‘Nusërim’ sërish!
Nëse çështja e armëve kimike risillet në skenë, qeveria, politika dhe shoqëria shqiptare ka shansin të dëshmojë përgjegjshmërinë e pritshme për një vend të NATO dhe aspirant në BE. Apeli për kontribut në këtë çështje është apel për kauzën e paqes, si i tillë parimor dhe kombi ynë asnjëherë në histori nuk ka bërë ‘strucin’ pavarësisht kostove dhe përfituesve real (nga qëndresa e Skënderbeut për mbrojtjen edhe të qytetërimit të krishterë, kontributi në revolucionin grek, antifashizmi i pa tunduar prej ofertave etnike të okupatorit, denoncimi i Traktatit të Varshavës etj).
Kontributi ndaj një sfide të tillë parimore është domosdoshmëri për ‘CV’ e çdo vendi demokratik dhe kjo vlen edhe për ne. Sfida e përbashkët në këtë rast është balancimi i ndjeshmërive të një shoqërie në emancipim e sipër demokratik (ecja me këmbët tona, kujdesi ndaj mjedisit, pesha e shoqërisë civile etj) me përgjegjësinë e pashmangshme për të bërë tonën për paqen në botë.
‘JO’ e një konteksti të tejkaluar
Për një çështje parimore, përgjigja në parim nuk mund të jetë JO. Verdikti i paradokohe qeveritar rreth kësaj çështje (ndonëse paradoksal për mënyrën sesi u parashtrua), mbetet kontekstual dhe për rrjedhojë nuk komprometon konsistencën e qasjes qeveritare ndaj problemit në fjalë përballë dinamikave të reja.
Kontekstual sepse: qeveria u gjend jo vetëm (a) nën presionin e protestës qytetare por dhe të tentativës për manipulim prej lidershipit opozitar që për interesa të ditës paragjykoi çështjen në fjalë; vendimmarrja u (b) u kushtëzua nga afate strikte kohore që lanë pak mundësi për marrëdhënie efikase me publikun, veçanërisht në kushtet e imponuara të konfidencialitetit (faktikisht, ndonëse afati ‘skadoi’ sërish më pas dolën skenare të reja si Kroacia, Italia, Britania, Gjermania etj), qeveria u (c) kushtëzua (panevojshmërisht) nga sindroma ‘i vetëm trim në luftë’ që për një qeveri sefte që sapo kishte bllokuar importin e plehrave, mjaftoi për të rënë në panik.
Çmontimi i arsenalit kimik të Asad nuk është import plehrash dhe destinacioni final i mbetjeve nuk do të ishte vendi ynë, por ndërkohë akuza për shkelje premtimesh elektorale ndaj qeverisë, ndonëse e pabazë, në mos spekulative, dha efektin e saj. Qeveria lëshoi pe ndaj protestës, por ndërkohë që opinioni korrekt qytetar e interpretoi këtë tolerancë si risi demokratike, lidershipi opozitar e interpretoi si ‘dobësi’ për të provokuar dhe intimiduar më tej sikundër po ndodh realisht – mbrojtja e militantizmit në administratë, kontrolli i drejtësisë, rigrupimi pas panikut post23 qershor etj.
Partnership unik
Ky apel nuk vjen thjesht nga komuniteti ndërkombëtar, por nga vetë partneri ynë shekullor SHBA dhe për rrjedhojë, meriton vëmendjen dhe respektin maksimal. Jo për pragmatizëm (ndonëse u bë e qartë se Shqipëria do të dilte më e pastër pas përfundimit të këtij procesi), por për konsekuencë dhe respekt ndaj vetvetes. Kjo nuk nënkupton as vasalitet apo ‘futje në lumë’ për tjetrin por mirëbesim reciprok dhe racionalitet në gjetjen e mënyrave sa më efikase dhe të sigurta të bashkëpunimit me finale përmbushjen e pritshmërive ndaj nesh, forcimin e rolit të vendit në rajon dhe ngjizjen reale të shtetit ligjor.
Përtej interesit të ngushtë të politikës së ditës, ‘pykat’ ndaj kësaj çështje parimore që lidhet me partnerin strategjik SHBA, provokojnë jo thjesht ftohjen e qeverisë me Shtëpinë e Bardhë dhe ‘izolimin’ që pamundëson ndërmarrjen e reformave për të cilat mbetet jetike ‘urata’ amerikane (spastrimi i gjyqësorit, lufta ndaj abuzimit elitar etj) por dhe nëpërkëmbjen e vetë interesit kombëtar ku të fituar mbeten vetëm qarqet antishqiptare në rajon që historikisht kanë investuar në sabotimin e çdo shansi historik nga periudha pas prishjes me kampin e lindjes, oferta Shtraus e së fundi dora e shtrirë e SHBA për partnership strategjik.
Gjeopolitika qindravjeçare antishqiptare në rajon (e sponsorizuar në gjenezë nga vetë politika europiane) nuk ka ‘brirë’. Mitrovica e Veriut, Serbia e jugut, toponimet, varrezat, meshat greqisht në kishën e Nolit, Ohri, kufiri detar, censusi, arvanitasit, refuzimi i ndjesës apo brengosjes për 1913, gjenocidin ndaj Çamërisë dhe Kosovës etj flet ende për mentalitet arkaik në Ballkan ku paradoksalisht jemi ne ata që ndërmarrim iniciativa për ‘simbiozë’ me fqinjët tanë. E nëse qasja europiane në rajon ka zhgënjyer historikisht (me përjashtim të politikës Blair), avancimet e prekshme të kauzës shqiptare në vite i dedikohen mirëfilltazi SHBA.
SHBA kujdeset vetë për interesat e saj, përfshirë këtu dhe qasjen ndaj lidershipit opozitar që tenton të ‘faktorizohet’ duke guxuar të spekulojë me një çështje që nuk e kemi luksin të spekulojmë. Ndërkohë qeveria duhet të bëjë të sajën për të mos lejuar provokimin e këtij partnershipi dhe kjo duke mos u kompleksuar apo intimiduar nga kori i ‘sorrave’, që ndonëse të rëna nga fiku, kanë lënë plot litarë jashtë. Jo për ego pushteti por për t’i dhënë një shans shtetit ligjor parakusht për të cilin është stabiliteti dhe shmangja e ‘shkopinjve nën rrota’ që garantohet prej partnershipit me SHBA.
Guxim për të bërë histori
Qeveria duhet të respektojë mendimin qytetar për këtë çështje duke ia deleguar vendimmarrjen parlamentit në komunikim të vazhdueshëm me shoqërinë civile duke mos rënë pre e intimidimit të histerisë së provokuar nga politika e mbrapshtë apo interesat antishqiptare. Nëse qeveria, me informacionin që ka, është i bindur se çështja në fjalë i shërben interesit kombëtar e publik, duhet të guxojë dhe dëshmojë burrështetësi jo duke imponuar por duke bërë për vete me argumente palët përballë. Ndryshe, një ‘jo’ prej saj nuk shihet veçse si alibi.
Çështja e armëve kimike nuk duhet parë si detyrim ndaj SHBA por si detyrim ndaj vetes. Nëse ‘vrasim lart’, të sillemi si të tillë dhe nëse kemi detyrim t’i lëmë brezit të ri një Shqipëri të pastër, po aq detyrim kemi t’u lëmë pas si një Shqipëri dinjitoze dhe kontribuuese aktive në kauzat e komunitetit ndërkombëtar ashtu dhe asetin e çmuar të partnershipit me SHBA.
Ndjeshmëritë mjedisore dëshmojnë civilizim por çështja në fjalë, sesa një barrë shtesë, është një shans unik për rehabilitimin real të habitatit shqiptar. Problemet janë të panumërta por të zhytur në ‘moçalin’ e degradimit mjedisor, nuk mund të bëjmë qibarin ndaj ‘litarit’ që na nxjerr në breg. ‘Risku’ është bashkudhëtar i zhvillimit për këdo dhe kurdoherë por ndryshe nga më parë, ky operacion do të ndërmerrej nga të tretë kompetentë dhe në këtë kuadër përvoja apo kapacitetet tona, nuk mund të përbëjnë argument.
Ndryshe nga qeveria e PD që me pesë-gjashtë ujgurë etj tentonte të sfumonte sadopak bëmat e autokratizmit 8 vjeçar, qeveria e sotme ka shansin të dëshmojë dinjitet në këtë partnership me përfitues të vetëm kauzën kombëtare dhe zhvillimin e mbarë shoqërisë. Partnershipi unik dhe mirëbesimi mes nesh dhe SHBA është tashmë një aksiomë dhe nëse së bashku, së bashku për çdo gjë.
Ore po nuk u mbyll kjo punë?Apo anijet kanë zbarkuar këtu?
Qeveria RAMA nuk duhet te gaboje prap!!
Te informohet populli ne detaje rreth projektit ne fjale,ANET TEKNIKE,TEKNOLOGJIKE,PERSONELI I CAKTUAR PER DEMONTIM,SASIA DHE CILESIA E VEPRIMEVE TEKNIKE,GARANCITE E NEVOJSHME GJATE PROCESIT TE TRANSPORTIMIT,DEMONTIMIT DHE LARGIMIT TE TYRE NGA SHQIPERIA!!!
T’i thuhet qarte popullit se cfare perfitimesh do kete Shqiperia nga kjo PUNE dhe nevojat imediate per DEMONTIMIN E MBETJEVE KIMIKE E TOKSIKE ANE E MBANE Shqiperise!!!
Shoqatat Civile duhet te informohen sakte dhe te mos behen PREH E NDIKIMIT TE AGJENTURAVE ANTI SHQIPTARE TE FQINJVE ZILIQARE!!!
OPOZITA TE MARRE PERSIPER PRANIMIN E HAPUR E TE SINQERTE TE KETIJ AKSIONI POLITIKO-EKONOMIK-TEKNOLOGJIK DHE MJEDISOR ME VLERA TE PA LLOGARITESHME PER VENDIN!!!
Ne media te behet nje SPJEGIM I SAKTE DHE SHKENCOR I TE GJITHE PROCESIT nga specialiste USHTARAKE TE KIMISE si dhe PERSONEL I LARTE I HUAJ,qe do te kryeje realisht DEMONTIMIN E TE GJITHE ARSENALIT TE CAKTUAR!!!
Shqiperia dhe shqiptaret duhet te tregohen DINJITOZE DHE JO FRIKACAKE!!!
Ketluhet DINJITETI NE RADHE TE PARE I OKB-se,SHBA-ve,RUSISE DHE NATO-s,pastaj i Shqiperise!!!
Pra nuk mund te kryhet ne Shqiperi nje PROCES I PA PRECEDENT NE BOTE,duke sakrifikuar nje Shtet ,antar te NATO-s,per me teper ne mes te Europes!!!
EDI RAMA,BEHU TRIM DHE THUAJINI “PO” SHBA-ve!!!
Mos merr persiper pergjigjen personalisht,por dergoje per miratim ne KUVEND!!!
Unë nuk kuptova gjë nga ky shkrim…përveç mentalitetit nacionalist arkaik të autorit për fqinjët dhe bythëlëpirjes së tij vulgare për miqtë përtej oqeanit…
Guxim për të bërë histori????? (!!!!!!!) Do ishte mirë që autori të mos e tepronte me nëntituj të tillë kaq acarues e idioteskë, a thua se lexuesit janë nga ata që udhëheqës dikushi i thërriste me langojtë e tij, u jepte nga një thelë mish jani e ndonjë pesëleksh e ata, sikur të kishin katur qiellin e shtatë suleshin në protestat e organizuara nga udhëheqës lëngu, ku bëheshin copa të binin në sy për thelën e lëngun e nesërm. Pse me këto gjëra u bëka historia? E, çfarë lloj historie? Historia e trimave që e marrin rrezikun në sy? Apo e trimave që me anë të trimërisë nxjerrin përfitime “të majme”, siç u përfol se do bënte vaki nëse do kishim qenë trima e të zgjuar qysh në fillim, kur zogu fluturonte mbi qiejt tanë.