Për këdo që vjen nga Perëndimi në Shqipëri, udhëtimi nëpër rrugët e saj paevitueshmërisht të çon në bindjen se nuk je duke udhëtuar, jo më nëpër rrugët e Lindjes së sotme evropiane, sesa më shumë nëpër rrugë të ndonjë vendi tejet të pazhvilluar të Lindjes së Largët apo dhe të hemisferës jugore.
M’u desh të isha në Shqipëri këto ditë e të udhëtoja tërë ankth e stres nëpër rrugët e vendit tim, me një frikë shumë më të madhe sesa kur udhëton me avion.
Shpesh më habit vendi im, me shumë përparime në disa fusha apo aspekte, që lë pas edhe ndonjë vend të zhvilluar, por më irriton shumë herë se përse është kaq i ngadaltë në disa gjëra të tjera, që janë lehtësisht të bëshme, nëse ka pak vullnet normal.
Dhe rrugët dhe qarkullimi rrugor është një prej këtyre të fundit. Po lexoja shifrat e Raportit të Sigurisë Rrugore të 2013-ës, e ndonëse të dhënat janë të frikshme në një lexim të shpejtë, nisur edhe nga përmasat dhe popullsia e vendit, por kur rri e mediton e reflekton pak më shumë, çuditërisht ndjen një lloj lehtësimi paradoksalisht fatmirësie, me atë gjendje që është sot.
Mbi 31 përqind e makinave në rrugët shqiptare nuk i janë nënshtruar kontrollit teknik. 295 të vdekur gjatë vitit të kaluar, 478 të plagosur rëndë dhe 2025 të plagosur lehtë.
Të vësh fajin se cila mangësi apo qeveri është përgjegjëse, është gjëja më e lehtë. Sa ç’është e lehtë të thuash se janë vetë shqiptarët, në të njëjtën masë, po aq përgjegjës. As të parët e as të fundit nuk janë, as engjëj e as djaj në këtë histori me vdekje dhe gjymtime njerëzore.
Rrugët e Shqipërisë padyshim janë shumë, shumë më mirë sesa një dekadë më parë, dhe pa mëdyshje shumë dekada mbrapa vendeve fqinje e atyre më larg. Të jesh i huaj dhe të vish me makinë nëpër rrugët shqiptare, do të duhet të kesh defribilator me vetë, nga stresi dhe tmerri që përjeton, pa qenë nevoja të pësosh arrest kardiak.
Rrugë që kanë vijëzime dhe sinjalistikë të viteve ‘70 në Perëndim, vijëzime të zbehta e të fshira sa nga boja e holluar nga korrupsioni i tenderave, aq edhe nga baltat që sjellin rrotat e makinave nga rrugët e pambaruara e paasfaltuara urbane e rurale.
Sinjalistikë dhe dalje apo hyrje në autostradë, që nuk e gjen në asnjë vend të Perëndimit dhe Lindjes, ku njerëzit kalojnë nga njëra anë e autostradës dhe ngelin të varur nëpër bordurat e saj, e ku gra me veshje burrash ose jo, duken si gjimnastja rumune Nadja Komanesh mbi kaluç, apo mbikalime për kalimtarët në distanca jashtëzakonisht të gjata mes tyre dhe pa nënkalime, qoftë për makinat që duan të hyjnë e dalin, ashtu edhe për kalimtarët.
Një trafik në autostrada me dy korsi, ku ecet me një shpejtësi marramendëse dhe qafëthyese, a thua se të gjithë ata që nxitojnë se janë me vonesë për ndonjë video-konferencë me Bill Gates apo me ndonjë institucion të BE-së, apo ku shqipot mendojnë se meqë Shumaheri, nuk do ngasë më makinën, duhet zëvendësuar.
Shoferë që i ngjiten makinës, që kanë përpara në një distancë prej një metër, kur distanca do duhet të jetë tre sekonda shpejtësi. “Only a fool breaks a three second rule”, thonë anglezët. “Vetëm një i marrë e shkel rregullin e distancës prej tre sekonda”, pak a shumë në shqip.
E sapo u afrohesh qyteteve dhe kryeqytetit, trafiku dhe lënia e përparësisë është çështje se kush është më i pacipë të fusë turinjtë e makinës përpara atij që ka të drejtën e kalimit.
Pa folur për parakalime plumb dhe hyrje përpara makinës tënde, jo më pa dhënë sinjal, por edhe në kufijtë milimetrikë të prekjes së parafangos tënde. Çudia më e madhe është se në dritat e trafikut, dhe më thoni nëse e kam gabim, por në asnjë vend të botës nuk ka dy drita; të kuqe dhe jeshile vetëm, siç ka nëpër rrugët e Shqipërisë!
Portokallia është emër që të kujton vetëm shfaqen e Top Channel dhe asgjë tjetër. Portokollia e ka një funksion dhe pa të, ti nuk ke kohë as të frenosh dhe as të paralajmërohesh se duhet frenuar apo të përgatitesh për t’u nisur pas ndalimit në dritat e trafikut. A nuk është kjo një nga çudirat e mëdha që sheh në Shqipëri dhe të shokon kur jeton në Perëndim?!
Po kalimet e njerëzve nëpër rrugë që nuk respektojnë fare vijat e bardha, por kalojnë, ku të munden dhe si të mundin, përmes makinash të ndaluara apo në lëvizje të ngadaltë, duke me kujtuar skena rrugësh fshati, ku kalon ndonjë tufë bagëtish, e ti je i detyruar të ndalosh apo t’i biesh borisë ose edhe të presësh, derisa të kalojnë rrugën këto qenie pa psikikë.
Këto skena kalimtarësh janë aq të zakonshme, saqë po t’i shikosh fytyrat e këtyre kalimtarëve, të çdo moshe dhe aparence, janë aq të qetë në atë që bëjnë, a thua se kjo është gjëja më normale, duke vënë veten e tyre papërgjegjshmërisht në rrezik të jashtëzakonshëm.
Vetëm në Shqipëri shikon autobusë urbanë, që edhe pse ndalojnë në trafik, sërish hapin dyert e tyre për të zbritur pasagjerët, në mes të trafikut, të cilët derdhen nëpër rrugë përmes makinave të ndaluara në pritje të dritës jeshile.
Nata është një tmerr tjetër si nëpër rrugët e kryeqytetit, ashtu edhe në rrugët nacionale, ku po të kesh edhe syza, do të duhet t’i ngjitesh timonit për të parë rrugën si ato shoferet në moshë të thyer.
Në një mungesë thuajse totale ndriçimi, mezi arrin të shquash korsinë, por ndjek në mirëbesim dhe duke u lutur, makinën që ke përpara, e ku mezi sheh bordurën ndarëse. Sakaq, në vende që nuk e përballojnë dot ndriçimin me drita nga sipër, vendosin shenjat fosforeshente, qoftë në asfalt mbi vijat e bardha ndarëse, qoftë në bordurat anësore, si një e keqe më e vogël.
E ndërsa shikon që policët rrugorë janë së fundi shumë më rigorozë në zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe ndalojnë shumë makina për shkelje, dhe bëjnë shumë mirë, lipset që Policia Rrugore të qarkullojë me makina civile dhe drita policie portative, në rast nevoje për të ndjekur nëpër rrugët e vendit, ku ndodhin shumica e aksidenteve, të gjithë ata që ecin dhe shkelin dhe vënë në rrezik jetën e shoferëve dhe pasagjerëve të tjerë.
Vetëm me makina civile dhe me një fushatë sensibiluese në media, do të mund të ndërgjegjësohen dhe frikësohen sadopak, ata që shkelin dhe marrin në qafë të tjerët, pasi për veten nuk pyesin.
Rregulli do të mund të vendoset disi në qarkullim, vetëm nëse çdo shofer do të ketë frikën se makina civile pas tij, mund të jetë e policisë dhe në çdo moment shkelje do të mund të marrë dënimin më maksimal, që nga anulimi i patentës, që do duhet të jetë me sistemin e pikëve, e deri në skualifikime për dhënie makine, siç ndodh rëndom në Perëndim.
Shumë drejtues makinash dukshëm nuk njohin rregullat më elementare të qarkullimit kur në rrugë qyteti ecin me drita të gjata apo edhe në autostrada, e nisur nga mënyra sesi janë ndërtuar bordurat e rrugëve elektorale, jo vetëm dritat e gjata, por edhe ato normalet të verbojnë dhe bëhen shkak aksidentesh. Pa folur për kolaudimin e makinave, një biznes i përfolur për korrupsion me pasoja kriminale.
Qeveria e re duket se e ka vënë si përparësi këtë aspekt të dukshëm, ku Shqipëria është jashtëzakonisht larg Perëndimit dhe Lindjes evropiane, dhe sado ligje të miratosh në përputhje me legjislacionin evropian, sërish nëse vendi dhe banorët e tij nuk kanë pamjen dhe sjelljen në përditshmërinë e tij, të një vendi në Evropë, është e vështirë të bindësh botë, ku do të integrohesh se je si ata në aparencë dhe mentalitetet.
Frika ime është se vizimet dhe sinjalistika edhe mund të bëhet, por kur nuk ka kush që të ndëshkoj për kundravajtjet apo kur krijon zakone dhe aplikon praktika të gabuara në qarkullim dhe drejtim automjeti, ato janë shumë të vështira të ndreqen, duke u bërë vrastare për ata që nuk kanë respekt e nuk u dhimbset jeta e vetë, por fatalisht edhe për të tjerët.
Nuk ka dyshim se rruget e vendit tone jane pothuajse jashte sandartit,pa sinjalistik, pa projekt normal ne hyrje dhe dalje te tyre, nje katrahur e vertet, shofera qe drejtojen makinat e tyre pa kurrfare kulture qytetare, qytetar kemebesor qe mendojne se rruget automobilistike jane rruge kembesoresh dhe i nderpresin ato me kalimet e tyre sipas qejfit dhe pasojat dihen,organe shteterore qe vene ne funksionim rruge automobilistike pa perfunduar,pa sinjalistik, pra nje shtet jo ne ruajtje te jetes se qytetareve, mbikalime allashqiptarece per kembesor,me ura hekuri qe bota i perdore thjeshte per reklama, shume drejtues mjetesh jane pa patente,nje pjese me patenta te blera,pa kulturen tektike qe duhet te ket nje drejtues mjeti.Kontrolli teknik nuk mendoje se eshte kryesor,sepse ne shume vende te botes ky lloje kontrolli nuk njihet fare,me perjashtm te te kontrollit te gazrave.
Por me e keqia eshte se fajin na e vene neve qe jetojme jasht,thone se ne i prishim rregullat e qarkullimit.ku ne fekt ne vendin tone nuk ekzistojne.
O babxhan, duhet sundim i ligjit dhe jo i korrupsionit.
Nga Tahir beu dhe keta rilindasit mos pritni gje, sepse e kale kalin e Trojes se korrupsionit (Like Krylopen) brenda.
Eshte komplekse.Jashte e kudo egziston kolaudimi MOTI, e tjeter emer……Ligji Ligji Polici Frika.Autoshkollat.Puna me njerezit, ndergjegjeimi, media.Te gjithe sebashku.Kryesore, rruget duhen ripare e kontrolluar,kompletuar.Mungojne shume elemente.Por, rreptei ne zbatimine Ligjit.Cfare pritet kur dje ne Ztirane, shoferi i Autobuzit gjendet i dehur.Mire u gjet…Cfare u be me te? Sa u denua?
Brockulla
Ne na ka thon europa se kem bo perparime fantastike, liri e modhe, demokraci, ndryshme t mdhoja, vazhdoni ne kte rrug thon perndimort tash e dy dekada
Mos na i ul shqiptaret more
A se din kongen “O shqiptar me i bukri i shpendve”!?
E kno bash Lek Plepi rreperri me i madh
Ky qe sha venin e vet ka harru qe para se te ikte nuk kishte breke ne bythe. Ky vjen njehere ne vit ketu e ja ben ” Ckemi ” e i fut nje shkrim sa per te dale ne gazete, se na plasi ne qe te shohim surratin tat o gazetar leshi i rrugve. Shko anej nga ke ik dhe shiko mos ta pallavesh ndonje rrugeve te Anglise se dhe andej ke aksidente sa te dush e kur ti dush o leshi preshi gazetari dhjere.
Komplimentet e mia Z.Manaj per shkrimin e mesiperm.Eshte nje analize shume e sakte e gjendjes se rrugeve dhe trafikut ne vendin tone.Ne rruget tona humbet jeten pothuajse nje njeri cdo dite,sikur te ishim nje vend ne lufte.Uroj qe verejtjet e ngritura ne shkrimin e mesiperm te adresohen ne vendin e duhur.
Po shume analiza jane bere per rruget dhe trafikun, po kush e ka vene ujin ne zjarr, edhe ky gazetari qe ka shkruar e ka bere per te mare ndonje honorar e te fusi ndonje lek ne xhep, shkrim i dobet dhe kur ben viktimen me friken e pederastllekut qe na e krahason me ate kur eshte ne avion. Pastaj perqindjet ku i gjeti ky?? Kush ia dha ? Verejtjet e tij i kemi ketu cdo dite ne e ai i ka bere copy-paste nga jashte.
Me shume shanc te vdesesh ke ne tirane me makine sesa te luftosh ne afganistan.
analiza e bere nga z mane eshte mese edrejte por ky eshte rezultati i rrugeve elektorale shpresojme ta kemi mbyllur nje kapitull te tille.
analiza e bere nga z mane eshte mese edrejte por ky eshte rezultati i rrugeve elektorale shpresojme ta kemi mbyllur nje kapitull te tille.
dote shohim si do te shkoje edhe historia e autostrades durres kukes ku ka filluar te humbase pjese. dote behet si aut. e kalabrise ne itali ku ka nje jete qe behen riparime sepse u vodh shume dhe u perdor material i skaduar…..
Zotnia pasi ka shkruajtur gjate ne fund e gjen muhabetin “shoferet nuk e kane idene e kodit rrugor”. E kjo eshte e gjitha “kodi rrugor”. Do me pelqente te vija ne shqiperi te hapja nje autoshkolle model ku te mesohet me te vertete te gjitha, te tjerat jane aksesore.
Shkrim I goditur,