Sali, pse ankohesh për shkarkimin e spiunëve, kur për vete je ende në “shërbim”?!

1 Shkurt 2014, 20:09Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Në “Facebook”, në “frëngjinë” e tij të akuzave, shpifjeve intrigave e lajthitjeve, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një reagim “shqetësues” në lidhje me spiunët e agjentët, të cilët sipas tij janë spastruar nga shërbimet sekrete.

Saliu, individi që të themi të drejtën, gjithë jetën e tij i ka “urryer” ekstremisht e i ka diskretituar publikisht spiunët, që prej kohës së diktaturës kur ishte sekretar partie, mes të tjerash ka shkruar kështu në “FB”: “…Në një akt të papërgjegjshëm Edi Rama… ka urdhëruar shkrirjen rrjetit agjenturor… Shqipëria bëhet vendi i parë në botë, pa rrjetin e vetë të agjentëve”.

Në rastin në fjalë, problemi nuk shtrohet se përse nuk reagojnë vetë spiunët për largimin nga “shërbimi”. Çudia është se përse është Saliu, ai që po reagon i pari dhe i vetmi?!

Ata që e njohin “biografinë” e Saliut të përpara vitit 1990 e kuptojnë “shqetësimin” që ai ka për shkarkimin e spiunëve dhe agjentëve.

Ndërsa ata që kanë lindur kur Sigurimi i Shtetit e “desantoi” Saliun me “shërbim special” brenda lëvizjes demokratike të “Dhjetorit ‘90” dhe në krye të PD, mund të mos e kuptojnë shkakun e vërtetë, se përse reagon kaq ashpër, kaq egërsisht, me kaq urgjencë në mbrojtje të spiunëve.

Në rastin konkret, mendoj se kemi të drejtë t’i bëjmë këtë pyetje: – Sali, përse ankohesh për shkarkimin e spiunëve e agjentëve, kur ti për vete nuk je “shkarkuar” si tillë, ti je ende në “shërbim aktiv” brenda e jashtë vendit?! Ç’ke që ulërin, kur nuk je shkarkuar as si spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, as si agjentë special i UDB. Jo se je njeri i mirë, burrë i nderuar apo i pashëm, por nuk të largojnë nga “misioni” sepse ke qenë dhe je spiun kualitativ, i suksesshëm në “arritjet” e tua, si në “shërbim” ndaj Sigurimit të Shtetit, dhe në “shërbimin” të agjenturës serbe e “filialeve” të saj në rajon e në botë. Pra, pse jep alarmin, kur nuk të kanë cenuar ty, kur nuk ta kanë pezulluar, apo hequr e shkarkuar ty si spiun e agjent?!

Mos u tremb o burrë malësie, mbasi ty nuk të shkarkon askush nga “shërbimet” që të kanë besuar. Agjentë e spiunë të zellshëm e besnik si ty Sali, nuk hidhen lehtë pa ikur nga kjo botë!

Madje, nga sa lexova reagimin tënd në “FB”, ti tremesh e je futur në panik, se mos të heqin si spiun e agjent, kur në fakt (siç e deklarove dje në parlament për zotërimin e informacioneve), ti vazhdon të jesh në “detyrë” edhe si shef SHIK-u në PD.

Të jesh i bindur dhe i qetë, që dhe serbët nuk të shkarkojnë nga “misioni”, pra nuk të “lëshojnë”, mbasi ende ke shumë detyra për të kryer… deri në shpirt të fundit. Edi Rama dhe Saimir Tahiri, të jesh i qetë dhe i sigurt që nuk të bëjnë dot “puç” për të nxjerrë jashtë loje si spiun i UDB, mbasi nuk kanë “akses” te serbët as për t’i dëgjuar.

Visho Ajazi Lika dihet që është “spiuni” yt në SHISH që nuk komunikon fare me Edin e Saimirin dhe çdo informacion ta përcjell ty me një “shitës cigaresh”.

As “sardelja” Mul Noka, që ka njohje me UDB si “shërbestar” i tyre që prej vitit 1990, nuk ka guxon të ndikojë për keq kundër pozitave të tua si “rezident” dhe “usta” i vjetër i UDB.

Sali he burrë malësie, mblidhe veten e mos u tut, se je “NJESH” si agjent, ke misione të rëndësishme për të realizuar për “qendrën”.

Mos u tremb nga vendimet shkarkuese të Edi Ramës e Saimir Tahirit, se ti ke “këllqe” të forta. UDB ta njeh e ta vlerëson kontributin. Ata janë aq të zgjuar sa t’i kuptojnë sakrificat e tua, duke qëndruar e kacavjerrë me “thonj” e krime për të mos dalë nga politika shqiptare, paçka edhe pse rrëzove turpshëm nga pushteti. Se po të mos kishe më vlerë si spiun, do të urdhëronte vetë UDB të ngarkoje “thasët”, siç urdhëroi Zogollin e ti, ashtu si ai dot të shkoje të pleqëroje e të mbyllje sytë, i ngujuar brenda vilave të lagjes së klanit të “zemunëve” në Serbi, ose në kthinat e  fermave alpine të Fazlliçit.

Ç’ke që del e ulëret në panik duke mbrojtur “kolegët” spiunë?! Shiko ore hallin tënd! Ti je krejt në rregull, nuk të shkarkon dot njeri nga shërbimi agjenturor, veçse kur të mbyllësh sytë…

13 komente në “Sali, pse ankohesh për shkarkimin e spiunëve, kur për vete je ende në “shërbim”?!”

  1. shtetari says:

    kush merret ende me shpellarin Derrisha duhet te beje nje konsulte me psikologun sa me shpejt…Lerini te mastruboje veten – ky kafshe ka vuajtur tere jeten nga PRIAPISMI CEREBRAL – e dine te gjite doktoret kolege te tij.

    1. Hajdin Muzaka says:

      Shkrim i forte.
      Lexoni edhe me ne faqen zyrtare te Sali Berishes:
      http://goo.gl/M4eNhi

  2. Frederik says:

    E sakte . Problemi nuk eshte te Sali kelysh serbi , por tek ata qe ende jane te verber dhe e ndjekin pas …

  3. favelas bidonvil says:

    Eshte mesuar me epruveten me shurre te xhaxhit.

  4. sazan says:

    Ish kryeministri kriminel vrases

  5. shqipja says:

    saliun e ndjek pas vetem ai qe eshte e ka qene spiun I serbise ose ka hyre ne valle e nuk del dot
    vetem burre I masise nuk mund te thoshe se ai eshte nje mu.. I malsise .

  6. shqipja says:

    vetem nje antishqiptar e ndjek saliun .fatkeqesi per ate pjese te shqipetareve te kosoves qe ndjekin saliun .mos jane ajo pjese qe akoma e kane frike serbin

    1. Tironsi2 says:

      Ju djajte e kuq jeni inatosur ne doktorin,pasi ai ua shtrini per toke diktatorin,dhe tani keni mbete pa krye bajgen Enver Hoxha.Krimet e juaja duken ne jugun e tritolit te Tepelenes,Vlores,Korces etj.Ju jeni ideatoret e vrasesve me pagese.Legenet komunist percane vendin dhe kriminalizuan at edhe me shume.Me ardhjen e ish Partise se punes,PS,filluan vrasjet,trafikim kanabisi,rrenimi i pallateve me leje ne bashkite socialiste te Eritrese jugore.Ende,ne plazhet socialiste perdoren,si fuqi bartese,gomaret,kuajte,piqen misherat breg rrugeve,pihet duhan ne vendet publike,etj.etj.Ti or Halil uturaku enverist,me mire shkruaj per 95%,taksat e rreme,sherbimin shendetesore falas etj.Athu sa merre tani per shpifje dhe genjeshtra rondokopi i mpire nga kanabisi i Llazaratit.Jashteqitje Koci xoxiste Haxhi qamilshe.

  7. Katnari Rrashbullit says:

    Si nuk i vjen TURP ketij njeriu more,kaq GOMAR te jete valle ky sali?

  8. arbeni says:

    Po mire,gjithandej akuzohet si spiun ose agjent i serbve,edhe babai im e thote kete me mllef dhe me kuptimin e plote te fjales.Ahere i bie te kete kryer tradheti te larte,me te larten biles kur vihesh ne sherbim te fqinjeve! Perse nuk arrestohet atehere?

  9. Respekte Papi, je i vetmi gazetar me nder e shqiptarizem, te uroj gezim se ma gezove ket dite!
    Jo se qe naj gjo e re, po eshte ne kohen e duhur.
    Tash po shohim si do hijenoje ne FB burreshtetsi- dhender Serbie!
    Nji menje m’thote se ka me t’u kthy si zhelja (Ster- Perdormja Dizenjatore) me te fundit: ‘m’ ka kercnu me jete’
    Po si ‘dashnor’ FB qe o bo, i ziu, nuk do rrije dot pa hijenu mo tej, psh po fantazoj:
    ‘Ky asht rrugaç, asht mafioz i rrjetit kriminal… Por saliberisha nuk merret, se shiko un e kam dishmu qy jam kalors i fjals lire …e ky ashte gazetar, ne status… me qen i sinqerte me ju, nuk ka asnji shpifje qy m’ ban dot pis mue… un’ i them ‘bravo saliberisha!’… Se shikoo, e ka ne shkrim qe ashte shum i rrezikshem…’

    Neser po gezojme pergjigjen.
    Aq me mire po e qepi!
    Shnet & mira, Papi.

  10. TOTILA NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST . says:

    Nuk eshte me LAJM qe SALIU eshte agjent i U.D.B-se jugosllave .
    Por problemi eshte se SI do ti vije fundi FIZIK SALIUT ,NGA dhe KUR .

  11. Arjani_germ says:

    Tironasi2,,,
    Je nje kokerr legeni dhe ti ,, ptu bajge berishovice ,,
    Ste vjen turp qe mbron kte kermen megjithse kerma kermen do mbroj,,
    Un jam me pd por ky plehra esht agjent serb ,, e ka mir autori shkrimit
    Duhen zhduk sa me par plehrat qe mbeshtesin kermen kryesore
    sepse po qelbin vendin,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje