Një pranverë politike në Ballkan dhe cfarë?

9 Shkurt 2014, 20:04Blog TEMA
Një pranverë politike në Ballkan dhe cfarë?

Valmir Gashi  

Derisa e imagjinojmë termin “Ballkan”, ne do mendojmë në tym, flakë, grabitje, korrupsion, luftë, mashtrim, … do ndjejmë dhimbje dhe mërzitje. Kur kujtojmë BE-në, është si dielli pa efekt nën hije, jo që ne nuk ambientohemi me kushtet e BE-së, por është pikërisht kjo bashkësi fisnike që nuk instalohet dot tek ne, në kuptimin e ligjeve, parimeve, kulturës, ideve e çka tjetër të përcjellura kohë pas kohe, që kur Mone e Shuman si dy funksionalist që rrjedhnin brënda fedëralizmit dhe ishin thuajse fillet e para të ndërtimit të Europës, të asaj Europe që dhe sot vazhdon me idenë e ndërtimit dhe zgjërimit të saj duke u bazuar në mendjet e ndritura të asaj kohe, të lartëpërmendura.

Kur flasim për Ballkanin në apo jashtë BE-së, doemos lindin shumë pyetje, apo më mirë të themi se kërkohen të sqarohen me sa do pak thellim disa qështje, që në thelb janë sfidat e pa bëra, mbase dhe të pa vëna në letër nga qeveritë përkatëse ballkanike, duke mos inkuadruar në ketë zonë me mosinformim të plotë për të ardhmen e tyre, pra pak shtete gjigande, pjesë të BE-së dhe jo vetëm, pa anashkaluar Rusinë dhe ombrellën e të dyjave, pra SHBA-të, e cila kohëve të fundit po i ka shumë për zemër gjermanët.

Një pranverë politike në Ballkan dhe cfarë?

Zgjedhje po, tashmë Serbia veç ka caktuar datën e mbajtjës së tyre, Maqedonia poashtu, që do ishte rast i mirë për shqiptarët e Maqedonisë në ndaljën e negativitetit ndër veti, por me bashkim dhe marrëveshje në të mirë të shqiptarëve tanë atje, të shënonin histori pozitive të politikës shqiptare, por kjo bëhet vetëm kur liderët tanë atje hapin dyert për qytetarët në qendër, aty ku bëhet politika, pra në Shkup e Tetovë, e jo në periferi. Ndërsa, Kosova ende jo, pra po pret, një qefëmbetje e jona së çfarë dhe kë po e pret, apo pse duhët të pres kur 17 shkurti i 2008-s është i Kosovës, e pak më mirë është Shqipëria që veç i ka mbaruar ato, megjithëse Kryeminstri Edi Rama mund të bëj një reformim në nivel Ministrash e zv. Ministrash, jo tani… por as shumë larg, jo për të deshpëruar ca figura, por sepse disa nga ministritë pavarësisht që po vetëbëjnë reklamim të madh, e në thelb janë në mungesë të të arriturave konkrete, pra foto pa përmbajtje, e Shqipërinë e dëshirojmë më mirë së sa kjo e mirë që e ka kapluar tashmë.

Problemet dhe sukseset në nivel vendesh të lartëpërmendura janë një temë ndryshe në raport me diplomacinë aktuale mbarëshqiptare. Dyert e BE-së u hapën për Serbinë, ndërsa Shqipërisë i thanë Jo, që ishte edhe prishje e një feste që mendohej të dualizohej për 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe premtimi se Shqipëria një gëzim në proceset integruese mund ta fitoj tek në qërshor, tashmë është zbehur.

Pavarësisht së sukseset në proceset e integrimit në BE, po në ketë bashkim shtetesh që Britania e Madhe mbase në 2017-në mund të bëjë referendum për tu larguar, ndërsa për ne do ishte pozitive ky integrim, që sa do pak me grantet që ajo ndanë për vendet e varfëra, si ne, do ishte mundësi e mirë që kapacitetet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës me projekte konkrete t’i kontribuonin vendit, të ishte një goditje pozitive për trurin e shtetit, pra ekonominë, apo të paktën në përmirësimin e jetës së qytetarit. Kosova pa viza, siç pritej, pra nuk u bë, jo që Kosova nuk u angazhua në atë drejtim, por ishte shumë shpejtë, sipas BE-së.

Një Ballkan ndryshe!?

Lëvizjët, deklaratat, vendimet, takimi në Prizren, e në Vlorë së shpejti, të gjitha këto mund të japin shënja se diçka mund të ndodhë në Ballkanin perëndimor. Dikur çalonte një ide në diolomacinë e dyerve të forta botërore, madje edhe Rusia dhe jo e vetme, kishte mbështetur idenë për rindarje gjeografike në Ballkan, me tre fuqi brënda saj: Serbia e Madhe, Kroacia e Madhe dhe Shqipëria e Madhe, që sipas përkrahësve të kësaj ideje, kjo parashihej si zgjidhja më e mirë që ofronte një stabilitet në rajon dhe kjo do realizohej me një konferencë ndërkombëtare, ku për këto ndryshime si garantuese parashihej të ishin fuqitë botërore. Po kjo politikë e jashtme ruse ndryshoj, që kur Serbia vendosi të afrohet me BE-në, dhe kur ish kryeminstri Berisha për festat e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, u shpreh për nevojën e unifikimit të kombit shqiptar, pastaj lindën shumë pyetje edhe për qështjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë, që mund të fuste në lojë Turqinë, Greqinë dhe Bullgarinë.

Por, jo vetëm kaq, një shtytje të madhe se drejtë një ndryshimi mund të ndodhemi është edhe mbyllja e disa ambasadave pikërisht në vendet ballkanike, në Sarajevë, Zagreb, Podgoricë dhe jo vetëm, madje ditëve të fundit Kryeminsitri Rama gjatë nje vizitë ne Milano tha se: “Konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës.

Diplomaci integruese –

Si përfundim, Shqipëria dhe Kosova qoftë edhe një e vetme e madhe, mënyra me e mirë për të deportuar pse jo dhe dominuar në politikat ndërkombëtare, është investimi në diplomacinë e jashtme shqiptare, qoftë edhe formimi i institicioneve të veçanta për edukim dhe trajnim diplomatik, jo sa për emër, por për të qënë shumë funksional, shumë serioz.

Qytetari të shëndoshë, pse jo edhe të lirë tashmë kemi, si një e vetme apo si dy vende, kryeqytetin e njëjtë e kemi, Brukselin.  E ketë më së miri do e përmbyllte thënja e Viktor Hygos, “liria të ketë për kryeqytet dritën”. Për ne, atje është qellimi, atje është porta.

 

7 komente në “Një pranverë politike në Ballkan dhe cfarë?”

  1. Prontibroj says:

    A ka ndonji me ma perkthy ne shqip kte shkrim?

    1. Wendy-B says:

      hahahahaha
      @prontibroj Nuk e kuptova fare ku donte te dilte me pranveren Ballkanike, lemsh idete, lemsh menyra e te shkruarit. Por nje gje e kam te qarte tani ( ne baze te thenies se V.Hygo),Tirana nuk behet dot kryeqyteti i lirise, here ka drita, here s’ka ?

  2. perkthyesi says:

    Zotri nuk ka mundesi ta perkthej sepse as ai nuk po di se ne cilen gjuhe e ka shkruar/Si duket e paska bere Copy paste/.

  3. Lenin says:

    Eshte me se e drejte, shqiperia po vuan per diplomaci aktive, eshte turpi i botes se kush na perfaqeson jashte ne keto vitet e fundit.

  4. Bashkimet Profesionale says:

    Do të ta përktheja unë, por s’kam kohë tani…

  5. Tina says:

    Valmir, une jam nga shkupi por jetoj ne tirane gati qe 3 vite. Mua me vjen shum keq kur me njerzit e mi ketu flasim per politiken shqiptare ne maqedoni. Ne i kemi te gjitha mundesit per me reflektu me fuqishem ne politiken e maqedonise, ama politikanat shqiptar te ne ne maqedoni punojne per interesa personale, nuk kan ndjenja per shqiptaret tjere atje. Me vjen shume keq per njerzit e mi atje, ata po vuajn shume. Jemi duke shpresu se kane me u mbush mend politikanet shqiptar atje.

  6. Enver Hoxha says:

    Nuk ju kam edukuar juve shqiptare qe te poshteroni njeri tjetrin. Ka 25 vite qe keni marr plularizmin, por ju e dini se shtepine ende ma keni lene ashtu pa u prekur, sepse ma keni frigen edhe per se vdekuri. Po te isha une gjalle, edhe ne kinezishte do ta kuptonit nje shkrim, pa u ankuar fare, horra

    Shkrimi tregon shume qarte se ne shqiptaret kemi merite te kemi edhe njehere shpirtin tim permbi, qe te rimbushemi mend, se ndryshe nuk mbushemi mend, popull servil, bytheza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje