VIDEO/ S’ka forcë që mund ta kthejë mbrapa Shqipërinë në rrugën drejt BE

30 Janar 2014, 10:41Blog TEMA

Nga Fate Velaj

Fjala e mbajtur në “Sallen e Hartave” në Kryeministri, me rastin e marrjes së “Goldenes Ehrenzeichen” (Kryqi i Kalorësit të Shkallës I) nga ana e presidentit të Austrisë.

 

Kanë kaluar gati 10 vjet nga tetori i vitit 2003, kur në një sallë si kjo, salla solemne e kryeministrisë së Austrisë, në Vjenë; një zonjë nga Salzburgu, një “Gran Dame” e politikës europiane, ministre e punëve të jashtme, Benita Ferrero Waldner, në emër të qeverisë do të më dorëzonte të parën medalje, atë të “Nderit të Republikës së Austrisë”.

Dhe sot, 1400 km larg asaj salle, në këtë sallë solemne të kryeministrisë së Shqipërisë do të jetë përsëri një djalë nga Salzburgu, ambasadori Thomas Schnoll, që do të më japë një tjetër medalje, “Kryqi i Kalorësit të Shkallës I“, këtë radhë nga presidenti i Austrisë dhe kjo, pikërisht sot, në këtë 258 vjetor të lindjes së djalit më të famshëm të Salzburgut dhe të historisë së muzikës botërore, Wolfgang Amadeus Mozart.

Me këtë rast, unë dua të falenderoj nga zemra presidentin e Austrisë, Dr. Heinz Fischer, i cili e vlerësoi kaq lart punën time për Austrinë.

Kur në Vjenë, në vitin 2003 më dorëzuan medaljen e parë, unë kisha pak vite që i isha përkushtuar tërësisht “Idesë  dhe shpirtit Europa”. Deri atëherë kisha organizuar një sërë aktivitetesh dhe sapo kisha mbyllur me sukses dy iniciativa, si dhe kisha startuar të tretën.

E para iniciativë ishte “Arti përmirëson kohën”, të cilën e organizova në Shkup, i dërguar nga ministria e jashtme e Austrisë disa muaj pas firmosjes së marrëveshjes së Ohrit dhe e dyta, ishte “ndërmjet Danubit dhe Nilit”, organizuar në Kairo, me ftesë të ministrisë së jashtme të Egjiptit, disa muaj pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, në New York.

E treta iniciative ishte “Mirëmëngjes Ballkan”, të cilën e startova nga Athina që atë kohë, si sot, kishte presidencën e rradhës së BE-së dhe në axhendat e saj, ashtu si dhe sot, kishte integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit dhe si e tillë, iniciativa ime e “Mirëmëngjes Ballkan” do të fitonte zemrën e Evangellos Venizellos, atëherë ministër i Kulturës, i cili më ftoi dhe gati gjithë kabinetit të Kosta Simitis.

Qysh atëherë, në këto 10 vjet, unë kam ndërmarr shume iniciativa rreth e rrotull Europës si edhe përtej kufijve të saj. Këto iniciativa dhe ky përkushtim i madh imi për Europën do të sillte atë që në dhjetor të vitit 2011, presidenti i Parlamentit Europian të më akordonte medaljen “European Citizen”, për merita të veçanta për Bashkimin Europian.

Por, ky përkushtim imi ndaj Europës dhe vlerave fondamentale të saj do të më sillte pranë edhe me një tjetër person, me Edi Ramën, një mik me të cilin së bashku bëmë një pjesë të rrugës për një Shqipëri europiane, duke iniciuar e realizuar paraqitjen nëpër kancelaritë europiane të një Shqipërie tjetër, Shqipërisë së gjeneratës së re, asaj pas 23 qershorit.

Në fund të gushtit të kaluar, Edi Rama do të me thoshte se: së bashku kemi bërë vetëm një pjesë të rrugës drejt Europës. Eja pranë meje, këtu në Tiranë të bëjmë edhe pjesën tjetër që na ka mbetur e kështu, të gjithë atë angazhim e ngazëllim tëndin për Austrinë e Europën e Bashkuar ta vesh e ta vëmë së bashku në shfrytëzim të së ardhmes europiane të Shqipërisë. Ftesë kjo, të cilën unë e pranova me kënaqësi dhe tashmë jam këtu, në këtë godinë, si këshilltar i tij për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane shqiptare.

Në këtë periudhë që unë jam këtu, pothuajse jam takuar me të gjithë ju dhe kemi biseduar së bashku mbi strategjitë dhe vizionet e mia e nëpërmjet meje të qeverisë Rama, për një Rilindje Europiane të Shqipërisë dhe të Integrimit të saj më të shpejtë në familjen europiane.

Unë, ju falenderoj ju, miq të vyer, që më keni ofruar bashkëpunimin tuaj për një realizimin sa më të mirë të këtyre koncepteve, mbi të cilat jo vetëm unë, por të gjithë ne së bashku, në fund do të jemi përfitues, pasi unë e shoh këtë si një fitore të madhe jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të europianëve gjithashtu.

Por, 11 vjet më pas, titulli i iniciativës “Good morning, Balkan”, tashmë vlen vetëm për një pjesë të këtij rajoni. Pjesë kjo, që në shumë kancelari europiane është i koduar me emërtimin “Ballkani Perëndimor”.

Pjesa tjetër e të ashtuquajturës “Ballkan”, në vitet 2004, 2007 dhe 2013 hyri në familjen europiane dhe tashmë, jashtë saj, kanë mbetur vetëm disa shtete. Në fakt, asnjë nga këto shtete nuk do ta fusë veten nën përkufizimin e përgjakshëm të emërtimit gjeografik “Ballkan”, përkufizim ky i tejmbushur në histori me urrejtje, paragjykime dhe mosbesim ndaj njëri tjetrit.

Dhe me të drejtë, çdonjëri prej nesh, do drejtonte pyetjen se: – Po vendin ku fillojnë përgatitjet e paragjykimeve ndaj njëri tjetrit a e dimë? Dhe ne me bindje të plotë do t’i përgjigjeshim: – Nga mendjet dhe kokat tona, transferohen në zemër e artikulohen nga gjuha, e gjithmonë, pikërisht në ato momente, kur mendojmë se jemi më superior se tjetri e kur mbivlerësojmë “cilësitë” tona, në krahasim me ato të të tjerëve, ku më vonë kërkojmë t’i legjitimojmë ato, sado që harrojmë se, vijmë nga e njëjta hapësirë banimi e kulture dhe ku, fatkeqësisht nga krijimi i këtyre paragjykimeve e “epërsie vlerash e cilësish” kemi rënë shpesh herë pre e nacionalizmave shterpë, që si rrjedhoje kanë spërkatur me gjak e vuajtje periudha të tëra të historisë së përbashkët.

Detyra jonë është, që këtë hapësirë banimi ta kthejmë në një hapësirë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqeje e tolerance, për të krijuar në këtë mënyrë një unitet në diversitet siç është familja europiane, në të cilën shtetet e Ballkanit Perëndimor janë akoma jashtë kufijve të saj.

Ish-Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: “…nuk është Evropa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”.

Të respektuar miq,

si një njohës i mirë i juglindjes së Evropës dhe si një përjetues i shpeshtë i saj, kam një përvojë që ma ka sjellë eksperienca ime shumë vjeçare në krijimin e forumeve dhe aktiviteteve evropiane në gati të gjitha shtetet e rajonit. Unë i shoh gati përditë zhvillimet pozitive të këtij rajoni, i cili në shinat e historisë ka qenë i njohur për instabilitet, por që tashmë me optimizëm ka vënë në sy rrugën e anëtarësimit drejt BE-së dhe e mban konsekuent kursin në atë drejtim.

Një nga këto vende është edhe Shqipëria në të cilën idetë dhe dashuria për Evropën lulëzojnë më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit. Unë ndjehem krenar kur përpara miqve të  mi evropian e cilësoj vendin ku unë u linda  si “vendi i evropianëve”.

Shqiptarët e duan Evropën dhe në tërë historinë e tyre kanë luftuar për vlerat e saj dhe identitetin e përbashkët europian. Kjo është ajo që tregon se pse ata në këtë rrugë kanë pasur gjithmonë ndihmën dhe prezencën e miqve të tyre të mëdhenj europianë.

Ashtu si dhe më parë edhe sot ata u drejtohen këtyre miqve dhe marrin me kënaqësi nga çdo ndihmesë, këshillë apo vlerësim.

Rruga e nisur drejt Evropës nuk është  e lehtë dhe shpeshherë mungon dhe eksperienca, por unë jam i bindur të dashur miq se si një europian në bindje dhe në zemër, i cili e di fare mirë se bashkimi evropian pa inkuadrimin e plotë të juglindjes së kontinentit do të mbetej një punë e lënë përgjysmë, më shtyn mua t’ju lutem juve të dashur miq, që këto përpjekje të Shqipërisë t’i mbështesni.

Unë jam më se i bindur, se shqiptarët një gjë të tillë e meritojnë dhe se nuk kanë bërë më pak reforma evropiane se të tjerët, që tashmë e shijojnë dhe përjetojnë marrjen e statusit për ëndrrën europiane.

Mbështetja juaj dhe e qeverive tuaja do të shihet si një shenjë e mirë e asaj që Europa nuk e sheh më Shqipërinë si “cepin jugor të Ballkanit Perëndimor”, por si një vend që ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një pjesë përbërëse e saj dhe e historisë së saj të lavdishme.

12 komente në “VIDEO/ S’ka forcë që mund ta kthejë mbrapa Shqipërinë në rrugën drejt BE”

  1. Aqistodhjan Byreku says:

    Po kjo ç ishte!!

    1. Skypion says:

      Jam mese i sigurte qe,kushdo qe e ka lexuar kete shkrim,ka patur ndjesine e nje merzie te thelle.Kete pershtypje e krijova kur degjova para ca ditesh nje interviste te tij ne nje televizion,ku fliste per muziken klasike,Moxartin,Bahun etj.Megjithese edhe vete e pranonte qe nuk ishte shkolluar ne kete drejtim,pra qe ishte amator,prapeseprape edhe si amator ta shpifte.Rralle kam degjuar njerez qe kane njefare kulture e edukimi te flasin kaq mezitshem sa Fatja.Kete e them me sinqeritetin me te madh,pa u nisur nga ndonje paragjykim.
      Kur e pata degjuar per here te pare emrin Fate mendova qe eshte femer;keshtu ,besoj,se shume nga ju kane menduar;dhe thashe, ja edhe nje femer tjeter e afruar nga Rama!
      Mirepo,Fatja na qenkej Fate,qe prapeseprape jo se e ben me mashkullor emrin,dmth na qenkej jo-femer,por bur;na qenkej nje bur nga ata burat qe,Rames,i pelqen t’i kete rrotull.Jo se kam gje ndaj ketyre burave,por mania e Rames per te pasur te tille bura rreth e rrotull,nuk do na dale pa kosto;burat do e marrin ne qafe Ramen,e kesisoji edhe ne qe e kemi Kryeminister.
      Edi Rama,nuk ia ka idene e realitet kryeministror,dhe kujton se hala eshte ai kryebashkiaku i ylberte,trendy e pordhac ,vanitetet e te cilit edhe ne perzgjedhjen e stafit,nuk se ishin edhe aq problematike.

      1. Bledi nga Milano says:

        SKYPION. Shiko edhe njehere dhe para se te shkruash mundohu te behesh 1% Fate Velaj.
        http://www.youtube.com/watch?v=UkLUN6rAOZg&feature=youtu.be

  2. Bledi nga Milano says:

    GJIGAND. GJIGAND GJIGAND GJIGAND GJIGAND. KJO ESHTE ME E BUKURA QE KAM LEXUAR NDONJEHERE. MADHESHTOR JE FATE VELAJ.

  3. miri shkodra says:

    Prej teje, Skypion, nuk pritej mendim me i mencur. Duhesh mire se je “gjysme pordhac”.

  4. Meleku says:

    Çorapet e kuqe te Fates e tregojne me se miri karakterin e tij. Zakonisht çorapekuqet jane tipa konfrontues, tejet emocional dhe nervoze.

  5. miri says:

    Ky Fatja eshte loqe.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “skypion ” ,
    Qe je nje ndyresire dhe funderrine kete e kuptoj ,por qe te anatemosh nje person i cili si ASNJE TJETER ne historine post -komuniste ne Shqiperi ,ti hapen dyert e gjithe kancelerive Europiane dhe jo vetem dhe te takoj PRESIDENTA shtetesh ,Kryeministra ,ministra se per shebeker -deputete as qe behet fjale ,sikur ti kete shoke femijerie ,dhe duke mos patur as nje suport si ekonomik ashtu edhe Politik ,kjo eshte sa absurde po aq edhe groteske .
    Po mire more SKYPION pse nuk behesh ti te pakten sa nje e dhejta e FATE VELAJT ,me qe e kujtoje femer .
    Mos valle je duke erektuar nga By….jote dhe ke deshire qe ai te te nderzeje ty dhe fisin tend ?
    S’do te ishte ide e keqe qe FATJA ty familjarisht te te nderzente edhe gruan ,se te garantoj se B-1 do te kishte GENET DOMONANTE te FATES ,GJE QE NUK DO TE ISHTE KEQ PER TY DHE SOJIN TEND sa te AGRAVUAR po aq edhe te DEGJENERUAR .
    “Meleku” ,mos u perpiq qe te besh “Qark te shkurter ” sepse do bjesh ne rryme dhe do digjesh .
    Corape-kuqi ty te ka lene targen se tani eshte ne tjeter kategori .
    Ju qelbaniker ju sugjeroj qe te lexoni CV,te Fatmirit ,por per me shume lexoni edhe ata se cka servirur “BLENDI nga MILANO “.
    Fatmiri e ka qe tej -tehu si nga RRaca e Babes ,ashtu edhe nga Soji i se Jemes ,kurse ju deshtaker ,ju EMIGRANTE te PAINTEGRUAR ,disa prej ju qe rrini tek Bonua duke ngrene fara dhe duke peshtyre qelb ,ju aq jeni dhe nuk beheni dot se nuk e keni ne THUA ,por e keni ne By….
    Xhelozer dhe perversa !

  7. Lena Hodaj says:

    o Fate elektricisti me diplome Kristali, nuk te mjaftoi qe ishe gazi i Vlores tani u bere edhe gazi i Shqiperise.

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ja na doli edhe nje tjeter nga ata qe vrasin kohen gjithe diten duke ngrene fara tek Bonua ( qe eshte njeri shume i mire) dhe ti beje apollogjine Fatmirit.
    Nuk e kuptoj pse keni mllef ,apo nuk dolet dot nga LEKURA juaj ,por une e kam thene qe problemi nuk eshte i thjeshte sepse ka te beje me GENET dhe me RRUDHAT e trurit qe ju i keni Fushe .
    Ja ky eshte dallimi midis Fatmirit dhe jush .
    Jeni po ata te paret ,por vetem qe keni nderruar Nicket .
    Gazi i Shqiperise kur e vlerson Presidenti i Austrise ,qe nuk eshte BUBI -NISHANLLIU.
    Provoni edhe ju qe te beni ate qe ben Fatmiri qe tu shihim se sa bythe keni dhe pastaj flisni .

  9. Elton Hasani says:

    O totila apo fate si do te quhesh, pse te dhemb mo ? ti elekticist me diplome kristali je atq.Pastaj ik o figure atje ku te kuptojn, ik ne austri, se ketu nuk kane nivel njerezit te te kuptojne ty.Ti je fate k atq. Te njeh gjithe Vlora. Mjafton te futesh ne nje lokal vlore e do degjosh patjeter barcalete per Faten.

  10. miri says:

    O Bledi Fate Velaj nga Milano po ik o kellire, se ASGJE SKE BERE ne jete vetem i bie me dore gjithe diten. SKIZOFREN HISTERIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje