Lufta me heronjtë

24 Janar 2014, 20:47Blog TEMA

Nga Blerina Rogova – Gaxha

 

Ka ndodhur jo shumë vjet më parë, në ditët jo si këto të dimrit me diell, por në ditët e ftohta acar që zjarrmia e shqiptarëve të shpërthejë. Ndoshta ajo ecën shtegut të vet dhe pret që të shpërthejë. Sa shumë poezi të egra e plot pasion janë thënë qosheve të qyteteve tona për të nisur revolucionin as me raki, as me armë, por revolucionin memec për mbijetesë e për njerëzi.

Nuk e kam takuar Ibrahim Rugovën kurrë për të gjallë. Për shkak të tij, e kot mbase, nuk më pëlqente ose urreja të vë shall, sepse lodhesha tek e përmendnin pafund një ‘aksesor’ që dukej se qe shndërruar në simbol të tij. Lodhesha edhe nga pyetjet pafund edhe kur mbiemrin ma ngatërronin më të tijin. Nuk e kam adhuruar asnjëherë, por e kam çmuar për shumëçka që thuhej për të.

Në shkollë, e kam njohur nëpërmjet librave, ndërkaq viteve të fundit jam lodhur nga përpjekjet që e shndërrojnë në mbinjeri dhe jam lodhur nga përjekjet që e fusin edhe dhjetë pash nën dheun ku pushojnë eshtrat e tij. Kjo nuk është njohja e fundit, por ndihesha shumë më mirë ashtu siç e njihja vetë. Edhe atëherë kur përvjetorët e tij shndërrohen në vizita protokollare.

Të ngresh kështjella, dikur ka qenë detyrë e princërve, siç ishte edhe detyrë e perandorit të ngre perandori. Perandorë e princër kanë pasur edhe shqiptarët, por ‘Inkuizitori shqiptar’ ka provuar dhe ka urdhëruar jo rrallë herë të digjet e kaluara e vet, pavarësisht se cila qe vlera e saj, dhe pavarësisht katastrofave, që pandalur e kanë përfshirë këtë vend, ai do të shkatërronte kështjella e perandori, princër e mbretëri.

Prandaj bëhet luftë e pashpirt dhe e panderë duke e shkelur e ngritur në qiell figurën e Skënderbeut. Prandaj bëhet luftë e pashpirt duke e dhunuar e shenjtëruar figurën e Nënë Terezës, dhe prandaj lufta bëhet e egër karshi presidentit me shall dikur, Ibrahim Rugovës.

Fuqia e miteve te ne është e madhe, prandaj qoftë edhe trandja më e vogël e përmendoreve të tyre përcillet me iracionalitet. Para vendosjes në vijë vertikale, vetëm poshtë e lart ekzistencës, do duhej të kishte kokë e guxim për t’i parë në sy dhe me objektivitet para se t’i rrënojnë e para se t’i shenjtërojnë.

Luftërat krijojnë legjenda, legjendat luftëra, thonë. Të vdekurit shkuan e vanë, e të gjallët s’kanë pse i rrotullojnë eshtrat e tyre, sa herë t’iu teket, e sa herë janë në “zgripc” për fytyrën që s’e kanë! Ose të gjithë ‘xhelatët’ duan të jenë vetë heronj, të paktën për një ditë ose edhe vetëm për disa orë.

Gjyqtari shqiptar ka ditur të jetë po aq i madh e po aq mizor në ngritjen e poshtërimin e figurave, siç ishin inkuizitorët kristianë dikur, e të gjithë inkuizitorët fetarë e pseudofetarë sot, që i ndjekin heronjtë sikur të ishin heretikë. Jo pse bota nuk njeh plot heronj të përjashtuar, të përplasur e të flakur jashtë, por se frika kundër “heretikëve” të lë pa mend e të çmend, kështu siç është bërë sot.

Figura e presidentit “historik” të Rugovës ndoshta, apo e nobelistes shqiptare Nënë Tereze, apo e heroit kombëtar Skënderbeut, deri te Lekë Dukagjini, Adem Jashari e heronj të tjerë, janë shndërruar në “kufoma” pazaresh politike, kombëtare e fetare, dhe për hesap të atyre, që rëndom kanë telashe identiteti të të gjitha ngjyrave e cilësive. I kam njohur të gjithë këta, e personazhe të tjera, përmes librave dhe shkrimeve, dhe deri sot ose tash e sa mot, kam qenë krejt rehat me profilin e tyre.

Është shtruar sa herë nevoja që të ketë një ligj për mbrojtjen e figurave të rëndësishme historike, një praktikë që e kanë edhe dhjetëra popuj të tjerë e që janë model për historinë e tyre, por kjo akoma nuk ka ndodhur në këtë vend. Prandaj dhe sot, të gjithë e sa herë kanë nevojë, përmbysin heronj e nga varri i ngrenë, sepse hesapet politike, fetare e propagandistike, janë bërë “detyrë mbi detyrat” e të gjithë njerëzve që kanë agjendë.

‘Racizmi’ i hapur i shqiptarëve kundër shqiptarëve ka nisur të bëhet i gërditshëm. Terrori i tij ka nisur të marrë fytyrë. Politika e sisteme kryekëput të zhytura në dotkrina e izolim, s’të lënë pa pyetur: nëse për kaq pak paskemi luftuar!

4 komente në “Lufta me heronjtë”

  1. t h i k a says:

    Pershendetje.
    Blerina si gjithmone artikull unik me ndjenje te sinqerte patriotizmi.

    Une jam pro lirise se fjale.s dhe kundra censures. Nese dikush nuk do te besoj te.k humanizmi I Gonxhes, patriotizmi I Ises, heroizmi e Skenderbeut, urtesia e Qemalit,dedikimi e Kelcyres, sinqeriteti e Negovanit, dhe ne mjaft virtute te shume e shume figurave te tjera; atehere nuk eshte faji yne pasi kjo eshte zgjedhja qe ata bejne. Detyra jone eshte ti kunder-argumentojme me fake sulmet qe derdhen mbi keto shtylla identiteti.

    Ne nje fare menyre kjo lloj lirie e fjale.s pasqyron dhe tregon hapur axhenden dhe interesat e gjithkujt.

    Nese dikush sulmon personalitetet te cilat Jane shtylle kryesore e formimit te identiteti shiptar, nuk eshte nevoja te pyeten se perse e bejne kete psi arsyejA eshte mjaft e lehte per tu kuptuar. Sulmi behet qe te cenohet identiteti kombetar. Ndaj me mire te mendojme se si ti hedhim poshte me argumenta keto supozime, sesa te harxhojme kohe se si ti censurojme keta individe.
    Eshte me mire kur lirie e fjales eshte ekzistente pasi na ben ta njohim kundershtarin se kush eshte ne radhe te pare, dhe pastaj na ndihmon ta njohim ate dhe per ate qe eshte.

    Nese dikush nuk ndjehet rehat me figuren e dikujt atehere eshte problemi I atij personi, dhe ai me arsye t e veta mund ta justifikoj qendrimin e tij, por Ama ne momentin e pare qe ai individ shan nje komunitet te tere atehere domozdosmerisht duhet te merren masa ligjore.

    Ti sulmojme me me argumenta dhe fakte. Nese kundershtaret tane Jane gjithmone te bashkuar dhe te gatshem per te hedhur balte mbi cdo gje shqiptare, ashtu duhet te jemi edhe ne bashk dhe te gatshem per tu treguar vendin. (me fakte, argumenta, llogjike te ftohte, dhe ide racionale).

    1. Bekimi says:

      ‘Thika’..Te pershendes ..e ke ndare me .thike,…shtoj se injorantet , zhurmaxhijte,antishqiptaret fitojne shume lehte ‘hapsira’ ne ambientin tone,duke marre zemer…E keqja duhet te ndalohet me cdo lloj cmimi!!!!!!! Shteti dhe shoqeria jone duhet te ngrihen ne nivelin civilizues te shoqerive qe u perkasim e po u bashkohemi!!!!!!!!!!!

  2. Bekimi says:

    Bota demokratike,si kerkush tjeter, i nderon Herojte ata qe kane dhene jeten a dijen per kombin e tyre, pa dallim politiko-fetare..Shoqeria dhe shteti duhet te luftojne pa kompromis tendencat per cenimin e figurave kombetare..qe kane prapavi te qarte anti-shqiptare

  3. rezart says:

    Kemi 23 vjet demokraci dhe shtyp i lire ne Shqiperi,por nuk kemi degjuar apo lexuar asgje ne se kosovaret kane LUFTUAR NE LUFTEN E DYTE BOTERORE PER CLIRIMIN E TYRE NGA PUSHTUESIT NAZISTE!!!
    Nga ana tjeter ASNJE FJALE TE MIRE(per hir te se vertetes) nuk thone per LUFTEN,QE BENE 4 DIVIZIONET E USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ish JUGOSLLAVI,MENJEHERE PAS CLIRIMIT TE SHQIPERISE!!!
    Asnje fjale MIRENJOHJEJE NUK ESHTE THENE PER ATA 650 BIJ E BIJA PARTIZANE,QE DHANE JETEN ATJE!!!
    Por me POSHTERUESJA,ME ANTI KOMBETARJA,ME ANTI SHQIPTARJA eshte fakti se vete kosovaret nuk thone ASNJE FJALE PER LUFTEN E BIJVE E BIJAVE TE TYRE PARTIZANE,QE MBUSHEN BRIGADAT PARTIZANE KOSOVARE per clirimin e Kosoves etj,gje qe u dha te drejten e KONSTITUIMIT te KOSOVES KRAHINE AUTONOME!!!
    Si mund te heshtet per gjakun e derdhur nga HERONJTE KOSOVARE NE LUFTEN ME TE PERGJAKESHME BOTERORE NE HISTORINE E NJEREZIMIT,ndersa lejohen te mburren SHARLATANE te tille si Ramush Haradinaj e kompani,qe marrin persiper PRIVATIZIMIN E PAVARESISE SE KOSOVES ne 1999,kur ajo u arrit fale SHBA-ve???
    Po keshtu,PSE HESHTNI TA DENONCONI SI TURPIN ME TE MADH NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR,QE ME VETEM KOSOVARE U KRIJUA DIVIZIONI FAMEKEQ NAZIST ME EMRIN “SCANDERBRG”???
    Apo,qe NAZISTET GJERMANE,pas pushtimit te Shqiperise nuk gjeten dot njerez me ARMIQ TE POPULLIT SHQIPTAR PER T’I GJAKOSUR se sa kosovaret kriminele Rexhep Mitrovica(per kryeminister) dhe Xhaferr Deva (minister i brendeshem,daja i Ibrahin Rugoves tradhetar i kombit)!!!
    Behuni trima dhe te ndershem,o kosovare dhe pastroni historine tuaj nga SHEMTIRA KRIMINALE TE TILLA,se me ato nuk mund te shkoni te qete e me nder perpara!!!
    Duhet te jeni KRENARE,per historine tuaj,por JO TE DHJERE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje