Si po shkatërrohen zgjedhjet brenda PD-së

27 Janar 2014, 19:06Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Kreu zyrtar i PD, Lulzim Basha, shpalli nisjen e zgjedhjeve në strukturat e PD në të gjithë nivelet e kësaj “qyqareje” parti, të katandisur tashmë në… “partiçkëz”. Sipas Lulzim Bashës “zgjedhjet në PD do të bëhen të lira, transparente, sipas moralit historik të PD”. Sa për moralin historik të zgjedhjeve të lira brenda PD, Lulzim Basha, dhe ata që ia këshillojnë ta thotë këtë “broçkull komike”, duhet të dinë se në 23 vite jetë të kësaj partie, sa herë ka pasur zgjedhje në struktura dhe kongrese, nën dirigjimin e Sali Berishës kanë kërcitur fyerjet, denigrimet, kërcënimet, intrigat, pazaret dhe dajaku nga qendra në bazën e partisë, kundër të gjithë atyre që tentonin të kandidonin pa “bekimin” e Saliut dhe kundër të gjithë atyre, që guxonin të mendonin të kandidonin si rival të Saliut. Për shkak të këtij morali historik zgjedhor të “menderosur”, që ka ekzistuar e vepruar brenda PD prej klikës së PD, kanë sunduar për 23 vite e vit pas viti në krye të saj Saliu në qendër dhe “salinjtë” në rrethe.

 

PD kërkon të rindërtohet, me klikën e vjetër që e shkatërroi

Nuk e dimë nëse në konferencat zgjedhore të PD do të bëhen analizat e humbjes së turpshme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Nuk e dimë as nëse krerët aktualë të PD (tutorët e saj) në qendër e në rrethe, do të japin llogari për këtë humbje përpara anëtarësisë së tyre. Nuk e dimë gjithashtu as nëse ish-ministra e deputetë të kësaj partie dhe vetë “Espinoza” Sali Berisha, do të dalin e do të pranojnë publikisht përpara anëtarësisë se humbja e PD në 23 qershor 2013 u shkaktua 100% vetëm prej tyre. Nuk e dimë as nëse këta ish-ministra e deputetë që qëndrojnë e dridhen si “miu” përpara “carit” Sali Berisha, do të bëhen një moment “trima” e do të pranojnë se 1 milionë votat nuk u hodhën thjeshtë kundër PD, por kundër “damkës” së tyre të korrupsionit, trafiqeve, krimeve njerëzore, plaçkitjes së pasurive kombëtare, shpërfilljes së shqiptarëve, mashtrimeve, braktisjes dhe talljes së anëtarësisë së demokratëve, duke e tjetërsuar PD dhe pushtetin e saj në “klikë” mafioze klanore e familjare.

Por një gjë e dimë saktë, sepse e ka deklaruar Lulzim Basha. Grupet e punës për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve të reja në PD, do të përbëhen nga ish-ministra, deputetë e zyrtarë të PD, të cilët e çuan PD në humbje dramatike. Pra, sipas skemës “Basha”, PD do ta ringjallin, do ta rindërtojnë e reformojnë ata që e “vdiqën” dhe e deformuan, që e bënë të urryer edhe për vetë anëtarësinë e saj! Strukturave të PD në bazë, sipas projektit zgjedhor e reformues “Basha”, do t’u mbajnë fjalime e do t’u bëjnë moral ata që ia përdhosën moralin. Do t’i ngrenë në aktivitet e do të udhëheqin në lëvizje politike për rikthimin e PD në pushtet, ata politikanë “kurvica” ministra, deputetë, drejtorë që i nxorën “bojën”, që e çuan turpshëm në opozitë, bashkë me ta edhe Basha si 3 herë ministër hajdut e urdhërues vrasjesh! Pra, sipas skemës “Basha”, zgjedhjet për strukturat e reja të PD, do t’i menaxhojnë ata të prej 12 vitesh nuk kanë bërë zgjedhje as për vete në strukturat qendrore të partisë! Anëtarëve të mashtruar, të tallur e të braktisur të PD, do t’u mbajnë fjalime për “dashurinë për PD”, ata ish-ministra e deputetë të klikës “Berisha”, të cilët dhanë provat e plota e të shumta, se PD e kanë dashur vetëm për kolltuqet, prej të cilave u pasuruan në mënyrë të përbindshme nëpërmjet korrupsionit e krimit.

 

Zgjedhje të lira në PD?! Një përrallë “berishiane” nga e kaluara

Është praktikë historike në PD, që nuk njihen zgjedhje të lira as në seksionet e zonave të largëta me 4 anëtarë. Edhe pse “princi” i “PD- Berishës”, kryetari shkresor Lulzim Basha, deklaron se zgjedhjet në PD do të bëhen të lira, kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa këtë parti ta komandojë Berisha dhe klika e tij. PD e ka “në gjak” praktikën e zgjedhjeve të manipuluara e të dhunshme brenda saj. Kështu do të ndodh dhe në këto zgjedhje. Sipas informacioneve nga brenda degëve të PD në rrethe, thuhet se kryetarët aktualë kanë marrë udhëzime qysh 2 muaj përpara, për të bërë gati listat se kush duhet të jetë në krye të degëve. Personat që janë piketuar për t’u emëruar kryetarë të PD në rrethe, u është dhënë lista dhe urdhri të “votojnë” për ata që ka piketuar klika “Berisha” për në kryesinë qendrore dhe Këshillin Kombëtar të PD. Kështu ka ndodhur në këto 23 vite me zgjedhjet brenda PD, siç ndodhi dhe me zgjedhjen e Bashës.

Këto zgjedhje kanë vetëm një objeksion: të propagandojnë demagogjinë e gjoja zgjedhjeve të lira në PD, por nuk do të ketë të tilla. Këto zgjedhje kanë gjithashtu synimin, të propagandojnë, se gjoja do të bëhen zgjedhje të reja në PD. Por në fakt do të rizgjidhen përsëri ata që ishin, të cilët do të strukturojnë klanin ekzistues sundues brenda në kupolën e PD, nga qendra në rrethe, duke eliminuar “armiqtë”. Në këtë moment, “partiçka” PD gjendet në fazën e skartimeve të përligjur me gjoja “nevojën reformuese” brenda saj. Veçse jo të skartimit të skarciteteve që kanë gangrenizuar e qelbur punët e partisë, por të individëve e grupeve të konfirmuara si “armiq”, si jo pjesë vazhduese e skemës së klikës “Berisha-Basha”.

Konferencat e PD në rrethe, edhe pse nuk ka “zhurma”, po pa zhurma do të jenë në përmbajtje e qëllim të tyre, tipik si “plenumi famëkeq i PPSH të Tiranës”. Konferencat zgjedhore do të bëhen formalisht sa për efekt protokolli, se në fakt ato janë zhvilluar e po zhvillohen paraprakisht në kullën “Berisha-Basha”.

 

Ja kush do t’i mbajë nën kontroll, punimet e konferencave në rrethe

Sipas informacioneve që kemi, për të qenë të sigurt në mbajtjen fortë të klanit “Berisha” në komandimin e PD, zgjedhjet në rrethe do të “dirigjohen” nga ish-drejtorët, nga ish-kryepolicët, nga strukturat e SHISH, nga klanet ekzistuese e të ngritur së fundi nga kupola e PD, por dhe nga bandat e “të fortëve”, të besuar e të paguar prej dyshes Berisha- Basha. Ndërsa në qendër, në “byronë politike të PD”, zgjedhjet do të bëhen siç deklaroi Basha, sipas moralit historik të zgjedhjeve brenda kësaj partie. E di Saliu si ta “çojë ujin në mullirin” e tij. Troç, zgjedhjet janë në formalitet konferencash, emrash konkurrues e procesesh votimi, tipike si në të kaluarën zgjedhore të kësaj partie.

Ato janë inskenuar, të mos jenë as konferenca zgjedhjesh të lira, as mbledhje analizash të hapura, të lira e reale për humbjet, për zhvillimet dhe të ardhmen e “partiçkës” PD, por janë projektuar të jenë skena dhune të heshtur, me emërime drejtuesish të filtruar me biografi “pro” klanit Berisha- Basha. Ndërsa ata që kanë vendosur të kërkojnë llogari për humbjen në zgjedhje, për korrupsionin e ish-ministrave e deputetëve, për uzurpimin e PD dhe shpërfilljen e militantëve gjatë 8 viteve të qeverisjes, janë “zbuluar” dhe do të seleksionohen e do të eliminohen që në listat e delegatëve, duke mos u lejuar të futen brenda sallave të konferencave në rrethe. Me porosi të Lulzim Bashës, janë ngritur dhe grupet speciale që do të bllokojnë me kërcënime e forcë fizike këta “armiq”. Pyetja shtrohet: A do të bëhen vërtetë zgjedhje të lira brenda PD këtë herë, siç deklaron Lulezim Basha? Zhvillimet aktuale, skemat e  hartuara, porositë dhe urdhrat e dhëna, masat e marra deri tani për “proces të qetë zgjedhor” dhe historia e zgjedhjeve në PD, flasin se zgjedhjet e reja e të lira në këtë parti, janë një përrallë nga e kaluara, të cilën për 23 vite që ka për autor dhe rrëfenjës “gjysh” Saliun, ndërsa në këto zgjedhje po e tregon… “kollovari” i tij Lulzim Basha.

 

PD, parti demo-karrige, “çiflig” privat i një grupi uzurpatorësh

PD nuk është parti demokratike, por një “kioskë” demo-karrige, kapur e mbajtur peng prej një grupi uzurpatorësh, në krye të të cilëve prej 23 vitesh, Sali Berisha po e sundon dhe po e përdor si “çiflig” privat, së bashku me ta. Për shkak të këtij uzurpimi, PD është tjetërsuar prej vitesh në një “kioskë” politikanësh e zyrtarësh intrigantë, mashtrues, interesaxhinj e hajdutë, manekinë e specie që zvarriten në rresht, nën këmbët e Saliut. Në PD ka 6 vite jashtë afatit statutor, që nuk bëhen zgjedhjet në sekretariate. Pse? Sepse nuk ka dashur e nuk do Saliu. Madje nuk janë zëvendësuar ende në kryesi e në Këshillin Kombëtar të PD as emrat e Bujar Nishanit, Bujar Leskajt, Elvis Çefajt etj, të cilët figurojnë si anëtarë të këtyre forumeve! Brenda “shpellës” PD nuk mund të flitet për demokraci, për liri fjale e mendimi, për hapësira konkurrimi për t’u bërë aktor e faktor. Janë qindra raste nga zhvillimet brenda PD, që dëshmojnë se në këtë parti është drejtuar me klikë të përzgjedhur e të mandatuar në konferenca e kongrese zgjedhore farsë. Sa për kujtesë, për t’u hapur “porta” dhe “rruga” e pranimit dhe karrierës në PD, duhet të bësh atë që ka deklaruar Erla Mëhilli në një nga pjesët e librit “Kurban” të Edi Ramës, ku deklaron se “… që të bësh karrierë e hajër në PD, duhet të hash patjetër … atë që të servir Saliu”, ndryshe s’pranohesh edhe sikur të jesh model i përkryer vlerash politike, morale, njerëzore, profesionale, drejtuese.

12 komente në “Si po shkatërrohen zgjedhjet brenda PD-së”

  1. Ajet Delaj says:

    January 27, 2014

    NJE THIRRJE E HAPUR DASHAMIRESE PER Z LULZIM BASHA

    Z Basha pamvarsisht kontestimeve te mija e te shume shqiptareve e demokrateve se si keni ardhur ne ate detyre fisnike te krut te opozites zyrtare e mbase jo morale ne Shqiperi prapeseprape do deshiroja te te jepja vetem dy keshilla mjaft dashamirese.
    E bej kete pasi intelektualet por vecanarisht ata qe jetojne ne perendim ku duan me shume Shqiperine se partite politike e shohin opoziten si vlere kombetare dhe si kontribuese e drejteperdrejte ne mireqeverisjen e pushtetit por edhe si detyrim ndaj Shqiperise ringritjen e opozites e kthimin e saje ne alternative e besueshme ndaj superpushtetit te majte ne kete rast.
    Koha ecen me shpejtesi e njerzit duhet te ecin me hapin e kohes e aq me teper politikanet qe supozohet se jane aty per te udhehequr njerzit e jo per t’ju shkuar pas.
    Ngadale mbushet 6 muaj ne krye te partise e jeni nje vit e gjysme larg perballjes se pare elektorale me pushtetin gje qe eshte prova jote e pare dhe e rendesishme.
    Zgjedhjet qe po vijne duhet te te gjejne me nje Parti Demokratike te rithemeluar apo riformatuar nga themelet. Ne strukturat, programin ,statutin e resource njerzore duhet kthyer ligjitimiteti ne Partise Demokratike qe kane munguar per nje kohe te gjate qe nga kryetari i seksionit deri tek karriga juaj.
    Te pregadisni me eksperte programin alternativ te pushtetit ne te tera fusha, rend, drejtesi, diplomaci, ushtri, struktura te specializuara te shtetit ne ceshtjen e sigurise e zbatimit te ligjit e deri tek funksionimi i shtetit social te tera keto te vendosura konforme lirive e te drejtave themelore te njeriut ne nje shtet demokratik funksional.
    Me kete dua te them se duhet te harroni si opozite tendencen qe fatekeqesisht po vazhdon per te bere krahasime ndermjet pushtetit aktual me pushtetin qe iku pasi filozofia , praktika, puna dhe performanca e tije eshte denuar nga shqiptaret edhe me heqjen e pakices bllokuese. Pra thellesisht besoj se nuk ka gje per te vlersuar ne ate pushtet por nje tendence e tille per te nxjerre dhjame nga pleshti po ju demton si Parti Demokratike pa kthim
    Te jeni te bindur dhe besoj se jeni i bindur se zgjedhjet e 23 Qershorit megjithe deformimet e bera nese do ishin vertete te lira te drejta e te barabarta te jeni i sigurte se nuk do kishit marre as gjjysmen e atyre vendeve qe keni marre.
    Pra detyra juaj si shef i opozites eshte qe te bini para shqptareve e pushtetit alternativen tuaj si program e resourse njerzore per te kerkuar mbeshtetjen dhe voten e tyre . Nese vazhdoni si deri tani duke sulmuar pushtetin me te dhena fallco te pushtetit te permbysur me vote te jeni i bindur se rezultati juaj i ardhshem elektoral do te jete poshte 20% pasi i bie sikur Partia Socialiste ne 1991 e ne vazhdim te sulmonte Partine Demokratike te kohes me arritjet dhe statistikat e Enverit.
    Po te kishte ndjekur kete rruge Partia Socialiste me siguri qe sot do i ishte harruar emir tani e jo me te ishte ne pushtet. Koha eshte e pameshirshme dhe te jeni te bindur se do ju rezervoje te njejtin fat imagjinar te socialisteve por kesaj radhe real per ty e Partine Demokratke qe perfaqeson nese do vazhdoni ne kete rruge qe keni nisur megjithse Berishes mund ti keshe shume borxhe kjo nuk shte rruga dhe aspirata e demoktateve shqiptare per te ringritur Partine Demokratike .
    Harroje Berishen e berishizmin nese do ti sherbesh Shqiperise e shqiptareve e ne fund vetes tate pasi pasi bota e qyteteruar i ka harruar me kohe homologet e tije si detyre funksionale pasi si lidere te medhenj e vizionare eshte banalitet te krahasosh sundimtarin Berishe me te medhenjte Bushin, Kohlin , Thecerin e po te doni edhe Havel e Valensa.
    Vizioni dhe misioni i Berishes u shemb nga vota popullore duke i hequr opozites edhe pakicen bllokuese kushtetuese dhe si i tille nuk mendoj se ka njeri me mendje te shendoshe qe nuk e klasifikon sundimin e Berishes si deshtim qofte ky edhe me fanatiku pervec atyre qe jane bashkemekatare.
    Per te ecur perpara jo vetem nuk duhet te te lidhe asgje me deshtimin e Berishes, por duhet te distancohesh qarte duke nxjerre mesimet e duhura per juve dhe forcen politike qe perfaqesoni qe te mos perseriten me gabimet .
    Lideret politike dallohen dhe fokusohen ne ate se sa te afte jane te gjenerojne ide te reja zhvillimore qe shkojne ne unison me trendin e shoqerise ne pergjithsi gjithnje duhet punuar me synimin qe te jeni me pjesen me te emancipuar te shoqerise.
    E shkuara gjithnje i perket historise e kur e shkuara nuk na ka afruar dhe nuk afron asgje per te ardhmen duhet harruar sa me pare qe t’mos na pengoje rrugen e se ardhmes.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. sh q i p says:

      zoti ajet; a nuk ju duket disi e tepruar nga ana juaj te beni keshilla ne adrese te personit te gabuar. une e kuptoj fare mire preokupimin tuaj si qytetar, po ne te njejten kohe ju, une , ne te gjithe duhet ti shohim problemet me realizem, te pakten te biem dakort per nje gje. lulzim basha nuk eshte ne ate post rastesisht. dihet qe eshte beniamini i padronit. dhe kesisoj eshte aty per te permbushur interesat e familjes e te kupoles. duam apo s’duam ne kjo eshte nje e vertete e hidhur. eshte e hidhur jo per faktin se basha nuk po del si nje profil autoritar e qe saliun vetem e respekton si moshe e si kontribut, por qe po e mban peng p.d.duke mos dale dot nga metodat e vjetra. shtoj ketu , vete basha ka disa drite hije qe vene ne dyshim integritetin e tij. nuk ka rimekembje te se djathtes me keto personazhe. jam mese i bindur qe stramaxhoranca votoi kunder ketyre figurinave se sa per programin e edi rames. te gjithe e kuptonin se shteti kishte takuar fundin si kur ndonje here.ne ndryshim nga ju, une do sugjeroja anetareve te thjeshte demokrate te rigrupohen ne nje sigel tjeter partie. ne kete menyre do te bejne vetepastrimin brenda radheve e do ti sherbejne vendit me nje opozite reale e kostruktive.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Jo zgjedhje,por inventarin e antaresise.
    Nuk dine sa veta kane “tradhetuar”,duke shkuar nga LSI-ja.
    Zgjedhje te reja ne kete parti,do quheshin ato qe do largonin nga postet drejtuese te gjithe ata qe i humben zgjedhjet e pergjithshme me 23 qershor.
    Nen “dorheqjen” e ishkryetarit Berisha,duhet te largohen te gjithe humbesit.
    Te shohim portokallin 2014.

  3. VARKARI says:

    Dakort ne PD po shkaterrohen dhe sna plas shume trapi, por Perse nuk flet dhe per zgjedhjet qe duheshin mbajtur dhe po anashkalohen. Nqs Tema ka kalur majtas le te na I thote por ne qofte se eshte akoma “pavarur” duhet ti bjeri kokes te dyja paleve

  4. Maxhun Peka says:

    Sali Berisha eshte kriminel,ai duhet te arrestohet,por edhe nese nuk do te futet ne burg Zoti do ta ndeshkoje shume shpejt kete monster.

  5. shqiptar says:

    Nje analize jo vetem e sakte, por e perkryer.

    PD DUHET MBYLLUR si parti!

    Kjo parti jo vetem qe denigroi shqiperine dhe e la pa nje qeverri, ne duar te lloj-lloj matrapazi, por si pasoje e saj KEMI NJE VEND PA OPOZITE.

    Nuk mund te kemi instanca historike te krimit per te perfaqesuar opoziten, kur nje opozite duhet te perfaqesoje instancat me xhenuine politike e perkrah popullit.

    Jo vetem shoqeria shqiptare duhet ta anashkaloje e ta braktise, si nje burim i pjeses me te madhe te lengatave te saj, por politika shqiptare gjitheashtu duhet te gjeje mekanizmat e nevojshem per ta neutralizuar kete parti.

  6. malesori says:

    POSHTE SALIU NJERIU ME LIG I KOMBIT SHQIPTAR

    1. tasi says:

      Poshte kellira nga jugu,qe do te na hiqet si malesor !!!

  7. Partia e ashtuquajtur Demokratike nuk ashte gja tjeter veçse nje bande kriminelesh qe çdo dite vendosin tritol neper shtylla tensioni,ne banesa e bisnese,shpall anik e terror ne çdo cep te Shqiperise.Duhet mbledhur fakte dhe te nxirret jashte ligjit,ndryshe ai vend nuk do te kete kurre qetesi.

  8. leshanaku says:

    Z. Gazetar! Me nderime per shkrimet e tua. Lidhur me kete teme, deshirojh te shto0j se PD ka qene e shkaterruar qe diten qe eshte themeluar, dhe me keq akoma kur u uzurpua nga Sali Berisha, mjeku i Bllokut te Udheheqjes te PPSH, si edhe vete anjetar i PPSh, spiuni i sigurimit te shteit dhe i UDB. Tani nuk e kuptoj se per cfare shkaterrimi mund te flitet tani mbas 23 vjetesh. Ky po te donte te ndertonte nje parti me te vertete demokratike dhe Shqiperi demokratike e kishte bere prej kohes,jo tani qe iku si qen i zgjebosur dhe si dhjeraman. Kjo parti nuk do te kete kurre te ardhme, pritni edhe pak kur te djathten shqiptare ta marre FRD me ne krye Z. Bamir Topi. Deshiroj t’ju kujtoj te shihni mbas “zgjedhjeve” te forumeve te PD, te gjithe ata qe do te mbeten ne listen e Lipe Shtogut (mbrapa liste) do te kalojne ose tek FRD ose tek LSI. Keta kujtojne se duke i perjashtuar “tradhetaret” e Sali Berishes, do te forcohen, me keq do te behen.

  9. askushi says:

    pd-kurre ska patur themel! dhe ja perfundimi…do ikin edhe50 perqind brenda 2014…prisni mbas qershorit!

  10. Ana says:

    Sala vrases dhe mafioz, Luli vrases dhe servil, automatikisht PD do te kthehet Parti e Deshtuar. Malokezimi i PD i kushtoi kesaj partie egzistencen e vet. Sala nuk eshte shtetar dhe lider, ne kohen e tij shteti ishte plot tensione ai ishte injorant skizofrenik, ndersa Luli eshte gjysem shqiptar e gjysem kosovar si Sala. Kosovaret, nje pjese, nuk e duan Shqiperine. Te dy jane nga kjo pjese kosovare. Me ne fund shqiptaret i kuptuan dhe guxuan ti ndeshkojne. Bravo Shqiperia !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje