Që një deputeti i Parlamentit shqiptar qarkullon me një makinë 90 mijë euro dhe targa fallco, sikundër u tha si lajm para disa kohësh, këtu nuk ka asgjë të vecantë. Shumica e deputetëve shqiptarë, me një apo disa mandate, në pozitë ose opozitë, herët a vonë, qarkullojnë me makina të tilla. Sipas një neni të pashkruar, politika në Shqipëri është fytyra tjetër e fatit. Përshtypja këmbëngulëse se, të jesh politikan, do të thotë që mirëqënia njehësohet me lluksin, sot është një rutinë të menduari, e shndruar në zakon. Rutinë është edhe tepria e pashpjegueshme e babëzisë për të patur, që kanë shumica e politikanëve. Pra mirë a keq, politika në Shqipëri të afron magji edhe ndotje njëherësh. Merr cfarë nuk të takon edhe pse ndodh të japësh asgjënë. Përshtypja tjetër se babëzia, rutina dhe magjia, të treja njeherësh, shtyjnë njerëzit e thjeshtë në një kurth moskuptimi, përbën në parim një dukuri që vështirë të shpjegohet.
Një klizmë tjetër. Para disa kohësh, një vajzë 20-vjecare u mandatua deputete e Kuvendit Popullor. Njerëzit shpirtthjeshtë nuk mund të kuptojnë se për cfarë arsye, llogjikë, shpjegim a justifikim, një adoleshente arrin të karrikohet me një marëzi të tillë: i besohet pushtet parlamentar një plazme njerëzore, ende të pazhvilluar shpirtërisht, e ca më pak intelektualisht!! . Është si t’i ngarkosh shpinës një fëmije 5 vjec një thes me cimento. Të shkulësh një krijesë të pafajshmë nga adoleshenca dhe dashuritë për ta ngarkuar të bëjë dhe votojë ligje, është dicka që të kujton marëzinë. Rëndom marëzia në Shqipëri është godinë shumëkatëshe, si kulla e re te ushtari i panjohur. .E sheh, e ndesh gjithandej. Thuajse gjithmonë! Dhe shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë shumëcka: nuk kuptojnë përse duhen paguar vampirët buzëgjakur që quhen gjykatësa, (që sillen koridorëve të fatit njerëzor, si fantazma të veshura me raso), edhe kur kanë, edhe kur nuk kanë të drejtë; njerëzit nuk e kuptojnë se përse duhet të paguajnë mjekët nën dorë, kur paguajnë sigurimet e detyruara shoqërore cdo muaj nga rroga e tyre; njerëzit nuk e kuptojnë se përser shoqëria, kjo shoqëri pa sens, pa talent, ndjeshmëri, instikt dhe aftësi, nuk shqetësohet e kujdeset për fëmijët e saj, që këta të mos dridhen së ftohti në shkolla, që këta fëmijë të kënë mësues të cilët dinë të edukojnë dhe të kenë, llogjikisht, tekste të mira dhe cilësorë, etj etj.
Dhe natyrshëm, lehtësia e të kuptuarit të gjërave është në nivelin e sarkazmës, ndoshta të pamundësisë, kur vjen puna te shpjegimi i bërë apo i pabërë i arsyeve se përse Europa bëri nazet e njerkës edhe këtë here, duke na përplasur derën fytyrës.
Vlera e makinës me të cilën qarkullon deputeti nuk vlen aq sa vlen lajmi dhe fakti se ai përfaqëson një politikan tranzicioni, që shkel ligjet me shkujdesjen që shkel rërën në bregdet gjatë pushimeve.Ky deputet qarkullon me një makinë me targa fallco. Ashtu si mosha e deputetes së re, nuk është aq problem sa problem është mënyra private e përzgjedhjes së njerëzve në politikë prej liderëve. Një ligjbërës që shkel dhe shpërdoron vetë ai ligjet , s’është vecse një etalon i atij fodullëkut primitiv që nga viti në vit, dhe lideri në lider, po turpëron pakthyeshmërisht racën tonë.. Dhe hambar fodëlluku dhe mediokriteti njëherësh, nëse doni, është gjithashtu shpërfillja vulgare që liderët sulltanarë të tranzicionit, i kanë bërë për vite me rradhë kultures dhe historisë njerëzore, që historikisht dhe botërisht vlerëson inteligjencën në baze të njohurive, aftësive, integritetit, moshës dhe eksperiencës.
Disa javë mbasi Europa nguroi ti japë statusin e kandidatit Shqipërisë, janë shuar emocionet, por ka mbetur shija e keqe. Përfundimi, të cilin të gjithë e donim patjetër, nuk ishte ai që duhej të ish në vijim të llogjikës se jemi një komb me qasje të mira, që kemi mundësi të japim më shumë dhe më mirë nga sa deri tani. Por Europa zgjodhi të vlerësojë detajet duke eksperimentuar durimin tone, pra edhe reagimin tonë, cka gjithashtu përbën një detaj. Detaje për fat të keq ka plot. Detaj është edhe abuzimi me ligjet e shtetit i një deputeti, dhe mosrreagimi ndaj tij? Ndoshta, disa prej lëkurëbardhëve anglishtfolës kishin një tepri kureshtjeje për të kuptuar më mirë edhe legjendën e fodullëkut shqiptar, të cilin e njihnin megjithatë mjaft mirë sidomos nga qeverisja e mëparshme, apo ndoshta, ata donin të shikonin se si, dhe, a do përmirësohet perceptimi ynë për shtetin ligjor, përkthyer dhe përthyer si respektim i ligjit, nga të gjithë, edhe nga fodullët me makina të shtrenjta dhe llogari të frikshme bankare, ku i kanë dhe si kanë. Detaj, mos ndoshta është edhe marëzia e përzgjedhjes së një adoleshenteje në vend të një akademikeje në një karige të rëndë të kuvendit?
Për të kuptuar së paku njerkën Europë, përvecse të analizojmë politikën, korrupsionin, drejtësinë, marëzinë, paqartësinë, ndoshta duhet të përfytyrojmë së largu edhe njeriun shqiptar, si vepër, si monument, si pasojë të kësaj politike, të këtij sistemi: Një gjallesë e varfër dhe e vuajtur në mes të Europës! E hutuar mes tranzicionit të gjatë, prej të cilit perpelitet të dalë, sot shqyhet kryqesh. Ndërsa është me njërën këmbë ende në primitivitet, dhe me tjetrën në modernitet, dhimbja është përfundimi. Kështu e trashëgoi njeriun shqiptar tranzicioni, e shkuara. Është ende i brishtë në mënyrën si e punon tokën, por edhe vulgar në mënyrën si kujdeset për të. Lëron, mbjell arat dhe prodhon ende me krahë apo mushka dhe gomerë, nga njëra anë, dhe shkatërron pyjet, ndot natyrën, ajrin, jetën urbane me plera, tymnaja dhe idiotësi puritane, nga ana tjetër.. Mjerim i shenjtë! Rebelim djallëzor. Ky njeri nuk është qeverisur deri tani, është vetadministruar. Nuk qeverisej, sundohej. Ka qënë shënjestra e abuzimit, por edhe mjeti i perfitimit. Të fuqishmit, që nuk heqin dorë nga keqpërdorimi i pushtetit, janë pasuruar në shpinën e tyre. Këta varfërohen në mëndjen e tyre. Ky njeri është vjedhur për ditë, 20 vjet rresht. Arsimohet, por nuk shkollohet. Dijet në shkolla, shpesh nuk i shoqëron civilizimi, filozofia, pozitiviteti. Tekstet shkollore nuk i shërbejnë përfitimit të dijeve, por përfitimeve korruptive. Vetë shteti kujdeset për to. Si? Duke bërë reforma dhe krijuar sisteme, si bie fjala, përbindëshi korruptiv me emrin ALTERTEKST. Njeriu i tranzicionit, primitiv e modern njëherësh, nuk është ende gati për jetë urbane. Tirana është pushtuar nga hordhitë emigrante të malësive, që vërshuan nga Jugu dhe Veriu, si vërshuan hordhitë turke qyshkur në Ballkan, duke osmanizuar territorin, gjuhën, kulturën. Injoranca nuk është aq e tretshme, sa kripa, prandaj nuk absorbohet kollaj nga armata e civilizuar qytetare. E po kështu edhe qytetet e tjera të mëdha.Shkolla, institucioni moral i civilizimit, në të cilën njeriu ynë arsimohet, ashtu si toka bujqësore, është në krizë imuniteti dhe identiteti. Më shumë merr se jep. Mjekësia, së paku deri tani, shfaqet vetë si një sëmundje. E kështu me radhë. E kështu me rradhë. Me pak fjalë, Bujqësi e rrënuar. Arsim në ngujim. Mjekësi paciente, azmatike. Administratë e trashëguar private. Drejtësi mizore, gjykata të korruptuara. Vend ku vrasësit janë më të shumtë se të cmendurit, dhe kazinotë më të shpeshta se marketet.
Kjo është Shqipëria që trashëguam nga e shkuara. Kjo është Shqipëria që synon të hyjë në Europën që shkëlqen dhe vuan njëherësh nga përsosmëria dhe infiniteti.
Këta jemi ne. Duhet të mbajmë frymën dhe të shohim veten në pasqyrë. Të shohim dhe të njohim vetveten, përtej krenarisë kanunore, që i ka lënë dhjetëra vjet mbrapa popujt ballkanas. Më shumë se sa është njerkë me në Europa, jemi ne fëmijë të prapë dhe rebelë me të.. Ta synojmë atë në këtë farë feje ku jemi, është si të synosh të shkosh në ballo i parruar dhe me këpucët me baltë. Punë e kotë.
Duhet të përmirësohemi
Që kemi lënë të shkuarën pas, kjo është e dukshme. Që kemi hyrë në një epokë të re, që kthyem rrugë, ndaluam ngjitjen, dhe po zbresim në luginë, kjo është e qartë. Po ecim drejt një “përroi” të normalitetit, pas të cilit, të larë, të qetë, të denjë, të edukuar si emigrantët tanë, , edhe pse ende larg, do mund të shohim dritën, vlerat Europën. E mundimshme për ne, e qartë për të gjithë.
EVROPA NUK ESHTE AS NENE,
AS NJERKE!
ESHTE NJE KURVE E MOTIT:
http://goo.gl/9ZtSnK
Vazhdon ta fajësoj Evropën dhe Amerikën populli ynë për gjendjen e mjerë. Vazhdon ta mbroj Evropën dhe Amerikën qeveria jonë për luksin në pushtet.
Deri sa populli shqiptar nuk gjen zgjidhje që të kujdeset për vete, asgjë nuk do të ndryshoj. Kot është që të flasësh për këtë temë.
po Evropi cthote evropi,nuk e ha ate pyke ajo rruspi …
pak a shume i goditur si artikull, pasi eshte mese e vertete se jemi nje popull qe nuk preferojme te kemi pasqyren e Borebardhes, qe te shohim vetem ashtu si jemi, por vrapojme pas llambes se Aladinit…, e ja ku jemi, ne prag te humneres
Shumë bukur, po kujt i flet…???
po me pelqeve o Mulla, s’te kisha lexuar ndonjehere.