shoqëria njerëzore, e jo nga dogma islamiste.

3. Pse imam Shefqeti i ka kritikuar institucionet e shtetit laik, policinë dhe gjyqësorin, pse e respektojnë ligjin. Ai i ka kritikuar këto instiucione në gazetë, ta zëmë, kur i lëshojnë kundërvajtësit – vjedhësit – të mbrohen në liri konform ligjit. Si shembull të lavdërueshëm se si policia dhe gjyqësori do të duhej t’i trajtonin kundërvajtësit, imam Shefqeti ka përmendur shoqëri ku amputojnë gjymtyrë.

4. Pse imam Shefqeti e ka mbrojtur botërisht imamin që i ka fyer gratë shqiptare si “kurva” nëse kanë më shumë se një burrë. Muhameti ka marrë vetë gra vejusha, nga djali i vet i adoptuar, e nga shokët e vet më të ngushtë. Muhameti ka marrë edhe vajzë 6 vjec, grua 60 vjec, e gra të feve tjera enkas me qëllim që t’ua konvertojë fiset. Këto relacione sot do të quheshin të pamoralshme, pedofilike, gerontofilike, si dhe martesa socipatike për interes. Imamët thonë që Muhameti vepronte konform normave të kohës së tij dhe kushedi, mund të jetë ashtu. Por imam Shefqeti i fajëson përditë qytetarët kur sillen si Muhameti, dmth kur i ndjekin praktikat e kohës, ndonëse këto – krahasuar me ato të kohës së Muhametit – na dalin goxha më të moralshme.

5. Pse imam Shefqeti në predikimet e veta kërkon që gruaja të pranojë nënshtrim hierarkik ndaj burrit në familje. Rrjedhimisht dhe pashmangshëm, kjo shpie edhe drejt nënshtrimit hierarkik të gruas ndaj burrit edhe në shoqëri. Kjo kërkesë e imam Shefqetit shkon kundër ligjeve laike të Republikës së Kosovës që stipulojnë barazi gjinore de jure para ligjit, si dhe që institucionet e republikës të punojnë edhe për barazi de facto, ta zëmë në familje.

6. Pse imam Shefqeti i ka falënderuar botërisht huliganët që janë kërcënuar me dhunë për ta penguar mbajtjen e gay paradës në Prishtinë. Ai ka qëndrim gjykues e dhunë-nxitës ndaj njerëzve që dashurohen në njerëz të gjinisë së njëjtë, që shkon kundër ligjeve të Republikës së Kosovës.

7. Pse imam Shefqeti me predikimin e vet të vazhdueshëm dhe zëlart se islami qenka feja e vërtetë e zotit i provokon kristianët. Predikuesit kristianët nxiten asisoj të thonë të njëjtën gjë, duke ngjallur sërish spiralen e lashtë të armiqësive fetare ndërshqiptare, të cilat historikisht kanë patur një kosto të lartë për kombin tonë.

8. Pse imam Shefqeti nuk distancohet prej dhunës kur kjo e promovon verzionin e vet të islamit. Ai nuk është distancuar nga përdorimi i dhunës kundër konkurrentit fetar, mulla Osmanit në Drenas, kur këtë e rrahën njerëz me bindje salafiste.

9. Pse imam Shefqeti propagon që Kosova t’u ngjajë më fort shoqërive ku dalja nga islami dënohet me vdekje. Imam Shefqeti i ka përmendur si shembull të lavdërueshëm një sërë vendesh ku islami është pjesë e legjislacionit. Në ato vende ekziston dënimi kapital për ata që e braktisin fenë islame. Ideali politik i imam Shefqetit përbën pra – edhe bukvalisht! – rrezik vdekjeprurës për qytetarët që kanë bindje ateiste e agnostike, si dhe për konvertitët nga islami në fe tjera. Nëse imam Shefqeti i realizon idealet e veta, kjo do të nënkuptonte jo vetëm shkatërrim të plotë të legjislacionit laik të Republikës së Kosovës, por edhe krim kundër njerëzimit.

10. Pse imam Shefqeti, sic u pa më lart në argumentet 1-10, është ekstremist fetar. Verzioni i tij i islamit i kërcënon vlerat suprafetare të nacionalizmit modernist shqiptar, si dhe të shoqërisë demokratike të cilën po e ndërtojmë, vlera këto të cilat akademik Qosja thotë se i mbron.

30 komente në “10 SHKAQE PSE QOSJA S’DUHEJ TË KISH TAKUAR IMAM SHEFQETIN”

  1. agostin says:

    Nje kompliment te madh artikullshkruesit, sa per imam Shefqetin sja vlen te merreshme te.

    1. Kapit Tupalla says:

      Lajm për të dyshuar! Në lajm (nga gazeta express) nuk thuhet se kur janë takuar, as nuk ka burim nga është marrë lajmi ??!!

    2. fatmir mehmeti says:

      bravo. sigurisht qe ja vlen te merresh me te. nese do kishim me shum artikuj te tille , ndoshta do kishim me pak viktima shqiptare ne siri.

    3. mirditori says:

      Agostin ja vlen te merresh me imama Shefqetin se krimba te tille po dalin kudo ne trojet shqiptare.Duhet me i tregu vendin çdolloj ekstermisti islamik e kristian te majte e ta djathte.Prandaj kombi Shqiptar gjendet ne kete gjenje qe eshte sot.

    4. Lali says:

      Dhe Qosja eshte si Shefqet vetem se ky eshte i varun me shume nga corba serbe,ate e ka pelqyer heret baca.

    5. karlzajsjena says:

      NUK E LEXOVA SHKRIMIN……NUK DUA TE DI SE CFAR SHKRUAN……POR “GAZETARI”SHQIPTAR OSEKU LESHI……NE VEND TE SHKAQE DUHET ARSYET………SHKO PUNO NE PORTO,,,,PO TE MOREN !!!!!OK.

  2. RONI says:

    Ti gjakovar qenke,nga ata me kepuce te kuqe e pantollona te kuqe.Qenke goxha i ,,perparuar,,,tani edhe Qosjes po i jeppje mend.Per kapacitetin e trurit qe paske goxha ,,burr,,qenke.Te lumte kepuckuq.

  3. sync says:

    Puna nuk eshte pse e takoi ,po cfare motivi e shtyn nje akademik i qosja te takohet me esktremistin numer 1 ne ballkan

    1. Tironsi2 says:

      Eshte takuar sepse don perkrahje nga hoxha,nese vehabitet vijne ne pushtet me Ramiq shkaun,Qosja do fitoi nje pension me te madh se Demaci,makinen dhe shoferin.Qosja eshte mesuar edhe ne kohen e Titos me privilegje poziten e Drejtorit te Institutit Albanologjik, shume vite, te Prishtines.Nese vjen sheriati,islamistet vehabit do ken shtetin islamik dhe Qosjen si ideolog dhe keshilltare te Mekes(Qabes).

  4. gjergji says:

    i lumtë artikull shkruesit dhe në fakt mjeër kosova !

  5. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Komplimenta Shqiptar i admirueshem!

  6. Erenik Doli says:

    Shqiptar Oseku duhet te mendoje mire kur i ve titullin nje shkrimi: nuk thuhet 10 shkaqet, por 10 arsyet! Shqiptari ka deshire te duket, vuan nga narcizmi gazetaresk. Merre me leng, se mishi mbaroi i thone ketij muhabeti.

  7. ILLYRICUM says:

    Qosja shkurt dhe shqip anon nga fundamentalizmi islamik.
    Fort me I perngjan ndonje ajatollahu te Iranit.
    Kete kam patur rast te e vertetoj personalisht ne disa raste.

    1. Mollosi says:

      Ti sigurisht ke degjuar qe ne vitet e tetedhjeta intelektualet kosovare Qosen e quanin Homein.

  8. Kosovari says:

    ZOTRROTE EDI RAMA,

    EJA TE LUTEM E MERRE KETE LESHE SA MA PARE NGA KOSOVA SE NA QELBI!

    POR ME KUSHTE QE TE MOS NA DERGOSHE SALEN PER KOMPENZIM.

  9. Mollosi says:

    Z.Qosja ne seline e Institutit Albanologjik e takoi hoxhen idiot Shefqet Krasniqi. Ne ate takim nuk munguan lavdet per njeri tjetrin. Z.Qosja pohohet te kete thene se e vlereson lart punen e imamit qe konsiderohet radikal. Pra z.Qosja e vlereson imamin kur dihet qe ai imam boterisht pat deklaruar “inshalla jemi prej atyre qe i urrejme te krishteret” Eshte po ai imam i cili kerkon sheriatin, eshte po ai imam i cili nene Terezen e quan lavire… Dhe z.Qosja vazhdon me “vleresimin e punes se palodhshme si dhe kontributin e tij te cmueshem per ngritjen e vlerave kombetare e fetare te popullit tone”. E pa besueshme se si nje intelektual lavderon me aq zell nje idiot qe eshte kunder Skenderbeut , kunder Rilindasve, kunder Lidhjes… E pabesueshme se si nje akademik lavderon hoxhen qe eshte adhurues i roberise dhe i roberuesve, qe eshte adhurues i sulltaneve dhe Haxhi Qamileve, qe eshte perqaresi me i madh i shqiptareve.
    Z.Qosja gjithmone ka qene islamist. Shume mire me kujtohet kur ne nje interviste u deklarua kunder flamurit. Deklarate e tij (perafersisht) ishte kjo: ” Flamuri nuk i perfaqeson te gjithe shqiptaret sepse ai eshte flamur i te krishtereve. Duke qene flamur i te krishtereve ai vetvetiu nuk eshte edhe flamur i shqiptareve mysliman”.

  10. Drenicak says:

    Une ruaj resoekt per Qosen por kur pash qe u taku me nje turkofil kjo me ka shoku.

  11. rakia says:

    PROFESORI, MUND TË JETË MUSLIMAN I MIRË ,POR JO INDROKTINUAR!

  12. Newborn says:

    Ky takim nuk eshte asnje befasi. Edhe Qosiqi edhe Mulla Palaqo Shefqeti jane renegate dhe antishqiptar qe me idete dhe veprimet e tyre demtojne interesat e shqiptareve ne Ballkan. Ne kete takim ka munguar vetem edhe popi serb Artemije per te rrumbullaksuar komplet forcat antishqiptare qe veprojne sot ne Kosove.

  13. TASO says:

    Nuk shitet kali per nje te qorollipsur,ka ngelur nga anet tona , per sa i perket takimit ,jemi te gjithe te ndergjegjshem qe fene ne KOSOVE DHE MAQEDONI SHQIPTARET E KANE MBAJTUR SI KUNDERPESHE TE FESE SLLAVE per tu mos asimiluar siç ka ndodhur ne IGUMENICE QE çAMET PER TU BERE GREKE NDERUAN FENE.DHe nuk eshte e thene qe tani KOSOVA qe eshte mevete ta mbaje forte dhe ta radikalizoje te hidhet ne ekstremin islamik,artikulli eshte kembane per popullin SHQIPTARE TE KOSOVES .Nuk kemi fe ne SHQIPTARET NE QE MBAJME AMANETIN E RILINDASVE ” FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA” te tjeret qe duan ta mbajne fene forte dhe ta radikalizojne hane buken e SHQIPTARIT dhe bejne politiken e shejtanit,dhe ne gjuhen e nenes time i thone ANTISHQIPTARIZEM.

  14. Bekteshi says:

    Ky, Rexhp qosja pasi qe politikisht qe moti ka vdek tani kerkon te strehohet dhe te gjeje vend tek hoxha me mjeker dhe pantolla te shkurter. Thuhej se streha e fundit e horave eshte nacionalizmi une mendoj se strha e fundit e horave eshte feja si kjo e mjekrrave dhe pantollave te shkurter.

  15. aurel Permeti says:

    Titulli i ndjere do te ish:
    Perse mullah Qosja takon imam Shefqetin?
    Dhe me i rrezikshem per te ardhmen e Kosoves,nuk eshte fondamentalisti eksplicit Shefqet,por mullahu Qosja me mjeker,i maskuar me turbanin e dijetarit.

  16. Dije says:

    sa qenkan zhgenjyer anti islamistet :)))


    po te doje zoti e ben edhe qosen musliman te devotshem..

  17. ANALISTI ZVICER. says:

    QOSJA nje tradhtar i perbetuar anti-shqiptar.
    nje njeri qe kritikon akuzone te madhin tone ISMAIL KADARE,IBRAHIM RUGOVEN dhe te njejten kohe perkrah pakicat TURKOFILO-ANADOLLAKE te bijet e ish TERRORISTAVE OTTOMAN ai njeri si qosja nu jane SHQIPTARE.
    .mos te harrojme se qosja eshte nja mali i zi dhe dihet qe edhe atje ka TURQ e QEKEZ-TORBESH si ne kosove e shqiperi.

  18. ILLYRICUM says:

    RRYMA E CILA TENDON TE SHKATRROJ IMAZHIN EUROPIAN TE IBRAHIM RUGOVES DHE ISMAIL KADARE KURR NUK DO KETE SUKSES. LIDERI KOSOVAR RUGOVA, ESHTE I CMUAR NGA QARQET E FUQISHME EURO-AMERIKANE. ISMAIL KADARE NUK PATI SUKSES TE MARRIN CMIMIN NOBEL PER SHKAK TE POZITES TE TIJ NE REGJIMIN E ENVERIT. NUK ISHTE VOISLAV HAVEL I SHQIPERISE.POR PERSERI MBETET POET I MADH. QOSJA MUND TE I FUSTE NE NJE AUTOBUS ANTARET E PARTISE POLITIKE QE FORMOJ ME QELLIM QE TE CKATERROJ LEVIZJEN E RUGOVERS.
    NUK MUND TE KRAHASOHET AS NE ENDERR IBRAHIM RUGOVA ME SALI BERISHEN, E AS ME NDOMJE LIDER TE LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES. IBRAHIM RUGOVA ISHTE LIDER I LEVIZJES NACIONALE SHQIPTARE DHE JO TE NJE PARTIE POLITIKE.
    IBRAHIM RUGOVA DHE NENE TEREZE JANE SIMBOL I SHQIPTAREVE TE SHEKULLIT 21
    SA ME PERE TE E KUPTOJNE LUIDERET TONE AQ ME MIRE DO JETE PER SHQIPTARE.
    TE TILLE I CMON BOTA.

  19. adnan says:

    Tragjedia më e madhe është kur flasin për islam ata njerëz që as I se kanë nga islami . O jaran i pitës meru me diçka që mundesh mi rrenjës njerëzit mos trego përallat që i ke ndëgjuar nga analfabetët
    (me tëthashetëthëna). Sot nga repertuari i librave që tregojnë për fenë islame dhe istorikun e saj ka sa të duash , dhe ne që i kemi lexuar fort mirë e dimë.

  20. Atdhetari says:

    Perderi sa e ka deklaruar veten enverist dmth antishqiptar nuk ka me nevoje per koment Qosja !

  21. ibarhim says:

    komunistet jane me te kqinje-rasti ku babai i rames ja ben gruas se te birit edvin femine.dhe ky i thot pasi mori disa ilaqe te negjmijes grigorit bire,perpara as buk si dha.

  22. EDI says:

    KY QOSJA ESHTE NJE HAJVAN-GOMAR I PASHOQ.
    IMAM KRASNIQIT NUK I VJEN AS TE THOI I KEMBES KY BOLSHEVIK I KRISUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje