Qeveria e re është në rrugë të mbarë dhe në disa sektorë të rëndësishëm performanca është tejet e shkëlqyer, madje përtej pritshmërive. Sigurisht në krye të këtyre rezultateve pozitive mund të renditen përpjekjet e qeverisë, të Ministrit të Brendshëm Tahiri, për rivendosjen e rendit publik, kontrollin e plotë mbi territorin, luftën kundër korrupsionit, etj. Nuk ka dyshim që rivendosja e rendit publik kërkon kohë dhe 120 ditë janë të pamjaftueshme, por rezultatet e deritanishme të Policisë së Shtetit duhen përshëndetur, ndërkohë që përpjekjet e dështuara të PD për hedhur baltë mbi punën e deritanishme të Policisë së Shtetit janë shumë qesharake.
Dua gjithashtu të komplimentoj ministrin Beqja për marrjen e masave të menjëhershme për furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe ministrin Veliaj për përpjekjet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të pensioneve, sepse ka qenë me të vërtetë një situatë emergjente. Në tërësi të gjithë ministrat e kabinetit Rama kanë justifikuar besimin e dhënë nga mazhoranca.
Përsa i përket reformave duhet të kuptojmë se Shqipëria u gjet në një situatë emergjence në çdo sektor. Ekonomia u gjet në një humnerë më të thellë sesa mendohej. Situata e ekonomisë shqiptare është shumë më keq se edhe në vitin 1997. Të ardhurat në tatime dhe në dogana i gjetëm në nivelin më të ulët historik, shtuar këtu edhe rrjedhjet e tmerrshme në skema mafioze korruptive në tatime ku duket se janë të përfshirë edhe njerëz shumë të afërt të Sali Berishës. Por ndryshimi ishte i menjëhershëm dhe tërësisht i dukshëm në vlerë brenda muajit të pare, qoftë në tatime, edhe në dogana. Po ashtu vlerësimi real i borxhit që shteti i detyrohet sipërmarrjes dhe përpjekja për shlyerjen e tij, janë elementë të rëndësishëm të një reforme urgjente në financat e vendit. E kemi gjetur Shqipërinë në një situatë të falimentuar, po t’i referohemi nivelit të lartë të borxhit. Por qeveria po negocion një program financimi me FMN, institucion të cilin Sali Berisha e kishte përzënë nga Shqipëria, me qëllimin abuziv për të patur duar të lira në shpërdorimin e buxhetit dhe zhytjen e Shqipërisë në borxhe pafund. Shëndetësia u gjet në kushtet e një vendi të sapo dalë nga lufta. Në spitale nuk kishte asnjë ilaç, ndërkohë që vetëm QSUT mbante në kurriz një borxh prej 30 milionë dollarësh ilaçe të paguara, por që nuk mbërritën kurrë në spitale. Ministri i Shëndetësisë edhe pse pa buxhet, sepse paraardhësi e kish shteruar tërësisht, gjeti mjetet e nevojshme të financimit për furnizimin e spitaleve me ato ilaçe që përbëjnë protokollin bazë të domosdoshëm. Kur qeveria bëri betimin, filloi edhe viti i ri shkollor. I gjetëm shkollat jo vetëm të politizuara, por shkollat më të militantizuara që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, qysh nga viti 1991. Shkolla ku të gjitha oborret u kthyen në sheshe për shfaqjet e Sali Berishës, ku gjithë klasat u kthyen në trupa për t’u marrë zvarrë e për t’u nxjerrë në mitingjet e Partisë Demokratike dhe ku vendi i punës së mësuesit shiteshin si të ishte mall tregu dhe askush nuk arriti dot të marrë një vend të merituar. Ndërkohë që mijëra vajza dhe djem që kanë mbaruar për mësuesi, rrinë rrugëve të papunë, duke i lënë për vite të tëra hapur rrugën lloj-lloj injorantësh me diploma te kristalta fallco.
E gjetëm Shqipërinë në kushtet e një emergjence në fushën e sigurisë publike ku shteti kish humbur tërësisht kontrollin, ndërkohë që në vetëm katër muaj Policia e Shtetit ka marrë kontrollin e rendit dhe të sigurisë. Sigurisht reformat e nisura nuk mund të japin rezultatin e tyre të plotë në vetëm 120 ditë punë, por fillimi është shumë i mirë.
Qasja jonë kundër korrupsionit: Ndërshkimi i cdo të korruptuari, pavarësisht flamurit partiak
Në luftën kundër korrupsionit është evidente se ka një qasje krejtësisht të re dhe rezultative, ndërsa të gjitha veprimet antikorrupsion të ndërmarra për periudhën shtator-nëntor kanë marrë vlerësimet më të larta të Komisionit Europian. Në këto pak javë janë hapur një seri hetimesh në sektorë delikatë, si mbrotja, policia, arsimi, shëndetësia, autoritetet lokale, sektori taksave dhe doganave. Janë mbi 20 hetime pro aktive për korrupsion, ndërsa 13 raste i janë referuar Prokurorisë për hetim të aseteve në çështje korruptive të nivelit të lartë. Përshëndes në mënyrë të vecantë transparencën që po bën Zonja Kodheli në Ministrinë e Mbrojtjes, dikaster ku prej vitesh janë kryer zullume pa fund dhe ku janë përvetësuar para publike në shifra marramendëse. Besoj se do të ketë edhe dosje të tjera korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes për kohën që atë e drejtonte Arben Imami, të cilat do t’i referohen Prokurorisë.
Qeveria e re po tregon vullnet të palëkundur politik për luftimin e korrupsionit si një nga plagët më të thella, i cili shkatërron mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë dhe e ndan atë dukshëm nga vendet e Bashkimit Evropian.
Qeveria jonë po intensifikon ndjeshëm luftën kundër korrupsionit, sepse ne e dimë që shqiptarët presin prej nesh rezultate konkrete në ndëshkimin e korrupsionit.
Dua t’i siguroj qytetarët shqiptarë që ne i qëndrojmë një për një deklaratave që kemi bërë kur ishim në opozitë për ish-pushtetarët dhe nuk do të vonojnë dosjet e korrupsionit që do t’i shkojnë prokurorisë për hetim dhe gjykatës për verdiktin e drejtësisë. Po ashtu opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm në këtë proces. Roli i saj primar është pikërisht monitorimi dhe denoncimi. Por njëkohësisht opozita do duhet të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe në asnjë rast të mos marrë në mbrojtje askënd të cilin drejtësia do të kërkojë ta hetojë për çështje ku pasuria publike është shndërruar në pasuri personale, në çështje ku interesi publik është shkelur me këmbë ndërkohë që mbi të janë ngritur interesa private abuzive, në çështje ku deti është bërë truall dhe trualli pallat.
Sjellja e Partisë Demokratikë në rastin e marrjes në mbrojtje të kryetarit të super-korruptuar të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, është një shenjë shumë e keqe e degradimit të kësaj partie. Mungesa e distancimit të PD nga korrupsioni, edhe tani në opozitë, tregon qartë marrjen peng të partisë më të madhe të opozitës nga një klani familjar që vazhdon ta drejtojë PD.
Por ufta jonë kundër korrupsionit është një luftë pa kompromis. Ne po bëjmë një rishikim të plotë të kuadrit ligjor për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo forme korrupsioni dhe ryshfeti. Lufta jonë kundër korrupsionit do të kërkojë angazhim total dhe aktiv të të gjitha strukturave ligjzbatuese.
Prokuroria, një nga institucionet më të rëndësishme në këtë proces, duhet ta kuptojë se nuk është “magazina e Arkivës së Shtetit” për kallëzime që mbyllen pa bërë qoftë edhe një verifikim të vetëm. Krimi i korrupsionit do të konsiderohet një krim i rëndë, do të hetohet si një krim i rëndë, do të ndëshkohet si një krim i rëndë.
Prandaj Rilindja nuk është revansh, por nuk është as amnisti. Duhet të ngremë një sistem të ri ku kultura e pandëshkueshmërisë do të zëvendësohet më një histori të re ndëshkimesh, pa dallim ngjyrash politike. Korrupsioni nuk ka ngjyrë politike, prandaj nuk do të ketë më as edhe ndonjë formë imuniteti. Askush nuk do t’i shpëtojë hetimit. Dënimin do ta japë drejtësia.
Shembja e ndërtimeve pa leje: Prova e rivendosjes së shtetit ligjor
Duhet ta kuptojnë të gjithë se shembjet e ndërtimeve pa leje janë prova e rivendosjes së shtetit ligjor. Në këtë proces ne nuk duam që të dënojmë qytetarë fatkeq, të mashtruar nga ndërtues matrapazë, të cilët duke përfituar nga pushteti i para 23 qershorit, e kthenin detin në truall dhe truallin prej gurësh në pallat. Territori ka vite që në Shqipëri është në emergjencë, që prej vitit 1992. Ndërtime pa leje në çdo cep të Shqipërisë. Qeveria e re ka marrë angazhim para shqiptarëve dhe ne si mazhorancë i qëndrojmë angazhimit për të konkretizuar procesin e legalizimeve, sepse duam që çdo familje shqiptare ta gëzojë hipotekën e shtëpisë apo pronës së vet, të ngritur me mund e djersë. Por nga ana tjetër nuk mund të tolerojmë masakrën e bregdetit shqiptar, me betone të hedhura në det dhe në rërë. Nuk ka të ardhme turizmi shqiptar, pa e çliruar detin dhe rërën nga ndërtimet pa leje. Rasti i pallatit “Basha” në Ujin e Ftohtë në Vlorë ishte një rast tipik, sesi është shfrytëzuar pushteti i tetë viteve të shkuara, për të masakruar territorin.
Për një administratë publike europiane
Reforma e administratës publikë është një proces shumë kompleks dhe i shtrirë në kohë, i cili kalon përtej mandateve politike. Administrata publike duhet konceptuar si një aset i rëndësishëm publik dhe se duhen krijuar mekanizmat përzgjedhës profesionalë dhe më pas mbrojtës për ta bërë administratën publike imune nga zëvendësimet politike. Duhet të pranojmë se qasja e qeverisë së tetë viteve të shkuara përkundrejt administratës publike ka qenë e kundërta me këtë filozofi. Administrata publike u konceptua si një tërësi repartesh ku rekrutohen militantët. Kjo sjellje iu bëri keq të dyja palëve edhe administratës duke ulur ndjeshëm efektivitetin profesional, por edhe të rekrutuarve të cilët nuk e kuptuan kurrë rolin dhe pozicionin që iu dha. Duhet ta pranojmë se administrata publike u keqpërdor nga politika në vitet e fundit, në dëm të profesionalizmit dhe paanshmërisë së saj. Po ashtu shumë vendime gjykatash për lirim të padrejtë nuk janë zbatuar, duke i shkaktuar shtetit dëm të drejtpërdrejtë ekonomik. Politizimi i administratës dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve përgjegjës ka përkeqësuar nivelin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Nga ana tjetër Komisioni Evropian ka kritikuar numrin e lartë të kontratave të përkohshme në administratë. Këto të fundit, shpesh janë përdorur si monedhë shpërblimi për Partinë Demokratike në pushtet.
Indekset ndërkombëtarë të korrupsionit në Shqipëri janë në rritje. Objektivi ynë në 4 vitet që vijnë është rikthimi i dinjitetit në administratën publike, duke e çliruar nga politizimi dhe duke e profesionalizuar në të gjitha nivelet. Për të arritur këtë objektiv do të bëjmë të aplikueshëm Ligjin e Nëpunësit Civil, duke krijuar kuadrin real të aplikimit të tij dhe duke e zbatuar atë me rigorozitet nëpërmjet konkurseve të hapura e transparente për punësimin në shërbimin civil dhe procedurave transparente të ngritjes në karrierë. Qeveria është e angazhuar për të krijuar mekanizmat efikase të kontrollit në mënyrë që administrata të jetë realisht në shërbim të qytetarëve. Struktura e re e qeverisë e fokusoi administratën drejt rezultateve të matshme dhe një pune më efikase, me numër më të vogël punonjësish. Shtimi i numrit të shërbimeve publike online dhe rritja e përdorimit të tyre do të kontribuojnë në modernizimin, rritjen e efikasitetit dhe luftën kundër korrupsionit në administratë.
Bashkëqeverisja me LSI: e suksesshme dhe jetëgjatë
Bashkimi i së majtës ishte një domosdoshmëri për largimin e regjimit të Sali Berishës, ndërkohë që të gjitha proceset zgjedhore pas vitit ’92 kanë treguar se nëse e majta në Shqipëri është e bashkuar, suksesi në zgjedhje është i garantuar. Unë e them gjithmonë se LSI ka një kontribut të rëndësishëm në triumfin e Koalicionit për një Shqipëri Europiane në zgjedhjet e 23 qershorit.
Drejtimi shumë demokratik i Parlamentit nga Kryetari i Kuvendit zoti Ilir Meta i ka dhënë parlamentarizmit shqiptar një standard të munguar. Kuvendi i Shqipërisë nuk është më një shtojcë e ekzekutivit, por institucioni qëndror i demokracisë dhe i shtetit shqiptar. Edhe pesë ministrat e LSI po bëjnë një punë të shkëlqyer në fushat që mbulojnë. Bashkëpunimi ndërmjet Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është i suksesshëm dhe jetëgjatë.
Taulant, na knaqe! Tani jemi me te qete.
Taulant o fshatar.Nuk behet vendi me njerez anonim si puna jote.Niveli jot nuk shkon me shum se sa ti zgjidhesh nje fshatari ne zonen tende se ku ta shes mishin e lopes kur i ngordh.Por takemi juaj i duhet Edit.Vazhdoni ti beni qejfin njeri tjetrit si p.sh. Tahirit kur duket qarte deshtimi i tije.Nuk dua te vdes pa e marre vesh mor aman-cfare profesionesh keni pasur perpara?
TAULANT TE GJITHA KETO TE THENA NGA JU KANE TE PERBASHKET VEPRIMIN TUAJ NDAJ PROBLEMEVE QE JANE SHUME LARG ME DETYRAT TUAJA SI MAXHORANCE NE DREJTIM TE PREMTIMEVE TE BERA
1 JU SKENI ASGJE NE VIJE ME DREJTESIN QE TE LUFTONI KORRUPSIONIN,REFORMEN PER TE PRITET TAPERFUNDONI NE MAJ? JENI SHUME TE VONUAR?FJETET GJUME PAS 23QERSHORIT NUKPO THEMI 8 VJETE NEOPOZITE DHE SKENI AS DHE NJE LIGJE APO RRUGE PER REFORMAT?
2 CPO BENI PER MONOPOLET NJE VERE NE UJE?
3 POLICIA PANDIHMEN E SHIKUT ESHTE NJE XERO,JU STRUKTUR PARALELE SKENIKELLQE TEBENI ASHTU SI SALIU,JU A SHKETE NEN RROGOZ SALIU?
4PROKURORIA MELLALLEN JU BENE KARSHILLEK DHE JU KENAQUNI ME NJEDALJE TE ADRIATIKUT NE NDONJE MBLEDHJE DHE PERSERI FLENI GGJUME?
PO TE JU NUMROSH MANGGESIT DEL QE DERI TANI KENI VENE FESTEN MBI GGJU DHE PO KENAQENIME ME AQ PAK SA TE VJEN TURP QE JENI MAXHORANCE DHEME 85 VOTA.THUAJ ATIJ KRYETARIT TENDQE JO TE GJITHA I DI PORATE TONI BLERIN NUK PO ENDIGJOJME TA NDIHMOJ GJEKUNDI NDAJ TE MARRE KESHILLTARE SE KASATE DUASH RRETH E RROTULL E TEMOSI BESOJ KAQ SHUME UNITTETIJE,SE NETV NAESHTE BERE PAK NGA PAK SISALIU? PER 4 MUAJ NUK KENI ASNOTEN 6 TE SHOHIM ME TUTJE,POR KOHAEMIRE DUKET NEMENGGJES EJU DITAPO ZGJATET ETERRI SPO JU HIQET! DRAPRI CDO GGJE DO KELLQE I DASHUR TAULANT TEK JU ATO SIKURPOJANETE DOBTA
Tao Tao na i mbushe kraharoret me gaz. Gaz nga ai i Ballshit ama.
Katundar safi zotrote.