Preferoj armikun tim me urrejtjen e tij të sinqertë… se sa një “mik” me miqësinë e tij të rreme

30 Janar 2014, 19:40Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Ka shumë përkufizime mbi jetën: Disa e konsiderojnë atë si një luftë, disa si një dhuratë, por shumica bien dakord se atë e jetojnë të fortët e jo zemërlepujt… Po është gjithashtu e vërtetë se ka përkufizime të ndryshme për ‘të fortët’ dhe ‘zemërlepujt’.

Sot në shoqërinë tonë shqiptare në tranzicion nuk mund të përkufizosh dot, qofsh edhe sociologu më i mirë në botë, terma të tilla, sepse vetë konteksti është në gjendje kaosi, por ama një gjë është e sigurt, se qentë më të dobët ikin me vrap vetëm me një lëvizje dore, sikur do marrësh një gurë…

Unë i kam parë shqiptarët “të deformuar” sipas optikës sime dikur kur frika e shtetit autokratik i kish transformuar burrat në lepuj, por më të deformuar se sot nuk kam parë kurrë, burra me kostume e kollare, e me nga një celular të modës së fundit në dorë, vetëm e vetëm për t’u mbajtur me thonj e kurriz shtrembëruar për të mos rënë nga ‘PIAZA’ ku i ngriti militantizmi.

I përshëndes gratë, sidomos ato NËNA edhe në ndonjë rast NëNa, të cilat i rrisin fëmijët të vetme dukë bërë edhe rolin e babait që mungon, që marrin në sy rrezikun e nuk denjojnë të ‘hanë një lugë çorbë të prishur’, por pranojnë largimin nga puna me dinjitet, por ç’dinjitet???!!!

Gratë janë ato që i thonë mendimet e tyre me zë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre politike, por rrallë ka nga ato që riskojnë me kokëfortësi dhe ato janë me plot kuptimin e fjalës NËNA.

Ato nuk bëhen merak për rrogën e munguar, sepse besojnë dhe ofrojnë sakrificën e duke besuar se e ardhmja e fëmijëve të tyre do të jetë më e mirë.

Sot dua të shkruaj për ATO, edhe për ato që fati nuk i ka ndihmuar për të qenë nëna, por luftën e tyre për ta bërë këtë vend më të mirë për gjithë fëmijët e Shqipërisë kanë dhënë tepër shumë nga vetja, duka duruar gjithë fyerjet pa limit të burravecëve kurrizshtrembër, dhe nuk janë ankuar kurrë..

Ata burravecët, që zbatojnë urdhra të verbra, sot janë ambasadorë, drejtorë e çfarëdolloj, ndërrojnë padronë dhe nuk dinë të skuqen e të zverdhen, veç siç vijnë edhe ikin pa zhurmë në majë të gishtave si hajdutë profesionistë, madje guxojnë edhe buzëqeshin… dhe e kërkojnë të njëjtën gjë nga ato gratë që dinë veç të ofrojnë sakrificën e tyre, për hir të fëmijëve, për hir të së ardhmes më të mirë, sikur asgjë nuk ka ndodhur, duan të tregojnë miqësinë sepse kështu janë mësuar me këto dredhi sigurojnë vazhdimësinë…

Kështu rifillojnë të hiqen si dashamirës dhe fajësojnë… nuk dinë se kë… dhe kështu bezdisin NËNA për t’i shërbyer padronit të ri me celular në dorë, me kurrizin të shtrembër bjerrin besimin dhe shuajnë buzëqeshjet e fëmijëve, sepse padronët e rinj janë të gatshëm të bashkëpunojnë…

Ata burravecë në 2005 erdhën gjithë zhurmë dhe tani shtrembërohen dhe sillen si e duan SHEFAT E RINJ, ndërsa ka disa nga ato/ata, që vijnë në majë të gishtave, pa zhurmë,( gjithmonë kështu vijnë) por kur largohen shkaktojnë shumë zhurmë…

Prandaj këta burravecë nuk i durojnë dot njerëzit që vijnë në majë të gishtave dhe me kokën ulur e për këtë e kanë baltën gati ndër duar, prandaj duhet ecur më shpejt në mënyrë që të prekësh në tokë të pastër e duart e baltaxhinjve të mbeten të pista si një dëshmi e pamohueshme dhe e dënueshme për gjithë fatkeqësitë që kanë sjellë me ‘VEPRAT’ e tyre.

Këta burravecë, që janë mësuar të merren me NËNA të mos harrojnë kurrë se ai/ajo që vjen kokulur e në majë të gishtave, nëse largohet prej presionit të tyre, një ditë do të shkaktojnë një tërmet të tillë që këta burravecë të luten me duar lart: “ZOT BËJE ËNDËRR”…

9 komente në “Preferoj armikun tim me urrejtjen e tij të sinqertë… se sa një “mik” me miqësinë e tij të rreme”

  1. Pelasgian says:

    shume thenje e bukur ! EDHE UN E MENDOJ SI JU ZONJE E NDERUAR !

  2. Vlora says:

    Shkrim i goditur1

  3. SC says:

    Vetem ne Zot mund te gjesh lirin tende por kjo nuk mund te shikohet nga te verberit

  4. luani says:

    Ja ke fut pordhes

  5. elinor says:

    Kjo llafollogia ka degjuar fjalet ‘burrec’ dhe ‘mburravec’ dhe e kthen ne ‘burravece’!!!
    “Intelektuale” me injorante se kjo nuk kam hasur ndonjehere!

  6. tina says:

    Ti Elinor je nje nen bishte gomari dhe me siguri ke filluar pune, seps je linja e Ministrise s epunes….

  7. Ati says:

    Si gjithmone e fuqishme ne trajtimin e temave

    qe jane te ndjeshme per shoqerine tone te shperfytyruar

    nga pafytyresia e bulavecev

  8. strong says:

    Aq e vertet sa dhe e hidhur.

    Keta burravece kapin ca karige ne ca zyra

    dhe behen te neveritshem me papergjegjesine e tyre

    Harojne se cdo institucjon[ zyre ] eshte ngritur,

    ne sherbim apo drejtim te vendit per ta mbrojtur dhe zhvilluar ate.

  9. ________________________________ says:

    thanks Strong. You are a good person

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje