Dushani në Tauresium-in e Justinianit

26 Janar 2014, 15:07Blog TEMA

Nga Bardhyl Ukcamaj

Kohët e fundit është ndërtuar në Shkup (mbi rrënojat e qytetit të vjetër Tauresium) busti i Stefan Dushanit, njërit prej pushtueseve mizor dhe më të urryer të shqiptarëve të vjetër, kryesisht katolikë. Dhe jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve jo sllave te ballkanit. Ky bust ka ngjallur me plot të drejtë reagime të popullsise dhe inteligjencës shqiptare. Car Dushani, Sulltan Murati e sulltanë të tjerë, gjeneral Zerva, gjeneral Jankoviçi e Slobodan Millosheviçi mbeten figurat më të urryera në historinë e shqiptarëve. E theksoj të shqiptarëve!

Emrat e tyre janë simbolika e tragjedive të këtij populli të vjetër, që populloi, qysh në kohët kur e para ishte fjala “kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore”. Për shqiptarët, lartësimi i tyre në hapësirën ballkanike do të thotë evokim i genocidit dhe provokim i ndjenjave kombëtare, kulturore e civile. Do të thotë nëpërkëmbje, mosvlerësim, por edhe kërcënim për perkatesine nacionale, ekzistencën e tyre.

Ngritja e bustit të Dushanit e lartësimi i Sulltan Muratit e gjakatarëve të tjerë në hapësirat e Dardanisë është pasqyrë e një realiteti ende të zymtë për nacionalitetin shqiptar, fuqine dhe vetëdijen kombëtare në këto hapësira. Bash në Shkup, vendlindjen e perendorit Justinian e  të Nënë Terezës, sllavët e rinj, në kërkim të një identiteti nacional, pasi refuzuan lidhjen e vjetër bullgare, synojnë të ngjallin një fantazëm, që simbolizion genocidin ndaj një pjese të  popullit që qeverisin (shqiptarve) dhe një tjetër kombi (grekeve) që akuzohen se po i vjedhin historinë.

Po kush është Car Dushani për shqiptarët e djeshëm katolikë dhe për ne sot. Për katolikët shqiptarë dhe për askend më shumë se për ata (por edhe për etërit e krishterë 14 a me shume breza të myslimanëve shqiptarë), Car Dushani ishte dhe është një nga djajtë më të zi të genicidit në historinë e tyre të vjetër. Ai e luftoi me ashpërsi fene katolike dhe synoi ta zhdukte prezencën e saj në hapësirat e mbretërisë së tij të përbëre nga etni të ndryshme. Ai u tregua i pamëshirshëm ndaj fesë katolike dhe katolikëve, që në mbretërinë e tij ishin të gjithë iliro-shqiptarë. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit me dhunë  nisin të serbizohen kishat katolike edhe ato ortodokse ( jo serbe) të Kosovës. Të gjitha këto manastire: të Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i Hilandarit në Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj, janë serbizuar me ligjin e luftës.

Perandoria e Dushanit ishte një shtet, ku popujt josllavë iu nënshtruan roberisë. Ky status robërimi gjeti pasqyrimit e vet më të plotë në dokumentin më të rëndësishëm të së drejtës mesjetare serbe, në “Kodin e Stefan Dushanit”, i hartuar më 1349, ku në nenin 6 thuhet: “Për sa i përket herezisë latine si dhe besimtarëve të vërtetë që bëjnë pjesë në këtë fe, patriku dhe mitropolitët, po kështu edhe peshkopët duhet t’u shpjegojnë këtyre të fundit teologjinë dhe shkrimet e shenjta me qëllim që të kthehen përsëri në fenë e vërtetë dhe në krishterimin e vërtetë. Ai që nuk do të kthehet në fenë ortodokse do të humbasë të gjithë pasurinë e tij. Klerikët heretikë të një bashkie tjetër, që kërkojnë të bëjnë proselitë, do të arrestohen, do të dërgohen në miniera ose dëbohen jashtë vendit”.

Cila ishte Shqipëria në prag të pushtimit të Car Dushanit?

Nga pikëpamja fetare e tëra e krishterë, sigurisht, por e ndarë. Shqipëria e eperme kryesisht katolike.Kur devijimi lindor më në fund e ndau krishterimin në kishat greke dhe romane (1054), duke shënuar në këtë mënyrë fundin e hegjemonisë evropiane, të krishterët shqiptarë të Prevalisit, është fjala për “trekëndëshin katolik të Shqipërisë”, provinca e dikurshme kishtare e Prevalit me qytetet e Shkodrës, Drishtit, Danjës, Shasit,Tivarit e Ulqinit, u deklaruan të jenë katolikë. Selitë peshkopale në fjalë u vunë nën varësinë e Tivarit, që u ngrit në rangun e kryepeshkopatës. Më 1188 statusi i ri i kishës së arbërit është i fiksuar në “Provintiale Vetus”, ku peshkopi i Arbërit figuron mes drejtuesve të tjerë të kishës shqiptaro-dalmate me lidhje direkte me Selinë e Shenjtë dhe vartësi nga Papa i Romës. Riti katolik u përhap edhe në viset e Dardanisë së vjetër, Kosovë e Maqedoni Veriperëndimore, që deri në atë kohë kishin qenë në varësi të kryepeshkopatës së fuqishme bizantine-ortodokse të Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 kemi forcimin e kishave katolike-romane si në Prizren, në Shkup, në Graçanicë, në Trepçë, në Novobërdë, etj. Shqiptaret e Dardanise kthehen ne shumice te krishtere katolike.

Përhapja ne mase e ritit katolik në Kosovë e në treva të tjera veriore shqiptare është lidhur me pushtimin e tyre në atë kohë nga ana e shtetit serb të Rashës. Lëvizja fetare  mori një karakter të theksuar kombëtar. Edhe për arsye të dallimit me sllavët, shqiptarët (ata ortodokse)  përqafuan në masë fenë katolike.Sipas Faik Konicës, në këtë kohë “feja katolike u be feja e shqiptarëve” dhe keshtu shihej e luftohej nga monarku serb.

Shteti dhe kisha serbe ne mbreterine e Car Dushanit ndërmorën një luftë të egër për t’i shkëputur shqiptarët nga “herezia katolike” e për t’i detyruar ata të futeshin e të pagëzoheshin në kishën ortodokse serbe. Persekutimi i madh i kishës katolike shqiptare, nis me pushtimin e plotë të këtyre trevave nga mbretëria serbe e Car Dushanit.
Vrasjet masive, shkatërrimi i pronës dhe objekteve kulturore dhe tjetërsimi i tyre ishin pasqyra e pushtimit të egër që synonte jo vetëm pushtimin territorial, por edhe asimilimin e popullsise, njësoj si pushtimi i mevonshëm osman.

Zbulimet arkeologjikeë kanë nxjerrë në dritë se djegiet e kishave dhe shumë manastireve të famshme shqiptare janë kryer në këtë periudhë. Gjurmimet arkeologjike të çojnë drejt zbulimit historik se këto djegie janë bërë gjatë pushtimit te vendit tonë nga mbreti dhe perandori i parë i Serbisë, Stefan Dushani i cili  ka mbretëruar në vitet 1331-1355 dhe i ka shtrirë pushtimet territoriale të Serbisë së atëhershme përtej kufijve të Greqisë dhe të Shqipërisë.

Kisha të djegura radhazi pikërisht në këtë kohë janë Kisha e Shën Janit, Kisha e Ballshit, e Kafarajt, Manastiri i Apolonisë, Manastiri i Mesopotamit, etj. Pra, Dushani ka djegur kishat për të detyruar popullsinë që të shpërngulej e gjitha nga Shqipëria e Jugut në drejtim të Greqisë dhe vala më e madhe e arvanitasve i takon pikërisht kësaj periudhe.  Po kështu kemi edhe tjetërsimin e kishës katolike dhe objekteve të saj në kisha ortodokse, sidomos në trevat e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme si Nish, Prizren, Gjakovë, Shkup, Ohër, etj.

Katolikët  shqiptarë u shpronsuan, u vranë e u detyruan të jetonin në male, por luftuan kundër Dushanit deri sa vdiq e më pas e shpërbënë mbretërinë e tij. Pas vdekjes së Dushanit (më 1355) Perandoria Serbe nuk mundi të mbahej: u thërrmua në principata të pavarura. Feudalët shqiptarë, të cilët ishin mjaft të fortë, mundën jo vetëm t’a spastronin vendin nga mbeturitë e sundimit serb, por dhe të bëheshin zotër të Shqipërisë. Periudha e  Stefan Dushanit, perandorit të parë serb është edhe periudha më tragjike e marrëdhenieve thuajse gjithnjë armiqësore shqiptaro-serbe. Që në kohën e dyndjeve sllave, fisi ilir i dardanëve u tkurr drejt perëndimit duke humbur qendra të rëndësishme të qytetërimit te tij, siç ishte edhe qyteti i lindjes së Kostandinit të Madh, Naissus të Ilirisë  në ditët e sotme Nish, Serbia. Kostandini i Madh (iliro-shqiptar) është pikërisht perendori që ktheu krishterimin në fe zyrtare te Perendorisë së Romës. Sot, bash populli i Dushanit ne fallcifikim te historise po i ngen nje permendore per ta shitur si serb. Kur dihet se fiset e tyre u ngulen ne token e Dardanise se Kostandinit shekuj e shekuj me vone. Ne fakt, po mundohen te bejne te njejten gje qe bene Maqedonasit me permendoren e Nene Terezes.

Serbët e Dushanit pushtuan për një kohë të gjatë trevat e Shqipërisë së sotme. Dogjën, vranë e shkatërruan sa mundën. Luftuan në mënyrë të egër katolicizmin dhe kulturën e shqiptareve, por asnjëherë nuk arritën të shuajnë kulturën vjeter dhe doket zakonore te banorëve.Sipas të gjithë studiuesve të njohur që janë marrë me studimin e kësaj periudhe historike mund të thuhet se  civilizimi i vjetër, e mbi të gjitha, kultura katolike, bazamenti kësaj kulture mijëravjeçare, mbrojti këtë autoktoni kulturore. Kjo rezultoi e vërtetë edhe gjatë pushtimeve të mëvonshme e shekujve të zi të genocidit osman. Kur shqiptarët, megjithëse u detyruan të ndërronin fenë, nuk nderruan e as sot nuk ndërrojnë kodet e tyre zakonore. Besën, mikpritjen, integritetin njerezor, lirine e femijeve, nderimin për gruan dhe ndjenjën e shenjtë të fisit e gjakut. Për shqiptarët ishte e mbetet herezi martesa në familje (me vajzën e dajës a të xhaxhait), rrahjet apo poshtërimet publike, tradhetia ndaj mikut apo beseprerja. Kauni i Lekës i tha jo sherihatit ende ne periudhat më të errëta të ndërgjegjes sonë kombëtare. Ne shekujt e zi te genocidit anadollak.

Tani se fundi sllavo-maqedonasit ndërtuan fshehurazi një bust të Dushanit dhe disa intelektuale me prirje islame shtruan me hile pyetjen; përse heshën katolikët..?  Intelektualet shqiptarë katolike ose jo kanë reaguar dhe do te reagojnë. Inteligjenca katolike shqiptare ka tradite superioriteti ne rrafshin ballkanik, nuk ka komplekse karshi sllaveve. Por është e vertetë se katolikët e Shkupit kanë heshtur. Katolikët shqiptarë në Shkupin e Nënë Terezës nuk kanë si reagojnë, sepse, thuajse nuk ekzistojnë më pas shekujsh sundimi serbo-osman.  Por varret e tyre dhunohen nga hieja e kësaj statuje të zezë.

Shqiptaret e sotem te Shkupit, të islamizuar a laike, bëjnë mirë që reagojnë dhe duhet të reagojnë edhe më shumë. Ata po reagojnë e duhet të reagojnë jo në emër të islamit (se islami nuk ekzistonte në këto hapësira në kohën e Dushanit), por si shqiptarë. Me shekuj kane luftuar pushtuesit osmane ta zhbejne shqiptarine ne keto treva, duke u mohuar shqiptareve gjuhe e kulture, duke i vrare e djegur masivisht e zhytur ata ne varferi ekstreme. Me shekuj sllavet kane zbatuar po te njejten politike. Kurre nuk u preken istitucionet fetare te lena nga turku por ashper u luftua shkolla shqipe e nacionaliteti shqiptar. Ata synuan e synojne ti kthejne shqiptaret e Shkupit ne nje pakice islame pa identitet nacional. E kane te kote. Shqiptaret e kane te lavdishme historine e tyre e lavdiplote herojte.

Banorët shqiptarë mbi rrënojat e Tauresium-it, i kanë dhe mund të vendosin simbolet me rezonance botërore ne Shkupin e tyre,  të lindur bash aty, që nga  perendori Dardan Justiniani, e deri tek Nënë Tereza. Mund të identifikohen ata e jo sllavët me lavdinë e Aleksandrit të Madh e nënës së tij Olimpia, Onufrit, Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit etj, etj. Ata e kanë edhe shtëpinë e ABC-se dhe kujtimin e Josif Bagerit, Dervish Carës, Said Najdenit, Dervish Himës, Myfti Vehbi Dibrës, Iljaz Pashë Dibrës, Mehmet Pashë Dërrallës, Hamdi Bej Ohrit, Myrteza Ali Strugës, Arbën Xhaferrit e te nobelistit Ferid Murat e shumë e shumë të tjerë. Banorëve shqiptarë mbi rrënojat e Tauresium-it te Justinianit, eterit e vjeter u kane lene nje histori me te lavdishme se shumices se popujve te Europes.  Ata duhet te mundin erresiren vahabiste te ushqyer nga pushtuesit osmane e sllave, per ta njohur e nderuar historine e tyre te vjeter.

Banorët e sotëm të Shqiperise Lindore i kanë sot universitet e tyre ne gjuhën amtare shqipe, edhe mediat e tyre, edhe intelektualët e tyre. Fryma e lirisë ushqen ditë për ditë idealin e tyre kombëtar dhe lirinë shoqërore, ne kushtet e nje bote te re.  As mendjet e errëta të disa politikanëve e shkrueseve sallvo-maqedonas, as mjekroshët vehabistë te importuar nga shkretëtirat e Arabisë, e as renegatet nuk do të arrijnë as ta vrasin e as ta ligështojnë shqiptarinë në këto treva. Ajo i ka rezistuar provës së historisë!

Sllavët e rinj, pa emer shtetit, ne kerkim te aleances me Serbine, kanë provokuar me bustin e një gjaksori të vdekur, Dushanit serb në rrënojat e Tauresium-it te Dardanise. E kane kot, nuk do ti mbijetoje historise. Eshte truall i papershtatshem per te!

25 komente në “Dushani në Tauresium-in e Justinianit”

  1. Agimi says:

    Duhet te ngrihen nga koma klinike shqiptaret dhe te kuptojne se vetem te bashkuar si shqiptare, duke e evukuar historine e tyre te lavdishme qe nga lashtesia dhe me nje orjentim prendimor do te ishin fuqia me e rendsishme ne ballkan. Sot mjekroshet vehabiste jane armiqte me te medhaj te kombit dhe te shprese sone per rimekemje. Keta horra mjekroshe jane antishqiptare te finacuar kurdohere nga sllavet. Shikoni hoxhallaret si i banin laved titizmit dje. Keta na lane ne bisht te europes e sot shkojne edhe per lufte ne Siri per te na vendosur vulen e turpit ne balle. Prandaj luhet me ne e vendosin si te duan. Kur u vendos busti i Nene Terezes ne Shkup, shqiptaret e bojkotuan. Kjo eshte nje fatkeqesi. Ngrehuni nga gjumi shqiptare se pisat po ju lene qytetare te dores se trete ne Ballkan. Ukcamaj ka bere nje shenim shume te vlefshem. BRAVO.

    1. boriana says:

      Te faleminderit per kete shkrim Bardhyl Ukcamaj. Jam studente nga Prishtina ne Tirane dhe lexuese e perditshme e Temes. Me pelqejne te gjitha shkrimet e autorit.

    2. lrmi says:

      shqiptaret duhet ti largojn si bustin e Car Dushanit,si te Xhorxhit,ashtu dhe gonxhes,sepse kto nuk jan figura shqiptare,ne vend te tyre leta vendosin Josif Bagerin dhe Xheme Gostivarin,e kto buste let tjav qon vlleheve ne shqipri e leti vendosin ne oborre,jo jo nji sajll dhe nji kamjon derejt vardarit dhe u kry puna.

  2. Zefi says:

    Sot nje permendore duhet ti ngrihet Ernest Koloqit, ministrit qe hapi shkollat shqipe ne te gjithe Kosoven e Maqedonine ne kohen e pushtimit Iltalian. Atkohe kufinjet e shqiperise u vune nga ura e Ibrit deri ne uren e Vardarit.

  3. agostin says:

    Serbet i mbrojne figurat e tyre ,dhe tregon se jane shum me te kulturuar se ne shqiptaret.Pjesa me e madhe ne Kosove e Maqedoni,nuk duan figura Kombetare si Gjergj Kastroti ,e Nan Teresa ,prandaj pershendes kombin serb per dinjitetin qe kan.

    1. Bato says:

      Agostin. Ne sote jetojm ne demokraci dhe askushe nuk munde tju imponojn njerzve me dhune dashurin se qfare figura kombetare i dojne ata gjdokushe esht i lire te shprehe dashurin e tije te lire per figurat kombetare populli shqiptare ka mjafte figura nuk ka ngel vetem ne skenderbegun dhe nen terezen dhe shqiptaret jan pragmatik qe jetojn me kohe dhe i vlersojn figurat qe kan pase efekte direkt ne jeten e tyre si Adem Jashari i cili flijoj ter familjen e tija ekskluzivishte per Kosoven dhe jo per kryqin e vatikanit apo dike tjeter si skenderbegu per te cilin ka shum kontradita edhe a ka egzistuar ne te vertet alo esht nje hero falso i cili ju imponuan shqiptarve ne rrethana te caktuara historike edhe nga deshira e madhe e disa shqiptarve te krishter qe gjdo personalitet i madhe i kombit shqiptare duhet te jet i krishter

      Shqiptaret jan pragmatik dhe tashme gjykojn me rezultate cilat jane rezultatet e skenderbegut pase kryengritjeve te tija koqake shqiptaret u pergjysmuan si kombe per te mbrojte kryqin e vatikanit dhe prape mbeten ne roberi per mbi 400 vite pase vdekjes se tije gjithmon ne qofte se jan te verteta ato qe thote historia shqiptre edhe nje gje duhet te kemi parasyshe se historiografia osmane nuk e permende fare sekenderbeun

      Gjitmone duke u thirre ne pragmatizem dhe rezultate konkrete kryengritjet e Isa Boletinit dhane rezultate konkrete pase tyre u Pamvarsua shqiperia

      Shqiptaret jan pragmatik pase kryengritjeve te Adem Jasharit u qlirua kosova dhe fitoje pamvarsin

      Pytja esht e thjeshte pse ta duan kosovaret skenderbegun nje atlet te kryqit te vatikanit qe e futi kombin e tije me masakra per te mbrojtur kryqin e vatikanit dhe mos te duan dhe njohin per hero kombetare Adem Jasharin dhe Isa Boletinin te cilet luftuan ekskluzivishte per lirin dhe interesin kombetare te shqiptarve duke dhen rezultate konkrete e jo si skenderbeki qe e pergjysmoje kombin shqiptare dhe e la ne roberi mbi 400 vjet

      1. e vertete says:

        Bato,Skenderbeu dhe Nene Tereza jane figurat te shquara te kombit shqiptar.

        Skenderbeu luftoi per vendin e tij.

        Me perkrenaren e kokes se dhise qe ishte simboli i paganizmit dhe e mbante ne koke Skenderbeu luftonte per fe!

        Edhe Gjon Kastrioti babai i heroit tone kombetar, Gjergj Kastrioti ishe katolik ne 1407, Grek orthodoks nga 1419 deri ne 1426, dhe mysliman nga 1430 deri ne 1438

        Nga lufta heroike e popullit shqiptar me ne krye Skenderbeun perfituan te gjitha vendet e perendimit, dhe me te drejte rilinadist shqiptar Naim Frashëri dhe Fan Noli te secilet kan shkruar versionet te historisë së Skënderbeut te shekullit të 14-të, për të ngjallur frymën patriotike te shqiptarët dhe për të kujtuar botës se sa qytetërimi perëndimor i detyrohet ketij kombi te vogel .

  4. Oroshi says:

    Kur serbet e maqedonasit ngrejne bustin e Dushanit, plehrat islamike ne Mitovice rrezojne bustin e Nene Terezes. Nje tjeter pleher ne kosove, pshurri tek busti i Gjergj Kastriotit. Kata majmune antishqiptare duhen izoluar ndryshe Kosova e Maqedonia do te mbeten disa krahina pa nacionalitet, pakica kombetare ose do te zhduken ngadale si vllehet. Zoteri Bardhyl Ukcamaj duhet ti shkruaje edhe keto te verteta. Ai eshte nje intelektual me nje ndikim te rendesishem public.

  5. Arber says:

    Te lumte mor zotri ke then nje te vertet te madhe.

  6. bujar says:

    Te lumt Bardhyl Ukcamaj. “Zgjohuni shqiptare nga gjumi zgjohuni, e te gjithe si vllazen nje bese shterngoni, e mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit asht shqiptaria”

  7. boriana says:

    Un e dua me gjithe shpirt kulturen katolike dhe rrezatimin e saj ne kulturen shqiptare. Kjo me ben te ndihem katolike megjithse nuk shkoj as ne kishe e as ne xhami. Jam me studime ne Tirane dhe ne prishtinen tone duhet ma shume te mesohet per keta koloz te cultures shqiptare. Pa ta jemi kurrkund. Edhe prindrit e mij muslimane nuk e shikojne te dobishme kulturen isalme. A duhet une te mlohem se nje grup injorantesh ne prishtine bertasin neper xhamija. A duhet une te martohem me dajin e dajes qe e kam si vella. A duhet une te kem nje burre e ta ndaj me gra te tjera, kjo eshte turpi i shoqerise njerzore. A duhet une te shkoj ne plazh e te futem ne det me perce. Keta imame jane fundi i injorances. Te gjitha ato femna qe shkruajne ndryshe le te me thone a ju pelqen e a jetojne si thone imamet.Marre asht.

    1. Bato says:

      Boriana. Ti nuk je nga prishtina ase muslimane dhe ky esht problemi se shum jezuita ekstremist si puna jote bejn propagande krisiane duke njollose me kaq poshtersi besimin tjeter fetare te shqiptarve nuk ngritet nje besim duke perdhise besimin tjeter. Ti po te ishte nga kosova dhe prishtina nuk do te potencoshe fare ato broqkulla idiote qe ke potencuar se ti e dine se nuk ka asnje raste ne kosove ku djali i axhes esht martuar me vajzen e axhe dhe raste tjera idiote qe ti potencone me larte ti thjeshte je nje ekstremiste e krisher

      1. boriana says:

        Bato, pse spo perdor emnin e vertete te imamit te Rruges se Kavajes. E kuptoj nga bisedat e tjera qe ban ne media. Je Vehabist Boto imami. Je edhe ti fundrrine arabe, pse nuk ke shkuar ne Siri?

  8. hasan says:

    Kosova e Maqedonia duhet sa me pare te ngihen per te fituar lirine nga Vehabistet me mejkra qe po na vrasin lirine dite per dite. Po nuk reaguan shpejt kane me mbete turpi i Europes, kan mue u lane ne harrese e kane me ra prape ne pushtim.

  9. Sony-LG-Samsung says:

    Eh cfare persiatje e zgjatur irrelevante dhe ksenofobi e theksuar. Bardhyli eshte komplet jashte teme ne planin historik. Ka mbeturina te dukshme te historiografise te Shqiperise Socialiste dhe nacionalizmi shqiptaro-naiv.
    Lexoni pak historine e besueshme dhe te pranuar mbareboterisht: http://en.wikipedia.org/wiki/Stephen_Uro%C5%A1_IV_Du%C5%A1an

    Apo do te thoni qe edhe Wikipedia eshte e manipuluar nga Serbia…

    1. Tina says:

      Hahaha..Wikipidia…kushdo mund te shkruaje aty. Vetem wikipidia nuk mund te merret per argument historic. Shkrimi i Ukcamajt eshte i natyres se plote dhe i argumentuar si duhet.

    2. Kjo eshte e vertet says:

      Wikipedia nuk eshte ndonje burim i besushem, kushdo futet dhe shkruan atje, ka plot raste qe ajo ka qene nen dikimin grek dhe serb, prandaj mos na trego kodra mbas bregut

  10. Tina says:

    Pune e mbare z Ukcamaj.

  11. Sony-LG-Samsung says:

    Po moj shirt gjynaf qe nuk e ka shkrujt Bardhyli Historine e Shqiperise. Po te behesh expert I historise nderkohe qe punon ne Health Care si puna e Ketij mikut, am shpjego pak ti. Po gjen shesh e ben pershesh. Nuk e larteson dot ceshtjen kombetare duke e shtremberuar historine. Ti mund ta urrejsh per vdekje Serbine por nuk e shtremberon dot historine e kombeve.

    1. fatmir mehmeti says:

      une nuk shoh qe artikullshkruesi te kete thene ndonje te pavertete. dhe ve vikipedia nuk ka ndonje gje qe eshte ne kundershtim me kete artikull. dihet qe ne kohen e dushanit vetem shqiptaret dhe bullgaret arriten qe te mbijetojne ne nje fare menyre. italianet u zhduken nga ballkani, greket u pergjysmuan vllehet-thraket pothuajse u zhduken, dhe u be sllavizimi i plote i daceve dhe i dalmateve. a esht dushani i rendesishem per historine e ballkanit? sigurisht, esht i vetmi pas romakeve qe arriti te bashkoje gjith ballkanin ne nje perandori, as turqit nuk arriten te bejne dicka te tille. dhe te shohim sa do tja arrijne franko-gjermanet qe te bashkojne gjith ballkanin ne BE

  12. agostin says:

    Z Bato! Eshte e vertete se ne jemi ne demokraci,dhe askujt nuk i imponohet, ta doje, apo mos ta doje nje figure kombtare,por nuk i lejohet te fyej as ,Adem Jasharin ,as Rugoven ,Hasan Prishtinen,Ismail Qemalin, e Ismail Kadaren,ashtu si nuk i lejohet te fyej nan Teresen,Gjergj Fishten,Koliqin e Gjeçovin,Migjenin, e Fan Nolin e mbi te gjith Gjergj Kastriotin ( Skenderbeun).Nuk eshte faj i Skenderbeut qe vdiq e per 500 vjet na pushtoj turku,por ai luftoj per Komb e Atdhe .Edhe Adem Jashari e nisi luften ,por u vra per Atdhe pa e pare fitoren e luftes.Keshtu Skenderbeu vdiq me fitore,dhe kombi u pergjysmua mbasi vdiq ai dhe atehere ra ne roberi te turkut,qe sot i therritet vella.Skenderbeu nuk luftoj per kryq te vatikanit , por luftoj ne trojet shqiptare,dhe per dinjitet kombetar.Ju zotrinj sulmoni me shum Skenderbeun se pushtuesin turk, dhe eshte shume e çuditshme

  13. katonak says:

    Nuk ka asnje habi agostin qe nje perqindje e forte sot jashte kufijve bejne tifon kunder historise se shqiperise .Mund te jem edhe i vrazhde me kete koment por u them njerezve si bato qe ky eshte momenti me i mire i tyre per tu shkeputur njehere e pergjithmone nga figurat dhe historia shqiptare ,dhe per te ju afruar asaj qe kane qejf ,ate te sulltanit

  14. Go west says:

    Faleminderit Ukcamaj. Eterit themelues te kombit tone dhe sot gjithe njerzit e shkolluar e te qyteruar te Shqiperise, jane te vendosur ne rrugen e tyre “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Askush nuk do te arrije te na ndaj ne, shqiptareve. Ne i kemi bashke familjet, ne i kemi bashke vorrezat, ne e kemi bashke historine, ne e kemi bashke te ardhmen si qytetare shqiptare te Europes. Dhe sinqerisht kemi çfare te çojme atje. Sa per mjeranet qe ende “duan baben” une mendoj se ka zgjidhje. Ne, atyre qe nuk pranojene “fene tone”, nuk jua bejme siç na e kane bere dushanet e sulltanet, nuk i perzeme, nuk jua marrim pronat… Ne kemi sot njeres dhe mjete. Shqiperia e Re e njerzve te urte, do te dije ti zdrugase keto koka mesjetare. Ne kemi ne dore shkollen, ne qeverisim mediat.. Ndersa duhet t’ju presim duart atyre qe deri sot kane gjetur shesh- varferine,izolimin dhe perçarjen- dhe kane bere pershesh ne vendin tone.

  15. Sony-LG-Samsung says:

    Historia eshte pak me e nderlikuar sesa e mendon Bardhyli
    http://en.wikipedia.org/wiki/Saint_Angelina_of_Serbia

  16. pagani says:

    ndjeje dhembje per racen time,duhet te ndihmohemi,te i edukojm shqpetaret me fytyr nga orienti, kjo eshte e keqja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje