Kur paguan autori

26 Janar 2014, 18:57Blog TEMA
Kur paguan autori

 Nga Ardian Vehbiu

 

Para disa javësh, një gazetë online botoi, pa lejen time, shkrimin Tradhtia e besnikëve, të marrë nga blogu Peizazhe të fjalës. Ky shkrim u përcoll nga një numër i madh komentesh, ku kombinohej egërsia ndaj autorit me moskuptimin e ndonjëherë shpërfilljen e argumentit– siç ndodh rëndom në këto raste.

Nuk e kuptova mirë se kë kisha shkelur në kallo atëherë, sepse komentet pas shkrimit e kishin tejkaluar edhe normën – nëse mund ta quaj kështu – të komentimit online në faqet shqip. Një ndërhyrje e Minella Aleksit në Tema duket se ndihmon për ta sqaruar këtë enigmë.

Ky shkrim përbën një dëshmi të gjallë si etika e pështymës e ka bërë tashmë kapërcimin nga nevojtoret e Internetit në faqet e mediave; edhe pse pështyma e tillë mbetet, edhe kur nënshkruhet.

Z. Aleksi, i cili për fat të keq nuk e ka kuptuar tekstin tim, e ka parë atë si sulm kundër Ismail Kadaresë, dhe pastaj i ka dalë në mbrojtje shkrimtarit me patetizmin karakteristik të mbrojtësit që kërkon të gjejë sulm edhe aty ku nuk ka.

Me sa duket edhe ai i përket një takëmi njerëzish për të cilët Kadarenë ose duhet ta ngrësh në qiell ose duhet ta mbulosh me baltë, sa herë që ia përmend emrin.

Në fakt, shkrimi im përmendte thjesht një shembull nga një roman i mirënjohur i këtij shkrimtari, për të ilustruar dukurinë e besnikërisë në totalitarizëm.

Që Kadareja, duke qenë edhe ai vetë anëtar i PPSh-së dhe shkrimtar nga më të ekspozuarit e regjimit komunist, i ka bërë koncesione serioze atij regjimi në veprën e vet për të mbijetuar, këtë e kanë të gjithë të qartë; dhe e ka shpjeguar edhe ai vetë, më shumë se një herë.

Besoj se pa ato koncesione – duke filluar nga vjershat për Partinë dhe duke vazhduar me faqet epike kushtuar Enver Hoxhës te Dimri dhe te Koncerti – shkrimtari ynë do ta kish pasur të vështirë t’ia përcillte veprën e vet lexuesit në ato kohë të rënda; dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm, madje unë kam shkruar disa herë për këtë, se çfarë roli ka luajtur vepra e atij autori në formimin kritik të qytetarisë shqiptare nën totalitarizëm.

Të gjitha këto duhen mbajtur parasysh, kur vihesh të analizosh esenë time modeste; përndryshe nxjerr përfundime kodra pas bregut, si Aleksi – të cilin megjithatë nuk e akuzoj pse nuk e ka kuptuar mendimin tim; meqë ky ishte shprehur në një ese të botuar në një blog, ku ndonjëherë thuhen edhe gjëra të komplikuara.

Aleksi është kaq profan në interpretimet e veta, sa edhe dallimin që bëj unë midis Kadaresë autor dhe intelektual, dhe kallëzimtarit të romanit – dallim elementar për këdo që merret me narratologji dhe analiza të teksteve letrare – ngutet ta quajë “mënyrë tepër banale të shprehuri”, madje duke parë aty edhe një lidhje halucinante me kallëzimin dhe kallëzuesin.

Është vështirë të polemizosh në këtë nivel; dhe unë nuk e bëj dot. Fajin për këtë katrahurë nuk e ka aq Aleksi, sa fakti që një shkrim imi, i menduar për një publik relativisht të zgjedhur dhe të familiarizuar me konvencionet narratologjike, ka përfunduar në dorë të profanëve, ngaqë një faqe online e kopjoi nga blogu Peizazhe të fjalës dhe ia dha publikut të vet pa më pyetur mua autorin më parë.

Aleksi nuk ndalet me kaq – por pasi ka “shkatërruar” argumentin tim, vazhdon me zell të “shkatërrojë” edhe personin tim publik, duke denigruar me këtë rast, fare falas, edhe një libër timin të botuar së fundi, dhe duke u marrë me disa gjepura të tjera krejt jashtë teme, që duket sikur i ka nxjerrë nga “dosja” ime.

Shembull i një jargavitjeje ad hominem, e cila për fat të keq sot kalon për gazetari.

Nuk jam nga ata që i qasem figurës së Kadaresë vetëm me reverencë të pakufishme; por e kujtoj veten nga lexuesit më besnikë të atij autori – meqë flasim për besnikëri. Për mua, vepra kadarejane ka luajtur rol të madh në vitet e regjimit komunist, për t’i dhënë lexuesit një alternativë ndaj trushpëlarjes propagandistike të atij regjimi dhe të shkrimtarëve militantë – dhe kjo megjithë koncesionet ndaj regjimit në atë vepër dhe faktit, të mirënjohur, që edhe Kadaresë vetë iu desh të përshkojë një trajektore të gjatë ndërgjegjësimi, para se të zhgënjehej përfundimisht nga premtimi komunist për Shqipërinë.

Sot, megjithatë, asaj vepre aq të pasur dhe shumëvjeçare mund t’i qasesh në mënyra të ndryshme; mes të cilave është edhe konsiderimi i saj si dokument i madh njerëzor i periudhës totalitare; njëlloj siç e mbajmë “Komedinë njerëzore” të Balzac-ut dokument të periudhës historike përkatëse në Francë.

Në këtë kontekst, studiuesit dhe miqtë e shkrimtarit tonë të madh e kanë për detyrë edhe morale që ta ruajnë atë prej turmës së puthadorëve dhe të gjithë atyre idolatërve që duan ta balsamosin.

 

 

25 komente në “Kur paguan autori”

  1. fshatari says:

    Jemi te pa informuar me shkrimin.

    1. Stefan H says:

      Sikur te thuash “profesorja” ne vend te “presorja”, “profesori im” ne vend te “presori im” do ishte me mire.

  2. Kinezi says:

    Aldian Behbiu bere mire atakoi Kadare Koncerti, pelse autoli tallet komunizmi kinez. Lofte Aldian Vehbiu, miku madh Kina, ne delgoj ftesa ardhe Beijing vizite zyltale tle muaj oriz dhe mish lika glatis.

  3. lami says:

    Si nuk i dhe fund njiher mediokritetit tend e te shkosh te shkruash ne ndonji shtet si Irani ose Afganistani ,sepse mendoj atje duhet te pershtatet me mire mentaliteti dhe prej gjaku arabistani.
    Shkrimet e tua jane derdellitje te pakuptimta ,
    jane prodh ne qypin ky ti jeton mental e inspirohesh .
    Si nuk e kupton ky njeri se makjazhet(Termat e huajaj qe perdor) e perdorura ne nji tru te shemtuar ,nuk i japin asnji vler traplliqeve qe shkruan.

  4. ''evgjitngrenesi'' says:

    o ardian,kur nuk te vjen mbare perpiqesh ta luash si elitarist qe nuk te kupton vegjelia!
    prandaj ne pergjithesi mediokrit jane pordhace,kurse te medhenjte te thjeshte.
    ti nuk ke per tu bere kurre i thjeshte.

    1. Kjo eshte e vertet says:

      Ardian Vehbiu eshte vertet i madh,po te futesh ne forumet ne Anglisht, Serbet dhe Greket e duan shume, e mbajne per reference kur flasin kundra Shqiptareve dhe Shqiperise.

  5. Zemani says:

    Unë Zemani e njoh mirë atë doktor Minella Aleksin.Ç’ka shkruar për Vehbinë nuk e di, por di mirë që vetëm profan nuk është. Në vizionin tim.doktor Minella Aleksi është diturak dhe skrupuloz në dije,në profesionin e tij,po se po, po e kam dhe në fushën e letërsisë.

  6. Konica says:

    Pergjigja e Vehbiut tregon edhe njeher se ai eshte nje njeri tipik nga ata “hedh gurin dhe fsheh doren”. Se njoh fare kete z. Minella Aleksi, por perputhem ploesisht me ato cfare ka shkruar. I heq kapelen Z. Aleksi qe corri cdo maske te Z. Vehbiu. Kam lexuar edhe tentime te tjera te Z. Vebiu ku denigron vepren dhe figuren e Kadare-se. Kjo tendence e Z. Vehbiu ka vetem nje emer: halabakeri. Per fat te keq eshte koha e halabakeve dhe e mediokerve. Faleminderit edhe njehere z. Minella Aleksi. Aferim te qofte!!!

  7. KA FILLU E SHKRUN VET TANI NE EMRA TE TJER ME MBROJT AT SURRAT T QELBET
    PREJ MEDIOKRI . HIK MER PLEHR SE BOLL I KENA DEBILAT NE KET VEND EDHE TI MUNGOJE .

  8. Dritan Shkaba says:

    Ardian Vehbiu medioker?!
    E keni seriozisht?!!!
    Ardian Vehbiu eshte nje nga mendjet me te bukura qe ekzistojne sot ne arealin shqipfoles e shqipshkrues.
    Nje prodhimtar i madh e i palodhur, nje enciklopedik i vertete dhe njeri mendjehapur, qe na nderon me produktet e veta intelektuale.
    Natyrisht i sofistikuar e per pasoje te paevitueshme edhe i rrezikuar te moskuptohet nga injorantet.
    Nqs Vehbiu eshte medioker, atehere dhente Zoti e te behemi te gjithe “medioker si Ardian Vehbiu”.
    Kjo puna e komenteve on line, sa e ka demokratizuar shtypin e shkruar, aq edhe (fatkeqesisht) e ka shnderruar ne qoshe ku shurrosin udhetaret e lodhur, te papunet dhe funderrinat.

    1. xhindi says:

      S’ka asgjo mu cudit ne kto traplliqe qe njerez si ty shkrujn ktu ,
      kur mendojm se sa idiote te asaj bote nderojn sali berishan si hero i shpellave .
      Ti sje idioti vetem ke shume shoke .

    2. Le jardin sur le Drin says:

      Po mo edhe une me ate mendim jam. Vehbiiu ka nje mendje shume me mediokre nga sa duan ta paraqesin ata te klanit te vet.

      Mund fare mire te pyetet kush eshte klani i Vehbiut… Ja ua them une, shkurt. Te gjithe ata majtiste qe nuk kan patur ndonje ekspozim t madh gjate diktatures dhe tani duan te bejne si intelektuale te distancuar pavaresisht se nga diktatura kane patur te gjitha privilegjet…

      Vehbiu eshte nje nga keta, per mos te permend emra t tjere…

      Vehbiu ka bere shkollen me para nga diktatura dhe tani e shan!! Sepse e di qe ne Shqipri edhe me komunisti nuk e do me komunizmen sepse eshte me mir ne demokraci… po kete kthm medalje kshu.. jane ne gjendje ta bejne vetem medjokrit, sic e boni Rama kur ia “lepiu” tradhetarit te idealeve te majta Ilir koklopes!!

  9. Krenari says:

    Vebillari e ka vendin ne Turqi, pse rrjedh nga nje familje turqesh te vendosur ne Gjirokaster.

  10. Asdf says:

    O Andrea sipas teje edhe ata qe kane punuar e ndertuar rruge e hidrocentrale qe ti sot ende ke drita prej tyre e bene qe ti zgjatej jeta sistemit. Hajde mendje hajde. Per Vehbiun no comment e ka treguar veten nder vite se kujt aksi anti shqiptar i perket.

  11. Petro says:

    Merreni me nje shkrimtar qe iu jargavit vone perendimit,qe ne Shqiperi gjithmone e me pak po e lexojne per mesazhet dritshkurtera qe jep ne tere vepren e tij, per mungesen e universales, per ta cuar popullin e tij drejt drites dhe jo drejt erresires.Le ta leme ne heshtje, ta gjykoje koha, kjo gjykatese e rrepte por me e drejta, kete “korife” te ushqimit shpirteror te diktatures qe e shpuri popullin tone te kacavjerret neper litaret e anijeve e te jepte shpirtin neper semaforet e botes.I uroj paqe atje ku eshte, nga kjo rrumpallhane” ku jetojme qe nuk po e shkulim dot edhe per mungesen e atij ushqimi shpirteror dhe asaj kulture te vertete qe iu nderpre se dheni popullit pas “clirimit” dhe vendosjes se pushtetit “popullor”.

  12. aslloni says:

    Mir mer ju analiste veprash ,ju qe gjate gjithe kohes tuj keni bo vetem ham hum per te tjeret ,ju qe me shkrimet tuja kerkoni ti imponoheni publikut shqiptare si me qen dikushi (si ai miu qi kerce beldanc para macokut ne vrymen e vet) qe skeni len njeri ne kto 23 vjet pa pergojuar ,qe skeni lon figure kombetare pa e ofenduar , vec llapaqenerise tuaj e asgje shqiptare nuk keni treguar ne kto vite , cfaaaaaaaaaaarr karin keni shkruajtur ju , cfar i keni dhene ju ksaj shoqerie e ktij populli ?
    Nqs shkrimtaret shqiptare pamvaresishte se ne cilin sistem i dhane dicka ksaj shoqerie , ju kruuasit e boothes vetem keni lepir sumat e cdo sistemi ,madje ne menyra nga me te flliqurat dhe ajo qe ben akoma me te peshtir juve eshte karakteri antikombetar qe ju ka karakterizuar ne cdo shkrim ,pra thjeshte denigrin i shoqerise dhe asgje e cila do kishte te bente vertet me nji shkrim te vertet. Ky kllufi vebih ka gjithe jeten qe me shkrimet e tija ka treguar se eshte shembulli me i mir ,perse aborti ne shqiperi nuk ka funsionuar si duhet ,qe kjo rrace shqiptare mos te ishte kjo qe eshte sot ,ku antishqiptaret te ndihen si ne token e vet .Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuu shkerdhata gjak shkerdhatash . Sdo me cudisi aspak se ky kurv islame neser te shkruaj per sali berishen duke e shfaqur si kalorsin e qyteterimit ,duke e veshur mutin ,me Terma e Fjale te huaja . Mjer ajo shoqeri qe sapo fshiu nji fatos doli perseri nji islamist mjekrrosh .

  13. Le jardin sur le Drin says:

    Vehbiu nuk i pranon dot kritikat. Kjo eshte e keqja qe ka.
    Vet tek blogu i tij i ka perjashtuar ne menyre sitematike te gjithe ata qe i kane ngritur kritika… per me teper edhe angaxhon disa nofka qe dalin njehere per te share kundershtaret e Vehbiut dhe pastaj xhduken!!

    O Vehbi boll bere kot si barbi e lenduar!! Je nje kokekashte e trashe!!

    1. sinan hibro says:

      Sa me siper njesoj sikur i kam shkruar une …!

  14. ljubo says:

    Mos ka morr ndonji infeksion ne tru ky Vehbia ne amerik qi qelb nji kshtue.
    Po ky e mba vedin ene per dicka te zgjut or taj , s’kishte nigjue ky vehbi ,se gjithmon duhet me perdor kondomat se zezakt jane 90% te infektum

  15. AntiVehbi says:

    Vehbi ,ke te fala nga ca studjues serbe qe te citojne ty dhe ca kokoshe te tjere, kur flasin kunder prejardhjes ilire te shqiptareve,kunder gjuhes shqipe dhe i meshojne idese se kemi ardhur nga Romania ne mesjete.Te gjithe shkrimet tua, per asaj qe thashe me lart ,pershkohen nga filli i dukshem ”dua te shaj dike”,prandaj je bere i merzitshem dhe i palexueshem.

    1. Gjergj says:

      E keni thene disa here qe serbet po e citojne Vehbiun, por asnjehere nuk i keni sjelle keto fjale te cituara te Ardian Vehbiut?? Sikur nuk eshte e ndershme qe edhe pasi po ju kerkohet kjo gje, ti serisht te perseritet si papagalli, “serbet po citojne Vehbiun”.

  16. AntiVehbi says:

    @ Gjergj,nuk genjejme ne ketu kur te themi qe vehbiun e citojne serbet per idete antishqiptare,ja vetem nje cirim ketu: Sa mojim albanološkim tezama sada su se već složili, između ostalih Albanaca, dr Ardian Klosi, Ardian Vehbiu, Fatos Lubonja, ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje