Dy Vetëvendosje

28 Janar 2014, 20:14Blog TEMA

Një letër si rrëfim për Shpendin dhe Dardanin: Gjuha si mjet fajësimi dhe mirëkuptimi. Një dëshire dhe tri fjali në Papillon u shndërruan në respekt. Ky është modeli i respektit që duhet.

Nga Baton Haxhiu

 

Rrëfimi i Parë

Edhe ne Prishtinë kanë ndodhur përmbysje të paparashikuara. Njerëz dhe sende janë ndryshuar brenda natës. Komunikimi dhe respekti po ndodhin qetësisht. Megjithatë, kam të drejtë të them se shume njerëz në Kosovë janë rrezuar teposhtë dhe kanë humbur nën gërmadhat dhe marrëzinë e të qenit i barabartë në një shoqëri.

Krejt kjo u duk ndryshe një të shtunë në kafeterinë Papillon. Një rrëfim i bukur i një qytetarie dhe kujdesi për Ligjin dhe Kryetarin e tyre.

Ajo që kishte ndodhur natën e kësaj të shtune, nuk kishte vetëm qytetari brenda, por edhe respekt dhe gjuhë tjetër.

Ora dymbëdhjetë e natës. Një grup që kishin ndenjur dinjitozë për ta shijuar atmosferën dhe muzikën, kishin respektuar edhe Ligjin e mospirjes së duhanit brenda ambienteve publike. Pas mesnatës, dikush nga pjesëmarrësit që ishte qejfleisur, kishte kërkuar ta thyente Ligjin dhe të fillohej të pihej duhan brenda lokalit.

Askush nuk kishte reaguar, as me britmë, as nuk kishte ndodhur ndonjë shprehje arrogante, pa lutje, e pronarit.

Xuxi kishte folur. Qetësisht, me gjuhë që i jep kuptimin qytetarisë dhe lokalit Papillon, që prej kohesh ka lënë shenjën e vendit ku qejfi dhe kënaqësia kanë kuptim.

Dy njerëzit kryesorë te qytetit, i pari dhe i dyti, Kryetari dhe Nënkryetari, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, zakonshëm dhe me veshje sportive, bënin pjesë në ahengun e Papillonit.

Propozimi i qejfliut të mbrëmjes për të pirë duhan, dukej i vetëm. Vetëm zëri i Xuxit doli të jetë i mjaftueshëm për të thënë se ky vend është për kënaqësi dhe jo për të thyer rregulla. Kaq është dashur që gjuha të jetë e lehtë, e kuptueshme dhe pa asnjë dozë ofenduese e arrogance, që mbrëmja të vazhdonte ashtu siç ishte. Xuxi, pavërejtshëm, ua hoqi Kryetarit dhe Nënkryetarit druajtjen se dikush, në prezencën e tyre, po e thyen Ligjin. Me një fjali, të gjithë kuptuan se gjuha qe ai përdori nuk ishte asgjë tjetër, por vetëm liri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, dy qytetarët e parë të Prishtinës, ndoshta fare s’e kanë vënë re këtë gjuhë dhe kuptimin e respektit të njerëzve për ta, por i kanë dhënë shembull vendit dhe Kryetarit se gjuha dhe mënyra se si thuhen gjërat janë shumë të rëndësishme për t’i dhënë kuptim Ligjit.

Ky ishte respekti i së shtunës që qytetarët e Prishtinës ua bënë Kryetarit dhe Nënkryetarit të tyre.

 

Rrëfimi i Dytë

Ditën kur Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu kanë hyrë në Zyrat e Komunës së Prishtinës, kam qenë i bindur se gjuha dhe procedura e tyre do të jetë larg zhurmës së përditshmërisë dhe e veshur me kujdes, se do të jetë gjuhë e larguar nga shpirtligësia dhe e tillë ku nuk mund të reagohet pas vendimit që marrin.

Vetëm disa ditë pas hyrjes në Zyra, ekskavatori i rrënimit kishte prekur vrazhdësinë e ndërtimeve pa leje. Rrënimi i njërit prej objekteve ishte bërë me nuancë politike.

Edhe rrënimi me vrazhdësi është një fyerje. Është një guxim për të dërguar mesazh, që brenda vetes fsheh pasigurinë dhe rrënimin e gjuhës së kujdesshme që do duhej të përdoret. As fjalia “Mafia e ndërtimit…” nuk i rrinte mirë Kryetarit. Shprehja e tillë nuk përçonte konceptin e Shpendit dhe Dardanit.

Kam pritur që rrënimi të ketë një letër. Të bashkëbisedohej me ata që kanë ndërtuar pa leje dhe t’u jepet një afat për ta bërë atë. Shpendi do dukej ndryshe.

Edhe ata që kanë ndërtuar pa leje do të turpëroheshin dhe ndoshta do ta rrënonin vetë. Kështu, do të ndërtohej një mentalitet respekti për Ligjin. Si natën e së shtunës në Papillon. Një vendim politik i paarsyeshëm dhe një vendim ligjor i arsyeshëm. Krejt për shkak të gjuhës dhe procedurës.

Edhe unë u trembem fjalëve. Dhe të gjithë u tremben fjalëve. Ata që nuk tremben prej tyre dhe gjuhës që përdoret, i fshehin fytyrat dhe nuk janë në mesin tonë. Ata ikin të poshtëruar dhe të ndyrë. Edhe të rrënuar, pastaj.

 

Rrëfimi i Tretë

Po i kthehem edhe një herë asaj që kam thënë më herët. Për gjuhën.

Ngjarja ndodhi ne Parlament. Prapë gjuha.

Kur e pyetën Cu Lu Konfuçin: “Po të fitoi duka i Vesë ta udhëheqësh vendin e tij, cilën masë do ta merrje të parën?” Ai u përgjigj: “Reformën e gjuhës”.

Për dyzet vjet komunizmi dhe 15 vjet pas luftës, në kuadër të gjuhës politike në Kosovë u muros një diskurs ndjekës, policor, vrasës me të cilin kundërshtari\viktima së pari  ekzekutohej verbalisht, e pastaj edhe praktikisht.

E dëgjova Vetëvendosjen  në Parlament, e bashke me të edhe Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjenjën se sa vrazhdë tingëllonte gjuha. Edhe sikur te kishin 100% të drejtë, gjuha i bënte të pështirë dhe të padrejtë në atë që thoshin.

Nuk duhet dhënë ngjashmëri dy kohërave në Kosovë: komunizmit dhe demokracisë. Mirëpo, me atë që pamë, e nëse i bëhet një analizë e përciptë e gjuhës që u përdor në Parlament e në opinion, konstatohet menjëherë se një reformë ka mbetur pa u bërë në Kosovë. Reformën e gjuhës.

Po e ndoqët dhe analizuat gjuhën e politikanëve, gjuhën e liderëve partiakë, gjuhën e komentatorëve, gjuhën e gazetave e të gazetarëve, vërtetohet me keqardhje  po ai diskurs denigrues e përçmues. Diskursi që kualifikon e ndjek, që fjalët i shndërron në bomba, është pjesë e jetës së tyre.

A mund të ketë demokraci dhe sistem të ri me këtë gjuhë?

Është dëshmuar se demokraci të re me gjuhë e diskurs të vjetër, nuk bëhet. Sepse, me kualifikimet kuturu nuk behet demokracia, por ndërtohet rruga për rrënimin e saj.

Reforma e pabërë e gjuhës ne shoqërinë kosovare m’i kujton fjalët që Fatos Lubonja ia tha New York Times, pas zgjedhjeve në Shqipëri dhe ngjarjeve që pasuan, duke shprehur shqetësimin e tij se rruga që kishte marrë demokracia shqiptare kishte rrezik të përfundojë në kaos, pikërisht për shkak të gjuhës qe përdorej!

Por, nuk është vetëm ky argument për atë qe po ndodh në Kosovë.

Të shumta janë arsyet që e shpjegojnë këtë fenomen në Kosovë.

Pse po ndodh kjo?

Nuk duhet të jesh shumë i ditur, që ta parashikosh fundin e  këtij diskursi.

Të shumta janë opinionet që shpjegojnë ose mjegullojnë mosmarrjen e masave parandaluese me kohë, por, me gjasë, lehtësia për të fyer dhe për të luajtur rolin e pijanecit ku mund te flitet gjithçka, si në kafe rakie, në periferi të qytetit, është e patolerueshme. Kjo nuk është gjuhe dhe ky nuk është komunikim qe e duan njerëzit që nuk pinin duhan ne Papillon dhe respektonin Ligjin.

Dhe as me fjalinë se – korrupsioni dhe krimi, kuptojnë vetëm këtë gjuhë.

Jo. Ata pikërisht atë gjuhë e duan. Sepse, veprimet shumëvjeçare dhe gjuha korruptive ju bëjnë të barabartë në një situatë kurrë të barabartë.

Gjithashtu, rrënimi i padijes së pushtetit, korrupsionit, për kaq vite, nuk behet me gjuhën që ka më shumë pështymë e fyerje sesa shpjegim për njohjen e Ligjit dhe procedurave. Nuk frikohen të korruptuarit me gjuhë të korruptuar. Ata frikohen me gjuhën e Xuxit në Papillon. Provojeni dhe do jeni fitues.

Ky ishte rrëfimi për Dy Vetëvendosje.

14 komente në “Dy Vetëvendosje”

  1. Pelasgian says:

    per fat te keq qe ka shume pak NACIONALISTA ne Shqiptari si ato te Vetvendosjes dhe AKZ ! Kurre ska me bo hajer Shqiptari se ska pas kurre NACIONALIZEM , ATDHEDASHURI , PATRIOTIZEM , QUJENI SI TE DONI POR SHUMICA E POPUJVE TE EVROKURVES SE CIVILZUAR KRENOHET ME NACIONALIZMIN E TYRE !

    1. Axhimi says:

      Pellasgian, a je qorru apo je shurdhu ,apo, je qorrue dhe shurdhue njëkohësisht? Në qoftëse e ki fjalen për një shtresë politike ose politikanësh mud te pajtohet njeriu deri dikund. po që te thot njeriu se shqiptaret nuk janë atdhedashës luju prej vendit se edhe pse nuk besoj në marrina Të shiton Zoti dhe me te drejt të plotëfuqishme.

      1. Pelasgian says:

        shume atdhedashes jena …tu fillu prej sportistave e deri te politiKUAJT ! E KAM PA SHUME BUKUR KET ” NACIONALIZEM TE SHFRENUAR ” . Ti je QORRI ma i madh e ju thu tjerve ” veni syzet ” .

    2. Kapit Tupalla says:

      Mos mendoni se ky Batoni është budalla siç paraqitet. Ai është vetëm një shkrues me pagesë.

  2. Don.Shehu says:

    Po more po, gjuha qenka problemi ne Kosove! Mos i thoni Thacit hajdut e atyre qe bejne ndertime pa leje flitini me njerezi e mos i quani mafje ndertimi. Ti Baton ke ik per lesh, je bere nje servil i tera mafieve ne Kosove.

  3. mali says:

    Gjuhen e SHIK-ut e te DEVOLLEVE, qe Ti Baton e pelqen ashte normale, hiperbol APO ajo ma e keqja UNDERGROUND?!

    1. leona says:

      E di din ti qka do te thot Fjala Gjermane Underground? apo ja fut kot???

      1. mali says:

        puuhhh sa keq kur tjetri jafut kot! Leona; Underground ashte fjale angleze qe don te thot nentoksore, e ne gjermanisht shkruhet UNTERGRUND…lexo, mso!!! prsh.

  4. Doni says:

    Kete Batonin ju ne Tirane e keni ngrit ne ate piedestal ku ai mendon se gjindet. Muhabet miqsh edhe klasen e analisteve e komentatoreve (jane bere aq te shumte sa ashtu si kengetaret mund t’i quajme kategori sociale). E verteta eshte se ne Kosove njerezia nuk eshte se pjerdhin shume per Batonin.

  5. DRENICA E KUQE says:

    Nuk eshte gjuha problem ne trojet shqiptare, te pushtuara nga Serbia e ish Jugosllavia, por problemi jane “profesionistet” dhe “patriotet” qe ka instaluar sistemi pushtues ne “pushtetin” e shqiptareve, te cilet mese paku e kuptojne gjuhen, ne veçanti gjuhen shqipe!!! Sepse ata flasin e shkruajne shqip e mendojne serbisht, e si te kuptohen pastaj?…
    Mekat, kush u rrefen shqiptareve ne vazhdimesi dhe rrefimet na vijne dyfish me te renda kur vershejne neper mjetet shqiptare te informacionit…

    DRENICA E KUQE

    1. Suzana (Kosove) says:

      Gjuha eshte arma me e rrezikshme se edhe vet Pushka, apo ke harrue si jane shqiptaret qe vriten per nje fjale goje?
      Shume bukur ke shkruar Baton, po per Fat te keq nga gjithe komentatoret, doli vetem nje “Xuxi” ketu (euroatlantik).
      Gjuha qe perdorin politikanet, me se shumti ne Shqiperi, eshte shume e ndyre, acaruese, e vrazhde, e neveritshme, gjuhe armiqesie per ata qe mendojne ndryshe.
      keshtu ishte me Saline, keshtu ngeli me Edine, cuditem si nuk u vra ndonjeri ne parlament deri tash, por ka kohe akoma.

      1. DRENICA E KUQE says:

        Edhe ty moj “Zuzi” te paska ngelur merak pse nuk qenkan vrare ende ne Parlamentin shqiptar. Sa po te paguaka Batoni, Berisha a Fazlliçi qe t’i nxitesh shqiptaret qe te vriten ndrmjet veti ne parlanemt? Ti vetem lehe keshtu, e parapaguar, me maskeçorape ne fytyre!…

        DRENICA E KUQE

  6. euroatlantik says:

    Urime per shkrimin! Si rralle here lexohen keto shkrime dhe te vjen mire per problemin qe ngre.populli ka nje thenje qe: “Gjuha kocka s’ka dhe kocka thyen” Ndaj vemendja per perdorimin e saj eshte “nje nderhyrje”me takt ne radhe te pare per politikanet dhe me pas per te tjeret,jo se keta te tjeret jane te pacivilizuar por se politikberesit dalin me shume ne ekrane dhe behen “shembull” i gjalle per masat posht.Ndaj me te drejte te vete mendja se njerezit nuk duhen pare nga kollarisja e tyre nga jashte por sa te kollarisur jane nga brenda. Ndaj me te drejte reforma per gjuhen dhe mireperdorimin e saj jane primare ne nje shtet qe kerkon standarte.Shikoni…”Papillon” nuk eshte shqip…e megjithate njeri u kujdes te flase shqip me te tjeret. Kur te vije ne Prishtine do kudesem te vete te pi kafe tek “Pa – Papilon” Urime dhe njehere per shkrimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje