Në mediat rajonale qarkulloi ditët e fundit lajmi se Maqedonia do të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë për një lloj “bashkimi diplomatik”. Vlerësimi fillestar ishte një ngritje supesh dhe rezervat ndihen më shumë korridoreve të politikës se sa në deklarimet zyrtare. Nënkuptimi i kësaj marrëveshje është domethënës dhe nuk mund të shmanget. Në këtë marrëveshje midis Maqedonisë dhe Serbisë, ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme.
Në 14 mars 1931, Gjermania dhe Austria nënshkruan një projekt-marrëveshje “Për njehsimin e kushteve doganore mes Gjermanisë dhe Austrisë”… Ky projekt u njoh si projekti Curtius-Schober. Sipas këtij projekti, secili vend do të ruante administratën e tij doganore dhe duke hequr çdo pengesë mes tyre. Ai ishte vetëm një projekt bashkimi doganor.
Ky projekt shkaktoi një reaksion zinxhir negativ në Europë. Arsyeja ishte prishja e balancave të pas- Luftës. Dhoma e deputetëve të Francë votoi kundër një vendimi të tillë. Thelbi i reagimit ishte një shprehja e artikullit të një prej politikanëve më të aftë të kohës, Eduart Herriot, të publikuar në “Ere Nouvelle” që thoshte: “Na marrin vërtet për gomerë, në se besojnë se mund ta harrojmë se bashkimi politik i Gjermanisë u realizua përmes bashkimit doganor”…
Reaksioni i prishjes së balancave europiane të pasluftës e dërgoi projektin në fjalë në Këshillin e Lidhjes e Kombeve ku Franca, Anglia dhe Italia shfaqën kundërshtimin e tyre të vendosur. Situata nuk përfundoi me kaq. Ajo bëri që çështjen ta merrte në shqyrtim Gjykata e Hagës, e cila në 5 shtator 1931 deklaroi se marrëveshja e “bashkimit doganor” midis Gjermanisë dhe Austrisë nuk ishte në përputhje me Protokollin e Gjenevës të 4 tetorit 1922…
Sot në rajonin e Ballkanit, nga Shkupi i mbushur me buste të kontestuar nga fqinjët e saj, vjen një sinjal që duhet të çudisë më shumë maqedonasit se sa shqiptarët. Qeveria maqedonase po shkon drejt një marrëveshjeje që flet për “bashkimin” e trupës diplomatike midis Maqedonisë dhe Serbisë dhe që flet më shumë se sa ndërtesat e përbashkëta diplomatike Serbi-Maqedoni.
Pyetja “çfarë do të thotë kjo marrëveshje?!” e ka tashmë përgjigjen “naive” nga burimet qeveritare të Shkupit. Ajo flet vetëm për “arsye financiare”. Me këtë paqartësi “arsyet financiare” mund ta shtyjnë Maqedoninë të vazhdojë me këtë precedent edhe më tej diplomacisë. Shkupi zyrtar po hap kështu një kapitull të çuditshëm për vetë statusin ndërkombëtar të Maqedonisë. Rruga e “anshlusit” të saj diplomatik me Serbinë nuk ka vënë në diskutim vetëm përfaqësimin ndërkombëtar të saj në diplomaci. Me këtë marrëdhënie të çuditshme Shkupi zyrtar po prodhon në rajon për fqinjët e vet perceptime që dëmtojnë vetë atë. Ky vendim duket që lidhet me arsyetime politike të brendshme se sa me pozitën gjeopolitike të shtetit të ri ballkanik. Në se dikush në Shkup mendon se po zhvillon me Beogradin një “paralele” balancuese të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës bën gabim. Të dyja shtetet shqiptare nuk kanë asnjë interes ta shohin Maqedoninë fqinje si kundërshtare rajonale. Kjo balancë e re godet statusin “sfungjer” për të cilin ajo vlerësohej dhe vetë pozitën juridike të Maqedonisë si shtet. “Anshlusi” diplomatik me Serbinë e barazon “moralisht” ish-republikën jugosllave me statusin e Kosovës ende jo anëtare e OKB-së.
Pozicionimi i ri i Shkupit zyrtar do t’i kushtojë kohë të tepërt elitës maqedonase për të shmangur dyshimet e opinionit ndërkombëtar për rrethanat e “anshlusit” diplomatik me Serbinë. Janë dyshime të cilat e kanë trajtuar padrejtësisht në korridoret e diplomacisë ish-republikën jugosllave si vend “eksperimental”.
Projekti i “bashkimit diplomatik” me Serbinë shfaq një krizë personaliteti të Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai vjen në një moment jo të mirë për Maqedoninë dhe synimet që ajo ka deklaruar për rolin e vet në rajon. Bashkimi diplomatik i Maqedonisë me Serbinë do të shikohet si proces i sapohapur. Ai do ti kontribuohet edhe “mpirjes” së diplomacisë maqedonase nga strategjia e Greqisë fqinje në bllokimin e çdo përpjekjeje të Shkupit për të ecur përpara në integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian. Në këtë krizë përfaqësimi të diplomacisë maqedonase nuk do të mbetet mbrapa as Bullgaria fqinje, e cila po “zgjohet” në trajtimin e interesave të veta rajonale.
Me këtë vendim të fundit, Maqedonia do të ngjallë një reaksion zinxhir, koston e së cilës do ta paguajë po vetë. Busti i Carit serb i vendosur “pa leje” ndërtimi në Shkup u bë parathënia e “anshlusit” diplomatik të Maqedonisë me Serbinë që lidhet edhe me “hobin” e Shkupit zyrtar për ngritje statujash. Kryeqyteti i Maqedonisë i ngjan një “disneyland”-i ballkanik ku simbolikat busteve do të merren më seriozisht.
Elita politike e Maqedonisë po drejtohet nga një logjikë imponuese që është e qartë vetëm në atë që nuk pëlqen. “Anshlusi” diplomatik me Serbinë nuk mund të trajtohet si një çështje “financiare”. Ajo prek edhe interesat jofinanciare të kombit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë.
Lëvizja e diplomacisë maqedonase po rivlerëson rregullat e lojës në rajon e cila duhet të shqetësojë maqedonasit realistë. Në çdo rast, edhe falë “anshlusit” të nisur me Serbinë, kjo do ta rrezikonte vendin nga një proces “libanizimi” duke mbingarkuar marrëdhëniet e brendshme të vendit me atë të interesave të shteteve të saj fqinje. Kjo nuk do ta ndihmojë pozitën e Maqedonisë si shtet. Marrëdhëniet e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk kanë pse lidhen me ato midis serbëve dhe shqiptarëve. Serbia do të jetë spektatore përfituese në një situatë rajonale ku Beogradi i ka humbur pozitat e dikurshme të ish-Jugosllavisë. Marrëdhënia midis maqedonasve dhe shqiptarëve është për shtetin maqedonas një çështje e sigurisë kombëtare. Pakënaqësia e pritshme e shqiptarëve nga produkti psikologjik i “anshlusit” me Serbinë do të ketë pasoja për besimin e dy kombeve që formojnë Maqedoninë.
Historia e Maqedonisë ka një diskutim të hapur në kohë të ndryshme në dallimin e asaj që duket dhe asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Problemi aktual i Maqedonisë nuk janë shqiptarët. Ai në radhë të parë është perceptimi që politikanët e saj kanë për vendin që qeverisin. Jam dakord me miq të mi në Maqedoni se kriza e identitetit të Maqedonisë eksportohet edhe nga Athina dhe Sofja por besoj se “anshlusi” diplomatik me Serbinë do të bëjë që kjo të harrohet dhe justifikohet.
“Anshlusi” me Serbinë nuk bën “kalorës” të kristianizmit në rajon askënd. Në të kundërt, ai i jep vlerë kalit më shumë se sa kalorësit Aleksandër të vendosur në qendër të Shkupit. Kali mbi të cilin qëndron heroi Aleksandër i Maqedonisë duhet ti kujtojë Shkupit zyrtar historinë e vjetër të Trojës. “Anshlusi” serbo-maqedonas bën të qartë cilësinë e “lodhjes” së “Trojës” maqedonase.
Kush vlerëson sot në Shkup se në “betejat” e nesërme diplomatike me Athinën, Sofjen, Tiranën dhe Prishtinën zyrtare ka fituar një aleat si Beogradi duhet të mendohet dy herë. T’i gëzohesh prishjes së rregullave është cilësi kalimtare.
Publiku shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë ka të drejtë ta shohë bustin e Carit serb në Shkup aspak si një ndërtim “pa leje”. Ky proces “diplomatik” serbo-maqedonas i saponisur do të rivlerësojë të lidhura me njëra-tjetrën mospranimin e heshtur të Shkupit zyrtar ndaj marrëveshjes së paqes shqiptaro-maqedonase të konfliktit të vitit 2002, që njihet ndryshe si Marrëveshja e Ohrit dhe refuzimit të njohjes së Kosovës nga Beogradi zyrtar. Njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe Marrëveshja e Ohrit janë akte fondamentale ndërkombëtare për të ardhmen dhe stabilitetin rajonal. Shteti maqedonas ka detyrime substanciale për trajtimin e kombit të dytë në vend që janë shqiptarët. “Anshlusi” diplomatik midis Serbisë dhe Maqedonisë për arsyet e ashtuquajtura financiare do të nxisë reflektime. Një godinë ambasade nuk mund të prodhojë dy diplomaci të ndryshme, ku njëra njeh Kosovën si shtet dhe tjetra jo.
Vendet e anëtare të Bashkimit Europian ende nuk janë duke “vrapuar” të integrohen kaq shpejt për të pasur godina ambasadash të përbashkëta. Ky proces “integrimi” diplomatik në zonën e paintegruar të Ballakanit ngjall veç ironi. Ajo duket si nisja e një lojë të re me rregullat e vjetra të ish-Jugosllavisë. Kjo lojë cënon marrëdhënien midis shqiptarëve dhe maqedonasve për të ardhmen e përbashkët. Fati i Maqedonisë duhet të lidhë dhe respektojë njëkohësisht interesat e të dy kombeve që e përbëjnë vendin. Nuk është koha për frikë. “Anshlusi” i supozuar diplomatik me Serbinë nuk e ul atë. Ai shton pikëpyetjet. Sigurisht.
Kunderpergjigjuni me Anshlusin shqiptar!
http://goo.gl/rysJEi
Brenda aneve ka patjeter mes e ne mes qendron e verteta e llogjikshmja e me prane shpirterores qe ne thelb shpreh ate qe duhet ta vleresojme e marrim ne konsiderate.
Mbetesh vlere
Vertet realiste! Ky ha buk vec
PO SHQIPTARET E MAQEDONISE DHE POLITIKA SHQIPTARE CFARE PO BEJNE NE KETE RAST…APO NUMEROJN YJET NATEN.
GJITHMON NE PLAN TE DYTE KAN QENE SHQIPTARET E SHKRET…PO MIR TJU A BEJNE KUR JAN TE PERCARE NE 100 PARTI.
Pirdh o Majko pirdh.
Ate punen e UNDP ne Nju Jork do ta kapesh ti apo jo?
Se ketej nje vere ne uje bere dhe ke per te bere.
I nderuar z.Majko:Tema qe Ju trajtoni eshte me te vertet per tu analizuar nga politikane e diplomacite e vendeve qe e rrethojne kete vend qe duke i rene nje lapsi te thjeshte do te shitep pa u shperbere nga shtetet qe e rrethojne.E padyshim rruga me e drejte per ata eshte qe ti bashkngjiten Serbise siç ndodhi me dyshen Qipro-Greqi per te bete te mundur futjen e saj nga dritarja ne shtepine Europine.Njekohesisht ata kerkojene te shpallin nje kapitullim e ta konsiderojne vehten e tyre nen ombrellen e enderuar te Serbeve per te ribere nje Jugosllavi,ndoshta jo me teritoret e meparme por te riquhet Jugosllavi e per pasoje serbet qe predominojne ne kete bashim te konsiderohen jo si te shperngulur ne keto treva por si etnike.Kjo Perben edhe rezikun se pas pranimit te Serbise si kandidate e BE ,Serbet kerkojne te fuqizohen diplomatikisht duke bere ligjin ne kete zone te nxjehte.Kjo eshte edhe aresyeja se perse pikerist pas marrjes se statusit nga Serbia hapen e dalin ne pah keto marrveshje te pista e te fshehta qe kane per qellim per te zgjeruar teritoret e tyre .Nje nga pikat e tjetar qe Ju ndoshta jo me qellim e anashkaloni eshte edhe rroli i kristianizmit duke e perdorur per pyke ne kancelarite diplomatike per te bere te mundur aneksimin e ketij shteti qe kur nuk u be i tille.Kur gjendja te acarohet e kazani te derdhet atehere edhe vete Serbija do te mund te hyje ne pazare si teritor i saj siç veproi edhe me veriun e Mitrovices.Eshte po i njejti skenar po e njejta politike e diplomaci tashme qe ka dhene frutet e veta poshte tavolinave te kancelerive Europiane.Kjo do te ishte nje fatkeqesi si per ate pjese ku jetojne Shqipetaret edhe per pjese te tjera ku banojne greke e bullgare.He per he Greqise i intereson ky plan pasi dihet nga te tere qe eshte me dhembe te rene e nuk ka fuqi te kafshoje asnje qofte nga ana politike e qofte edhe nga aspekti diplomatik.Se fundemi do te doja qe kjo gjelle te mos gatuhen ne ndonje kazan qe me cektesine e tij do qe ne velim e siper te derdhet i teri.
Krej ket qka z.Majko e thot, Maqedonia e ka ne plan ta ralizoj edhe ma mire qe na e gjykojm e menojm, perfshi edhe bustin e Car Dushanit, i cili shume shqipetarve ne Shkup, Prishtin e Tiran(te tjeret spo na interesojn se si e shohin, se sllav jan qe te gjith, perfshi ketu edhe Turkin islame, qe te gjith ni MUT per ne shqiptart jane!) na “duket” pa leje, ata e ka ba qeveria maqedonase dhe dora vet, por delet shqiptare islamiste mjrisht e kan hallin vertikal e jo horizontal, me prejashtim te grushtimit te baba dimrit, ma shume mos kerkoni se edhe ne qe shkruajm injorat do te ngelim!!!
I madh je Z.MAJKO.
Bukur fort shkruan ambasadori Shaban Murati.Argmenta e analiza te drejta per nje problem te mprehte politiko-diplomatik ne Ballkan e me gjere.Dihet se ambasadat e vendeve sovrane ngrejne ne cdo vend te huaj, ku perfaqesohen me nje seli diplomatike,flamurin e tyre shtetror,sepse flamuri perfaqeson kombin por edhe shtetin e pavarur.Ne rastin e ambasadave te perbashketa c’fare flamuri do te ngrihet ne to:Flamur i ri me simbolin e shkrire “gjysme pule e gjysme gjel” apo do ta ngrejne me rralle??!!Po ambasadori kush do te jete,serbi apo maqedonasi,sepse dy kendeze nuk kendojne dot ne te njejtin qymez!
Pastaj vjen nje problem i mprehte etniko-social e politik:A do ta pranojne shqiptaret e Maqedonise qe te perfaqesohen ne bote nga Serbia e diplomatet serbe?Ketu del qarte edhe pyetja qe ben zoti Murati:C’do te ndodhe me njohjen e Kosoves nga Maqedonia,ne nje koha kur Serbia kundershton njohjen e saj?Si do te flasi zedhenesi apo ambasadori serb ne ambasada te perbashketa,sidomos ato ne vende te medha lidhur me Kosoven e marredheniet me te?Nje gje dihet,gjithe ky zhvillim i turbullt politiko-diplomatik eshte gatuar ne kuzhinat serbo-medha e nacionaliste te Beogradit, dhe si e tille mban ere te keqe dhe kundermon per keq ne te gjithe rajonin.
Bukur fort shkruan zoti Pandeli Majko. Argmenta e analiza te drejta per nje problem te mprehte politiko-diplomatik ne Ballkan e me gjere.Dihet se ambasadat e vendeve sovrane ngrejne ne cdo vend te huaj, ku perfaqesohen me nje seli diplomatike,flamurin e tyre shtetror,sepse flamuri perfaqeson kombin por edhe shtetin e pavarur.Ne rastin e ambasadave te perbashketa c’fare flamuri do te ngrihet ne to:Flamur i ri me simbolin e shkrire “gjysme pule e gjysme gjel” apo do ta ngrejne me rralle??!!Po ambasadori kush do te jete,serbi apo maqedonasi,sepse dy kendeze nuk kendojne dot ne te njejtin qymez!
Pastaj vjen nje problem i mprehte etniko-social e politik:A do ta pranojne shqiptaret e Maqedonise qe te perfaqesohen ne bote nga Serbia e diplomatet serbe?Ketu del qarte edhe pyetja qe ben zoti Majko:C’do te ndodhe me njohjen e Kosoves nga Maqedonia,ne nje koha kur Serbia kundershton njohjen e saj?Si do te flasi zedhenesi apo ambasadori serb ne ambasada te perbashketa,sidomos ato ne vende te medha lidhur me Kosoven e marredheniet me te?Nje gje dihet,gjithe ky zhvillim i turbullt politiko-diplomatik eshte gatuar ne kuzhinat serbo-medha e nacionaliste te Beogradit, dhe si e tille mban ere te keqe dhe kundermon per keq ne te gjithe rajonin.
Korigjim gabimi:
I lutem moderatorit te me fale se ne variantin e pare ne vend te emrit Pandeli Majko kam vene gabimisht emrin “ambasadori Shaban Murati.Mundesisht shuani variantin e pare dhe zevendesojeni me variantin e dyte te korrigjuar.
Pensionisti
anshlusi ?? uhhhhhhhhh na**nen uhh ma**min si e bet berllog ket gjuh
pthyyyyy, pthhyyyyyyyy analfabeta , turpi eshte pak per ju gezatari te ndyer.
u shofshi e u shfarrofshi ju qe futni fjali, qe sjan te gjuhes shqipe.
e per maqedonin, ato mir e kan se jan vllezer me serbin e bullgarin.
nje bashkim i tyre eshte shum e natyrshme se kohet e fundit punohet haptas per nje jugosllavi te re dhe kjo eshte edhe ndoshta fillimi i saj.
E ne shqiptaret ????
ende ne gjum, jemi ndar ne kosovar luginas e cam.
i lumt shkavellit, se vetse shqipja pret te huain te i japi driten jeshile per bashkim (SHBA dhe EU)
Ngadal Kercovar se duhet pasur njohuri per te kritikuar. ‘Anshlusi’ eshte akti i heqjes se pavaresise te Austrise nga Hitleri. Gjithe bota e quan ashtu. Z.Majko po heq paralele me kete akt me ate cka po behet ne Maqedoni.
Ka probleme ketu…..(Maqedoni-Serbi ) (Ukrahine -Rusi)
Dy popuj sllav qe gjithmone kan patur tendenca hegjemoniste jane Ruset dhe Serbet. Asgje e re. Aleancen Serbo-Maqedono-Malaziase_ne luften kunder te gjith shqiptareve ne ish_Jugosllavi e dijme te gjithe (psh: “Pamfleti I shtabit kontrarevolucionar te Lazar Mojsov). Sali Berisha pranoi Maqedonine dhe Malin e Zi pa kurrfare kushtesh. Sali Berisha i konsideroje shqiptaret ne keto te dy shtete si te jetonin ne Azi. Tirana pati shanse te behet qendra politike dhe ekonomike e Ballkanit. Edhe keto shansa duket se u humben. Beogradi gjithnje e me teper po forcohet.
Lideret tone ishin shume te preokupuam me Erdoganin. BE dhe SHBA mendonin qe Shqiperine, Kosven dhe Bosnjen, si shtete muslimane te I vejne nen kujdestari te Turqise. Per te pengua depertimin e fundamentalizmit islamik ne Europe. Erdogani jo nvetem qe I ktreu keto obligime. Ju rriten apatitet. Deshti te ripertrij Perendorine Osmane. Lideret tone u pajtua. SHBA dhe Europa i thane “JO” erdoganit dhe pioneve te tij. Cfare qendrimi EU dhe SHBA do marrin tani. Nuk di. Do shofim.
Per tani Beogradi forcohet cdo dite e me teper. Eddrrat per pertrirjen e “Perendorise Otomane” perfunduan.Shpresoj se tani e kemi kuptuar. Nese nuk eshte vone. Vetem perse Mali i Zi prenoj Kosoven, Lideret shqiptare u sollen sikurese ky shtete e formoi dhe jo SHBA. Tani edhe Mali I Zi me Serbine i kan mardhenjet cdo dite e ma miqesore. Si gjithmone ne histori.
I urej sllavet se jane krushqit e shpellarit,por me pelqen loja e tyre e huazuar nga RUSET me MODELIN HUKRAINES,eshte i njejti bllof qe po lozin me kurven e vjeter EUROPEN dhe te pergedheluren GREQI qe po e le EMER shteti.
shkrim i mire,Anschluss eshte nje bashkim de facto,por nuk di pse me Serbine?Sa peshon popullsia serbe ne Maqedoni?Po shqiptaret?C’arsye kane te jene dakord dhe me gjere,po me fqinjet si do justifikohet ky bashkim diplomatik?Mos e bejne per kunderpeshe pikerisht ndaj shqiptareve?
sepse vendet e tjera si SHQIPERIA , BULLGARIA APO GREQIA konsiderohen nga maqedonasit si vende armike . Ne fakt eshte Serbia qe e ka kriju Maqedonin … nqs kta duan te bejne nje Anschluss per gjoja ” kursime parash ” ateher ai vend duhet te jet Shqiperia ose Bullgaria . Majko ka shume te drejte …Shqiptaret duhet ta kundershtojn me cdo kush kte veprim te Shkupit . Politika e jashtme e Serbis eshte komplet e kundert me ate te Maqedonise …ndersa Shqiperia dhe Bullgaria kan politika te jashtme te ngjashme me Maqedonine !
Tirana dhe Sofja duhet ta kundershtojn kte veprim …pastaj i takon dhe Athines dhe Zagrebit por kto luajn role dytesore .
Pandi Majko,eshte nje patriot Shqiptar qe i don Maqedonasit shume.
Maqedonasit,paralajmeron Majko,do humbin shtetin thjeshte se perdoren nga fqinjet(Serbi,Greqi) per te keq,dhe nuk garantojne ekuiliber politik,e qe gjenerojne propogande anti perendimore automatikisht.
Cilesite e P.Majkos,jane product i personalitetit te tij,dhe qe mezi kuptohen nga ballkanasit qe vazhdojne te jene nje mix kristjan po me dominance de facto mentaliteti otoman.
Serbet dhe Greket jane kopilat e perandorise Osmane,se vetem keshtu kuptohet sjellja kolektive e tyre…..
Bashkimi diplomatik, i maqedonasve me Beogradin, nëse është e vërtetë, nuk do të thotë bashkim edhe i shqiptarëve. Këtë, Shkupi e di mirë, së bashku me Beogradin e, më larg. Nuk kemi të bëjmë me një “krizë identiteti”, por me një provokim shumëplanësh: a) presion kundër grekëve për emrin e Maqedonisë; b) presion ndaj shqiptarëve për të mos këmbëngulur në të drejtat e tyre, sipas Marrëveshjes së Ohrit; c) presion ndaj grekëve, bullgarëve dhe shqiptarëve, për të rritur pretendimet në kuadër të çështjes maqedonase. Dihet se, për Serbinë, asnjëherë nuk ka ekzistuar Maqedonia dhe ajo është quajtur “Serbia Jugore”. Ishte pikërisht Titoja dhe Partia Komuniste Jugosllave që e “lindën” republikën maqedonase, për të diversionuar çështjen shqiptare nëpërmjet krijimit të “Maqedonisë së Vardarit” dhe për t`u bërë presion grekëve për “Maqedoninë e Egjeut” dhe bullgarëve për “Maqedoninë e Pirinit”. Këtyre qëllimeve u ka shërbyer edhe i deleguari i ish – Partisë Komuniste Jugosllave, Svetozar Vulmanovic – Tempo, i cili mbante kontakte me Partitë Komuniste të Bullgarisë, të Greqisë dhe të Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore, në kuadër të Kominternit dhe të Projektit për “Federatën Ballkanike”, e përkrahur dhe nxitur nga Moska, e cila u tërhoq, pas ndarjes së zonave të influencës, Stalin – Çërcill, në Jaltë! Të njëjtit qëllim i ka shërbyer edhe “riatdhesimi” në Maqedoni i “egejcave” nga ish – Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të Europës Lindore në vitet 60 deri 80 – të, të shekullit XX, duke i vendosur edhe ne viset shqiptare ne Maqedoni e, duke u krijuar kushte komode.
Mendoj se nuk kemi të bëjmë as me një “tullumbace” provokuese, por me një prapaskenë alla pansllaviste, që neve do ta “shohim” vetëm kur “t`i dalë tymi në majë”! Politikanët shqiptarë në Maqedoni, nëse do të shtrohet një gjë e tillë, nw kulisa ose publikisht, duhet të distancohen menjëherë. Ata, s`kanë më justifikime dhe vend për “dialog” a “mirëkuptim”, por menjëherë duhet të shpallin autonominë territoriale dhe të drejtën për mëvetësi e vetëvendosje, nëse maqedonasit nuk tërhiqen. Kjo duhet të paralajmërohet pa hezitim dhe për eventualitetin duhet përgatitur qysh tani. Dijeni mirë: kemi të bëjmë me një “kolonë të pestë” pansllave në Maqedoni, në të cilën do të tentohet të përfshihen edhe “shqiptaret e ndershëm”, nëse nuk janë përfshirë deri sot! Diplomacia shqiptare, diplomacia greke dhe diplomacia bullgare bën ta kenë shumë të qartë, se “retë” pansllaviste në Maqedoni, nuk bëjnë fjalë për shi, por për rrebeshe dhe për ciklone ciklike pansllaviste…!
shume e drejte …bravo per shkrimin .
Zoti MAJKO largohu prej Rames sepse nuk je në nivel me at hipik…
SAKTE ! Ky eshte me te vertet nje nder te pkatet politikan qe me te vertet ka largpamesi .
maqedonia nuk mund te jete nje shtet afatgjete kete e kane kuptuar dhe sllavet e maqedonise sdo lejojne qe shqiptaret te behen shumice dhe do duan te ndahen sipas meje do zgjidhnin serbine sesa bullgarine qe nuk u njeh kombesine me serbine mund te ruajne pashallekun e tyre
shpersoj qe diplomacia shqiptare ti kete te qarta idete se kush eshte pjesa jone ne fyrom sepse ajo dite nuk eshte larg
Majko!
Ti merr copa nga historia, i perzien dhe na i jep si koktejl.
Lere ministrine e jashteme te merret me keto pune se keshtu ti i prish pune asaj!
Z Majko, nuk mund ta harroj kurre se cfare bete per shqiptaret brenda dhe jashte trojeve gjate kohes se vjelles politike te fundit te mijevjecarit te kaluar. E serisht, intuita juaj ju shtyu te ngini zerin tuaj per te miren tone (dhe bile kombit sllav.) Mua nuk para me pelqejne politikanet shqiptare, por ju jeni I nje kalibri tjeter. Ju ia thyeni hundet edhe Marxit kur dikur u shpreh (drejt) qe shqiptaret nuk dine te vetqeverisen. Bravo, zoteri!