Pro “Legalize It Albania”

30 Janar 2014, 20:18Blog TEMA

Nga Juxhin Çela

 

Ç’është kjo? Filli i nismës për debatin e legalizimit të hashashit në Shqipëri.

Para disa ditësh mësova se një miku im kishte shpërndarë një faqe në Facebook që quhet “Legalize It Albania”. E vështirë ta përkufizosh apo shpjegosh së ç’është “Legalize It Albania” në kushtet juridike të sotme, ndaj ata në mungesë të një statusi juridik të parashikuar për këtë rast, thjesht hapën një faqe në një rrjet social, ku mund të komunikosh me audiencën, të paktën, dhe të “reklamosh” apo të ripërpunosh/negociosh/diskutosh pozicionet e tua për realizimin e qëllimit.

Një term i mundshëm është iniciativa, iniciativa për të përfaqësuar interesat momentale që bashkon një grup të caktuar qytetarësh që përpiqen të ndikojnë në politikëbërje për nevojat dhe interesat e tyre.

Kjo është arsyeja e parë pro, pa u futur në përmbajtje të qëndrimeve, por vetëm si nismë për atë çka ajo përfaqëson. Ndoshta kjo është nga grupet e pakta reale të interesit në Shqipëri që lind për nevojë e jo për moral në këto vite tranzicioni.

 

Pse pro qëndrimeve?

Pika e parë dhe kryesore e nismës është legalizimi i përdorimit të hashashit; po, të hashashit. Unë kësaj nisme i them po, sepse kjo do të vinte në ndihmë jo vetëm të atyre që preken direkt, pra konsumatorëve, por edhe pjesës tjetër.

Sot në Shqipëri ka një konsum të hashashit. Në mos prej statistikave që mungojnë, atë e tregon kapja dhe bllokimi prej Policisë së Shtetit e një sasie të madhe të hashashit, që ishte destinuar për tregun e brendshëm. Me gjasa shteti nuk e ka kapur të gjithën, çka tregon se konsumi ekziston dhe ndoshta prek një aktivitet ekonomik prej të paktën dhjetëra miliona eurosh, por sigurisht nuk dihet saktë.

Nga paratë tona një pjesë shkon tek Policia e Shtetit për të luftuar rrjetin e brendshëm të trafikantëve dhe prodhuesve të hashashit. Megjithatë të fituar dalin “peshqit e mëdhenj”, pra trafikantët dhe prodhuesit, të cilët më tej kanë potencialin të shtrijnë tentakulat dhe në aktivitete të tjera të paligjshme. Kjo pasi shteti ka hapur një luftë, që mesa duket nuk do ta fitojë asnjëherë, pasi ajo nuk do të mbarojë asnjëherë, të paktën në këtë formë, për aq kohë sa kanë dështuar edhe departamentet më prestigjioze të policisë në botë. Ndërkohë, ata tashmë e kanë kuptuar dhe po ndryshojnë politikat e tyre shtetërore në lidhje me këtë.

Një nga arsyet e titullit “Legalize It Albania”, jo në shqip, dëshmon për përpjekjen që ne të ecim paralel dhe të fitojmë nga eksperiencat botërore.

Nëse do e legalizonim, shumë para që shkojnë për luftën ndaj trafikimit të paligjshëm dhe prodhimit, apo e kostos në gjykata dhe burgje, të tejmbushura vetëm me përdorues të thjeshtë që nëse do të kishin lindur në Uashington, do të ishin të lirë, do të kursenim para për një polici, gjykata dhe burgje më të mira. Një miku im DJ vuan sot dënimin së bashku dhe të ndarë me partneren e tij sepse kishte mbi 1.9 gram (aq sa për një cigare personale), ndërkohë që po shkonin me pushime në Jug.

