Shkresa e Dekanatit FSHN drejtuar Rektoratit
Ne date 22.01.2014 Senati i Universitetit te Tiranes vendosi per ndarjen e Departamentit te Matematikes prane Fakultetit te Shkencave te Natyres ne dy departamente dhe perfshirjen e grupit mesimor te matematikes nga Fakulteti i Ekonomise ne ate te Shkencave te Natyres.
Ne lidhje me vendimin e fundit te Senatit te UT-se, ligji Nr.9741, datë 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, i ndryshuar, shprehet si me poshte:
“Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene” (Neni 12 “Departamentet”, pika 1). “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj” (Neni 12 “Departamenti” pika 3, paragrafi dyte).
Bazuar ne Nenin 18 “Keshilli i fakultetit dhe njesive te tjera kryesore”, pika 1, te drejten per ti propozuar Senantit per “hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera” e ka vetem Keshilli i Fakultetit”.
Sipas Nenit 14 “Senati Akademik”, pika 2, shkronja e, Senati i UT “vlerëson dhe miraton hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore” bazuar ne propozimin e keshillit te fakultetit.
Per te marre forme perfundimtare vendimi duhet te kaloje ne Keshillin e Administrimit te UT. Kjo bazuar ne Nenin 16 “Keshilli i Administrimit”, pika 2, shkronja ç, ku thuhet qe Keshilli i Administrimit “miraton strukturën dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet”.
Pra bazuar ne ligjin e mesiperm, hyrja ne fuqi e ketij vendimi qe prek dy departamente te fakulteteve te ndryshme duhe te kalonte ne keto faza:
Protesta jone e diteve te fundit ka bere te mundur qe shume dashamires ne te gjitha strukturat e Universitetit te Tiranes te na vene ne dispozicion ne dokumenta te cilat zbardhin pa rregullsine e vendimit dhe tentativat e Rektorit Kule per ti mbuluar ato ne bashkepunim me Dekanit e Fakultetit te Shkencave te Natyres Mynyr Koni. Nga dokumentacionet qe kemi ne dispozicion dhe te bashkengjitura rezulton se:
Keshilli i Fakultetit prane Fakultetit te Shkencave te Natyres me vendim nr. 17, date 20.12.2013, vendosi per ndarjen e Departamentit te Matematikes ne dy departamente te reja bazuar ne relacionin shpjegues qe i eshte bashkengjitur. Vendimi, i firmosur nga Dekani Mynyr Koni, I u propozua Senatit te UT per miratim. Departamenti i Matematikes do te ndahej ne Departamentin e Matematikes, qe do te perbehej nga 18 pedagoge, dhe Departamentin e Inxhinierise Matematike dhe Informatike, i perbere nga 10 pedagoge. Bazuar po ne relacionin shpjegues rezulton se Departamenti i Inxhinierise Matematike dhe Informatike ka ne perberje te tije 2 Profesore dhe 1 Doktore Shkencash. Pra ky department eshte ne perputhje me Neni 12 “Departamenti” pika 3, paragrafi dyte te ligjit qe thote “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj” dhe nuk ka nevoje per personel shtese. Gjitashtu po te shqyrtojme me vemendje vendimin, relacionin shpjegues, dhe kerkesen e Departamentit nuk ka asnje kerkese te lindur nga perfshirjen e grupit mesimor te matematikes te Fakultetit te Ekonomise. I pyetur per kete gje edhe Prof. Xhezair Teliti pranoj qe nje kerkese e tille nuk ka lindur nga Departamenti i tij. Pra Departamenti i ri ka mjaftueshem personel dhe asnje kerkese nuk kishte lindur per perfshirjen e grupit mesimor te Matematikes te Fakultetit te Ekonomise. Si rrjedhoje edhe ne vendimin e Keshillit te Fakultetit nuk rezulton nje kerkese e tille.
Deri ketu cdo gje ne rregull por tani fillon historia e paligjshmerise. Ne letren e dates 6 Janar 2013 qe i dergron Rektoratit, Dekani Koni, ne ushtrimin pamirebesim te detyres per zbardhjen e vendimit te Keshillit te Fakultetit dhe ne kundershtim me vendimin e ketij Keshilli te firmosur po nga vet ai, shton nga hici kerkesen per transferimin e grupit mesimor te Matematikes nga Fakulteti i Ekonomise tek Departamenti i ri i Inxhinierise Matematike dhe Informatike. Ai shprehet se “per te mireadministruar me mire veprimtarine kerkimore-shkencore dhe procesin mesimor kerkojme qe grupi i matematikes prane Fakultetit Ekonomik te kaloje prane Departamentit te ri te Inxhinierise Matematike dhe Informatike”. Kjo kerkese e nje prejardhje te erret eshte e pabazuar ne ligj, jashte kopetencave qe i jep ligji Dekanit, dhe ne kundershtim me vendimin e Keshillit te Fakultetit. Ne vendimin e tije Keshilli i Fakultetit, i vetmi qe ka kete te drejte me ligj, kishte vendosur krijimin e Departamentit te ri me 10 anetare. Marrja e pegagogeve nga Fakulteti i Ekonomise jo vetem qe nuk eshte vendosur nga Keshilli por edhe e ndryshon strukturen e vendosur per Departamentin e ri nga ky Keshill. Kete gje Dekani Koni e dinte sepse te dy shkresat i ka firmosur vete. Kjo na ben te besojme qe me qellim dhe paramendim dhe ne kundershtim me ligjin Dekani Koni ka abuzuar me detyren per ti dhene nje hapesire Rektorit per te cuar perpara planin e tij.
Por historia nuk mbaron ketu. Ne date 22 Janar u mblodh Senati i Universitetit te Tiranes per te shqyrtuar nder te tjera edhe propozimin e Fakultetit te Shkencave per krijimin e Departamentit te Inxhinierise Matematike dhe Informatike. Pas protestes sone te kesaj jave, Senatore te nderuar te Senatit, per te mire te Universitetit, na derguan nje kopje te emailit qe kishin marre ne date 23 Janar 2014 ku perfshihet edhe Projekt Vendimi qe ishte miratuar ne mbledhje (shih dokumentin e dyte bashkengjitur ku perfshihet edhe emaili me listen e Senatoreve marres se tij). Ne kete vendim pervec krijimit te Departamentit te Inxhinierise Matematike dhe Informatike, me propozim te Keshillit te Fakultetit te Shkencave te Natyres, shfaqet edhe propozimi i Dekanit Koni per kalimin e grupit mesimor te matematikes ne Fakultetin e Ekonomise tek Fakulteti i Shkencave te Natyres. Sipas projekt vendimit te miratuar ai bazohet ne ligjin per arsimin e larte neni 2, shkronja e (Senati i UT “vlerëson dhe miraton hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore”) dhe nenin 18, pika 1 (Keshilli i fakultetit i propozon Senantit per “hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera”). Duke qene se Keshilli i Fakultetit te Shkencave te Natyres nuk ka propozuar perfshirjen e grupit mesimor te Matematikes nga Fakulteti i Ekonomise tek Fakulteti i Shkencave te Natyres, atehere projekt vendimi i miratuar nga Senati eshte i pabazuar dhe i paligjshem.
Ndersa Dekani Koni e justifikonte kerkesen e tije te paligjshme ne permiresimin e funksionimit te departamentit te ri, Fakulteti i Ekonomise duhej domosdoshmerisht te vleresonte ndikimin qe ka nje ndryshim i tille ne Departamentin e Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar prane ketij fakulteti. Transferimi i grupit mesimor te matematikes te Fakultetit te Ekonomise ndryshon perberjen e Departamentit te Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar prane ketij fakulteti. Si rrjedhoje cdo propozim per ndryshimin e ketij departamenti duhet te kalonte edhe ne Keshillin e Fakultetit te Fakultetit te Ekonomise. Keshilli i Fakultetit te Fakultetit te Ekonomise nuk eshte mbledhur, nuk eshte njohur, dhe as nuk ka vendosur per transferimin e grupit mesimor te matematikes te Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra rezulton se nuk ka asnje propozim ligjor (as nga Keshilli i Fakulteti i Ekonomise dhe as nga Keshilli i Fakulteti i Shkencave te Natyres) drejtuar Senatit te UT-se per transferimin e grupit mesimor te matematikes nga Fakulteti i Ekonomise tek Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra Senati ka marre nje vendim te jashteligjshem duke qene se ai nuk eshte propozuar nga organet te cilave ligji ja jep kete te drejte. Senatoreve i eshte lene te besohet se ky propozim ka ardhur nga Keshilli i Fakulteti i Shkencave te Natyres sic e tregon edhe baza ligjore e projekt vendimit te miratuar. Pra ne mirebesimin e tyre sipas ligjeve ata mund te jene mashtruar nga Rektori duke i lene te besojne se ka nje propozim ligjor per kete gje. Pastaj clidhje akademike ka matematika ekonomike me Departamentin e Inxhinierise Matematike dhe Informatike? Asnje.
I kapur nga paniku i berjes publike nga ana jone e vendimit te jashteligjshem, Rektori e zbardhi vendimin e Senatit te dates 22 Janar 2014 nje jave me vonese ne daten 28 Janar 2014. Per te mbuluar paligjshmerine e vendimit te marre, ai beri dhe gabim diletant te zbardhjes se nje vendimi te ndryshem nga ai qe ishte paraqitur Senatit per miratim. Nje kopje e vendimit te zbardhur gjendet bashkangjitut. Per te analizuar kete le te shqyrtojme pikat e meposhteme:
Te gjitha keto argumenta dhe prova te paraqitura, provojne per paligjshmerine e propozimit te Dekanit Kune, paligjshmerine e vendimit te Senatit dhe tentativat e Kules per t’i mbuluar ate. Ne perfundim po listojme edhe nje here argumentat kryesore te paraqitur me siper:
Nga sa me siper verejme qe procesi nga ku kaluar vendimi i paligjshem ka karakterisikat e nje plani te vene ne zbatim nga nje grup i organizuar dhe te strukturuar ne menyre te tille per ta lene fajin jetim. Dekani Kuni ne kundershtim me ligjin i hap rrugen Rektorit Kule per ti paraqitur nje vendim te paligjshem Senatit. Per te perfunduar me sukses i tere plani kerkon edhe zbatimin e vendimit te paligjshem nga Fakulteti i Ekonomise. Nga dokumentacioni qe kemi Dekani Haderi ka heshtur deri tani, nuk do te marre pergjegjesi dhe ja ka deleguar zbatimin e vendimit te paligjshem strukturave te fakultetit. Disa nga keto struktura kane refuzuar zbatimin e tij. Disa te tjera i bejne presion pedagogeve te Departamentit te Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar te largohen pa asnje shkrese apo vendim qe ata individualisht preken nga vendimi i paligjshem i Senatit. Pra sic shihet jemi akoma ne kohe per te parandaluar kete zbatimin e ketij vendimi te jashteligjshem.
Ne perfundim ftojme te gjithe pedagoget dhe studentet e Universitetit te Tiranes t’i bashkohen kerkeses sone per shpalljen e vendimit te pavlefshem. Gjithashtu i kerkojme strukturave te Fakultetit te Ekonomise te distancohen dhe te mos zbatojne nje vendim te paligjshem deri ne sqarimin e ngjarjes. Kjo leter, ne vazhdim te letres se pare, se bashku edhe me dokumentationin mbeshtetes do t’i dergohet Ministres se Arsimit, Kryeministrit, dhe per djeni te Prokurorise se Tiranes, te cileve i kerkojme marrjen ne konsiderate te provave te paraqitura per te parandaluar nje vendim te paligjshem dhe qe lejon arsye te besojme qe ka karakteristika te nje vepre te kryer me qellim dhe paramendim. Eshte koha te bejme jo vetem Universitet por edhe Shtet.
Prof. Dr. Omer Stringa
e paska dhjere dhori …
mer me mend se ca bejn rektorat e tjer
po ata nuk i nget njeri se jan te partise
Nuk di kujt i preken interesat ketu, por ndonje shkelje nuk shohim te kete pasi ky proces ka kaluar nga te gjitha strukturat pergjegjese sipas ligjit. Pak rendesi ka fakti se si po riorganizohet nje departament mjafton qe ai te funksionoje sipas ligjit dhe aq me keq se kush do te jete vartesia e trupes se petagogeve te ketij departamenti. Prof. Omer Stringa meqe ka humbur karrigen e kreut te Fakultetit Ekonomik, tashme eshte duke humbur dhe mente e kokes… Le ta quajme kete protagonizem te Omerit, jo shpirtin e Homerit, si nje perpjekje per te qene ne vemendje te publikut, sesa si nje shqetesim mbi problemet e arsimit ne vend. Hoqa gjithe kete mundim duke e lexuar e rilexuar kete dacibao te shekullit te kaluar per te gjetur ndonje shkelje se ku ka gabuar rektori Kule apo senati i UT, por fatkeqesisht nuk gjeta ndonbje parregullsi pervecse vullnetit institucional ndermjet dy fakulteteve, atij te Ekonomikut dhe Fakultetiot te Shencave te Natyres te cilet ne bashkepunim me senatin e UT po koordinojne per krijimin e nje departamenti matematike sa me eficent… Ndoshta, mendoj, se interesi e ben Omerin tone te revizionoje kete departament…
Z. Frasheri e keni gabim. Ne procedure ka shkelje. Gjithashtu ky ndryshim nuk i sherben as rritjes se cilesise ne mesimdhenie. Kam pershtypjen qe keni parasysh matematiken e para viteve ’90. Roli i njesise ka ndryshuar pasi jane hapur shume programe Master qe kane ne program disa module matematike. Gjithashtu kjo njesi eshte ne funksion dhe te programe te tjera qe ka hapur FE.
Debati duhet bere ne FE. Nuk eshte etike per ne te tjeret te komentojme veprimet e te tjeteve. Nga komenti juaj kuptova qe prof duhet te hesht, pasi sipas jush do te bej protagonistin. Kjo per mendimin tim nuk eshte demokraci. Prof eshte nga ata qe bene levizjen e dhjetorit. Gabime dhe te meta kemi te gjithe. Nuk eshte mire te denigrojme njerezit.
Duhet te angazhoni edhe studentet per proteste. Ne fund te fundit universiteti i perket studenteve. Ne kete menyre mund te kerkoni reformimin total te universitetit te tiranes. besoj se gjithe rinia dhe qytetaret do t’iu perkrahi!
Tema kete shkrim te stergjate e keni botuar rdhe me pare ,por tani i keni vene emrin e autorit.Ka dicka qe nuk shkon,kur kete e perserit dhe perserit vetem Stringa.Interesi i prishur i tij duket sheshit,prandaj eshte i kote gjykimi i lexuesit
E dini qe Kule Dhori ka manin Ervin Demon,nipin e Ferdinand Pones qe eshte zv rektor aktualiaht dhe nga nje cunak e beri Dr dhe prof,as perafersisht per 2 vjet.
Ti miti na thua qe omeri eshte i levizjes se dhjetorit, po qe ai eshte pijanec, e di, apo skagje profesor eshte, se mos eshte ndonje gje e madhe. Njerez te tille nuk duhet te kene vend ne fakultete, se keshtu nga nje fakultet ne tjetrin eshte vetem perkedhelje dhe asgje me shume.
Omeri eshte nga te paktet qe ka mbetur qe mund te quhet Profesor ne kuptimin e plote te fjales. Ke qene ndonjehere ne leksionet e tij?
Nuk besoj se ke qene, sepse nuk do flisje keshtu.
Jam nje ish student dhe jam deshmitar i auditoreve te prof. Dhorit, Prof. Maqos, Prof. Malaj, Prof. Genc Ruli… e shume emra te tjere te nderuar. Ne vraponim te hynim sa me shpejt se nuk gjeje vende….te tjere studente nxitonin te merrnin karrige tek klasat ngjitur….
Te me ndjeni o lexues por nuk mund ti arrije Prof Stringa keto lloj nivelesh..!!! Kemi qene pjese e auditoreve edhe te prof. Stringes….!!!
Nuk i hyj analizes se vendimit… me ka surprizuar sulmi personal qe i drejtohet rektorit te nje universiteti… qe merren me personin dhe jo me postin….
Shkrimeve te Prof. Stringes u mungon etika dhe kjo eshte e turpshme per nje te ashtuquajtur Prof. duket qarte qe eshte prishje e interesit personal te prof Stringes… te pakten keshtu kuptohet nga kjo baterdi e perditshme shkrimesh…me vjen keq per te, se po tregohet shume meskin…
ne presim te edukohemi nga kjo klase njerezish, nuk presim te mesojme vetem matematike e statistike…por edhe etike e maturi…gje te cilen nuk e shoh tek keto shkrime…te Prof. Stringes..
Keto lloj sulmesh qe degradojne ne sulme direkt personale ndodhin vetem ne Shqiperi… Nuk e kuptoj si guxohet e villet ky vrer..
Profesoret e matematikes jane te koruptuar.