Vetëm për ata me mungesë të informacionit elementar për të bëmat e të pabëmat gjatë gjithë këtyre viteve pluralizëm në skenën politike te shqiptarët në Mal të Zi, zgjedhjet e fundit dhe “rënia” e Ulqinit është befasi. Rezultati që partinë e kryeministrit Gjukanoviq në këtë komunë, për herë të parë pas 24 vitesh e solli në krye të listës së partive më të votuara, jehoi si bombë.
“Ra Ulqini”, “E humbën Ulqinin”, “Ulqini në duar të malazezëve”, ishin titujt që mbase për herë të parë sollën këtë qytet në krye të mediave shqiptare. Si pas Kongresit të Berlinit, 136 vjet më parë kur Ulqini vërtet ra. Dhe pastaj, si në kohë betejash vendimtare, vargohen thirrjet, apelet, lutjet, nga të gjitha anët për partitë që në akronime kanë nga diçka shqiptare, të bashkohen dhe të na e shpëtojnë fytyrën. Se, o burra, ta shpëtojmë Ulqinin.
Parë nga larg me syrin e dikujt që nuk e ka informacionin sadopak relevant për atë çka ka ndodhur dhe si kanë shkuar punët në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, që nga zgjedhjet e para shumëpartiake, 24 vjet më parë, kur ende besohej në ideale. kur trupi zgjedhor i shqiptarëve në Ulqin ishte unik dhe pa asnjë përjashtim, si me plebishit, votoi partinë atëherë të vetme shqiptare që tani nuk arrin të fitojë as një këshilltar, rezultati në të cilin DPS i Gjukanoviqit e cila në Ulqin, ç’është e vërteta udhëhiqet e përbëhet nga shqiptarë, me nënë e me babë, doli fitues edhe pse me vetëm një këshilltar më shumë, mund t’i duket edhe tragjik. Sidomos kur nuk thuhet qartë se partitë politike të cilat, kur e do puna, u pëlqen të quhen shqiptare, kanë fituar më shumë se dyfishin e këshilltarëve dhe, po deshën, për çka vështirë të besohet, mund të bashkohen dhe të riformojnë koalicionin që vetë e prishën duke e çuar qytetin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Po deshën, askush s’ua ndalon por vështirë të pritet kjo nga trimat e gatshëm që për një plesht t’ia vënë flakën, jo vetëm jorganit. Apo, në këtë rast të sillen, si ajo nusja që për inat të vjehrrës shkon në shtrat me mullisin.
Në të vërtetë në këtë situatë, mullisi i Podgoricës është në pozitë shumë më të lakmueshme. Madje të zgjedhë cilën nga nuset e dëshiron ta ketë në shtrat. Vetëm t’ua lejojë një grimë pushtet. Një zhallogë.
Nëse dikush duhet të ndjehej i turpëruar për nuset në shtratin e mullisit, ata më së paku janë votuesit që nxorën këtë rezultat.
Janë po ata votues që në fillimet e pluralizmit kur iu dha mundësia të votojë për vete, patën tejkaluar çdo ndasi dhe pa përjashtim, votuan partinë atëherë të vetme shqiptare. Megjithatë shumë shpejt partitë e mëhallëve që u formuan ndërkohë, manifestuan adoleshencën politike me ambiciet e sëmura për t’u rehatuar në habitatin e vetë të ngrohtë si ajo miza nën bisht të kalit.
Efektet tash i kemi me zgjedhjet e fundit.
I dëshpëruar për të satën herë me shegertllëkun e të zgjedhurve të vet që aq padinjitetshëm luanin rolin e korrierit, që votën e shisnin aq lirë në Podgoricë,votuesit nisën të rezonojnë ndryshe. T’i lirojnë nga mundimi i korrierit.
Dhe t’u tregojë se nuk janë të dënuar t’i votojë vetëm ata.
Ulqini pra, nuk ka rënë, kanë rënë nuset.
Hahaha me mire se mullisi nuk ka me marr ne shtrat ndonje nuse.Duhet me mbledh bythen nashi se ja fusin nuset po u bashkun.
Mos te nenvleftesohet…Ky eshte turp i madh..Ulqini ky qytet i vjeter shqiptare… edhe sot me shumicen dermuse ,shqiptare, ..votohet partia politike e gjukanovicit! Kur do te linde nje brez i RI POLITIKANESH ne trojet shqiptare .; PER TE BERE NDRYSHIMIN E MAdh!!!! si europa e civilizuar!!!! Ne UK (Irlanden e veriut).Irlandezet nuk votojne UNIONIN por ‘..Shin fen’ dhe anasjelltas e raste te shumta ne Europe..
Everteta e hidhur e trojeve shqiptare ,percarja e madhe shqiptare qe shpie ne humbjen graduale te identitetit kombetar ,si ne Maqedoni ashtu e ne Mal te Zi!
Me vjen keq shume per gjendjen ne Ulqin,sepse gjitnje kam thene Ulqini yne,Kufiri I Shqiperise.Por ky eshte realiteti I sotem.Kjo eshte katrahura dhe gremina qe na del perpara dhe nje dite do te rrezohemi.Si eshte e mundur te buzeqeshesh e te krenohesh ne nje kohe kur ne pushtet anekend tokave shqiptare ke njerez ti quajme vetexhi,apo xhepaxhi.S`ka burra!.Burrat c`do dite po struken e ndonjehere me vete thone,ke duhet vrare?A mund te mbrojme ne veten se bashku ne kete kohe rrenimesh ne Ballkan.A mund ne te bejme nje lufte kombetare sot nese plas lufta e re boterore.Jo!? Ne do te gllaberohemi shpejt,sepse kujtoj thenien e nje plaku:Bir,ne mashtrohemi pas paras,pas grave,lavireve,pas luksit.Kete e dine fort mire fqinjet.A nuk sheh se si vajza e gra nga viset ne Shqiperi me te madhe po martohen ne Maqedoni e Serbi.Pse!? S`ka burra shqiptare.Kush I`a hengri koken vetes.Keshtu ishte dhe eshte me shqiptaret ortodokse ne Maqedoni,vetem qe flasin shqip me te vjeterit dhe nese I pyet se cfare kombi jeni ata pergjigjen maqedonas.Ky eshte asimilim I ri modern.Vdekja e krenarise se kombit.Nese nje dite do te ndodhe nje lufte e re qe do te vije,mos harroni.Do te kthehemi aty ku ishim ne vilajete.Kjo fare qe cso dite po mbillet ne fyerjet dhe carjet fetare eshte thika qe nje dite do te na caje trupin.Do te bien edhe tjeret pas Ulqinit.ngadale, ngadale e do lexojme ra Shkupi,Mitrovica,Presheva,dhe fundit Tetova ashtu sic ra Tirana ne 1997 per tri dite s`kishte krenari.
Ok Cenaj,
‘I dëshpëruar për të satën herë me shegertllëkun e të zgjedhurve të vet që aq padinjitetshëm luanin rolin e korrierit, që votën e shisnin aq lirë në Podgoricë,votuesit nisën të rezonojnë ndryshe. T’i lirojnë nga mundimi i korrierit.
( e bukur kjo ‘t’i lirojne nga mundimi i korierit; por kujdes se duket se nuk je shprehur drejt: ‘i deshperuar’ kush?)
‘Dhe t’u tregojë se nuk janë të dënuar t’i votojë vetëm ata.
Ulqini pra, nuk ka rënë, kanë rënë nuset’
Po Cenaj, se KETA ‘Mostrat xhahile’ (berisha ketu) me ket hesap kan shku: budallat s’kan ku me shku,, mjafton t’u japesh premtime (mashtruese idjotisht) ne fushate!
Qe rane nuset te Mullisi, mire, se e mesuan te tere at mesimin qe thu: ‘ ‘nuset’ s’jane te denu t’i votojne Mostrat!’
Kjo eshte nje gje e mire!
Tani fillojne komentet nacionaliste…
E verteta eshte se Ulqini eshte këllirë para Tivarit, Budves etj.
E verteta eshte se Struga eshte këllirë para Ohrit.
E verteta eshte se keto qytete u bene edhe më këllirë kur i “fituan” shqiptaret.
E verteta e vetme: emeruesi i perbashket “shqiptaret”.
Dhe ne vazhdojme i biem legenit se fajin na e kane gjithmone te tjeret (greke, turq, sllave, rumune, amerikane, ruse, kineze, arabe, hollandeze etj)