Kush po i bjen “Radikës”?

26 Janar 2014, 19:02Blog TEMA
Kush po i bjen “Radikës”?

Ilir Vata

Shqiptarët kësaj radhe provokohen nga lumi Radika, që kohët e fundit mori përmasa për faktin se sipas të thënave, pala maqedonase do ndërtoj një HEC mbi lumin Radika dhe për këtë arsye do ketë devijim të tij.

Kaq u desh që qarqe të caktuara të përdornin këtë fakt sipas interesave të tyre dhe në këtë mes u futën fejzbuksat e rrjete sociale, komunarë, media, madje dhe vetë opozita.

Dhe kaq, që të ndizej shkëndia e një debati të ashpër në emisione radhazi, derisa përfaqësues të qeverisë deklaruan se nuk ka një marrveshje zyrtare ndërpalët për një ndërtim të tillë, duke shtuar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Njërëzit që u morën me Radikën shpërthyen që nga Dibra e Tirana, madje politika i dha nota nacionale, madje dhe figura të artit u ngatrruan me këtë mesele sa skandali u transmetua nga bulevardi kryesorë në Tiranë.

Opozita, gjeti rastin dhe tentoj të kapej pas saj, madje dozat ishin deri në ekstrem, duke e bërë qeverinë si të papërgjegjshme për interesin Kombëtar, ku në të vërtet pas Radikës qëndronin rapsodët e Hajredin Pashës me të famshmen këngë “Kush po i bjen Raikës”.

Nje melodramë politike që herë- hërë bëhët aq qesharake sa shqiptarët rëndomt e quajtën “Sali Berish bo i bjen Radikës”.

Në fak Berisha kësaj radhe u përfol kotmas, pasi në këtë valle hyri dibrani i Dibrës së Madhe Lulzim Basha, që për të shmangur vëmendjen nga pamundësia për të mbledhur demokratët, gjeti shkasin e një dej kombëtarë për të përfituar sadopak.

Në mësin e këngës së famshme gjendet një frazë e tekstit…“Hajeredin pasha një hutac, nuk rrihet dibra me kerrbac”…! Ky është një fragment i tekstit dhe me këtë “himn” opozita desh të prek dejt e shqiptarve më doza nacionalizmi.

Në rastin e Radikës, fenomenti të devijimit të lumit Radika s’kishte aspak lidhje me nacionalizmin dhe as nuk egzistonte zyrtarisht një gjë e tillë.

E nëse kënga për Hajredin Pashën ngriti peshë malet e dibrës, në rastin e radikës së Lulzimit, ritmi i turrit ra njësoj si fundi i rapsodisë.

Një rat të ngjashëm patëm me nacionalizmin primitiv që doli nga goja e politikanve shqiptarë në fushatën elektorale, por papritmas u shua dhe u zhduk sikur të mos kish ndodhur.

Po pak më parë u shfrytëzua si dita e kobshme, rasti me armët kimike dhe turravrapësit mbushën sheshet për të rrëzuar qeverin se ajo e kishte fajn, pavarësisht se pas ketij skenari ishin antiamerikanët dhe në shesh doli si një antiamerikanizëm sesa një përpjekje për të shpëtuar shqiptaret nga helmet.

Papritmas turravrapsit me sllohanin “Luli po i bjen Radikës” shpresuan se e gjetën arsyen për të sulmuar politikisht. Melodrama të tilla duhet të marrin fund me shqiptarët se nuk ka me aq shqiptarë hutaq që të mashtrohen nga hutaqt të stilit Hajredin Pasha.

Me të drejtë themi: “Kush po i bjen Radikës”

3 komente në “Kush po i bjen “Radikës”?”

  1. feniks says:

    Radikes po i bie REGJIZURA SERBE per t’i ardhur ne ndihme KLIKES KRIMINALE TE Sali Berishes,ketij agjenti te ndyre te UDB-se,qe duket se po i vjen radha te jape llogari para DREJTESISE!!!
    Po ju digjet agjenti i tyre me i madh ne Ballkan ndaj SKENARET e tyre nukkane fund,qe nga TRITOLI I SHTYLLAVE,I AUTOVETURAVE etj!!!
    Protestat anti amerikane gjoja per armet kimike te Sirise plasen si flluske sapuni,ndersa kjo e Radikes plasi sic plas nje PERZERVATIV!!!

  2. Çerri skizofren says:

    O Ilir Vata, ta falte zoti llapen, se i paske bere nje te lepime Edit dhe qeverise se tij, sa do ti duhet te lahen me presion ne lavazh per te hequr jarget.

  3. PARAK says:

    Nga eshte dhe cfare kombesie ka ky Ilir Vata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje