Që kur doli lapsi, iku burrëria

7 Janar 2014, 22:10Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Morboziteti (1) është një mënyrë tronditjeje a formë mendimi, që askush nuk di ta shprehë, por që në këto vite post komuniste ai sa vjen e bëhet më akut.

Dikur paraardhësit tanë nuk dinin shkrim e këndim, merrnin vendime, mbi gjithçka që u lypsej, jepnin fjalën njëri- tjetrit për të bërë punë të mirë bashkë dhe binin dakord për ndarjen e përfitimeve midis tyre me ‘karar’ (lidheshin për fjale).

Fjala e dhënë bënte të bashkoheshin dy njerëz për të ngritur institucionin e familjes, institucion, i cili mbahej me fjalën e dhënë nga fillimi e deri sa në fund të ndaheshin prej vdekjes, ose prej ‘thyerjes’ së fjalës.

Gjithçka që e bëjmë me vetëdije nuk ka nevojë për firma e vula, mjafton vetëm fjala për tu lidhur me njëri- tjetrin në të mirë e në të keqe.

Cektësia është vesi më i keq, ndërsa gjithçka që e bëjmë me vetëdije, është e mirë.

Kur lexojmë e dëgjojmë për mënyrën si lidheshin marrëdhëniet midis njerëzve e si bashkëvepronin ata pa nevojën e kilometrave letra për të shkruar marrëveshje, kg boje për t’u përdorur për firma edhe vula, sigurisht mendojmë sa njerëz të fortë kanë qenë dhe sa të lehtësuar shpirtërisht, karakter të fortë dhe shumë të arrirë si qenie njerëzore.

Në ditët e sotme është shpërndarë si epidemi morboziteti dhe është bërë aq akut, saqë të duket se nuk ka mbetur më një njeri mbi këtë tokë, i cili mund të të japë fjalën jo për ndonjë gjë aq jetësore, por thjesht p.sh: se nuk do të punojë në apartamentin e tij në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, meqenëse dha fjalën…

Nuk ka logjikë të shkosh e t’i trokasësh tek dera e aq më tepër ta kritikosh për fjalën e pambajtur…

Kjo gjë tashmë është ngritur në ART. Këtë mbajtje fjale nuk mund ta gjesh tek ASNJË BURRË SHTETI e jo më tek nëpunëse gra/vajza-burra/djem.

Ti nuk mund të arrish kurrë të marrësh fjalën e një shërbyesi të popullit që paguhet me taksat e paguesve shqiptarë se në ‘X’ orë do të shkosh e së paku të takohesh me të, ndërsa pjesa tjetër e fjalës se do të mbarosh punën që ka lidhje me këtë zyrë  ajo është një ‘HISTORI E GJATË’.

Jam e dëshiruar që dikush të më japë fjalën e ta mbajë, ç’nuk do të jepja për të provuar njëherë të vetme këtë ndjesi që të mbush shpirtin me jetë!!!

Nuk është e thënë, se njeriu kur jep fjalën duhet ‘të therë djalën’, jo, jo.

Një njeri me karakter duhet të bëjë maksimumin e përpjekjeve që përpara se ta japë fjalën, ta mendojë nëse do mund ta mbajë dot.

Do më pëlqente ashtu si unë vetë e kam zakon, të më thotë tjetri: këtë nuk e bëj dot dhe do të merrte prej meje 1000 falenderime sepse do më kursente shumë ndjenja të këqija.

Njeriu duhet të mësohet të thotë jo! Ashtu si mund të thotë po kur është e mundur.

Njeriu me KARAKTER TE FORTË MIDIS ‘JO’-së edhe ‘PO’-së nuk duhet të lerë vend as për një majë gjilpëre.

Po tani që janë firmat edhe vulat pse janë njerëzit kaq morboz???

Firma edhe vula mbi fletët e letrave ku shkruhen marrëveshje pune etj, duhet të jenë të bazuara në ligje dhe kjo do të ishte jo aq e bukur sa lidhja e tjetrit me fjalën, por në fund të ditës njeriu do të flinte i qetë.

Përse gjithë ky morbozitet, i cili ka shkuar deri aty, sa të vjen turp të kërkosh sjelljen normale në marrëdhënien njerëzore, sepse të shohin sikur “diçka nuk shkon me ty”.

Si mund të fillojmë të dalim nga kjo anomali???

*Morbozitet: anomaliteti i ndjenjave dhe karakterit

7 komente në “Që kur doli lapsi, iku burrëria”

  1. Hanibal Kanibali says:

    Domosdo!
    Burri qe esht burr nuk ka nevoj per lapsa e stilolapsa..
    Ai e ka “penën” e tij me boj shkrimi..
    Mjafton ta perdor denjsisht dhe ben çudira
    Un per veti jam “shkrimtar” i mir.”Kam pen”.shkruaj bukur..tha Aqifi nga Kardifi…

  2. mendimi says:

    Po mar kurajon tju shpjegoj se sjellja e mesiperme e shume personave ne Shqiperi nuk ka te beje shume me fjalen “MORBOZITET”.Percaktimi i kesaj fjale eshte vertet anomali e karakterit por ne nje kuptimin e ngjitjes ose te nje varesie te ndersjellte deri ne semundje te personave.pra nje raport varesie i semure i dy personave.flm.

    1. eda says:

      I dy ose me shume personave. Perdoret ne kontekste te ndryshme..

  3. Gjergj Araniti says:

    Shumë bukur. Një e keqe e madhe sot, është se asnjë njeri, nuk të thotë “jo”, për diçka që i kërkon…(“po”-ja që merr, është vetëm premtim, por në të shumtën, jo realizim…)

  4. Spectrum says:

    Flisni shqip here tjeter lerini morbozitetet se e dîme qe gjuhet e huaja i thani

  5. strong says:

    Kohe te zhvillimit te madh dhe te zhgenjimit te madh
    sa e trishte te jemi te pa fuqishem te ndryshojme dhe
    permiresojme mardhenjet, komunikimin, shpirtin ndermjet
    njerezve.Drejtesine, pozitivitetin,korektesine,ndershmerin
    Humanizmin i trajtojne si parime demode……..
    Turp …Koha Kalon Karma te rizgjon…….

  6. ATDHEU says:

    Burreria iku paburreria,pabesia,paqendrueshmeria,padrejtesia,
    pangopesia zevendesuan vlerat ,parimet,qellimet,besimin ,integritetin.
    E trishte e hidhur kjo e vertete e frikshme.
    PSE shqetesohemi,sakrifikojme per shendetin, lumturine dhe suksesin
    sepse jane kuptimi i jetes.
    Zgjohuni sa nuk eshte vone o burra largohuni nga paburreria
    Karma vendos drejtesine mbi padrejtesine .
    Komplimente MAGDA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje