Tre çudira shqiptare, por edhe për të qeshur

4 Shkurt 2014, 21:23Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Disa çudira ndodhin, disa zbatohen se janë vendosur me ligj. Në qëndrimet e disave, pasi shkelin ligjin, ata shfryjnë kundër ligjit që i “ndal” dhe i detyrojnë ta zbatojnë. Në disa praktika të përditshme, individë të ngarkuar për zbatimin e ligjit, me qëndrimet e tyre bëhen edhe objekt humori me qëndrimet absurde që mbajnë. Por ka p.sh., ligje, vendime, urdhëresa që parashikojnë detyrime publike ndaj disa kategori qytetarësh, që nuk duhet të parashikon si subjekt i detyrimit ligjor. Pra, ndodhin dhe ka çudira, që nuk ka “kandar” t’i peshoj, që nuk ka as logjik minimale t’’i pranoj. Po publikoj tre nga këto çudira.

 

“Ti prite 3 orë në radhë për të paguar gjobën e makinës, shteti të priti 3 vjet për ta paguar”

Kisha lënë takim, të pija kafe më një mikun tim. U vonua! Më njoftoi në telefon, se po merrej më zgjidhjen e një problemi. Kur u takuam, më tha: – Të dola nga fjala se u vonova te policia e qarkullimit rrugor, te pagesa e gjobës së makinës. Më bllokuan makinën, ngaqë nuk kisha paguar një gjobë. Plot 3 orë prita në radhë për të paguar gjobën. Na çmendi ky ministri me këto urdhrat e reja që ka nxjerrë. E pyeta:- Po përse nuk e ke paguar gjobën në kohën kur ta kanë vendosur? – Eh, më tha ai, – nga mukajeti, punë neglizhence jo sot, jo nesër, e kështu kaluan 3 vjet pa e paguar dhe tani u detyrova të qëndroj 3 orë në radhë te sporteli, se kishte shumë njerëz. Dhe gjithë nervozizëm, nisi të shfrynte: – Kjo polici nuk është fare në rregull nga trutë e kokës, i lodh, i vonon e i streson qytetarët, duke pritur nga 3 orë në radhë. I thashë: – S’ke përse shfryn. Në rregull nga trutë e kokës nuk je ti e jo shteti, sepse ti prite 3 orë në radhë për të paguar gjobën, ndërsa shteti të ka pritur ty 3 vjet për ta paguar dhe ti nuk e paguaje. Ti, unë, tjetri, gjithë të gjobiturit që kanë shkelur ligjin e nuk kanë paguar gjobat e detyruan shtetin të nxjerr këtë rregull!

 

Polici më tha: “Zbuloje hajdutin ti, ta arrestoj unë”

Pak ditë më parë, një komshiut tim i vodhën motorin përpara pallatit. Më takoi e më tha: – Dua të bësh një shkrim për policinë, sidomos për rastin e vjedhjes së motorit tim, mbasi policia tallet me ne.

I kërkova të më shpjegonte, se ç’lidhje kishte vjedhja e motorit të tij, me policinë. Komshiu nisi të më shpjegonte lidhjen e policisë me vjedhjen e motorit. Më tha: – Kur konstatova që më kishin vjedhur motorin, shkova në komisariatin e policisë për të bërë denoncimin. Atje më thanë, të takoja inspektorin e zonës ku më ishte vjedhur motori dhe më dhanë numrin e tij të telefonit. I telefonova. Më tha të takoheshim pas tre ditësh, mbasi sipas tij, kishte “ca punë urgjente” më të rëndësishme se motori im. Pas tre ditësh, i telefonova përsëri. Më tha, të takoheshim pas dy ditësh, mbasi sipas tij, ishte “në seminar me të huaj”. Pas dy ditësh, u takova më inspektorin. I shpjegova gjithçka. Mbajti shënime dhe iku, duke më thënë se do ta zbulonte hajdutin. Pas 10 ditësh i telefonova përsëri. Më tha se nuk e kishte zbuluar akoma hajdutin, por t’i bëja një telefonatë pas 6 ditësh. I telefonova pas gjashtë ditësh. Më tha kështu: – Ne nuk po e zbulojmë dot kush ta ka vjedhur motorin, por mundohu ta zbulosh ti dhe më njofto, se e arrestoj unë!

 

Ligji: Të verbrit paguajnë… taksë televizori!

Tre ditë më parë, në një nga sportelet e CEZ, atje ku paguhen faturat e energjisë elektrike, plasi debati mes një qytetari dhe punonjëses së arkës. Qytetari kundërshtonte të paguante taksën për televizorin, që siç dihet përfshihet brenda faturës së CEZ dhe vilet me detyrim, nëpërmjet CEZ. Sportelistja i thoshte, se ishte ligj pagesa e taksës së televizorit prej 1200 lekësh plus 20% të saj tatim TVSH prej 240 lekësh, gjithsej 1440 lekë të reja në muaj. Por qytetari kundërshtonte të paguante.

Qytetari i thoshte: – Unë nuk e shikoj televizorin, përse ta paguaj këtë taksë?

Arkëtarja e CEZ, i thoshte: – E shikon, s’e shikon televizorin, mua nuk më intereson, unë respektoj ligjin dhe ligji thotë që ti të paguash taksën e televizorit.

Nga debatet mes tyre, mësuam se ajo faturë i përkiste një konsumatori të verbër. Sipas ligjit që thoshte punonjësja e CEZ, ai detyrohej ta paguante këtë taksë. Dhe ky fakt, që e konsiderojmë absurd, prej disa vitesh po ndodh realisht. Këtë taksë e paguajnë edhe ata persona me aftësi të kufizuara që janë të verbër, që për shkak të paaftësisë nuk e shikojnë dot televizorin. Madje siç mësuam, taksën për televizorin e paguajnë edhe personat që nuk dëgjojnë. Pra, janë dy kategori që paguajnë, për një shërbim që nuk mund ta marrin për shkak të paaftësisë së tyre. Por sipas ligjit, prej disa vitesh e paguajnë taksën, sepse kështu e përcakton ligji. Personat e verbër p.sh., e paguajnë taksën 1440 lekë të reja në muaj edhe pse nuk e shikojnë televizorin si figurë, por e dëgjojnë atë vetëm si… radio. Ndërsa personat që nuk dëgjojnë zërin e televizorit (TVSH) e shikojnë atë vetëm si… figurë (si pantonimë), por detyrohen ta paguajnë taksën. Këtë pagesë e detyron ligji. A ka brenda logjikë normale ky detyrim ligjor?!

16 komente në “Tre çudira shqiptare, por edhe për të qeshur”

  1. xhino says:

    TAXENE TV E PAGUAJNE EDHE EMIGRANTET QE JANE NE GREQI OSE ITALI DHE KANE NJE KONTRATE ME CEZ-in PAVARESISHT QE AS E SHIKOJNE DHE AS E DEGJOJNE por ligji eshte ligj dhe duhet respektuar

  2. marin says:

    Tre episode interesante qe jane pjese e jetes mbareshqipetare. Une kam nje shok qe eshte tek i biri në Amerike prej gjasht muajsh bashke me te shoqen, dhe paguajne drita dhe uje , megjithese e kane apartamentin te mbyllur Ju vjen fatura sikur jetojne aty e harxhojne elekricitet dhe uje.

    1. Eri says:

      Episodi i pare … i thuaj shokut qe per 50 lek me teper e paguan gjoben ne poste dhe per 100 lek me teper ne banke qe mos rrish 3 ore ne rradhe.

      Episodi i dyte… tregoji shokut te beje kallzim per inspektorin e zones per mos korrektesi ne pune. Rrijne gjithe diten neper kafe e s’merren me hallet e qytetareve. I dijne mjaft mire kush jane hajdutet ne lagje, por s’duan te punojne per gjetjen e tyre.

      Episodi i trete… duhet qe TVSH-ja te ndryshoje komplet formatin e saj, pasi ai televizion nuk shihet as nga ata qe kane 4 pale sy. Kur TVSH te prodhoje programe bashkekohore dhe cilesore, atehere i ka hallall 120 lek/muaj.
      Si shtojce…i verbri nuk sheh por degjon, ndersa per shurdhet TVSH eshte e vetmja qe ka edicione lajmesh dedikuar kesaj fashe me handikap degjimin.

  3. Ushkuri+ says:

    Un mendoj qe te verbrit dhe shurdhet duhet te paguajn taks televizori te reduktuar 50%

    1. Fani says:

      Sepse pjesa tjeter e familjes sheh dhe degjon televizorin. Nuk ka kuptim ligji nese ata jetojne vetem.

  4. Agushi says:

    Absurditeti i pagesës se taksës së televizorit shkon akoma më tej. Përveç kësaj kategorie janë edhe disa kategori të tjera po kaq absurde që paguajnë taksë televizori(TVSH-së). Fermerët e serave, të cilët kultivojnë domate, speca,tranguj,patrixhan sallat, etj. Atje nuk shikojnë televizor,atje punohet.
    Përveç fermerëve,ka dhe biznese të tjera të vogla që për shkak të natyrës së punës nuk kanë televizor në vendin e punës, megjithatë paguajnë taksën e televizorit.
    A e dinë qeveria këtë fakt, me Vendimin e së cilës paguhet kjo taksë dhe kush duhet t’a rregullojë këtë vendim?

  5. ORATORI says:

    Gabim o Papi,

    Cudia me e madhe eshte “Njeriu i Ri’,

    i Epokes e katunarise:

    http://goo.gl/ym7AW9

  6. majlo says:

    po emigrantet o mero,kthehen ne shtepi per pushime nje here ne 2-3 vjet dhe gjejne brenda takses se energjise zero dhe taksen e televizorit,dmth i bie qe te paguaj ne muaj rreth 4000 lek te reja KOT FARE!Nuk e di se kur do shihen keto gjera dhe te vendosen rregulla sic jane per te qene!

  7. bari says:

    Po mire kete takse televizori ne e paguajme qe te na beje me zor qe ne te degjojme prrallat e tyre politikaneve, pse te paguaj une taksen e televizjonit kur nuk shoh kurre ne ate kanal ta kaloje me vetefinancim dhe ta shohi veten ne konkurence me programet e tjra kjo eshte abuzive sepse shteti nuk mundet qe si qytetar te me detyroje me zor te pGUAJ NJE TAKSE QE UNE NUK MARR GJE PREJ SAJ.

  8. era says:

    Ketu ne shqiperi ka lagje te tera qe spaguajne drita dhe uje,,o shtet shqiptar,,mblidhjani atyre njehre leket,pastaj hidhuni nga shurdhet dhe memecet,,

  9. Hysen/Hasani from Bathore city (Kamza United States) says:

    Me sa di une (sipas fatures se CEZ qe sapo e pagova) taksa e televizorit eshte 120 leke ne muaj ose 1440 leke ne vit, duket qe as gazetari nuk i paguan faturat

  10. dd says:

    Per te mbledhur denoncimet duhet nje zyre unike qe nga ana e saj te beje shperndarjen sipas kompetencave ,keshtu humbet shume kohe dhe eficenca ulet

  11. pse talleni me kte popull fisnik dhe liri dashes, dhe qeveria me kombesi shqiptare eshte si dhe viktima popull

  12. beso says:

    televozioni publik e ka humbur betejen,nuk ka pse ta paguajme.Kjo per drejtorin e ri te Rtsh,qe shkruan editorialet ketu tek TemA…

  13. kel ukaj says:

    “Eri”, faliminderit qe nuk kam nevoje te shkruaje pasi i ke thene te gjitha. Sigurisht qe je ekonomist. Ne piken e trete shtoj diçka te vogel se taksa nuk eshte vetem per telivizorin por per te gjitha aparaturat radio-telivizive, pra ka Radio-Telivizion Shqiptar. Para tre ditesh e pagova taksen 113,5 plus 1,3 euro shpenzime, total 114,8 euro. E duhet te paguaj edhe ne Shqiperi qe nuk kam hyre prej 15 vitesh. Jeni budalla si popull e si qeveri.

  14. Paskal Harito says:

    Pagesa te kota.paguhet takse tv, tarife uji, tarife drite ( sa per te mbajtur kontraten) ehe kur nuk jeton ne te shtepi, vetem se nk e shben kontraten sepse, nje dite mendon te kthehesh.Duhet zgjidhur! Paguajne takse gjelbrimi ne bashki edhe ato qe jane transferuar ne nje tjeter vend banimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje