Në një epokë tjetër, ose thënë ndryshe vetëm ca vite më parë, ajo që thuhet se ka ndodhur me serverat e tatimeve do të ishte e barabartë me zbrazjen e rafteve e dhomave të tëra me dosje e dokumente, futjen e tyre nëpër thasë dhe daljen serbes nga drejtoria e përgjithshme e Tatimeve. Në erën e lume të informacionit elektronik, kjo sasi informacioni depozitohet në hard disqe, jo në thasë. Por sado trendy të ripërmasohet ky episod që ende nuk e dimë se çfarë është, ngjarja megjithë mjegullën që e mbështjell, mbetet dramatike. Akuzat janë të dyanshme në aspektin politik, dhe siç ndodh rëndom në këto raste, sa më shumë të ashpërsohen tonet, sa më apokaliptike të bëhen paralajmërimet, aq më pak gjasa ka që të zbardhet ndonjë gjë, ndonjëherë.
Çfarë ka ndodhur me të dhënat shumëvjeçare të biznesit? Le të përmbledhim atë që dimë. Ish drejtori i Teknologjisë së Informacionit në drejtorinë e Tatimeve, siç shihet rëndom shefi i IT-së, është denoncuar në fund të nëntorit të kaluar nga drejtoresha e Përgjithshme se ka ndërhyrë ilegalisht në bazën e të dhënave. Për të, gjykata vendosi detyrim paraqitje ndërsa çështja është nën hetim. Ish IT-ja deklaron të kundërtën: Ai ka tentuar pikërisht të pengojë ndërhyrjen antiligjore tek këto të dhëna, nga një grup auditi që kishte ardhur pa mandat të shkruar, të përbërë nga këshilltarë të ministrit të Financave dhe kryeministrit, dhe të lejuar nga drejtoresha Shehaj për të vepruar si në mall të shkjaut. “Sillni letrat, më tregoni firmat, pastaj ndërhyni”, kish kërkuar ai.
Por mjaftoi fakti që pas arrestimit (dhe lirimit) IT-ja të dilte në konferencë shtypi përkrah ish kryeministrit Berisha, që çështja të merrte konotacion të pashmangshëm politik. Duhet thënë se Berisha dhe IT-të paskan një simbiozë të çuditshme, edhe pse dy rastet më flagrante janë të anasjellta: IT-ja i kryeministrisë u mor në mbrojtje pas akuzës se e fshiu serverin e 21 janarit (u pafajësua dhe filloi punë tek ILDKP-ja e Zana Xhukës), ndërsa IT-ja i tatimeve u përkrah sepse tentoi t’i mbrojë miliona të dhënat e biznesit (dhe filloi punë në bashkinë e Tiranës).
Akoma më shumë politizohet çështja, kur rezulton se prokuroria nuk ka pamje nga kamerat e sigurisë së institucionit, por këto pamje bien në dorë të televizionit News 24, që për mazhorancën cilësohet si ekran i së djathtës. Dhe pamjet tregojnë ato ditë nëntori, veç të tjerash edhe praninë e deputetit të LSI-së nga lista e PS-së, Spartak Braho në mjediset e drejtorisë, njëherësh kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë. Dhe këtu vijmë në “klimaksin” e kësaj drame. Opozita akuzon se gjithë ky operacion me të dhënat tatimore, kish për qëllim fshirjen e gjobave që u ishin vënë bizneseve të ndryshme, si shpërblim për kontributin që kishin dhënë për të majtën gjatë fushatës. Në vend të gjobës ligjore, thotë opozita, “dyshja Meta-Rama do merrte në këmbim një llokmë për vete”.
E majta, me gojën e deputetit Braho akuzon për të kundërtën. Ai pranon se ka qenë tek tatimet, në cilësinë e kreut të komisionit të sigurisë, që ka leje për të hyrë kudo ku cënohet siguria e vendit. Dhe sipas tij, “kam konstatuar se Sali Berisha është ideatori i një komploti financiar, që i ka kushtuar rëndë shtetit. Në ditët në vijim unë do t’ia hap petët këtij byreku ku ka kullotur banda financiare e Saliut. Gjithsesi, e gjithë kjo aferë financiare është denoncuar dhe po hetohet nga prokuroria”. E djathta menjëherë i ka rrëzuar këto rreshta, duke kujtuar madje edhe historinë e çantës së zezë të Brahos në kohën e skandalit Meta-Prifti, e cila nuk u mor vesh kurrë se ç’përmbante. E duke deklaruar gojën e zëvendësit të Brahos në komisionin e Sigurisë, Flamur Noka, se deputeti nuk kish asnjë “mision sigurie” për të kryer tek tatimet.
Dhe kësisoj mbetemi tek të dhënat tatimore dhe dy qëndrimet. Nëse besojmë drejtoreshën e Tatimeve, të dhënat janë rikuperuar dhe biznesi të vazhdojë punën i qetë. Nëse besojmë opozitën, krejt operacioni është bërë për të rregulluar hesapet e fushatës. Nëse besojmë deputetin Braho, një masakër financiare ka ndodhur në heshtje nga ish qeveria Berisha, që do të zbulohet “petë-petë” nga prokuroria. Po ç’të jetë ky komplot financiar? Gjëma më e madhe që të shkon në mendje, lidhet me akuzën e ministrit të Financave Cani, se paraardhësi i tij Bode me izmën e kryeministrit të kaluar, ka fshehur një gropë borxhi prej 500 (herë tjetër e ka thënë 700) milionë eurosh në buxhet. Vetëm kjo akuzë nuk është sqaruar, që kur u artikulua nga ministri dy muaj më parë. Por dhe po të jetë ky strumbullari i historisë, a mund të jenë këshilltarë ministrash e kryeministrash, anëtarë të grupit të auditit?
Nga cilido këndvështrim ta shohësh këtë mister, episodi në fjalë mbetet i rëndë dhe serioz. Një arsye e mjaftueshme, do të shtonte ndonjë skeptik këtejpari, që mos të marrim kurrë vesh se çfarë ka ndodhur.
*Revista KLAN
Po Alqi, kjo eshte Demonkracia, Liria, Shteti i se Drejtes…
‘Akuzat janë të dyanshme në aspektin politik,
dhe siç ndodh rëndom në këto raste,
sa më shumë të ashpërsohen tonet,
sa më apokaliptike të bëhen paralajmërimet,
aq më pak gjasa ka që të zbardhet ndonjë gjë, ndonjëherë’
Ua, ene Rilindaaret ?!
Nuk e degjove llogon e funfit te KM mbreme qe do bdje mrekulline?
Duke bo ate biznesin me italjonet: ‘Baza ushtarake me 1 euro, PER JETE ‘ ( pavaresisht se e rre menja, ky e ka gjet celsin e mrekullise, hahaha!. Tepke si sharlatani parardhes, qe….e pa deren e Lemes, shkoi per lesh)
As ti s’e besoke se Piktoresku Rilindar e gjeti si me e bo mrekulline( pervec marrjes se borxheve per …. ‘kreher magjik’, te krihet)?!
Ku ishim?.. asgjëkundi. Çfarë na the? Vetëm një rezyme të atyre gjërave që tashmë i dimë, madje dimë edhe më shumë. Ky shkrim do të “vlente” vetëm për të huajët, që nuk jetojnë këtu e nuk i dëgjojnë e lexojnë përditë e pënatë këto dokrra nga mediat tona.
Mendoj se akuzat e opozites per Serverin e Tatimeve nuk kane kuptim veç zhurmes dhe terheqjes se vemendjes. Kjo per arsyen e thjeshte se maxhoranca ka gjithe akseset ne serverat e shtetit, i studjon, merr te dhena, heq te dhena te panevojshme. Tatimet nuk jane institucion i pavarur nga qeveria. Askush nuk i ka thene qeverise se PD sa here ka derguar per te marre te dhena per nevojat e administrimit te shtetit. Vet drejtori i IT eshte nje punonjes qe emrohet e shkarkohet nga te emruarit e maxhorances.
Nuk gjej asnje arsye qe nje maxhorance, diten qe vjen ne pushtet, te nderhyj e ca me teper te fshij servera, perkundrazi nje qeveri ne ikje mund te beje gjera te tilla per te fshire gjurme qe e nxjerrin zbuluar.
Ca me teper opozita e zotit Berisha nuk ka asnje te drejte morale te flase per fshirje serverash. Diten ne diell, paturpesisht, mbas nje ngjarje teper te rende siç qe 21 Janari, ata fshine krejt serverin me te rendesishem te shtetit, ate te Kryeministrise dhe pa ju deridhur dora, per te heshtur e graduan pergjegjesin.
Ndersa Prokuroria hesht para kesaj grabitje skandaloze te informacionit te rendesishem qe ndodhej ne Serverin e Kryeministrise, opozita zhurmon. Ne i themi ja ujku, ata thone ja gjurma.
Sa me lehtesi te padurueshme permendet fakti i njohur i fshirjes se regjistrimeve filmike te bera nga ana e kryeministrise (realisht Saliut).JO,MORE ZOTËRINJ,veprimi i urdheruar nga Sala ishte PRISHJE e provave,FSHEHJA e tyre (Si te mos besoj se Saliu i ka te ruajtura keto prova,per t’u bere presion ne çdo kohe debileve vartes),SHKATËRRIMIN e fakteve renqethese te vrasjeve te kryera…
Secili nga keto perben veper penale per ç qytetar.
Ne rastin ne fjale kjo veper perben KRIM SHTETËROR.I pakte ju duket?
Go West.
Me vjen shum keq per naïvitetin tend qe e paraqet ne kete koment.
Duhet te ke she parasysh qe Drejtoria e Tatimeve e furnizon qeverine the organet e tjera qeveritare sikur Drejrorine e Statistikave me informacionet e nevojshme dhe jo Sheti shkon dhe kopjon te dhenat dhe I fshin ato nga Secure Storage
Hard Drives duke u sjelle si Bandite.
Ky veprim qe eshte kryer nga Sprtak Braho perben Krim te rende dhe duhet ndeshkohet.
Asnje person ska te drejte te nderhyje the per me teper te kopjoje te dhenat the ti fshije ato nga Secure Storage.
Shpresoj qe Compania qe ka disenjuar arkitecturen e IT ne teatime e kane parashikuar kete the kane planifikuar ndonje remote server qe ruan te gjitha te dhenat ne rast emergjensie ose defekti ne serverin qendror.
Otherwise they are fucked up.