Nisur prej suksesit të ditëve të fundit të policisë shqiptare në zbulimin dhe arrestimet e individëve të rrezikshëm të botës së krimit të “modës” së fundit të atentateve me tritol, u interesova në lidhje me nivelin e zbulimit të krimeve që ndodhin. Një nga drejtuesit e policisë në Tiranë më tha: “Problemi në disa kategori krimesh qëndron tek vështirësia për t’i zbuluar autorët e krimit, jo tek arrestimi i tyre, mbasi ata në momentin që evidentohen e zbulohen ku gjenden, arrestohen, siç ndodhi së fundi me bandën e tritolit. Epoka e tolerancës, symbylljes, selektivitetit dhe marrjes në mbrojtje politike, fisnore e klanore të personave e grupeve kontingjent krimi, ka marrë fund tashmë”.
Po përmend 2 fakte, në funksion të deklarimit që më bëri drejtuesi i policisë, lidhur me krimet, zbulimin e autorëve të krimeve dhe arrestimin e tyre në zbatim të ligjit, të drejtësisë së barabartë përpara ligjit për këdo, çfarëdo qoftë, me dhe pa grada politike, shkencore, zyrtare shoqërore e historike.
1. Ndër krimet “kryesore” të bujshme që ende nuk ka shkuar përpara drejtësisë është dosja e skeduar si “grabitja e babagjyshërve” në qendrën tregtare “TEG” në Tiranë, mbasi nuk janë zbuluar ende autorët.
2. Çdo ditë, institucionet qeveritare dhe mediat shqiptare po publikojnë fakte për krime të shumta ekonomike, financiare, trafiqe e krime njerëzore me emra konkretë politikanësh, ish-ministrash, madje dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha e familjarëve të tij. Pra, janë krime me autorë konkretë, me emra, vula e firmosje konkrete mbi shkresa zyrtare. Disa ish-“jeniçerë” të ish-ministrave, deputetëve dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha janë arrestuar e po “flenë me miun” nëpër qelitë. Ndërsa disa, të njoftuar më parë nga “miqtë” brenda policisë e prokurorisë, ia kanë mbathur përpara prangosjes dhe tashmë janë shpallur në kërkim, mbasi nuk gjenden e nuk dihet ku ndodhen të fshehur. Për disa prej krimeve, autorët nuk dihen se cilët janë. Për disa nga krimet autorët njihen si emra, mbiemra, adresa ku jetojnë, ku punojnë, ku zhvillojnë aktivitet politik, biznese, propagandë e uikende “sheikësh”.
Por çuditërisht, disa nga këta autorë krimesh “VIP” janë të lirë, nuk prangosen! P.sh., “babagjyshët” që grabitën TEG ende nuk janë arrestuar, mbasi nuk janë zbuluar. Ata janë të lirë, madje mund të shëtisin e relaksohen edhe brenda lokaleve pranë SHISH, prokurorisë, Ministrisë së Brendshme e asaj të Drejtësisë. Natyrisht që nuk është e kollajtë të zbulohen. Mirëpo janë disa krime të zbuluara tashmë, me emra individësh të identifikuar, të provuar plotësisht, si autorë krimesh të cilët nuk po prangosen nga policia, nga drejtësia. Madje, as po shoqërohen për t’u pyetur si urdhërues e firmosës shkresash me përmbajtje krimi. P.sh, policia është vënë në hetim për zbulim e kërkim të “babagjyshërve” që grabitën TEG. Ka vendosur dhe 10 mijë euro shpërblim, për ata që informojnë. Po bëjmë një ballafaqim faktesh e qëndrimesh. Ndërsa “babagjyshët” që grabitën një qese me bizhuteri në “TEG”, janë në hetim e kërkim mbasi nuk dihet cilët janë e ku janë.
Ndërsa psh., ish-kryeministri shqiptar, “gjyshi” Sali Berisha që 8 vite në pushtet grabiti gjithë Shqipërinë, që ktheu financat e shtetit në bizhuteri e pasuri përrallore familjare, klanore, fisnore e të grupeve të mafies shqiptare dhe rajonale të lidhur me të, nuk po arrestohet. Ai po lihet i lirë. Madje po lihet i lirë dhe… për të bërë shantazh ndaj policisë, ligjit, drejtësisë, institucioneve qeveritare me presion, kërcënime e skenarë për nxitje dhe krijim kaosi e terrori, madje edhe thirrje publike në parlament, për trazira.
Nuk di, që ndonjë tjetër kriminel i njohur në Shqipëri, të ketë “CV” më të ngarkuar se “gjyshi” Sali Berisha, me dosje të mbushura me akuza krimesh ekonomike, financiare shtetërore e deri njerëzore dhe për prova si nxitës, urdhërues, mbështetës dhe mbrojtës i autorëve të krimeve e abuzimeve. P.sh, “babagjyshët” vodhën një qese me unaza, vathë e varëse floriri në një qendër tregtare me maska e armë dhe janë fshehur në arrati e po kërkohen nga policia. Ndërsa “gjysh” Saliu pa maska, vodhi lekët e shqiptarëve me piramidat. Grabiti pa maskë, por me polici e banda të armatosura 60% të pronave të shqiptarëve në bregdet e në krejt vendin. Pa maskë e pa armë, por me stilograf e me vulë shtetërore abuzoi me financat shqiptare duke shpërblyer klanet, lobet dhe familjen. Me maskat e SHIK, rrëmbeu dhe zhduki një biznesmen shqiptar. Hapur, në sy të gjithë botës, ngriti firmën mafioze “Shqiponja” të PD, nën etiketën e tregtive ushqimore e lëndëve ndërtuese, por nëpërmjet saj bëri kontrabandën e naftës dhe trafikun e armëve me Milosheviçin, në vitet kur ai derdhte gjak shqiptarësh, duke shkelur embargo ndërkombëtare. Firmosi ngritjen e një fabrike municionesh në Gërdec dhe ushtroi veprimtari familjare trafiku kriminal me municionet, duke vrarë 26 njerëz e duke hedhur në erë 3000 shtëpi e biznese. Urdhëroi Gardën e Republikës për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011. Skandalet e shumta ekonomike-financiare që po publikohen, “zografisur” me vulën, firmën dhe urdhrat e “gjysh” Saliut, provojnë se janë vjedhur në mënyrë banditeske miliona euro fonde publike, janë përdorur miliona dollarë për shërbime mafioze në interes të familjes, klanit, pushtetit dhe sundimit të tij. Ndërsa dosja “Babagjyshët” ka si krim vetëm grabitjen e TEG, dosja “Gjysh Saliu” ka shumë “lëndë të parë krimesh” ekonomike, financiare, anti- kombëtare në shërbim të të huajve (anti-kushtetuese) e krime njerëzore. E ndërsa “babagjyshët” që grabitën vetëm një dyqan të TEG janë në kërkim, “gjyshi” që grabiti dhe shiti gjithë Shqipërinë është në mes të Tiranës, brenda në parlament. Çdo ditë, ai del si “gjel” në ekrane e “FB” dhe bën thirrje për luftën kundër krimit, korrupsionit zyrtar, dështimit të qeverisë në luftën kundër krimit, për mos arrestimin e kriminelëve, për hajdutët e fondeve publike, për të drejtën e pronës, të sigurisë për jetën, për papunësinë, varfërinë, për pavarësinë e institucioneve, për vjedhjen, për trafiqet etj. Dhe… o njerëz, për këto “bilbilos” Saliu, banditi që në këto 23 vjet nuk i përfilli, madje i përdhosi e i dhunoi këto barbarisht e kriminalisht këto të drejta e detyrime, madje deri dhe me dajak policor!!!
Dhe… ka të drejtë “gjysh” Saliu, të flas e të krekoset si “gjel” në mes të parlamentit, të bëjë moral për drejtësi e luftë kundër krimit, të kërcënojë shtetin, qeverinë, institucionet, kur nuk “preket” për krimet që ka kryer. Nëse policia dhe drejtësia e kanë p.sh., të vështirë për të zbuluar “babagjyshët” që vodhën TEG, nuk e ka aspak të vështirë për të zbuluar “gjyshin” që plaçkiti gjithë Shqipërinë. Drejtësia e ku gjendet, ku banon, ku punon, ku bën politikë e biznese “gjyshi” që ka plaçkitur e shkatërruar Shqipërinë, duke u paguar nga taksat e shqiptarëve me pagë, dieta, roje e privilegje të shumta. Por çuditërisht, nuk po e kapin “për veshi” e ta çojnë atje ku çohen të gjithë ata që vjedhin, plaçkisin, grabisin, firmosin krime abuzime e zyrtare, që urdhërojnë e porositin të vrasin njerëz në protesta (si porositësi i tritolit ndaj prefektit të Vlorës).
“Gjysh” Saliun nuk po e çojnë atje ku çohen të gjithë ata që shkelin ligjet e Kushtetutën, paçka se prej 4 muajsh qysh pas rënies nga pushteti, po bënë çdo ditë thirrje histerike për terror, kaos e trazira. Po e lënë të lire këtë “plak trazovaç” e të inkriminuar. Për të gjetur “gjyshin” që ka plaçkitur të Shqipërinë, nuk është nevoja të bësh kërkime nëpër “vrimat” ku fshihen kriminelët. Nuk është as nevoja të vendosësh shpërblim për informacione, për vendndodhjen e tij, siç u veprua për “babagjyshët” grabitës të TEG. “Gjysh” Saliu dihet ku jeton, ku e ka zyrën private luksoze, ku e ka vendin e punës (në parlament), dihen të vetmet 100 metra ku lëviz me makinë të blinduar e roje pas 23 qershorit 2013. Mjafton t’i dërgosh një “pusullë” zyrtar, për t’u paraqitur në vendin ku paraqiten të gjithë ata që kanë llogari me drejtësinë. Nëse “gjysh” Saliu, si për çdo “dosje” krimi që akuzohet, nuk pranon të shkojë atje ku kërkohet të rrëfesh nën komandën “GATI-TU” edhe “vjeçët, emrin e nënës e të babait”, ligji parashikon që e çojnë ata që e kanë për detyrë. Siç e çoi në mesnatën e 28 nëntorit 2000, ai që pas 23 qershorit, i ka dhënë leje për të “lehur” pa kufizim në parlament.
Mbajeni Larg femijeve!
http://goo.gl/fvTnnN
O Perparim, vjedhin dhe gjyshet dhe djemte e nipat, ndonje djale per
shpirt, deri dje dhe ortak me gjuyshin e ke ne pushtet sot.
Mos kritiko e demasko vetem gjyshin por dhe te tjeret edhe po te jene
ne pushtet, se keshtu dikur shanje kundershtaret e Saliut ne PD
Mos shkruaj kaq gjate o zoteri, humbet interesi per te te lexuar!
Shkurt shkruhen parullat-qe partia dhe Salihi i kishin pewr zemer……………Krimet e tij nuk kane te mbaruar, por nje zot e di kur do na hiqet qafe ky matuy hajdut…Ndoshta per kete te vjen keq e nuk mund te lexosh…
Nuk ka faj shkrusi per artikullin e gjate, ka faj Krimineli per numrin e madh te krimeve e vjedhjeve. Asgje nuk ishte e perseritun, gjithecka ka ba hajduti e krimineli Sali po ti rreshtohen te gjitha shkon dhe ma gjate.
MBANI LARG GOGOLIN SEPSE TREMBI FEMIJET MJAFT SALI BERISHEN ..
Nje shkrim i gjate,pasi shume te gjata jane zullumet dhe mekatet qe mban mbi shpatulla Sali Berisha . Kete peshe kaq te rende qe mban mbi shpatullat Sali Berisha, mund t’ja beje me te lehte drejtesia kur ta vere me shpatulla pas murit,prapa hekurave te burgut ! Pergezime per materialin me vlere autorit , Perparim Halili !
Ky plehane shkrusi Perparim,cuditet,si nuk e arestojne kete kriminel?
O PLEHANIJA me te gjithe kuptimin e fjales se vertete.
Kete kriminel nuk e arestojne,ata qe ti nuk na i thua ne shkrimin tend
o plehane.Ata jane ne qeverisje.Kur ata kane qene ne qeverisje benin
po nje soi si ky krimineli i madh Sali.Kur kane qene ne opozite kane
bashkepunuar se bashku per te vjedhur kete popull.Kur ky bandit hajdut
Sali bente terre keto qe na tregon i bente se bashku me partneret i
kualicionit te tij.Keta qe jane tani ne qeverisje ,qe ti cuditesh si nuk e arestojne kete bandit,jane ne kualicion me banditin e banditit
Sale. Ti nuk je me teper se nje plehane shkrues.