Këto janë pasojat e një lufte absurde në çdo aspekt, ku ata që do të ekzistojnë gjithmonë, konsumatorët, po dëmtohen, ndërsa trafikantët po lulëzojnë. Ne duhet të ndryshojmë politikat tona. Fakti i mosnjohjes së një realiteti krijon një rrjet kriminal, që shfrytëzon hapësirën e boshllëkut duke bërë prodhimin dhe shpërndarjen për aq kohë sa shteti injoron kërkesën reale nga shoqëria.

Ndërkohë, nga paratë që konsumatorët në Shtetet e Bashkuara japin për një sasi të caktuar hashashi, 90% e çmimit vjen si pasojë e luftës me ilegalitetin. Kjo do të thotë se këto para shkojnë te trafikantët dhe prodhuesit e paligjshëm të hashashit. Me shumë mundësi, në mungesë të të dhënave, e njëjta situatë duhet të jetë përafërsisht dhe në vendin tonë. Sot në Shqipëri për të blerë 6-7 gram hashash nevojiten 500 lekë të reja. Nëse do të ishte legale, do të kushtonte 50 lekë të reja. Në SHBA kanë vendosur që një pjesë nga ato para, që para legalizimit u shkonin trafikantëve, tani t’i shkojnë shtetit nëpërmjet taksimit.

Nëse do të legalizohej, jam i sigurt se çdo konsumator do të bënte një kompromis që të paguante po 500 lekë të reja, por me ndryshim që 90% e pjesës tjetër përtej kostos së saj reale, të shkonte për projekte sociale në ndihmë të të gjithëve, dhe jo më për trafikantët e sotëm që ende dhe sot e kësaj dite marrin 90% të atyre parave dhe ne kemi më pak shkolla, spitale apo të punësuar që mund të punësoheshin nga mundësitë e legalizimit si në SHBA.

Prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i hashashit duhet të përfundoje, kundër Lazaratit dhe pro një menaxhimi shtetëror apo privat që ndoshta do të ndikojë dhe në uljen e fuqisë që kanë këto rrjete kriminale.

Besoj se ndoshta legalizimi i hashashit nuk na prek të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Kësisoj jam përpjekur të sjell vetëm argumente ekonomike që na prekin të gjithëve dhe se i duhet thënë PO!

Në lidhje me dëmet anësore të hashashit nuk besoj se ka më kuptim të rishtrohet si pyetje dhe kjo i përket gjithsecilit individualisht të zgjedhë ta konsumojë apo jo. Ky është aq individual si akt sa zgjedhja si sot por edhe nesër (nëse legalizohet) do i përkasë gjithsecilit përsëri.

A duhet konsumuar apo jo, si diskutim mund të bëhet edhe nesër, njësoj si zgjedhja që ne bëjmë nëse duhet konsumuar alkooli apo cigaret, që me sa duket sjellin varësi shumë herë më të fuqishme dhe biologjike në raport me varësinë psikologjike të hashashit. Dëmet anësore, po ashtu, shumë herë më të rënda tek alkooli dhe cigaret.

Nuk po tentoj të promovoj apo të informoj në lidhje me përdorimin e hashashit, por ndoshta duhet të nisim një debat, si tentativë e “Legalize It Albania”; një pjesë për benefitet që i sjell të ngjashmëve të vet dhe një pjesë për benefitet që i sjell shtetit dhe shtetasve të vet. E konsideroj një moment fantastik dhe mirëkuptoj përdoruesit e konsumatorët në betejën që ata kanë nisur për një bashkëjetesë më të shëndetshme me shtetin dhe ligjin. Është pozitive, mendoj, pranimi i një moment: atë të krijimit të një grupi fare të shëndetshëm për demokracinë dhe shoqërinë; një grup që duhet mbështetur dhe jo paragjykuar si filiza e vetme e një korpusi me interesa të përbashkëta në një përpjekje për të negociuar me shtetin dhe realizuar interesat e tij në politikëbërje.

Ndaj pro “Legalize It Albania” si në formë, por edhe përmbajtje!

30 komente në “Pro “Legalize It Albania””

  1. Altini says:

    Bravo! Me ne fund po habet nje debat serjoz per kete ceshtje, me mire ti marri leket shoqeria se trafikantet se bari pihet kudo sot ne Shqiperi!

    1. kristi r. says:

      Me ne fund nje debat i hajrit mbi kete ceshtje. Forca cuna!

      1. megi megg says:

        Shkurte, paster, qarte pa gabime ? Bravo Juxhin ?

    2. shqiptari.. says:

      KOT BEJNE CA SI KONSERVATORE. LERENI MO TE LEGALIZOHET

    3. Cunat e lagjes says:

      E pra mo n fund dhe per cunat po nizet drita jeshile ?

    4. Arbri says:

      Bravo Juxhin, me te vertete nje artikull i bukur. Me mire te legalizohet se te gjithe po e pine ?

    5. Bjanka says:

      Pro legalizimit!! Ne fund te fundit s eshte ndonje gje e madhe se gjithandej po pihet!

    6. Devolli Channel says:

      Pro legalizimit, do te sillte nje rritje ekonomike ?

      1. Genti says:

        Do jete me e mire legalizimi, mendime te bukura Juxhin

    7. LBPDH says:

      Edhe Partia Jone eshte Dakort
      me legalizimin
      e Hashashit.

      Do ta bejme edhe Logo te partise:

      http://goo.gl/kA5CR6

    8. bledi says:

      Shum e drejte kjo qe thu, mbeshtes mendimin tend.

    9. dori says:

      bravo bisha…nona je

    10. Epiriiiii says:

      Marjuana(Hashashi) eshte POTHUAJE LEGAL ne Shqiperi, dmth e gjen kur te duash dhe csasi te duash. Keshtuqe mendoj me mir te jete dicka e KONTROLLUAR nga Shteti dhe qe Paguajne Taksat sesa keshtu RRUMPALLE Hesapi.

  2. Ermir says:

    Pro legalizimit!!!

  3. ikea says:

    Me pelqejne keto argumeta ? Shpresoj te kemi nje mendje te hapur ne lidhje me kete debat

  4. Pelasgian says:

    legalizojeni ….kshtu si eshte sjell vetem DEM …asgje te hajrit !

  5. riro says:

    e ke kap bukr si kendveshtrim juxhin

  6. BenQ says:

    Me ne fund!!!! Kuptojeni qe duhet legalizuar, po arrestohen njerezit kottt!!!!

  7. teme labi says:

    po u legalizua me pak do e pine.

  8. Gjykim says:

    Artikulli interesant dhe pse i ekzauruar me miliona her boterisht. Por megjithate ke te drejt qe e prezanton si debat te ri sepse nuk eshte diskutuar seriozisht me par ne Shqiperi. Pergjithesisht ishe i sakt dhe kishte baza. Por duhet pajtur kujdes me fjalin ‘A duhet konsumuar apo jo, si diskutim mund të bëhet edhe nesër’. Madje shum kujdes.

  9. sh q i p says:

    bo bo , i blen te gjitha . epo , bleni edhe ju ndonje gje. kjo ishte per ironi. ju ketu lart jeni te gjithe perdorues me sa kuptohet. personalisht jam kundra . po kjo nuk do te thote qe e drejta anon ketej ose andej . duhet te perfshihen ne kete teme mjeke, sociologe, etj per te percaktuar shkallen e rrezikshmerise. pasi kur themi se duhani apo alkoli demtojne shendetin, duhet qe edhe per marjuanen te prononcohen experte e jo perdorues qe dine vetem ta tymosin e qe nuk njohin shkaqet kolaterale.

  10. arifi says:

    Mendoni qe nje person qe kapet me 3 grame marijuane denohet me shume se Ndrea Prendi dhe Agim LLupo. Nje person qe kapet me 10 grame denohet me shume se Delijorgji. Ky eshte traplliku me i madh i ketij shteti. Duhet legalizuar

  11. flavia says:

    Si gjithmon Juxhini shume i sakte. ? Pro Legalizimit te hashashit ?

  12. jasmina says:

    Bravo Juxhin argumentat te sakte

  13. Wendy-B says:

    Legalize it Albania, why not.
    Ti ecen me Europen, po ne Europe nuk hyn dot.

  14. ueda says:

    Bravo Juxhin qe perfaqeson zerin e shume shqipetareve qe jane PRO ketij legalizimi. Duam apo sduam kjo eshte per te miren tone (pare ne aspektin ekonomik ) . ?

  15. _Sherina_ says:

    Njerezit qe i dine dhe i mendojne keto ane pozitive , normalisht qe jane Pro. Bravo Juxhin ?
    Pjesa tjeter qe mbetet ne skutat e disinformimit dhe paragjykimit duhet ta rimendoje kete ceshtje ..sepse nuk eshte keq ?
    – Ky artikull i parashtron arsyet pse duhet te themi PO , me se miri .

  16. Lipi says:

    Legalize it Albania!!!

  17. beso says:

    une per vete nuk e konceptoj dot sesi njeriu kerkon te jete dembel me deshire,te lumturohet nga nje bar dhe te gjeje te gjitha zgjidhjet e arsyeve te botes tek tymi i barit.Nuk e lexova shkrimin e nuk e lexoj,do jete sofisti i rradhes qe mbush mendjen se shteti del i fituar,shkurton policet dhe merr taksen e barit,por shoqeria vuan pasivitetin e te rinjve,shkretimin e bujqesise qe prodhon ushqim real per te ngrene,se do prodhoje bar te hane sofistet dhe te shtojne eksportin.Ky bari mor zoteri te mpin trurin,te krijon gjendje euforie te perkohshme e pastaj gjendje depresive gjersa te tymosesh barin tjeter,quhet dipendence.Ngadaleson progresivisht aktivitetin celebral,eshte e provuar kjo dhe deklaruar shkencerisht,Si pasoje e kesaj do kemi breza te rinj demble e kokrra dembeli,kur na duhen te rinj qe te punojne me kater duar per te shkurtuar gap-in ekonomik.Por eshte vertete qe ka dhe efekte kuruese,po per te semuret ama,jo per te shendoshet.Ohu,llafe kot,robve u eshte bere koka tym.Pak na quajne njerez me bisht,edhe kjo na mungon.Ky eshte halli me i madh i 1 milione shqipove te papune,si ta marrin hashashin me çmimin e kafese.

  18. suzana varvarica kuka says:

    Natyrisht qe trustet e medha te budallepsjes se njeriut te ri kapitalist, trashjes se trurit te tij, dembelizmit, dhe mbi te gjitha pasurimit te lekures se vet, do i thote PO dhe do i nxise te thone PO. Si nuk u ngritet ju konsumatore qe edhe duhani te ndalohet edhe alkoli po ashtu, por po i shtoni vetes edhe nje produkt…kjo nuk ju ben aspak te ndryshem, madje mese te zakonshem…harrova tju them…i keni thene PO sepse nuk keni si i thoni JO, pasi zvarritja njerezore kah kohe qe tenton te tregoje molepsjen e vet. DHE NATYRISHT QE ESHTE ZGJEDHJE VETJAKE, SIC ALKOLI DHE DUHANI JANE…AH DHE NJE GJE JENI ANKUAR PER POLITIKAT KOMUNISTE NE FORMIMIN E NJERIUT TE RI, NATYRISHT QE BAZA E FORMIMIT DHE EDUKIMIT TE NJERIUT TE RI KAPITALIST NUK KA ASPAK NDRYSHIM PREJ KOMUNIZMIT, VETEM SE KA ZGJERUAR TERRITORI, PASI ATEHERE NJERIU I RI E DASHURONTE LIRINE NE BURGUN E VOGEL ATDHETAR, NDERSA NJERIU I RI KAPITALIST E DASHURON LIRINE NE BURGUN E MADH TE GLOBALIZMIT. DELE TE KUQE ATEHERE, DELE ME SHUME NGJYRA TANI. AMA DELE SE DELE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje